TË PARËT E PROFETIT TË ISLAMIT

 

Kurejshët dhe Kusaji:

 

Sikurse është përmendur më lart, Kurejsh ishte titulli i Fihrit, një personalitet i fuqishëm ndër Ismailitët, i cili ka jetuar në shekullin e tretë të epokës kristiane. Në shekullin e pestë, një nga pasardhësit e Kurejshit (Fihrit), Kusaji, u bë sundimtari i Mekës dhei zonës përreth të Hixhazit, duke bashkuar të gjitha fiset kurejshe. 1] Ai mori nën kujdes, gjithashtu edhe Kabën, përgjegjësi e cila konsiderohej një nder i madh në tërë Gadishullin Arabik. Kusaji e tregoi veten administrator të aftë dhe krijoi një Këshill (Dar-ul-Nadwah) 2], ku çështjet që ngjallnin diskutime, këshilloheshin me të gjithë drejtuesit e fiseve kurejshe. Ai furnizonte me ujë dhe ushqime të gjithë pelegrinët e ardhur; 3] gjithashtu, ai institucionalizoi një numër reformash politike dhe shoqërore në Mekë.

 

Abd Manaf:

 

Para vdekjes së tij (në vitin 480), Kusaji ia besoi djalit të tij të madh, Abd Dar, 4] të gjithë përgjegjësinë për Kabën, për ujin e pishëm, shërbimin për pelegrinët, të ardhurat, si edhe mbajtjen e flamurit (Liwa’a) të kurejshëve. Por udhëheqja e kurejshëve, pas vdekjes së Kusajit, në vend të tij, zgjodhi me short Abd Manafin (vëllain e vogël të Abd Dar. 5] Pasues i Abd Manafit u bë Hashimi, i biri i tij. Fëmijët e Abd Darit nuk u treguan të aftë në plotësimin e detyrave të besuara paraardhësit të tyre, Abd Dar, nga ana e Kusajit. 6] Për këtë arsye, Banu Abd Manaf (fëmijët e Abd Manafit) morën përsipër vetë administrimin e ujit të pijshëm (“Sakajah”) dhe të ardhurat (“Rafadah”). 7] Sipas disa historianëve, përgjegjësia e “Sakajas” dhe “Rafajas”, në fillim i qe besuar Abd Shams bin Abd Manaf (vëllait të madh të Hashimit), por më vonë, ai vetë hoqi dorë nga kjo detyrë, në favor të Hashimit. 8] Pas vdekjes së Abd Shamsit, djali i tij, Umajah, u bë xheloz ndaj xhaxhait të vet, Hashimit, për shkak të popullaritetit të këtij të fundit në masën e kurejshëve. Ai e sfidoi autoritetin e tij në fushë të hapët,  9] por u mund dhe u dëbua nga Meka për dhjetë vjet, sipas vendimit të gjyqtarëve të Këshillit (Dar-al-Nadwah). 10]  Kjo gjë u bë shkak i rivalitetit të famshëm midis Hashemitëve (Banu Hashim) dhe Umajadëve (Banu Umajah). Më vonë, Umajadët u morën me tregti dhe u bënë grup tregtar i pasur dhe i shquar në Arabi.

 

Hashimi:

 

Hashimi ishte burrë i urtë dhe njeriu më bujar i kohës së tij. 11] Ai organizoi tregtinë e kurejshëve me Jemenin, në jug dhe me Sirinë, në veri. Karvanet vazhdonin udhëtimet e tyre, gjithashtu, edhe më në lindje, deri në Naxhd dhe në Mesopotami. Meka u bë treg i madh në Arabi. Për shkak të burrërisë dhe bujarisë së tij, ai u bë figura më popullore e Arabisë.

Njëherë, Hashimi u nis për në Siri, siç bënte shpesh, në veprimtarinë e tij tregtare. Gjatë rrugës për në Siri, ai qëndroi në Jatrib (Medine) dhe u martua me Salmën, 12] një vajzë prej atij qyteti. Pas kësaj martese, Hashimi vazhdoi rrugën për në Siri, por vdiq pa arritur në Gaza. Salma, që i përkiste fisit Naxhar, lindi një djalë, të cilit i vuri emrin Shaiba. 13] Ky jetoi në Jatrib (Medine) deri në moshën 8 vjeç. 14]

 

Abd ul-Mutalib:

 

Vdekja e parakohshme e Hashimit dobësoi pasardhësit e partnerët e tij. Pas tij, udhëheqës i kurejshëve u bë i vëllai, Mutalibi. Ky ishte vënë në dijeni për lindjen e Shaibas. Për këtë arsye, shkoi në Jatrib (Medine) dhe e solli fëmijën që andej. Kur hyri në Mekë, bashkë me Shaiben, njerëzit, gabimisht, menduan për djalin se ishte shërbëtori, skllavi i Mutalibit dhe e thirrën atë Abd al-Mutalib, d.m.th., robi i Mutalibit 15] dhe ky emër i mbeti. Mutalibi e rriti Shaiben si djalin e vet. Kështu, Shaiba u bë i famshëm me këtë llagap, Abdul Mutalib.

Pas Mutalibit, Abdul Mutalibi u bë kryetar i Banu Hashim (Hashimitëve) dhe mori në ngarkim përgjegjësinë e shpërndarjes së ujit të pijshëm (Sakaja) dhe të ardhurat (Rafadah). 16] I pakënaqur nga kjo, Harbi, djali i Umajas (dhe babaj i Abu Sufjanit), nuk e pranoi autoritetin e Abdul Mutalibit, por përsëri, gjyqtarët morën vendim kundër tij, siç kishin vepruar në rastin e tillë me të atin. 17] Në këtë mënyrë, xhelozia midis Banu Hashim (Hashemitëve) dhe Banu Umajah (Umajadëve) rritej nga dita në ditë.

Ashtu si edhe babaj i tij, Hashimi, Abdul Mutalibi gëzonte një nderim të padiskutueshëm midis kurejshëve për bujarinë e tij dhe gjykimin e shëndoshë. Burimi i famshëm i Zemzemit (që pat shpërthyer mrekullisht te këmbët e Ismailit foshnjë, të munduar nga etja, kur nënës së tij, Haxhires i kishin mbaruar rezervat e ujit) ishte mbuluar krejt nga pluhuri që vinte nga shkretëtira. 18] Abdul Mutalibi bëri gërmime të reja aty. Ai e pastroi atë dhe ia riparoi muret, duke e bërë që prej tij të rridhte uji, si më parë. Abdul Mutalibi njihej si burrë i urtë në jetën e përditshme, kishte mendje të mprehtë dhe ishte njeri me karakter; për këtë arsye, të gjithë kurejshët kishin vlerësimin më të lartë për të; kjo i dha mundësi atij që të qeveriste Mekën për më shumë se një gjysmë shekulli, – rreth pesëdhjetë e nëntë vjet. Gjatë kësaj periudhe ndodhi invadimi i Abrahës, komandantit të krishterë abisinas, i cili kishte shtënë në dorë Jemenin, pas humbjes së Himaritëve. Forcat e tij pushtuan Mekën, në vitin 570, me qëllim që të shkatërronin Tempullin e shenjtë të Kabës. Ai shoqërohej nga një kavaleri e madhe elefantësh, kafshë që nuk ishte parë ndonjëherë nga mekasit. Por Abraha nuk pati sukses në këtë fushatë; ushtria e tij u shkatërrua nga një stuhi e tmerrshme shiu e breshëri dhe Zoti dërgoi shpendë që i sulmonin me sqepat e kthetrat e tyre (Kurani i shenjtë,  105: 1-5). Pjesën tjetër të ushtrisë, që mundi të ikte prej aty, e zuri epidemia e lisë, duke përfunduar gjithçka me shkatërrim të plotë. 19] Në historinë e arabëve, ky vit njihet si “Viti i Elefanti” (Ammul Fil).

 

Abdullahi dhe Aminah:

Pak para kësaj ngjarjeje, pushtimit të Abrahës, Abdul Mutalibi kishte martuar djalin më të vogël, por edhe atë që e kishte më fort për zemër, Abdullahin, për Aminen, të bijën e Wahabit, kryetar i fisit Banu Zuhra. 20] Pas martesës, Abdullahu ndenji me gruan e tij, Aminen, vetëm tri ditë dhe u nis për në Siri, për punët e veta, si tregtar. 21] Ndërsa po kthehej, gjatë udhëtimit të tij, kur arriti në qytetin Jatrib (Medine), ra i sëmurë dhe aty vdiq. 22] Abdullahi la pas vetes gruan shtatzënë, zonjën Aminah, një skllave, me emrin Ummu Aiman, pesë deve dhe një tufë dhish. Vdekja e papritur e të riut Abdullah u prit me hidhërim të madh nga e tërë familja e tij, në mënyrë të veçantë, nga Abdul Mutalibi, i cili kishte dërguar djalin e tij të madh, Harithën që të kujdesej për Abdullahin, gjatë sëmundjes së tij, në Jatrib (Medine).

