Të marrësh pjesë në atmosferën e Rrasulullahut (a.s) dhe të ngjyrosesh me bojën e tij, ti dalësh për zot Islamit në momentet më të vështira ku dhe duhet marrë parasysh vdekja, duke mos gënjyer asnjëherë qoftë edhe për shaka dhe në këtë mënyrë të arrish në gradën e njerëzve më të mirë përveç profetëve, do të thotë “profesion i sahabeve”.
- Nën udhëheqjen e Kuranit dhe Sunetit
Veçoria më kryesore e profesionit të sahabeve, rrugë e cila është ndjek edhe nga njerëzit e urtë, trashëgimtarët e Profetit, është mundimi i tyre për ti vlerësuar problemet sipas nassit (pa patur nevoje për komentime por sipas ajeteve dhe haditheve). Çdo çështje e sahabeve të nderuar fokusohej tek të kuptuarit të vullnetit hyjnor, për të vepruar në përputhje me kënaqësinë e Zotit dhe për ta fituar atë kënaqësi. Për çdo çështje që përballeshin ata, fillimisht mendonin: “Vallë çfarë kërkon Allahu (xh.xh) nga ne?”.
Ata kanë treguar një mund dhe përpjekje të pa imagjinueshme dhe të pa krahasueshme me asnjë brez tjetër ndër shekuj për të mësuar kënaqësinë e Allahut nëpërmjet fjalës hyjnore, pra Kuranit Famëlartë.
Një tjetër veçori kryesore e këtij profesioni është edhe serioziteti i treguar për të ndjekur me përpikmëri traditën profetike. Pra serioziteti për të ndjekur fjalët, veprat dhe sjelljet e të dërguarit të Allahut (a.s). Ashtu si çdokush që dëshiron ti ngjajë atij që admiron, po ashtu edhe sahabet e nderuar të cilët ishin shumë të lidhur shpirtërisht me Rrasulullahun (a.s) dëshironin dhe mundohenin ti ngjasonin atij jo vetëm në adhurime por në çdo veprim apo sjellje. Të mundohesh ti ngjasosh Rrasulullahut (a.s) në të gjitha veprat dhe sjelljet tona normale në jetën e perditshme na bën të fitojmë sevape. Njeriu fiton sevape edhe nëse në veprat dhe sjelljet me të thjeshta dhe të zakonshme në jetën e tij të përditshshme, si mënyra e të ngrënit, e të pirit, e të fjeturit, e të folurit, e të ulurit etj., mundohet që ti ngjasojë të dërguarit të Allahut (a.s).
Ja pra, sahabet e nderuar i konsideronin si pjesë të adhurimit edhe veprimet apo sjelljet më të zakonshme të Rrasulullahut (a.s) dhe e kanë ndjekur hap pas hapi më një dëshirë të paarritshme nga askush tjetër.
- Kerameti (mrekullia) i vërtetë e Sahabeve
Një ndër veçoritë më kryesore të profesionit të sahabeve është mospasja dëshirë për të kërkuar keramet (mrekulli) nga Zoti. Të gjithë sahabet jane “Veli (njeri i dashur i Allahut (xh.xh))”. Velajeti (të qenurit njeri i dashur i Allahut(xh.xh)) i tyre qyhet “velajeti kubra” dhe vjen nga “veraseti nubuvvet” (trashëgimia profetike pra të qenurit trashegimtarë të Rrasulullahut (a.s)). Sahabet e nderuar nuk kanë patur nevojë të kalojnë nëpër rrugëtimin e Velive (njerëzve të dashur të Allahut (xh.xh)) të tjerë sepse kanë arritur të vërtetën drejt per drejt me mirësi të Allahut (xh.xh). Prandaj dhe rruga e tyre për tek e vërteta (Allahu (xh.xh)) është shumë e shkurtër dhe nuk ka nevojë për keramet (mrekulli), dhe po të shikohet jeta e tyre, do të vërejmë shumë pak keramete (mrekulli).
Por vallë a kanë patur sahabet keramete (mrekulli), frymëzim para se të ndodhi diçka ? Patjetër që kanë patur, por ata anjëherë nuk ja kanë kërkuar Zotit një gjë të tillë. Madje e kanë konsideruar atë si sprovë nga Zoti dhe janë munduar ta fshehin edhe nëse i ndodhte. Por ka patur dhe raste të tilla që nuk kanë mundur ti shpëtojnë shikimit të njerëzve edhe pse janë treguar të kujdesshëm në fshehjen e këtyre situatave.
Për shembull ; ndërsa Omeri (r.a) po predikonte në hytbe, i shfaqet ushtria në një gjendje të vështirë që kishte dërguar në Iran dhe menjëher i flet komandantit “Sarije shiko nga mali”; edhe pse shumë kilometra larg, komandanti Sarije e dëgjon zërin e Omerit (a.s), shikon kurthin e armikut nga mali, menjëherë merr masa dhe e fiton betejën.
Ka patur prej atyre sahabeve të nderuar të cilëve u pranohej menjëherë çdo lutje që ata bënin. Ashtu si ka thënë dhe i dërguari i Allahut (a.s) se “Ka prej atyre njerëzve me pamje mjerante që po të betohen në emer të Allahut për një çështje, Ai nuk i nxjerr ata gënjeshtarë. (E pranon betimin e tyre dhe e realizon.) Bera bin Malik ishte njëri prej tyre. Madje ka transmetime se kur ishin myslimanët në gjendje të vështirë në luftë, sahabet shkonin pranë Bera bin Malik dhe “Betohu se do ta fitojmë luftën sepse Allahu ty nuk të nxjerr gënjeshtar!” i thonin atij.
Një tjetër sahabe të cilit i pranohej lutja menjëherë ishte dhe Sad ibn Ebi Vakkas (r.a). Një ditë, ndërsa Aliu, Zybejr ibn Avvami dhe Talha ibn Ubejdullahu (r.a) po ecnin nëpër rrugët e Kuffes, në Irak, dëgjon një njeri i cili i ofendonte rëndë ata. E kritikon dhe e porosit disa herë që të flasë fjalë të mira ose të heshtë. Por ai njeri nuk zuri mend dhe vazhdonte ti ofendonte 3 sahabet e nderuar deri sa Sad ibn Ebi Vakkas ngre duart nga qielli dhe i lutet Zotit në këtë mënyrë: “O Allahu im, jepi atë çka meriton këtij njeriu në mënyrë që dhe njerëzit e tjerë të nxjerrin mësim prej tij.”
Pa kaluar shumë kohë, një deve e shashtisur që nuk u kuptua nga erdhi, vraponte me shpejtësi drejt turmës së njerëzve dhe sikur të kërkonte atë njeri nga mezi i turmës, e përplas dhe e shkel me këmbë deri sa përsoni në fjalë ndërron jetë ne sy të turmës së njerëzve.
Ja pra, ka patur edhe prej atyre sahabeve të cilët edhe pse nuk i kërkonin Zotit diçka të tillë, janë përballur me këto situata. Sahabet mundohenin që me çdo veprim të fitonin kënaqësinë e Zotit të tyre, të jetonin sipas parimeve hyjnore dhe të thelloheshin në botën e tyre shpirtërore. Ndërkohë që Zoti i begatonte me keramete të tilla.
Përshtati: Taulant Bica