Qytetërimi Islam duke patur parasysh kushtet e mesjetës, faktohet edhe nga shumë studjues modern që ka pasur traditë të shkëlqyer shkencore. Kështu që, pavarësisht mendimeve negative të hedhura herë pas here gjoja për mosprodhimin e një tradite “shkencore”, apo moskontribuimin në historinë shkencore njerëzore, nuk janë probleme që burojnë nga brenda. Nga ana tjetër, një fakt i rëndësishëm dhe që e bën këtë akumulim të kuptueshëm është përkthimi i trashëgimisë shkencore të prodhuar nga myslimanët e mesjetës në gjuhët Latine dhe Hebraike. Më pas, duke i përcjellë në Perëndim do të luante një rol shumë të rëndësishëm në lindjen e një botkuptimi të ri në shkencë dhe arsim. Përzgjedhja në kohët moderne nga shkencëtarët perëndimorë si metodë të fizikës matematikën dhe jo logjikën e Aristotelit, mëgjithese e redukton fushën e ekzistencës fizike në numra si dhe rrezikun metafizik që përmban, tani bën të mundur të dalin në pah horizonte të reja të konceptit teorik-shkencor të bazuar në vrojtime dhe eksperimente si dhe lindjen e një botëkuptimi të ri shkencor. Nevojat e tranzicioneve të ndryshme sociale, politike dhe kulturore, çoi në kërkimin e zgjidhjeve të reja në këtë kohë të imponuara nga nevojat, shpikjet e njëpasnjëshme mekanike, revolucionin shkencor të Njutonit e ndoqi revolucioni industrial, shkenca moderne u bë metoda themelore që mundeson industrinë dhe teknologjinë perëndimore.
Ndërkohë që në Perëndim ndodhnin zhvillimet e lartpërmendura, në boën Islame, qëndrimi indiferent ndaj këtyre zhvillimeve deri në kohën kur filluan të mendonin për shkakun e disfatës ushtarake përballë luftëtarëve të qytetërimit të ri, çoi në krijimin e një distance midis qytetërimeve të Perëndimit dhe Islamit e shkaktuar nga zhvillimi me ritme të shpejta të shkencës dhe teknologjisë. Fundi i shek. XIX dhe fillimi i shek. XX shënoi distancimin e dijetarëve dhe mendimtarëve myslimanë ndaj Perëndimit. Distanca tragjike e cila gjunjëzoi Islamin përballë Perëndimit dhe së fundi, lindja e dyshimeve në vlerat fetare ku bazohej qytetërimi tradicional Islam tek të rinjtë të cilët kishin kontakte me kulturën Perëndimore, lindi nevojen e rishikimit te lidhjeve ndermjet Islamit dhe shkencës. Konferenca me temë “Islami dhe shkenca” e mbajtur ne Universitetin e Sarbonës nga Ernest Renan ku trillonte mendimin se sistemi i vlerave te Islamit përbënte pengesë për zhvillimin e shkencës, shkaktoi reaksion për shkrimin e shumë veprave përgjigjeje nga shkrimtarët myslimanë me në krye Xhemaleddin Efganin dhe Namik Qemalin si dhe diskutimeve moderne Islame.
Teza se Islami përbën pengesë për zhvillimin e shkencës ka zënë një vend të rëndësishëm. Këtë e ndoqi teza se të vërtetat e Islamit nuk bien ndesh me të dhënat e shkencës moderne dhe më pas u forcua luhatja e komentimit të Kur’anit të bazuara në të dhënat e shkencës moderne. Kjo përqasje në të kaluarën e afërt i takon punimeve të të famshmit Maurice Bucaille, i cili mendohet që në botën Islame sikur përhapi nje levizje “bucaille”izmi. Në gjysmën e dytë të shekullit të njëzet nuk ishte vetëm “bucaille”izmi i vlefshëm, por mendimtarë si Sejjid Husejin Nasr, Nakib el-Attasi, Ismail Raxhi el-Faruki mbrojtën mendimin se shkenca perëndimore nuk është e pavarur nga sistemi i vlerave, teza moderne Islame e formuar, se nga Perendimi të marrim shkencën dhe të lëmë moralin është e pamjaftueshme dhe që shkenca e zhvilluar në Perëndim me formën moderne duhej islamizuar. Nasri dhe Attasi të mbështetur në traditën Islame mistike-agnostike (tasavvufî-irfanî) kritikuan botën e mendimit modern dhe pozitivizmin ku pëfundimisht mbështetet shkenca moderne. Sipas tyre është e pamundur të shpëtohet nga rreziku që i drejtohet njeriut dhe natyrës nga mbetjet teknologjike të shkencës Perëndimore pa u mundësuar kontakti i saj i ri me mësimet e shenjta dhe universale të metafizikës, shkurtimisht me traditën hyjnore. Ndërsa Faruki, duke qenë më kritik ndaj Sufizmit, njohu si çështje themelore për një arsim Islam, islamizimin e dijes, të kaluara në disa faza rehabilitimi dhe këtë program e rrethoi në fushën e shkencave sociale. Termat që dolën nga këto diskutime si shkenca Islame (Islamic Science), islamizimi i dijes (Islamisation of Knoëledge) tërhoqën vëmendjen dhe hapën debate. Disa mendimtaë dhe nga profesioni shkenctarë mbrojtën mendimin se dija është e pavarur nga vlera, disa të tjerë duke u referuar në qytetërimin Islam, përvojën historike dhe për arsye të çështjes metologjike e panë të arsyeshëm termin shkenca Islame. Ndërsa për projektin e islamizimit të dijes të hedhur nga Faruki, u shprehën se ai pa e kuptuar ngaqë kishte përqafuar mendimin modern, kjo do të thoshte perëndimizimi i Islamit.