 

LINDJE E BEKUAR

 

Dy muaj më vonë, e veja Aminah lindi atë që do të bëhej personaliteti më i nderuar i të gjithë njerëzimit, Hazreti Muhamedin alejhi salam. Sipas mendimit të shumicës më të madhe të historianëve, 23] Zotëria i ynë, Muhamedi a.s., ka lindur (në vitin hënor të “Ammul Fil”), ditën e hënë, më 12, Rabi ul Awwal, që i bie (afërsisht) në muajit mars/prill, 570, në qoftë se e pranojmë se viti i Hixhrit (d.m.th., data 1 e muajit Muharrem të vitit Hixhri) i bie më 16 korrik të vitit 622. 24] Sipas disa autorëve të tjerë, si Allamah Shibli Numani, kjo ngjarje ndodhi ditën e hënë të datës 9 të muajit Rabi ul Awwal, 25] ndërsa Masudi thotë se ka qenë data 8 e muajit Rabi ul Awwal. 26] Megjithë këto mendime të ndryshme për datën, nuk ka asnjë mëdyshje për ditën e hënë. Disa historianë myslimanë kanë llogaritur datëlindjet e shumë profetëve dhe, sipas vlerësimeve të tyre, Profeti ynë i shenjtë, a.s. ka lindur 6155 vjet pas Ademit a.s.; rreth 3913 vjet pas përmbytjes në kohën e Noas; rreth 2832 vjet pas Abrahamit (Ibrahimit a.s.); rreth 2287 vjet pas Moisiut (Musa a.s.) dhe 570 vjet pas lindjes së Jezusit (Isa a.s.).

 

TABELA GJENEALOGJIKE E PROFETIT TË ISLAMIT

KUREISH (Fihr bin Malik)

!

Harith                             Maharib            Ghalib                       Tem                Khalxh

(Lindur, më 241)

!

Luwaji (Lindur, më 274)

!

Adi                     _               Kab (Lindur, më 307)

!                                                    !

(Stërgjysh i Hazreti Ymerit)             Murrah (Lindur, më 340)

!                  !

!                 Taim (Stërgjysh i Hazreti Abu Bekrit)

Kilab (Lindur, më 373)

!

Kusaji (Lindur, më 400)

!

_______________________________________________________________________________________ !                                                                       !                                                                       !                                         Abd  Uza                                                 Abd Dar                                                         Abd Manaf

(Lindur, më 430)

!

_______________________________________________________________________________________

!                                                             !                                 !                                !

Mutalib                                                 Hashim                      Abd Shams                  Naufal

(vdiq, më 520)                                    (464-506)                            !

!                             Umajah

Abdul Mutalib                       !

( Shaibah                               Harb

497-570)                                !

!                                  Abu Sufjan

!                                          !

!                                 Muawijah

!

_______________________________________________________________________________________

!                    !                    !                     !                    !                    !                    !

Zubeir                 !               Abu Leheb         !                Abaz                !            Abu Talib

!                                           !                                  Abdullah            !

Harith                                Hamza                             (545-570)           !

!                  !

PROFETI MUHAMED A.S.      !

!             (Lindur, më 570)                             !

__________________________________________________________________________

!            !                                                                          !                                           !

Fatimah _ _ _  Ali                                                             Aki                                    Xhafar

(e bija)      !                                                                          !

___________________                                              Myslim

!                           !

Hasan                Hysein

 

Profetit të ndritur a.s. iu vu emri Ahmed 27] nga e ëma e tij, sipas një ëndrre që kishte parë para lindjes së tij, por Abdul Mutalibi e quajti ‘Muhamed’ (i lavdëruar). Megjithëse për arabët ky emër ishte i njohur, në të shkuarën, ata nuk kishin zakon t’i emëronin fëmijët e tyre me të. 28]

 

FOSHNJËRIA DHE FËMIJËRIA

 

Sipas zakonit të arabëve, me qëllim që fëmija të mësonte gjuhën e pastër arabe, si edhe për t’u rritur në mjedisin e shëndetshëm të fshatit, atë ia dhanë nën kujdes dados Halima, e cila, në ato ditë po kërkonte një rast të tillë, mundësisht, ndonjë fëmijë prindërish të pasur të Mekës, por pa sukses. 29] Më në fund, në mungesë të ndonjë oferte më të mirë, ajo qe e detyruar të pranonte ta merrte këtë foshnje të varfër, Muhamedin a.s., si fatin e caktuar për të.

Dadoja Halime (Rad. A.) i përkiste familjes Banu Sad, nga fisi Hawazin, të famshëm për të folmen e tyre të rrjedhshme e të bukur. Si fillim, ai jetoi nën kujdesin e dados Halime dy vjet dhe ajo e solli në Mekë, por ia dhanë përsëri me vete në fshat për shkak se në atë kohë, po bënte kërdinë epidemia e murtajës. Gjthësejt, Muhamedi a.s. fëmijë kaloi gjashtë vjet në rrethin familjar të Banu Sadit, periudhë gjatë së cilës ai do të zhvillonte aftësinë e të folurit të arabishtes më të pastër që, siç do të shpehej më vonë: “Me të vërtetë që unë jam ai që e flas arabishten më mirë se ju të gjithë; prejardhjen e kam nga Kurejshi dhe flas gjuhën e Banu Sadit.” 30] Profeti i lartë a.s. ruante nderimin e respektin më të lartë për nënën e tij të gjirit, dadon Halime (Rad. A.), dhe nuk mungonte kurrë që ta shprehte këtë, sa herë të paraqitej rasti, sikurse ndodhi kur ajo i shkoi për vizitë, pas martesës së tij me zonjën Hatixhe (Rad. A.). 31] Sipas mendimit të disa dijetarëve, dadoja Halime (Rad. A.) e pranoi Islamin kur Profeti i nderuar a.s. shpalli misionin e tij. Harith bin Abd al-Uza (Rad. A.), babaj birësues, gjithashtu e pranoi Islamin, në Mekë. Abdullahu dhe Hudhafah ishin vëllezërit e tij nga qumështi, kurse Unaisa dhe Shima motrat e tij nga qumështi. 32]

 

MREKULLIA E “HAPJES SË GJOKSIT”

 

Historia përmend një numër ngjarjesh të mrekullueshme gjatë kohës së qëndrimit të tij nën kujdesin e dados Halime. Mrekullia e “hapjes së gjoksit” është me të vërtetë e famshme; ajo ndodhi, kur ai ishte rreth katër vjeç. Një ditë, ndërsa po luante, dy engjëj, me veshje të bardhë si bora, zbritën nga qielli dhe ia hapën gjoksin e shenjtë. Ata hoqën prej saj një copë mishi të zi. Pastaj, ata ia pastruan zemrën dhe pjesën e brendshme të gjoksit me “ujin si bora”, që e kishin sjellë me vete, nga qielli, në një enë të artë. 33] Tregohet, gjithashtu, se ata ia vendosën edhe “Vulën” e profetëve ndërmjet shpatullave dhe, pastaj, ata u larguan në drejtimin prej nga erdhën. Duke e parë këtë që ndodhi, vëllai i tij nga qumështi dhe shokët e tjerë me të cilët po luante vrapuan të frikësuar te zonja Halime, por kur ajo erdhi me të shpejtë aty, engjëjt kishin ikur. Megjithatë, Profeti fisnik a.s. i tregoi asaj gjithçka që kishte ndodhur dhe shtoi se ata i kishin futur në trup diçka si një dritë qiellore, por që ai nuk kishte ndjerë asnjë dhembje nga kjo.

Shumica e autorëve perëndimorë nuk e besojnë mrekullinë e “hapjes së gjoksit”. William Muir shkon aq larg sa ta konsiderojë atë si efekt të ndonjë sëmundje të Profetit të Islamit a.s. Por edhe midis biografëve bashkëkohorë myslimanë, Muhamed Husain Haikal, gjithashtu, ngurron ta pranojë këtë ngjarje si mrekulli 34] dhe thotë: “Një numër historianësh myslimanë, thëniet në lidhje me ‘hapjen e gjoksit’ i konsiderojnë si joautentike, 35] sepse disa historianë, (si Tabari) këtë ngjarje e kanë treguar dy herë gjatë jetës së Profetit Muhamed a.s.; Sir Sejid Ahmed Kan e barazon ‘hapjen e gjoksit’ (“Shakkus-Sadr”) me “zgjerim të gjoksit” 36] (“Sharah Sadr”, Kurani i shenjtë, XCIV:  1).

