Myslimanë e Katolikë
Një të Dielë e një t’Xhuma
Një tubim që nuk është pa.
Nuk është pa e s’mbahet mend.
N’Myslimanë e të Krishtenë.
Janë bashku e s’dojë me u nda.
Por me shku si vllau me vlla.
Me të mirin me u afru.
E prej t’keqit me u largu.
Nji ktij t’fundit s’ja pamë hajrin.
Sepse nana humbin djalin.
Edhe motra humbi vllanë.
Në legata kur u ndanë.
Dhe lanë njerëzit në hall t’vet.
Në hall t’vet e në gazep.
Në mëshirë t’pa besit shtet.
Morën rrugën për Gërbet.
U hap lajmi anë e mbanë.
N’Katolik e Myslimanë.
Se të Dielë e të Xhumanë.
Si për Pashkë e për Bajram.
Hoxha e prifti paskan thanë.
Që të gjithë të lamë e t’ndrru.
Në xhami e në kishë me shku.
Çdo të keqe me harru.
Për ktë pune t’rijt janë betu.
Mos t’gabojnë kush me i ndalu.
Kush tenton e ka të kotë.
Na ndihmon i madhi Zot.
Apo s’janë sokola mali.
Prej Vermoshi e prej Cukali.
Prej një trulli bajagi t’vjetër.
Pa frigë t’marrin gjak në vetull.
Apo s’asht kshtu more popull.
Ti e pave se në Shkodër.
Kur betohen për një punë.
Të thejnë krahë e të thejnë hundë.
O me qejf o me dhunë.
Kjo krahinë do ta bajë t’vetën.
Se për ndryshe.
Veç jep jetën.
E jep jetën si me le.
Kur është fjala për atdhe.
Për atdhe kishë e xhami.
Është i gatshëm çdo i ri.
Kush u bë për kët sebep.
Kjo rini me priftni e hoxhë t’vet.
Janë pishtarët e lirisë.
Që s’lejojnë me braktisë.
Nji këtë vepër që ka nisë.
Banju gadi ju të rinj.
Merrni pleq e merrni fmij.
Se do mbajmë një minut zi.
Si në kishë edhe xhami.
Atje pranë janë do vorre.
Shtpija t’vogla me oborre.
Atje janë të parët tanë.
Katolikë e myslimanë.
Kur t’na shohin kanë me u gzu.
Ndoshta kujt do ti vij keq.
Sikur t’shohin vetëm pleq.
Kështu pra shkojnë disa punë.
N’daç me qejf e n’daç me dhunë.
T’parët tonë ti kujtojmë.
Në xhami e në kishë le të shkojmë.
Dhe kështu shpejt u ba.
Turren burra edhe gra.
E pas tyre shum të rinj.
Porsi edhat edhe do fmij.
T’gjith kto njerëz të bekuam.
Mbi kto vorre u betuen.
Prej priftit e hoxhës.
Shumë gjana i mësuen.
Nji kjo pune s’asht nji ditë.
Por sa t’ba ai ylli dritë.
Jo veç n’kishë e në xhami.
Por ne çdo oborr e n’çdo shtëpi.
Kujt kjo punë s’i pëlqen.
Të rrijmë urtë e të zëjnë vend.
Kush kësaj vepre i gëzohet.
Me tanë popullin të bashkohet.


Dhjetor 1990
Vehbi Hoti

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here