Të ankohesh, të përsërisësh të njëjtat gjëra, është model të menduari. Nëse mbani syzet e ankimit ju do të gjeni diçka apo dikë nga i cili të ankoheni. Kjo është një lloj përzgjedhjeje në një konceptim normal.  

Të ankohesh nga trafiku, nga një sjellje e padëshiruar e një shoku (shoqeje), çezma që pikon, egoja e shefit, llafet e tepërta të gruas/burrit, retë që fshehin diellin e shumë të tjera; shkaqet e ankesës nuk mbarojnë asnjëherë.

Të ankohesh nuk është asgjë tjetër përveç përsëritjes në mendje të një ngjarjeje e cila ka ndodhur më parë dhe dhimbjes së ndjerë nga krahasimi i saj me një ngjarje e cila nuk ka ndodhur asnjëherë por thjesht është krijuar si një iluzion në mendjen tuaj.

Dy vëllezër po ngjiteshin majës së një mali por para tyre u shfaq një lumë të cilin duhej ta kalonin. Sapo bëheshin gati të kalonin në anën tjetër të lumit erdhi një grua. Gruaja vinte nga fshati poshtë malit dhe nuk e njihnin mirë. Ajo nuk arrinte të kalonte në anën tjetër të lumit nga frika e ujit. “Ta ndihmojmë zonjën të kalojë në anën tjetër?”, e kishte pyetur vëllai i vogël vëllain e madh. “Jo, ç’do të mendojnë të tjerët pastaj për ne, do të mendojnë se kemi lidhje me atë grua, le të qëndrojmë larg saj”, ishte përgjigjur ai. Por, vëllai i vogël nuk mundi të duronte dhe kështu e mbarti gruan mbi shpinë dhe e kaloi në anën tjetër të lumit. Më pas gjithsecili vazhdoi rrugën e tij.

Pas disa orëve kur vëllezërit arritën në majë të malit vëllai i madh akoma vazhdonte të ankohej për veprimin e vëllait të vogël. “Pse e bëre, nuk duhej ta kishe bërë”. Vëllai i vogël nuk mundi të duronte më dhe iu kthye: “Vëlla i dashur, unë e lashë atë grua te lumi para disa orësh kurse ti vazhdon akoma ta mbartësh në shpinë, ule tani.”

Mund të mos ju pëlqejë diçka, nëse mund të bëni diçka për ta ndryshuar ndryshojeni. Por nëse nuk e ndryshoni atëherë duhet të hiqni dorë. Përkundrazi çdo ankesë do të përjetohet, ripërsëritet në mendjen tuaj dhe ju do të përjetoni të njëjtat ndjenja negative.

Kur ankohemi për diçka apo ngjarje dhe këtë ia themi personit përballë nesh në të vërtetë çdo herë ia përsërisim vetes sonë. Dhe kjo e lodh njeriun. Ndonjëherë njeriu ankohet për gjëra aq të vogla saqë harron të falënderojë për mirësitë që ka në duar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here