Fakti është se “hapja e gjoksit” ka ndodhur si një nga mrekullitë e Profetit të ndritur a.s. dhe nuk mund të kemi dyshime lidhur me këtë, për shkak të kritikave të disa autorëve perëndimorë. Në bazë të tregimeve të ndryshme, të pasqyruara në librat për “Siran” (biografitë) dhe “hadithet” (traditat), disa biografë myslimanë na thonë se mrekullia e “hapjes së gjoksit” ka ndodhur pesë herë gjatë jetës së Profetit të lartë: 37] (1) Kur ai ishte në moshën 5 vjeç dhe jetonte nën kujdesin e dados, zonjës Halime; (2) Në moshën dhjetë vjeç; (3) Kur ai ishte rreth njëzet vjeç; (4) Vetëm pak kohë para se t’i arrinte Shpallja; si edhe (5) Para se të nisej për udhëtimin në qiell, d.m.th., në kohën e “Israsë” ose të “Miraxhit”. Sipas shumicës së tregimeve autentike, lidhur me këtë temë, “hapja e gjoksit” ka ndodhur dy herë:

(1) Kur Profeti i nderuar a.s. ishte rreth 5 vjeç dhe jetonte nën kujdesin e dados së tij, zonjës Halime. Kjo përmendet në një numër librash të “Siras” dhe “hadithesh”, si p.sh., Sahih Muslim, Musnad Ahmed bin Hambal, Tarik-e-Sagir, nga Imam Bukhari; Sahih, nga Akimi; Sunan, nga Darmi; Al-Sirat al-Nabawijah, nga Ibn Hisham; Al-Tabakat al-Kubra, nga Ibn Sad; Tarik, nga Al-Tabari; Tarik, nga Ibn Khaldun; Tarik, nga Al-Masudi; Dalail al-Nubawah, nga Abu Naim dhe Baihaki, e tjerë. Ndërmjet të gjitha tregimeve të përmendura në këta libra, tregimi (hadithi) i cituar nga Imam Ahmed bin Hambal, Imam Muslim, Ibn Sad dhe Abu Naim, i cili është marrë nga Hamad bin Salma, është më autentiku. 38]

(2) Tregimi (hadithi) i dytë autentik dhe më i pranuari, gjithnjë, lidhur me këtë temë është ai në të cilin mrekullia e “hapjes së gjoksit” tregohet se ka ndodhur në kohën e “Israsë” ose të “Miraxhit”. Edhe kjo, gjithashtu, jepet në një numër librash, duke përfshirë: “Sahih”, nga Imam Bukhari; “Sahih”, nga Imam Muslim; “Sunan”, nga Imam Nasij 39] dhe në shumë libra të tjerë me temë nga “Sirah”.

Prandaj, mund të thuhet me siguri se mrekullia e “hapjes së gjoksit” ka ndodhur dy herë gjatë jetës së Profetit të Islamit. Edhe Allama Sulejman Nadwi, gjithashtu, është i këtij mendimi. 40] Herën e parë, kur mrekullia ndodhi gjatë fëmijërisë së Profetit Muhameda.s., pjesa djallëzore (si xhelozia, ligësia dhe zilia) u hoq nga zemra e tij. Ndërsa, në rastin e dytë, kur kjo mrekulli ndodhi në kohën e “Israsë” (ose të “Miraxhit”), zemra iu mbush me “Dije dhe Urtësi” (“ ’Ilm dhe Hikmah”) dhe gjoksin ia lanë me ujë Zemzemi.

 

VDEKJA E ZONJËS EMINE

 

Kur mbushi gjashtë vjeç, 41] Muhamedin a.s. e kthyen në Mekë. Nëna fisnike e priti me kënaqësi të madhe në gjirin e saj fëmijën e vetëm dhe u nis me të për në Jatrib (Medine), te gjyshi i vet, nga ana e nënës, si edhe për të bërë një vizitë te varri i të shoqit, Abdullahut, i cili ishte varrosur atje. Ata qëndruan në Medine rreth një muaj, kohë gjatë së cilës Profeti Muhamed a.s. mësoi të notonte në një pellg.

Rrugës së kthimit nga Jatribi (Medina) për në Mekë, te një vend i quajtur al-Abwa, ajo ra e sëmurë dhe vdiq, duke e lënë Muhamedin a.s. jetim, pa baba e pa nënë. Ajo u varros te vendi ku vdiq. Fëmijën jetim e solli në Mekë vajza shërbyese, me emrin Umm Aiman, e cila kishte qenë shoqëruese e së ëmës, gjatë udhëtimit.

 

NË NGARKIM TË ABD AL-MUTALIBIT

 

Kujdesi për fëmijën e mbetur jetim, Muhamedin a.s., ra mbi gjyshin e tij, Abd ul-Mutalib, i cili e rriti me të gjithë dashurinë prindërore, por kjo nuk zgjati shumë për arsye se, në moshën tetëdhjetedyvjeçare,  ai vdiq, kur Profeti fisnik ishte vetëm 8 vjeç. 42] Në prag të vdekjes, Abd al-Mutalibi e thirri të birin, Abu Talibin dhe e porositi që ta kishte kujdes vogëlushin. Profeti i ndritur a.s. ushqente dashuri të thellë për gjyshin e vet dhe nga sytë i rrodhën lotë të nxehtë, me të dëgjuar lajmin e vdekjes së tij. Vdekja e Abd al-Mutalibit shënoi edhe fundin e mbizotërimit të Banu Hashimëve ndaj Banu Umejasve. Tani, udhëheqja e kurejshëve ra në dorën e Harb Umajas dhe, vetëm “Sakaja” (administrimi i ujit të pijshëm për pelegrinët) iu la Banu Hashimëve, detyrë që iu caktua Abazit, njërit prej djemve të Abd al-Mutalibit.

 

KUJDESTARIA E ABU TALIBIT

 

Midis dhjetë djemve të Abd al-Mutalibit, Abdullahi (babai i Profetit të lartë) dhe Abu Talibi ishin vëllezër të vërtetë, nga babai dhe nëna. 43] Kështu që, Abu Talibi ishte xhaxhai i vërtetë i Profetit të nderuar, a.s. Ai e plotësoi detyrën e marrë nga i ati me besnikëri e dhembshuri të thellë dhe u tregua gjatë gjithë jetës një xhaxha shumë i afërt, e që e donte nipin edhe më tepër se djemtë e vet. Profeti i Islamit a.s. ishte me sjellje të mira dhe një djalë shumë i dashur, prandaj Abu Talibi, jo vetëm e mbante gjithmonë pranë vetes, por edhe për të fjetur, bile, e vinte pranë shtratit të tij dhe hante bukë me të. Kurrë nuk shfaqte shenjën më të vogël të kokëfortësisë ose të ndonjë vesi tjetër; bile, edhe në raste fatkeqësie shumë të madhe, ai nuk dëshpërohej. Profeti Muhamed a.s. ishte njeri i qetë e paqësor, qysh në fillim. Në sajë të këtyre cilësive, ai ua fitonte zemrën të gjithëve dhe të gjithë njerëzit e donin dhe e respektonin për shkak të natyrës së tij të ëmbël e dashamirëse.

Abu Talibi nuk ishte njeri i pasur; për këtë arsye, Profetit të ndritur a.s. nganjëherë i duhej që të punonte edhe për bukën e gojës. Në Arabi, ishte gjë e zakonshme që edhe djemtë e familjeve të pasura të ranin tufën e deleve e të dhive, – një shenjë pasurie në Arabinë e asaj kohe – dhe kjo gjë nuk konsiderohej si punë e ulët. Muhamedi a.s. kurrë nuk ngurronte t’i vihej punës që i caktohej dhe e kryente gjithmonë atë më së miri. Gjatë kohës që ishte profet, një herë po kalonte nëpër një pyll bashkë me disa shokë të tij, të cilët filluan të këputnin kumbulla nga pemët. Ai iu drejtua atyre, duke u thënë, “Merrni ato me cipën të errët, sepse ato më dukeshin më të shijshmet, kur ruaja tufën e deleve, kur isha fëmijë.” 44] Në të vërtetë, Profeti fisnik a.s. nuk dëshironte t’u bëhej barrë të tjerëve dhe gjithmonë parapëlqente që t’i bënte punët vetë. Qysh në fëmijërinë e hershme, dallohej për ndjeshmëri të lartë ndaj vuajtjeve të të varfërve dhe të atyre në nevojë.

