-Miqësia, vëllazëria dhe dashamirësia janë karakteristika të fesë islame.
-Dashamirësia dhe armiqësia janë dy kundërshtare të papajtueshme.
-Nevrikosja shndërrohet në dhimbje.
-Në një zemër ku mbivlerësohet arsyeja e armiqësisë, dashamirësia bëhet formale dhe artificiale.
-Besimi në Një Zot të Vetëm bën të nevojshëm bashkimin e zemrave.
-Besimi i garanton njeriut vetëdijen dhe i tregon rrugën e bashkimit.
-Shkaku i armiqësisë është ligësia.
-Shkaku i miqësisë është dashamirësia.
-Syri i mikut është i verbër ndaj mëkatit, por syri i armikut i zbulon të gjithë mëkatet.
-Armiqësia dhe mëria sjellin dëm të madh në jetën individuale.
-Nuk duhet dhe nuk mund të thuash se vetëm mendimi yt është i drejtë.
-Mendimi yt është i padrejtë, sepse përkrah unin.
-Çdo gjë që thua duhet të jetë e drejtë, por jo çdo gjë të drejtë duhet ta thuash.
-Në se kundërshtarit i kundërve sjellje të mira, ai pendohet dhe bëhet mik.
-Kush mbjell te vetja mëri dhe armiqësi është bërë kriminel dhe ka dhunuar veten.
-Tortura më e madhe është kur armiqësia vjen nga xhelozia.
-Xhelozia shkatërron së pari xhelozin, fare pak e dëmton kundërshtarin.
-Bukuria, fuqia, pozita dhe pasuria nxisin xhelozinë, por ato janë të përkohshme.
-Në se fiton kënaqësi nga vuajtjet e armikut dhe hidhërim nga të mirat e tij, ke kundërshtuar mëshirën e Zotit.
-Falja është rruga e shpëtimit.
-Aq e dëmshme është armiqësia në jetën personale, saqë edhe mendimi për të është marrëzi.
-Kjo botë nuk vlen aq sa të grindesh për të.
-Përfiton ai që miqve u përgjigjet me dashamirësi e mirësjellje dhe armiqve me paqe.
-Pendim do të thotë se i ke pranuar gabimet dhe ke qenë i padrejtë.
-Me rrahjen e mendimeve lindin rrugët për zgjidhjen e situatave.
-Kur sulmojnë armiqtë e jashtëm, armiqësitë e brendshme duhet të lihen pas.
-Smira brenda gjërave të gjalla është shkaku i varfërisë, sëmundjeve dhe i mjerimit.
-Nga smira vjen shkatërrimi dhe humbja.
-Smirëziu është gjithmonë në humbje.
-Koprraci bëhet i varfër dhe humbet gjithmonë.
-Kjo botë është vendi i gostisjes nga i Gjithëmëshirshmi.
-Faqja e tokës është sofër e madhe e Mëshirës së Zotit.
-Format e furnizimit dhe të Mirësisë janë shkallë-shkallë.
-Dhënia e zekatit është domosdoshmëri për largimin e fatkeqësive.
-Lumturia e njerëzimit varet nga dhënia e zekatit.
-Kur’ani Famëlartë e ndalon rreptësisht përgojimin.
-Përgojimi është arma e të poshtërve dhe e të ultëve.
-Qendra e dashamirësisë dhe e urrejtjes është zemra.
-Shpirti i bashkësive është jeta shoqërore dhe qytetërimi.
-Hasmëria dhe armiqësia midis besimtarëve është sëmundje që sjell pasoja të rrezikshme.
-Ligësia helmon zemrën dhe torturon ndërgjegjen.
-Xhelozi dhe egoisti ndëshkohen pa vonesë.
-Kush i bindet kismetit të vet, i hiqet varfëria.
-Kush lartëson vetveten ndeshet në jetë me vuajtje dhe tortura të mëdha.
-Nderi jepet, nuk kërkohet dhe as nuk pritet.
-Modestia shpërblehet shumë dhe krijon kënaqësi shpirtërore.
-Kush dëshiron të keqen e dikujt, shumë shpejt shkon viktimë e vetvetes.
-‘Men dakka dukka’(Kush troket në derën e dikujt edhe në derën e tij do të trokasin.)
-Shkatërrimi i jetës njerëzore ndodh kur ushqehet hasmëria dhe armiqësia mes besimtarëve.
-Kur një zemër është e mbushur me dashamirësi, armiqësia kthehet në dashuri dhe mëshirë.
-Njeriu që përgjon se ç’bën tjetri është pa karakter dhe zhytet në punë të ndyra.
-Njeri pa gabime nuk ka.
-Dera e pendimit është e hapur për të gjithë edhe në se je njeri i mirë.
-Shejtanit dhe nefsit duhet t’u përgjigjemi me frenimin e të bërit keq.
-Kur dëmtohet solidariteti i një populli edhe vlerat e bashkësisë dëmtohen.
-Mos ndizni debatin!
-Mos kritikoni pa vend!
(Marrë nga libri “Vëllazërimi” Said Nursi)