“ Nëse dëshiron të përsosësh imanin (besimin) tënd, zbukuro sjelljet e tua. Nëse dëshiron që të të dojë Allahu, merr pjesë në zgjidhjen e problemeve të njerëzve. Nëse dëshiron të jesh në radhët e larta të besimtarëve të zgjedhur, rregullisht kryej detyrimet (farzet) e Allahut. Nëse dëshiron që të takosh Allahun në Ditën e Gjykimit, duhesh të jesh tërësisht i pastërt dhe pa mëkate, atëherë rregullisht pastrohu nga ndyësia (xhunubllyki) dhe pastrohu (laje tërë trupin ) çdo xhuma (të premte).

Nëse dëshiron që në Ditën e Gjykimit të ringjallësh në dritë dhe i sigurt nga dënimi, mos i bëj dëm asnjë krijese të Allahut! Nëse dëshiron që të pakësohen gabimet, atëherë pandërprerë të bësh “istigfar”. Nëse dëshiron të jesh njeriu më i fuqishëm, tërësisht mbështetu te Allahu. Nëse dëshiron që Allahu t’i mbulojë të metat tuaja, mbuloi të metat e të tjerëve. Nëse dëshiron që të fshihen tërësisht mëkatet tuaja, lutju pandërprerë Allahut për falje, bëhu i ruajtur, e i përulur dhe vazhdimisht bëj vepra të mira!”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here