Në ato kohë, leximi e shkrimi nuk ishin aq të lakmuara dhe kurejshët punëdashës e praktikë, i konsideronin ato si punë për shërbyesit, jo aq dinjitoze; për këtë arsye, nuk e çuan të ndiqte ndonjë shkollë. Më vonë, ky jetim i pashkollë do të bëhej thesari i urtësisë më të thellë dhe i inteligjencës më të lartë. Megjithëse ai vetë nuk mori kurrë mësime nga ndonjë mësues i kësaj bote, ai u bë mësues i njerëzimit dhe kjo përbën edhe një nga mrekullitë e tij më të mëdha. Kurani i shenjtë flet për të, kështu:

“Dhe atyre që ndjekin të Dërguarin Tonë, Profetin, që nuk di shkrim e lexim, të cilin ata do ta gjejnë të shënuar në shkrimet e tyre, në Teurat dhe Ungjill. Ai do t’i urdhërojë ata të bëjnë vepra të mira dhe do t’i ndalojë nga të këqijat; do t’ua lejojë të mirat e do t’ua ndalojë të këqijat, duke i liruar nga barrët e rënda dhe vështirësitë që kanë pasur. Prandaj, ata që do ta  besojnë, përkrahin dhe nderojnë atë, duke ndjekur dritën që është zbritur me të, pikërisht ata janë të fituarit.”

“Thuaj (o Muhamed): “O njerëz, unë jam i Dërguari i Allahut për të gjithë ju, i Atij që i përket sundimi i qiejve dhe i Tokës. Nuk ka zot tjetër të vërtetë veç Atij; Ai jep jetë dhe vdekje, prandaj besoni në Allahun dhe në të Dërguarin e Tij, Profetin që nuk di shkrim e lexim e që beson në Allahun dhe Fjalët e Tij! Shkoni pas Tij, që të jeni në rrugën e drejtë!”   (VII: 157, 158)

 

UDHËTIMI NË SIRI

 

Kur Profeti i ndritur a.s. ishte dymbëdhjetë vjeç (sipas Ibn Athir dhe Xharir al-Tabari, në atë kohë, ai ishte 9 vjeç), 45] Abu Talibit i duhej të udhëtonte për në Siri, për tregti. Meqenëse udhëtimi do të zgjaste për disa muaj, Abu Talibi nuk deshi ta merrte me vete, sepse ishte një udhëtim i mundimshëm; për këtë arsye, ai vendosi ta lërë në Mekë. Mirëpo djali nuk dëshironte që xhaxhai të nisej pa të dhe këmbënguli që ta shoqëronte patjetër në këtë udhëtim. Xhaxhai zemërdhembshur nuk mund t’ia prishte qejfin nipit të tij të dashur, kështu që e mori me vete djalin e bekuar.

Sipas disa tregimeve, një prift i krishterë, me emrin Bahira, e pa Profetin e shenjtë a.s. në Bushra dhe e njohu si “Të Dërguarin e Allahut”, sepse pa një re që i bënte hije nga sipër, kurse degët e një peme i përkuleshin atij, 46] kur po zbriste nga kodra bashkë me karvanin. Bahira i ftoi për drekë njerëzit e karvanit. Pas ngrënies, Bahira kontrolloi shpinën e Profetit të lartë ku gjeti “Vulën e Profetësisë së Fundit”, 47] si mish i fryrë, sa një vezë pëllumbi. Sipas Tabariut, Bahira u tha, gjithashtu, se ai (d.m.th., Profeti i nderuar) është “I Dërguari i Zotit të Botës”, “Mëshirë për Botën” (d.m.th., Rahmetulil Alemin) dhe “Udhëheqës i Botës” (Sajidul Alemin). 48]

Disa dijetarë nuk i pranojnë fare hadithe të tilla për shkak të “Isnad”-it 49] të tyre joautentik, duke hedhur poshtë kështu akuzat e shumë biografëve perëndimorë, sipas të cilëve, gjoja, Profeti i Islamit a.s. i mori mësimet e krishterimit nga prifti në fjalë, gjatë atij udhëtimi dhe, më vonë, doktrinat e përvetësuara i futi në mësimet e tij. Pa dyshim, që në thëniet e biografëve të tillë perëndimorë, nuk ka asgjë të vërtetë. Duhet të bëhet e ditur se Profeti Muhamed a.s., gjatë atij udhëtimi, nuk i bëri asnjë pyetje shenjtorit të krishterë. Prifti vetë e njohu atë si “Të Dërguarin e Fundit” dhe, pastaj, u tregoi njerëzve për të. Në asnjë hadith a tregim nuk ndeshim asnjë fjalë për ndonjë mësim të dhënë Profetit të fisnik a.s., nga ana e priftit. Për më tepër, është krejt e paarsyeshme të besohet që një djalë me moshë nëntë ose dymbëdhjetë vjeç, të jetë në gjendje të mësojë filozofinë e një feje, gjatë një takimi të vetëm dhe, pastaj, ato mësime t’i parashtrojë në formën e një feje të ndryshme, pas njëzet e tetë ose tridhjetë e një vitesh. Një ide e tillë është krejtësisht absurde. Qëllimi i vetëm i biografëve perëndimorë të tillë është të gjejnë ndonjë pasaktësi në historinë islame, prandaj as që ia vlen të diskutohet për atë që thonë.

Sipas disa tregimeve, Bahira i kërkoi Abu Talibit që të mos shkonte në Siri me Profetin e ndritur nga frika se mos çifutët, po ta njihnin atë si profet, do të përpiqeshin ta dëmtonin. Për këtë arsye, Profeti i lartë u kthye në Mekë bashkë me xhaxhain e tij. 50]

 

LUFTA E FIXHARIT DHE “HILFAL-FUDUL”

 

Fiset arabe të kohës paraislame nuk kishin asnjëfarëlloj organizimi të centralizuar, kështu që ata, me pretekste nga më të parëndësishmet, ia nisnin luftën me njëri-tjetrin, luftëra që nganjëherë, zgjatnin me breza të tërë. Profeti i nderuar a.s. ishte rreth katërmbëdhjetë ose pesëmbëdhjetë vjeç kur, në panairin e Ukazit shpërtheu një luftë e dhunshme fetare midis fiseve kurejshe dhe kais. Në këtë luftë që njihet si “Lufta e Fixharit”, komandant i forcave kurejshe, si edhe i të gjitha fiseve të Kinanas, ishte Harb bin Umajah. 51] Komanda e njësisë së Hashemitëve ishte në duart e Zubair bin Abd al-Mutalib (njëri nga xhaxhallarët e Muhamedit a.s.). Meqenëse kurejshët ishin pala që kishte të drejtën në anën e saj, ishte e natyrshme që Profeti fisnik a.s. ishte në anën e kurejshëve, megjithatë, ai nuk luajti ndonjë rol të drejtpërdrejtë në luftë. Ai vetëm mblidhte shigjetat e hedhura nga armiqtë 52] dhe ia dorëzonte xhaxhait të tij, Abu Talibit.

Si rezultat i luftërave të vazhdueshme, mijëra jetë njerëzish shuheshin dhe kurrfarë ndihme nuk pritej nga njeri. Jeta nuk ishte e sigurt në Arabi. Njerëzit e dhunshëm shtypnin të dobëtit dhe të varfrit. Kishte edhe njerëz të mirë që u bënte përshtypje kjo gjë dhe bënë çmos që të krijonin një lloj komiteti për paqe. Pas betejës së Fixharit, Zubair bin Abd al-Mutalib propozoi që të rivendosej një marrëveshje e vjetër, e njohur si “Hilf al-Fudul” 53], e cila ishte planifikuar që të mbronte çështjen e të dobëtëve, të të varfërve dhe të jetimëve. Hashemitët, nën drejtimin e Zubair bin Abd al-Mutalibit, së bashku me fiset Zuhra dhe Taim, u mblodhën në shtëpinë e një fisniku kurejsh, Abdullah bin Xhadan dhe u betuan të gjithë së bashku që të çrrënjosnin çdo lloj shtypje nga vendi. Profeti i ndritur a.s. ishte një pjesëmarrës aktiv në këtë përbetim. Më vonë, edhe gjatë profetësisë do të thoshte: “Më pëlqente kjo marrëveshje më tepër se devetë e kuqe; edhe sot, jam në një mendje me këtë lloj marrëveshje.” 54]

 

NJERIU QË GËZON BESIM TË PLOTË – “AL-AMIN”

 

Profeti Muhamed a.s. nuk varej nga askush për sigurimin e jetesës. Në vitet e para të jetës, ai ruante kopetë e dhenve dhe ato të deveve. Kur u rrit, filloi me biznesin e tregtisë që në atë kohë konsiderohej një profesion shumë i nderuar. Ai fitoi një përvojë të çmuar duke jetuar pranë xhaxhait të tij, i cili e kishte ushtruar këtë profesion, tanimë, për një kohë të gjatë. Në ndryshim nga biznesmenët e tregtarët e tjerë të kohës, Profeti i Islamit a.s. ishte jashtëzakonisht i ndershëm dhe i drejtë në marrëdhëniet me të tjerët; ishte tregtari më i besueshëm, i cili nuk thoshte kurrë një fjalë për një tjetër. Ai ishte shumë i sjellshëm me njerëzit, një i ri i sinqertë dhe i drejtë dhe i pajisur me të gjitha virtytet. Ky tipar i tij që nuk i mungonte kurrë, përmbajtja fort ndaj së vërtetës dhe ndjenja e lartë e përgjegjësisë, e bënë që të fitonte titullin “Al-Amin”, i besueshmi, që gëzon besimin e të gjithëve; 55] si edhe “As-Sadik”, besniku.

