Mrrini Muji i ngjinimit, erdh sanxhaku i Sulltanit,
Largo duert prej buke, se erdh ‘Mâide’ sofra e xhanit!
Shpirti prej ndarjes përvidhet, dora e tabjatit lidhet,
Zemra e humbjes mposhtet, erdh ushtria e imanit!
Ushtria e atyne ‘ve’l-‘âdijât’ vuni dorën me marrë krejt,
Prej flakëve të ‘fe’l-mûrijât’ nefsi erdh n’vaj t’pishmanit.
Lopa ‘el-Bekare’ sa e mirë, dul Musa i biri Imranit,
Përmes tij i dekni u ngjall, kur u pre me nijet kurbanit.
Ngjinimi osht kurbani jonë, ama osht jetë e shpirtit tonë,
Krejt trupin ta bojmë kurban, mysafir tash e kem xhanin.
Sabri osht nji re e ambël, sa urtsia rigon ndër ne,
Se bash n’kët mujë t’bekumë, erdhen fjalët e Kuranit.
Kur nefsi osht n’zor e n’siklet, shpirti shkon drejt e n’Miraxh,
Kur dera e burgut prishet, xhani mrrin n’prani t’Xhananit.
Perden e territ zemra e shqeu, e me krah shkoi për havaje,
Ajo zemër prej meleqve erdh e ja mrrini zamanit.
Kape shpejt konopin prej ktij bunari të trupit,
N’krye bunarit thirr me za: ‘Erdh Jusufi i Kananit!’
Kur Isaja u liru prej gomari, ton duatë ju bon kabull,
Laji durt se prej qilles erdh, myzhde, sofra prej Xhananit.
Laji durt edhe gojen, as mos ha as me gojë mos b’zaj,
Lype at fjalë, at kafshatë, që ju erdh t’heshtunve t’Ramazanit.
— Mevlana Xhelaleddin Rumi
Gazeli 892 nga Divani i Shemsi Tebrizit