Për t’i shqyrtuar më mirë marrëdheniet midis Islamit dhe shkencës moderne, duhet të dijmë mirë diskutimet e filozofisë shkencore që vazhdojnë mbi bazën dhe metodologjinë e mësimeve themelore të Islamit dhe shkencës moderne. Është e qarteë se sa rreziqe filozofike do t’i sjellë njerëzimit një teori shkencore e paraqitur në formë fetare ose ta sjellësh në një menyrë të padisktuar sikur të kumtosh një besim fetar. Përveç kësaj, termat me “bazë” fetare të quajtura “teorike-hipotetike-empirike” është e pakuptimtë të mundohesh t’i shpjegosh apo t’i bësh tema me permbejtje hipotetike dhe kjo hjë do të kishte pasoja. Mirëpo kjo nuk do të thotë që shenjat e “fakteve” të shënuara në Kur’an dhe hadithet e sakta rreth natyrës, njeriut, historisë dhe shoqërisë të cilat hyjnë në shkencat njerëzore nuk do të thotë të mos komentohen në spektrin e shkencës moderne, është e domosdoshme.
Nga ana tjetër, këto komente nuk duhet të bëhen sikur tekstet e Kur’anit dhe hadithet të ishin tekste teorike-shkencore dhe që shkaktojne anashkalimin e mesazhit bazë apo kuptimin e vërtetë. Sepse Kur’ani ashtu siç nuk është një libër poezish, historie apo filozofije, nuk eshte as një libër teorik-shkencor. Përtej të gjitha këtyre, ai është një libër udhëzues për të gjitha aktivitetet njerëzore. T’i hapësh rrugën komentimit të ajeteve dhe haditheve nën dritën e akumulimit të vazhdueshem dhe të ndryshueshëm të shkencës moderne kërkon një metodologji të diskutuar mirë. Ashtu siç për besimin ndaj bazave dhe të vërtetave fetare është normale të jetë i padisktueshëm dhe i nevojshëm, ashtu edhe teorite shkencore duhet te jene te hapura per diskutim, testim dhe mosaprovim, ose heqja dorë nga modelet e pavlefshme sqaruese për shkencëtarët. Një shkenctar mund të ketë një besim shkencor për vlefshmërinë e metodës së përdorur prej tij, por nuk mund të presë që të të tjerët, ta besojnë si një besim fetar teorinë e tij shkencore. Anasjelltas edhe një dijetar i fesë nuk mund të parashtrojë mësimet fetare pa marrë parasysh të dhënat e shkencës moderne. Sepse një “dijetar” i kohërave tona duhet të jetë personi i parë i cili nuk duhet të mendojë arsimin e njohurive fetare të painformuara nga shkenca moderne. Sjellja e tij kritike ndaj kësaj teme mund të jetë vetëm në botëkuptimin e parashtruar të një teorie shkencore si një burim për materjalizmin, pozitivizmin dhe shkencizmin (scientism). Nga ana tjetër, herë pas here intelektuali mysliman bashkëkohor gjen autoritetin të hetojë dhe kritikojë mendimet filozofike të ngritura mbi shkencën moderne, problemet etike dhe ekologjike që mund të shkaktohen. Sepse këto probleme lidhen drejtpërdrejt me termat themelore të fesë tek e cila ai beson.
İlhan Kutluer
Përktheu: Ledian Cikalleshi