Ai ishte kaq besnik ndaj fjalës së dhënë dhe premtimit të shprehur saqë, njëherë, ai e priti një person me emrin Abdullah bin Abi-al-Hinsa, te qoshja e një rruge për tri ditë rresht, vetëm se i kishte premtuar atij se do të kthehej aty pas një kohe të shkurtër, por ai person nuk po vinte. Kur njeriu që po priste, ditën e katërt, kaloi atypari, gjeti Muhamedin a.s. në pritje të tij, të cilit i tha, “ka tri ditë që po të pres këtu për të mbajtur premtimin që të dhashë.” Ai e kuptoi gabimin e vet dhe i shprehu keqardhjen. 56]

Njëherë, Profeti fisnik a.s. i shiti disa deve dikujt. Pas pak, u kujtua se njëra prej tyre ishte e çalë. Menjëherë, i hipi kalit dhe u vu të kërkojë njeriun që i kishte hyrë në hak. Me ta gjetur, ia ktheu të hollat dhe mori devenë me të meta. Shembuj të tillë të tregtisë së pastër dhe ndershmërisë së kulluar, ishin të paparë ndonjëherë në Arabinë e asaj kohe. Për sjelljen e tij të shkëlqyer, ai ishte djaloshi më i respektuar i Arabisë. Hazreti Sad (Rad.A.), një partner i Profetit të ndritur a.s. në tregti, thotë: ‘Prindërit e mi i qofshin kurban. Kam qenë partner me Muhamedin a.s. në tregti. Gjithmonë kam dalluar tek ai ndershmërinë më të kulluar; kurrë nuk grindej me ndokënd dhe nuk nxori nga goja një herë një fjalë të rreme.’ 57]

Duke e vlerësuar ndershmërinë dhe besueshmërinë e tij, mekasit linin tek ai në mirëbesim, vazhdimisht mallin e të hollat e tyre. Në veprimtarinë e tij, si tregtar, ai vizitonte, gjithashtu, Sirinë, Jemenin dhe vende të tjera.

 

PARTNER I HATIXHES

 

Emri i mirë i Profetit Muhamed a.s. ishte përhapur në tërë Arabinë. Në Mekë, jetonte një grua e pasur dhe e respektuar, me emrin Hatixhe. Kur ajo dëgjoi për këtë njeri të drejtë e të sinqertë, e ftoi atë të merrte përsipër drejtimin e biznesit të saj. 58] Pasi u këshillua me xhaxhain e tij, u nis për këtë veprimtari të re, me porosi të Hatixhes. Në atë udhëtim, gjithnjë, me atë ndershmëri që e dallonte, tregtia i shkoi kaq mbarë dhe fitimi ishte aq i lartë, sa tejkaloi çdo parashikim të Hatixhes. Në këtë udhëtim, ai ishte i shoqëruar nga Maisarah, shërbëtori i Hatixhes. Kur u kthyen, ai i foli me fjalët më të mira për këtë djalosh të ndershëm nga Meka, gjë që e bëri Hatixhen të bindur plotësisht për karakterin e pastër të tij.

Tregohet se gjatë këtij udhëtimi, Nastura, një tjetër prift i krishterë, e njohu Zotërinë tonë, Muhamed a.s. si Profet i fundit. 59] Megjithëse ky hadith nuk është shumë autentik (sikurse edhe ai për Bahirën), prapëseprapë, ashtu si edhe hadithet e tjera të këtij lloji, provon se shenjat e dhëna në shpalljet e mëparshme lidhur me “Të Dërguarin e Fundit”, ishin të vërteta për Profetin e lartë a.s. Më vonë, disa prej këtyre shenjave u ndryshuan në ato shkrime, nga ana e autoriteteve fetare, për shkak të armiqësisë ndaj Profetit të ndritur a.s.

 

MARTESA

 

Hatixheja ishte një e vejë nga radhët e fisnikërisë vendase, dyzet vjeç, dhe kishte qenë e martuar dy herë. Shumë njerëz nga paria e kurejshëve i kishin kërkuar dorën për martesë, por ajo s’kishte pranuar asnjë prej këtyre ofertave. 60] Karakteri fisnik i Hazreti Muhamedit a.s. kishte bërë përshtypje të thellë te Hatixhja (Rad.A.), kështu që ajo vendosi të martohej me të. Tre muaj pas udhëtimit të suksesshëm në Siri, Hatixheja (Rad.A.) i dërgoi fjalë, duke i shprehur dëshirën e saj që të martohej me të. 61] Në atë kohë, Hazreti Muhamed a.s. ishte njëzet e pesë vjeç. Pasi u këshillua me xhaxhain e vet, me gjithë ndryshimin e madh në moshë, ai e pranoi propozimin. Abu Talibi i kreu si duhet ritet e martesës, duke dhënë si prikë (Nikah) 500 derhem (monedhë argjendi).

Pas martesës, Zonja Hatixhe (Rad.A.) e njohu më për së afërmi natyrën fisnike dhe personalitetin gjenial e komandues të këtij të riu të shquar, duke i siguruar atij një jetë të qetë e të lumtur. Ajo u bë për të burim i pashtershëm ngushëllimi e prehjeje, në çastet e hidhërimit e të dëshpërimit.

Zonja Hatixhe (Rad.A.) e la tërë biznesin e saj tregtar në përgjegjësinë e plotë të Hazreti Muhamedit a.s.; me këtë rast, gjatë veprimtarisë së tij tregtare, ai vizitoi shumë vende të Arabisë, duke përfshirë Jemenin dhe Bahreinin. Ai bleu me para një numër skllevërish dhe vajza shërbëtore, duke i shpëtuar nga zgjedha e rëndë e zotërve të tyre mizorë, duke i shndërruar në njerëz të lirë. Zonja Hatixhe (Rad.A.) i dha një nga skllevërit e saj, Zaidin, të cilin Profeti i nderuar a.s. e la të lirë dhe e adoptoi si bir të tij. Ai ndihmonte gjithashtu edhe të varfrit, duke paguar te huadhënësit borxhet e atyre që nuk ishin në gjendje t’i shlyenin ato.

Çifti i bekuar kaloi një jetë familjare shembullore e në lumturi të plotë. Të gjithë fëmijët e Profetit të Islamit a.s., me përjashtim të Ibrahimit, i ka pasur me zonjën Hatixhe. Të gjithë dijetarët janë të mendimit se ai ka pasur katër vajza, por nuk është kështu për numrin e djemve që pati me zonjën Hatixhe (Rad.A.). Unë e kam gjykuar si më të pranueshëm mendimin e Sheik al-Maulana Muhamed Zakarija në librin e tij në gjuhën urdu, “Hikajat-i-Sahabah”: Kasemi ka qenë djali i madh, pas lindjes së të cilit Muhamedin a.s. e kanë thirrur edhe “Abul Kasem”; Abdullahu ka qenë djali i dytë, dhe ka lindur pasi mori misionin profetik dhe emri i djalit ka qenë “al-Tajib” dhe “al-Tahir.” Të dy të bijtë e tij vdiqën kur ishin fëmijë, në Mekë. Vajzat e tij kanë qenë Zainab (më e madhja), Rukija, Um Kulthum dhe Fatimja (më e vogla).

