Përse vazet dhe hutbet shpesh nuk kanë ndikim mbi audiencën

Sipas këndvështrimit të Said Nursiut, Shumë  teologë  ose dijetarë mendojnë se  shpjegojnë gjithçka para një audience e cila është në nivele të ndryshme perceptimi dhe përthithjeje. Ata mendojnë së arrijne tek publiku pa kurrëfarë pengese të të nxënit. Duke qenë se jetojmë ne periudhë ku teknologjia e informacionit eshte tejet e perparuar dhe komunikimi me publikun eshte bërë shumë i lehte, dijetari i shquar Said Nursi na ka sjellë këtë qasje.

Fjalimet e paqarta, të paekuilibruara dhe të pasakta ose të pamjaftueshme në emër të fesë, dëmtojnë fenë dhe gjithashtu krijojnë keqkuptime te njerëzit që nuk kanë njohuri për fenë dhe që për shkak të mjedisit ku janë rritur, janë ose të distancuar nga feja, ose të huaj, ose kundërshtarë të saj. Këto keqkuptime mund të bëjnë që këta njerëz të largohen plotësisht nga feja.

Kjo është një përgjegjësi me një barrë shumë të rëndë.

Kjo është një çështje për të cilën Said Nursi ka tërhequr vëmendjen, duke diagnostikuar gjithashtu me saktësi sëmundjet e shoqërisë islame në fillim të shekullit të kaluar.

Në artikujt e tij të shkruar për gazetat e Stambollit, në fjalimin e tij “Hürriyete Hitap” dhe në bisedat e tij me mjekët në Toptaşı, Said Nursi ka thënë: “Dëgjova vaizët, por këshillat e tyre nuk më ndikuan.” Ky është një shembull i analizave dhe shpjegimeve që ai bëri për të diagnostikuar shkaqet dhe për të ofruar zgjidhje për këtë problem.

Atje ai thotë: “Përveç ngurtësisë së zemrës sime, gjeta edhe tre arsye të tjera.”

(Këtu, gjithashtu, shohim një shembull shumë të mirë të disiplinës së vetë-analizës.)

– Një: Vaizët vazhdojnë të përdorin të njëjtin stil të shpjegimit që ishte efektiv dhe i vlefshëm në kohët e kaluara. Megjithatë, kushtet e sotme janë shumë të ndryshme. Më parë, ekzistonte një religjiozitet që bazohej në imitimin dhe nënshtrimin e verbër.

Për këtë arsye, predikimet e bëra me përshkrime të ngjyrosura kishin ndikim tek njerëzit. Por, sot është epoka e arsyes dhe shkencës. Përshkrimet nuk mjaftojnë më; gjërat duhet të shpjegohen në mënyrë bindëse dhe kënaqshëm shterruese për audiencën.

-Dy: Kur inkurajojnë përmbushjen e urdhrave fetare dhe mosbërjen e gjërave të ndaluara, ata përdorin gjuhë të ekzagjeruar që prish ekuilibrin që feja synon të sjellë. Për shembull, krahasimi i faljes së dy rekateve namaz nate me pelegrinazhin (haxhin) ose barazimi i thashethemeve me amoralitetin ose vendosja e përparësisë mbi çështje që renditen më pas.

-Tre: Ata nuk marrin në konsideratë gjendjen dhe kërkesat e kohës, dhe nuk e marrin parasysh situatën e audiencës, por përpiqen t’i rikthejnë njerëzit në mendësitë dhe mënyrat e vjetra të të menduarit.”

Pas këtyre vëzhgimeve, Said Nursi thotë:

“Vaizët tanë duhet të jenë:

1. العالم المحقّق: zotërues i dijes që me një sy të kujdesshëm dhe vigjilent rishikon, kërkon prova dhe krahason, në mënyrë që të jetë bindës dhe argumentues.

2. الحكيم المدقق: I mençur, detajist, i përpiktë dhe i kujdesshëm, në mënyrë që të mos prishin ekuilibrin e sheriatit (dinjës).

3. البليغ المقنى: artikulues i aftë për të bindur, në mënyrë që të flasin në përputhje me nevojat e situatës dhe kërkesat e kohës.

Bediuzzaman Said Nursi