Kaside el-Burde

(Kushtuar profetit Muhamed a.s

nga poeti i madh Busajriu)

 

Muhamedi është prijës për gjithësinë,

xhindë, arabë, të huaj e për mbarë njerëzinë.

Urdhërues e ndalues është profeti ynë;

i prerë në çdo rast në po dhe në jo-në.

Shefaati nga vetëm ai mund të pritet,

në çdo rast rreziku kur njeriu zhytet.

Kush kapet pas Tij që Zotit t’i lutet,

është kapur në një tërkuzë që kurrë nuk këputet.

Me trup e me shpirt dalloi ndër të tjerë,

asnjë s’ju afrua në dije e në nderë.

Gjithë profetët e tjerë nga ai patën pjesë;

një grusht ujë nga deti, një pikë ujë në vesë.

Gjithë profetët me radhë qëndrojnë para tij,

për të fituar dije, nder e urtësi.

Me trup e me shpirt u krijua i plotë,

u zgjodh më i dashur tek i madhi Zot.

Meritat që ka, askush nuk i afrohet,

diamant i pastër, nuk mund të copëtohet.

Përveç qenies Zot, çdo lavd i përket,

s’të ngremë si të tjerët gjer në hyjnitet.

Mandej derdh për të çdo nder e lavdi,

atij i takon çdo lavd e madhështi.

Nderimi për të s’njeh asnjë kufi,

lavd e tij s’përshkruhet kurrë më gojëtari.

Aq sa kishte vendin t’lihej në mrekulli,

emri i tij nga vdekja ngjallte çdo njeri.

Me gjëra që s’kapen arsyen s’e rëndoi,

nga t’kalumet pranga njerëzinë e çliroi.

Çdo profet që erdhi, erdhi me mrekulli,

por çdo mrekulli erdhi nga drita e tij.

Siç shkëlqen rubini n’sedefit mburojë,

i shkëlqente nuri n’fytyrë e në gojë.

Asnjë burrë tjetër atij s’i afrohet,

lum kush pati fatin me të, të takohet.

Brumin e tij të bukur vetë lindja e tregoi,

t’bukur pati fillimin e ashtu mbaroi…

 

Përktheu: Sali Ferhati