 

RINDËRTIMI I KABËS

 

Për shkak të shirave të shumtë, nga shpatet e maleve rreth Mekës, qyteti u përmbyt, duke i shkaktuar dëme ndërtesës së Kabës, të vendosur në qendër të al- Mesxhid al-Haram (Xhamisë së Shenjtë), e cila ndodhet në mes të një lugine të ulët, e rrethuar nga të gjitha anët me kodrina e male. Rastisi që ato ditë qe mbytur një anije tregtarësh afër portit të Mekës, në Xhida. Mekasit blenë dërrasa e materiale të tjera të anijes së shkatërruar dhe filluan të rindërtojnë Kabën. Shumë fise morën pjesë bashkërisht në këtë punë, por, kur ndërtesa ishte në të përfunduar, lindi problemi i rivendosjes së “Gurit të Zi”, këtij simboli të shenjtë në vendin e vet. Secili fis dëshironte për vete nderin e këtij akti dhe puna shkoi deri atje sa të rrokeshin armët për ta vendosur çështjen. Por, në këtë çast, Abu Umejah bin Mugira, një plak i urtë kurejshas, propozoi që njeriu i parë që do të hynte në Kabë të nesërmen në mëngjes, të vendoste se çfarë duhej bërë për të zgjidhur këtë çështje. Të gjithë e pranuan propozimin. Të nesërmen, në mëngjes, njeriu i parë që hyri në Xhaminë e shenjtë ishte Hazreti Muhamed a.s. 62] Kur njerëzit që po prisnin, e panë atë, morën frymë të lehtësuar dhe thirrën, “Ja ku po vjen al-Amini (njeriu më i besueshëm), ja ku është Muhamedi, do të bëjmë si të na thotë ai.” Ai gjeti një zgjidhje paqësore: “Sillni një çarçaf dhe vendoseni ‘Gurin e shenjtë’ në të. Përfaqësuesi i çdo fisi, le të kapë një cep të çarçafit dhe ta ngrejë lart.” Atëherë, Profeti i Islamit a.s. vetë, kapi me duart e tija gurin dhe e vendosi në pozicionin e duhur. Sipas shumë historianëve, Kaba u rindërtua pas martesës së Muhamedit a.s, kur ai ishte tridhjetë e pesë vjeç. 63]

 

URREJTJA NDAJ POLITEIZMIT

 

Qysh në fëmijërinë e tij, Profeti Muhamed a.s. ndjente neveri ndaj politeizmit dhe nuk merrte asgjë që i ofrohej nga sakrificat për idhujt. 64] Sipas Buhariut, njëherë, disa njerëz të fisit të tij i sollën ushqime të marra nga sakrificat e bëra për idhujt, por Profeti fisnik a.s. nuk i pranoi. 65] Nuk ka ndodhur kurrë që ai të ketë adhuruar idhujt, ose të jetë përkulur para ndonjë zoti të rremë, megjithëse shpallja nuk i ishte zbuluar deri në atë kohë.

Bile, edhe kur ishte në moshë të re, Profeti i ndritur a.s. qëndronte larg veprimeve të pahijshme dhe veseve nën çfarëdo forme, edhe kur ato ishin pjesë e zbavitjeve që dukeshin diçka e natyrshme për të rinjtë. Megjithëse në ndonjë rast të rrallë, një apo dy herë, ka pasur një farë dëshirë të merrte pjesë në ndonjë veprimtari të tillë, Allahu e shpëtoi të binte pre e ndonjë akti të padenjë. Kur ishte djalosh i ri, disa nga shokët e tij e ftuan ta kalonte natën bashkë me ta, duke u zbavitur me thashetheme e anekdota por, për çudi, atë e mbërtheu një gjumë i thellë, nga i cili u zgjua vetëm të nesërmen, vonë, afër mesditës. Kur ai me shokët e moshës së vet, po ndihmonin punëtorët në riparimin e mureve të Kabës, në një rast, të rinjtë hoqën mbulesën e trupit nga kofshët e teposhtë (“futat”, – përparëset) për t’i hedhur në supe për gurët që do të ngarkonin. Abu Talibi, xhaxhai i tij (sipas Ibn Khaldunit, Abazi) e këshilloi nipin që të ndiqte shembullin e shokëve; por Profeti i lartë a.s. ishte shumë modest, megjithëse në moshë të njomë, sa i ra të fiktë, kur mori të hiqte përparësen e vet. 66]

Kur u rrit, miqtë e tij më të afërt ishin njerëz të mirë e të respektuar në Mekë, Abu Bekri dhe Osmani. 67] Në atë kohë, në Mekë kishte njerëz që kërkonin rrugën e drejtë dhe shfaqnin përbuzjen e tyre ndaj politeizmit. Midis tyre, Warakah bin Naufal, Osman bin al-Hawairath, Ubaidullah bin Xhahsh, Zaid bin Amr bin Nauful ishin personalitetet kryesore 68] të cilët shprehnin neverinë më të thellë ndaj idhujtarisë. Warakah bin Naufal dhe Osman bin al-Hawairath u bënë të krishterë, Zaid bin Amr vdiq gjatë kohës që ishte në kërkim të Zotit një, kurse të tjerët ende nuk kishin arritur në ndonjë përfundim të qartë.

 

Shkëputur nga libri “MUHAMEDI (a.s.) I DËRGUARI I FUNDIT”

Mexhid Ali Kan, Botim i KMSH-së

 

  1. Ibn Sa’d, “Al-Tabkat al-Kubra”, Beirut, 1960 (1380), Vëll. I, f.69; Ibn Khaldun, “Tarik”, Beirut, 1966, Vëll. II, f.690.
  2. Ibn Hisham, “Al-Sirat al-Nabawijah”, Kairo, 1955 (1375), Libri I, f.125; Ibn Sa’d, “Al-Tabkat al-Kubra”, Beirut, 1960 (1380), Vëll. I, f.70; Ibn Khaldun, “Tarik”, Beirut, 1966, Vëll. II, f.693.
  3. Shibli Numani, “Siratun Nabi”, Azamgarh (Indi), 1962, Vëll. I, f.164.
  4. Ibn Sad, “Al-Tabkat al-Kubra”, Beirut, 1960 (1380), Vëll. I, f.73; Ibn Hisham, “Al-Sirat al-Nabawijah”, Kairo, 1955 (1375), Libri I, f.129; Ibn Khaldun, “Tarik”, Beirut, 1966, Vëll. II, f.693.
  5. Shah Muinuddin Ahmad Nadwi, “Tarik-e-Islam”, Azamgarh (Indi), 1963 (1382), Vëll. I, f.6; Ibn Khaldun, “Tarik”, Beirut, 1966, Vëll. II, f.693; Ibn Sa’d, “Al-Tabkat al-Kubra”, Beirut, 1960 (1380), Vëll. I, f.74.
  6. Shah Muinuddin Ahmad Nadwi, “Tarik-e-Islam”, Azamgarh (Indi), 1963 (1382), Vëll. I, f.6.
  7. Ibn Hisham, “Al-Sirat al-Nabawijah”, Kairo, 1955 (1375), Libri I, f.132; “Al-Tabakat al-Kubra”, Beirut, 1960 (1380), Vëll. I, f.77; Shibli Numani, “Siratun-Nabi”, Azamgarh (Indi), 1962, Vëll. I, f.165; Shah Muinuddin Ahmad Nadwi, “Tarik-e-Islam”, Azamgarh, 1963 (1382), Vëll. I, f.6.
  8. Ibn Khaldun, “Tarik”, Beirut, 1966, Vëll. II, f.694-695; Akbar Shah Kan, “Tarik-e-Islam”, Karaçi, 1970, Vëll. I, f.60; Hafiz Gulam Sarwar, “Muhammad, The Holy Prophet” – Muhamedi, Profeti i shenjtë, Lahore, 1949, f.14.
  9. Ibn Hisham, “Al-Sirat al-Nabawijah”, Kairo, 1955 (1375), Libri I, f.136.
  10. Ibn al-Athir, “Al-Kamil fil Tarik”, Beirut, 1965 (1385), Vëll. II, f.16, 17.
  11. Ibn Sad, “Al-Tabakat al-Kubra”, Beirut, 1960 (1380), Vëll. I, f.78.
  12. Ibn Hisham, “Al-Sirat al-Nabawijah”, Kairo, 1955 (1375), Libri I,& f.137; Ibn Sad, “Al-Tabakat al-Kubra”, Beirut 1960 (1380), Vëll. I, f.79.
  13. Ibn Khaldun, “Tarik”, Beirut, 1966, Vëll. II, f.696; Ibn Xharir al-Tabari, “Tarik al-Rasul wal-Muluk”, Kairo, 1960, Vëll. II, f.246.
  14. Shibli Numani, “Siratun Nabi”, Azamgarh (Indi), 1962, Vëll. I, f.167.
  15. Ibn Hisham, “Al-Sirat al-Nabawijah”, Kairo, 1955 (1375), Libri I, f.128; Ibn Sad, “Al-Tabakat al-Kubra”, Beirut, 1960 (1380), Vëll. I, f.83; Ibn Khaldun, “Tarik”, Beirut, 1966, Vëll. II, f.696.
  16. Ibn Xharir al-Tabari, “Tarik al-Rusul wal-Muluk”, Kairo, 1960, Vëll. II, f.25; Ibn Hisham, “Al-Sirat al-Nabawijah”, Kairo, 1955 (1375), Libri I, f.142; Ibn Sad, “Al-Tabakat al-Kubra”, Beirut, 1960 (1380), Vëll. I, f.83; Ibn Khaldun, “Tarik”, Beirut, 1966, Vëll. II, f.696.
  17. Akbar Shah Kan, “Tarik-e-Islam”, Karaçi, 1970, Vëll. I, f.61; Hafiz Gulam Sarwar, “Muhammad, The Holy Prophet”, Lahore, 1949, f.16.
  18. Ibn Hisham, “Al-Sirat al-Nabawijah”, Kairo, 1955 (1375), Libri I, f.145; Ibn Sad, “Al-Tabakat al-Kubra”, Beirut, 1960 (1380), Vëll. I, f.83; Ibn Xharir al-Tabari, “Tarik al-Rusul wal-Muluk”, Kairo, 1960, Vëll. II, f.240; Ibn al-Athir, “Al-Kamil fil-Tarik”, Beirut, 1965 (1385), Vëll. II, f.12; Ibn Khaldun, “Tarik”, Beirut, 1966,Vëll. II, f.698.
  19. Akbar Shah Kan, “Tarik-e-Islam”, Karaçi, 1970, Vëll. I, f.85; Hafiz Gulam Sarwar, “Muhammad, The Holy Prophet” – Muhamedi, Profeti i shenjtë, Lahore, 1949, f.18.
  20. Ibn Sad, “Al-Tabakat al-Kubra”, Beirut, 1960 (1380), Vëll. I, f.95; Ibn Hisham, “Al-Sirat al-Nabawijah”, Kairo, 1955 (1375), Libri I, faqe 110 & 156; Ibn al-Athir, “Al-Kamil fil-Tarik”, Beirut, 1965 (1385), Vëll. II, f.8.
  21. Ibn Sad, “Al-Tabakat al-Kubra”, Beirut, 1960 (1380), Vëll. I, f.95; Shibli Numani, “Siratun-Nabi”, Azamgarh (Indi), 1962, Vëll. I, f.168.
  22. Ibn Hisham, “Al-Sirat al-Nabawijah”, Kairo, 1955 (1375), Libri I, f.158; Ibn Sad, “Al-Tabakat al-Kubra”, Beirut, 1960 (1380), Vëll. I, f.99; Ibn Khaldun, “Tarik”, Beirut, 1966, Vëll. II, f.711.
  23. Ibn Hisham, “Al-Sirat al-Nabawijah”, Kairo, 1955 (1375), Libri I, f.158; Ibn Sad, “Al Tabakat al-Kubra”, Beirut, 1960 (1380), Vëll. I, f.100; Ibn Xharir al-Tabari, “Tarik al-Rusul wal-Muluk”, Kairo, 1960, Vëll. II, f.156; Ibn Khaldun, “Tarik”, Beirut, 1966, Vëll. II, f.710.
  24. A.M. Khalixhli, “Tabela krahasuese midis datave të kalendarit Hixhri me atë të kalendarit kristian”, Anxhuman-e-Tarakki-e-Urdu, Delhi, 1939; Habibur Rahman Kan Sabri, “Miftahut Takwim”, Urdu Board New Delhi, 1977, f.168; Sipas Montgomery Watt, gjithashtu, kalendari Hixhri fillon më 16 korrik, 622. Ju lutem, lexoni “Muhamedi në Mekë”, f.145; S. Amir Ali, në një masë të madhe, është i një mendje me këtë vlerësim, kur thotë: “Në vitin kur u vendos kjo epokë (ajo sipas Hixhrit), data 1 e muajit Muharrem i binte më 15 korrik, “Shpirti i Islamit”, f.49; Tor Endrju thotë: “Nga ana tjetër, ka një përputhje të plotë mendimi rreth datës së emigrimit të tij, në vitin 622, si edhe për vdekjen e tij që ndodhi dhjetë vjet më vonë, më 632” – “Muhammad the Man and His Faith” – Muhamedi, Njeriu dhe Besimi i tij, f.33. Megjithatë, data e saktë e lindjes së Profetit të Islamit është e vështirë të thuhet (sipas kalendarit kristian). Përsa i takon vitit, megjithëse shumica e autorëve (duke përfshirë edhe M. Hamidullah) janë në një mendje se ai është viti 570, ka të tjerë, (si Shibli Numani dhe Mahmud Pasha) të cilët thonë se datëlindja e Profetit Muhamed a.s. është më 571. Sipas Shibli Numanit, data e saktë është 20 prill, 571. Ju lutem, shihni “Siratun Nabi”, Vëll. I, f.171-172.
  25. Shibli Numani, “Siratun Nabi”, Azamgarh (Indi), 1962, Vëll. I, f.171; Muhamed al-Khudri, “Nur al-Jakin fi Sirat Saji dal-Murselin”, Kairo, 1328, f.9; Të dy këta autorë janë në një mendje me “Mahmud Pasha al-Falki”, i cili e ka llogaritur datëlindjen e Profetit të ndritur, më 9, të muajit Rabi ul Awwal.
  26. Al-Masudi, “Tarik”, Kairo, 1346, Vëll. I, f.398.
  27. Ibn Sad, “Al-Tabakat al-Kubra”, Beirut 1960 (1380), Vëll. I, f.99, 104.
  28. Ibn Hisham, “Al-Sirat al-Nabawijah”, Kairo, 1955 (1375), Libri I, f.158; Muhamed Husain Haikal, “Hajatu Muhamed”, f.243.
  29. Ibn Hisham, “Al-Sirat al-Nabawijah”, Kairo, 1955 (1375), Libri I, f.62-64; Ibn Xharir al-Tabari, “Tarik al-Rusul wal-Muluk”, Kairo, 1960, Vëll. II, f.158-159.
  30. Ibn Sad, “Al-Tabakat al-Kubra”, Beirut, 1960 (1380), Vëll. I, f.71; Shibli Numani, “Siratun Nabi”, Azamarh (Indi), 1962, Vëll. I, f.174; Ibn Hisham, “Al-Sirat al-Nabawijah”, Kairo, 1955 (1375), Libri I, f.167.
  31. Ibn Sad, “Al-Tabakat al-Kubra”, Beirut, 1960 (1380), Vëll. I, f.114; Shibli Numani, “Siratun Nabi”, Azamgarh (Indi), 1962, Vëll. I, f.174; Gjithashtu, shih: “Al-Isabah fi Tamjizil Sahabah”, nga Ibn Haxhar Iskalani.
  32. Ibn Hisham, “Al-Sirat al-Nabawijah”, Kairo, 1955 (1375), Libri I, f.161; Ibn Sad, “Al-Tabakat al-Kubra” Beirut, 1960 (1380), Vëll. I, f.110.
  33. Ibn Sad, “Al-Tabakat al-Kubra”, Beirut, 1960 (1380), Vëll. I, f.113; Ibn Hisham, “Al-Sirat al-Nabawijah”, Kairo, 1955 (1375), Libri I, f.166; Ibn Xharir al-Tabari, “Tarik al-Rusul wal-Muluk”, Kairo 1960, Vëll. II, f.159, 161, 165; Al-Masudi, “Tarik”, Kairo, 1346, Vëll. I, f.399; Ibn Khaldun, “Tarik”, Beirut, 1966, Vëll. II, f.711; Muhamed al-Khudri, “Nur al-Jakin fi Sirat Sajid al-Murselin”, Kairo, 1328, f.11; Sejid Sulejman Nadwi, “Siratun Nabi”, Azamgarh (Indi), 1928 (1346), Vëll. III, f.436-454; Maulana Ashik Ilahi Merrihi, “Tarik-e-Islam”, Deoband (Indi), f.39; Sheik Abdullah bin Muhamed bin ‘Abdul Wahab, “Siratu-Rasulullah”, f.13.
  34. Muhamed Husain Haikal, “Hajatu Muhamed”, f.248-249.
  35. Muhamed Husain Haikal, “Hajatu Muhamed”, f.249.
  36. Sir Sejid Ahmed Kan, “Khutbat-al-Ahmadijah”, Karaçi, 1964, f.464-468.
  37. Shih: “Siratun Nabi” (Vëll. III, f.426), nga Sejid Suleiman Nadwi, si edhe “Sharah al-Mawahib al-Ladunnijah”, nga Zurkani.
  38. Sejid Sulejman Nadwi, “Siratun Nabi”, Azamgarh (Indi), 1928, Vëll. III, f.445.
  39. 39.Sejid Sulejman Nadwi, “Siratun Nabi”, Azamgarh (Indi), 1928, Vëll. III, f.448.
  1. Po aty.
  2. Ibn Hisham, “Al-Sirat al-Nabawijah”, Kairo, 1955 (1375), Libri I, f.168; Ibn Sad, “Al-Tabakat al-Kubra”, Beirut, 1960 (1380), Vëll. I, f.116; Ibn Xharir al-Tabari, “Tarik al-Rusul wal-Muluk”, Kairo, 1960. Vëll. II, f.165-166.
  3. Ibn Sad, “Al-Tabakat al-Kubra”, Beirut, 1960 (1380), Vëll. I, f.119; Ibn Hisham, “Al-Sirat al-Nabawijah”, Kairo, 1955 (1375), Libri I, f.169; Ibn Xharir al-Tabari, “Tarik al-Rusul wal-Muluk”, Kairo, 1960, Vëll. II, f.166; Ibn Al-Athir, “Al-Kamil fil Tarik”, Beirut, 1965 (1385), Vëll. II, f.37.
  4. Ibn Hisham, “Al-Sirat al-Nabawijah”, Kairo, 1955 (1375), Libri I, f.179; Ibn Xharir al-Tabari, “Tarik al-Rusul wal-Muluk”, Kairo, 1960, Vëll. II, f.239.
  5. Ibn Sad, “Al-Tabakat al-Kubra”, Beirut, 1960 (1380), Vëll. I, f.126; Shibli Numani, “Siratun Nabi”, Azamgarh (Indi), 1962, f.177.
  6. Ibn Xharir al-Tabari, “Tarik al-Rusul wal-Muluk”, Kairo, 1960, Vëll. II, f.278; Ibn al-Athir, “Al-Kamil fil Tarik”, Beirut, 1965 (1385), Vëll. II, f.37.
  7. Ibn Xharir al-Tabari, “Tarik al-Rusul wal-Muluk”, Kairo, 1960, Vëll. II, f.277; Ibn al-Athir, “Al-Kamil fil Tarik”, Beirut, 1965 (1385), Vëll. II, f.27; Ibn Khaldun, “Tarik”, Beirut, 1966, Vëll. II, f.712.
  8. Ibn Hisham, “Al-Sirat al-Nabawijah”, Kairo, 1955 (1375), Libri I, f.171-172; Ibn Xharir al-Tabari, “Tarik al-Rusul wal-Muluk”, Kairo, 1960, Vëll. II, f.277; Ibn al-Athir, “Al-Kamil fil Tarik”, Beirut, 1965 (1385), Vëll. II, f.37.
  9. Ibn Xharir al-Tabari, “Tarik al-Rusul wal-Muluk”, Kairo, 1960, Vëll. II, f.278. Për më tepër hollësi, shih, gjithashtu: “Al-Sirat al-Nabawijah”, nga Ibn Hisham.
  10. Imam Tirmidhi, rreth këtij hadithi, shkruan: “Ky është një Hadith Hasan & Garib. Ne e njohim atë vetëm nëpërmjet Sanadit. Allamah Shibli Numani, në librin e tij “Siratun Nabi”, ka kritikuar zinxhirin joautentik të tregimtarëve (“Sanad”) të këtij hadith: Allamah Ibn al-Kajim, gjithashtu, ka përshkruar dobësinë në “Sanadin” e këtij hadithi: “Zad-al-Ma’ad”, Vëll. I, f.18.
  11. Ibn Sad, “Al-Tabakat al-Kubra”, Beirut, 1960 (1380), Vëll. I, f.155; Ibn Xharir al-Tabari, “Tarik al_Rusul wal-Muluk”, Kairo, 1960, Vëll. II, f.278; Ibn al-Athir, “Al-Kamil fil Tarik”, Beirut, 1965 (1385), Vëll. II, f.38.
  12. Ibn Hisham, “Al-Sirat al-Nabawijah”, Kairo, 1955 (1375), Libri I, f.186; Ibn Sad, “Al-Tabakat al-Kubra”, Beirut, 1960 (1380), Vëll. I, f.82; Shibli Numani, “Siratun-Nabi”, Azamgarh (Indi), 1962, Vëll. I, f.181.
  13. Ibn Hisham, “Al-Sirat al-Nabawijah”, Kairo, 1955 (1375), Libri I, f.186.
  14. Ibn Sad, “Al-Tabakat al-Kubra”, Beirut, 1960 (1380), Vëll. I, f.128; Shibli Numani, “Siratun Nabi”, Azamgarh (Indi), 1962, Vëll. I, f.183.
  15. Ibn al-Athir, “Al-Kamil fil Tarik”, Beirut, 1965 (1385), Vëll. II, f.41.
  16. Ibn Hisham, “Al-Sirat al-Nabawijah”, Kairo, 1955 (1375), Libri I, f.198; Ibn Xharir al-Tabari, “Tarik al-Rusul wal-Muluk”, Kairo, 1960, Vëll. II, f.290; Ibn Sad, “Al-Tabakat al-Kubra”, Beirut, 1960 (1380), Vëll. I, f.156.
  17. Sunan Abi Dawud, “Kitab al-Adab”, Vëll. II, f.326; Shibli Numani, “Siratun Nabi”, Azamgarh (Indi), 1962, Vëll. I, f.186.
  18. Isabah fi Tamjiz al-Sahabah”, Vëll. V, f.253; Shibli Numani, “Siratun Nabi”, Azamgarh (Indi), 1962, Vëll. I, f.187.
  19. Ibn Hisham, “Al-Sirat al-Nabawijah”, Kairo, 1955 (1376), Libri I, f.188; Ibn Sad, “Al-Tabakat al-Kubra”, Beirut, 1960 (1380), Vëll. I, f.130.
  20. Ibn Hisham, “Al-Sirat al-Nabawijah”, Kairo, 1955 (1375), Libri I, f.188; Ibn Sad, “Al-Tabakat al-Kubra”, Beirut, 1960 (1380), Vëll. I, f.156 & 130; Ibn Khaldun, “Tarik”, Beirut, 1966, Vëll. II, f.712; Tabari e ka përmendur atë, gjithashtu, shkurt (Vëll. II, f.180); Gjithashtu, shih “Al-Kamil fil Tarik”, nga Ibn al-Athir, Vëll. II, f.39.
  21. Ibn Sad, “Al-Tabakat al-Kubra”, Beirut, 1960 (1380), Vëll. I, f.131; Ibn al-Athir, “Al-Kamil fil Tarik”, Beirut, 1965 (1385), Vëll. II, f.40; Ibn Xharir al-Tabari, “Tarik al-Rusul wal-Muluk”, Kairo, 1960, Vëll. II, f.281.
  22. Ibn Hisham, “Al-Sirat al-Nabawijah”, Kairo, 1955 (1375), Libri I, f.189; Ibn Sad, “Al-Tabakat al-Kubra”, Beirut, 1960 (1380), Vëll. I, f.131-133; Ibn Xharir al-Tabari, “Tarik al-Rusul wal-Muluk”, Kairo, 1960, Vëll. II, f.281; Ibn al-Athir, “Al-Kamil fil Tarik”, Beirut, 1965 (1385), Vëll. II, f.39; Ibn Khaldun, “Tarik”, Beirut, 1966, Vëll. II, f.712.
  23. Ibn Hisham, “Al-Sirat al-Nabawijah”, Kairo, 1955 (1375), Libri I, f.197; Ibn Sad, “Al-Tabakat al-Kubra”, Beirut, 1960 (1380), Vëll. I, f.146; Ibn Xharir al-Tabari, “Tarik al-Rusul wal-Muluk”, Kairo, 1960, Vëll. II, f.290; Ibn al-Athir, “Al-Kamil fil Tarik”, Beirut, 1965 (1385), Vëll. II, f.45; Ibn Khaldun, “Tarik”, Beirut, 1966, Vëll. II, f.713.
  24. Ibn Sad, “Al-Tabakat al-Kubra”, Beirut, 1960 (1380), Vëll. I, f.145; Ibn Hisham, “Al-Sirat al Nabawijah”, Kairo, 1955 (1375), Libri I, f.192; Ibn Xhabir al-Tabari, “Tarik al-Rusul wal-Muluk”, Kairo, 1960, Vëll. II, f.283; Ibn al-Athir, “Al-Kamil fil Tarik”, Beirut, 1965 (1385), Vëll. II, f.42; Ibn al-Khaldun, “Tarik”, Beirut, 1966, Vëll. II, f.713.
  25. Shibli Numani, “Siratun Nabi”, Azamgarh (Indi), 1962, Vëll. I, f.191.
  26. Po aty.
  27. Ibn Hisham, “Al-Sirat al-Nabawijah”, Kairo, 1955 (1975), Libri I, f.183; Ibn Khaldun, “Tarik”, Beirut, 1966, Vëll. II, f.711.
  28. Ibn Hisham, “Al-Sirat al-Nabawijah”, Kairo, 1955 (1375), Libri I, f.76.
  29. Ibn Hisham, “Al-Sirat al-Nabawijah”, Kairo, 1955 (1375), Libri I, f.123.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu