Jeta reale ngrihet e qëndron nëpërmjet dijes dhe njohjes. Kushdo që neglizhon dhe nuk u kushton vëmendje studimit dhe mësimdhënies, ai ka vdekur edhe nëse akoma është gjallë; sepse qëllimi më i lartë për krijimin e njeriut është studimi, meditimi, fitimi i njohjes dhe përhapja dhe rrezatimi i saj tek të tjerët.
Ajo çfarë gjejmë në të “Mesmen e Artë Islame” shfaq shenjën dhe veçorinë të cilat i gjen, me të vërtetë, madje edhe tek aspektet më të pjesshëm me të cilat karakterizohet metodologjia islame dhe dallohet prej të gjitha metodave të tjera prej medhhebeve – shkollave ideologjike – legjislacioneve dhe filozofive. Me këtë të “Mesme të Artë” u ndërtua Civilizimi Islam në të gjitha vlerat e standardet, në burimet, në pikat e referimit dhe në të gjitha detajet dhe aspektet e veçantë. Madje, ne do të mund të thoshim: “Kjo e Mesme e Artë, në lidhje me metodologjinë islame dhe me civilizimin e tij, është ‘Xhami i tij zmadhues’ për rrezet e dritës së tij, për këndin e vështrimit të tij si metodologji dhe për pikëpamjen e tij.”
E “Mesmja e Artë” e ka arritur dhe e arrin këtë rang, sepse ajo i refuzon tejkalimin e padrejtë dhe ekstremin e kotë. Ajo përfaqëson natyrën njerëzore para se ta kërcënojnë e cenojnë ngjarjet e papritura dhe fatkeqësitë e zakonshme. Natyra njerëzore, në thjeshtësinë e saj, me intuitën e saj, me thellësinë dhe me vërtetësinë e shprehjes së saj, mishëron natyrën e bashkëlindur të cilën Allahu e ka ngulitur te njerëzit. Ajo është ngjyrimi i Allahut. Allahu deshi që e “Mesmja e Artë” të ishte ngjyrimi i Umetit Islam dhe karakteristika më e veçantë e metodologjisë së reformimit nëpërmjet Islamit. Allahu xh.sh. thotë: “Kështu, Ne ju kemi bërë një bashkësi të drejtë, që të bëheni dëshmitarë përmbi njerëzit dhe që i Dërguari të jetë dëshmitar përmbi ju.” (el-Bekare, 2: 143)
E “Mesmja e Artë” është e vërteta midis dy kotësive; është drejtësia midis dy padrejtësive; është maturia midis dy ekstremeve; është qëndrimi i drejtë që i përfshin të gjitha anët e vërtetësisë, drejtësisë dhe maturisë; është refuzuesi i ekstremit qoftë si tepri “Ifrat”, ose si mangësi “Tefrit”, sepse ekstremi që shmanget prej së “Mesmes së Artë” është anshmëri nga ana e stërmadhuesve për te njëri prej poleve të fenomenit; dhe duke qëndruar te njëra prej dy pjatave të peshores i mungon ndërmjetësimi i së “Mesmes së Artë Gjithëpërfshirëse Islame” si dhe i mungojnë kapacitetet e dëshmisë dhe të dëshmuesve.
Kjo e “Mesme e Artë Gjithëpërfshirëse Islame” nuk është ajo që e mendojnë njerëzit e zakonshëm si “mungesa e një qëndrimi të qartë dhe të përcaktuar ndaj çështjeve dhe problemeve”, sepse ai qëndrim është më i vështiri, i cili jo vetëm nuk anon me lehtësi te njëri prej dy poleve, por ai qëndrim është krejtësisht i pastër dhe i përjashtuar prej kuptimeve të “vulgarizuara” që përhapen prej treguesve dhe konceptimeve të terminologjisë së tyre mes masave të njerëzve. Gjithashtu ajo nuk është e “mesmja e artë aristoteliane”, siç e mendojnë shumë prej njerëzve të kulturuar, prej studiuesve të filozofisë perëndimore dhe studentëve të saj, sepse të mesmen aristoteliane, të cilën e pa Aristoteli (322-384 para Krishtit), se “virtyti është e mesmja midis dy ekstremeve të ligësisë”, në traditën aristoteliane është e krahasueshme me “pikën e fushës sportive” që ndan dy anët e fushës – dy ligësitë – në distancë të barabartë, duke garantuar për fushën mesin dhe të mesmen. Ajo është një pikë që ka të bëjë me sportin; është një qëndrim i palëvizshëm dhe është diçka tjetër që nuk ka lidhje me dy polet – anët – që të vendoset në mes, në qendër.
E “Mesmja e Artë” nuk është kështu në terminologjinë Islame. Në konceptimin Islam e “Mesmja e Artë” është, me të vërtetë, një qëndrim tjetër i ri; ama qëndrimi i tij në mes, midis dy të kundërtave përballë njëra-tjetrës; nuk do të thotë se ai është burimi i lidhjes me veçoritë e tyre, me pjesët dhe elementet përbërës të tyre; ajo është e kundërta e atyre të dyjave, por jo në çdo gjë. Kundërshtimi i saj me ato të dyja qëndron në refuzimin e kufizueshmërisë dhe mbylljes në veçoritë e pikërisht polit dhe duke përjashtuar të tjerët veç tij; qëndron në refuzimin e shikimit vetëm me një sy, duke parë veçse një pol të vetëm; qëndron në refuzimin e tij anshmërinë e stërmadhuesit dhe stërmadhimin e anshmërisë. Prandaj, ai është një qëndrim i tretë i ri. Tipari i tij dallues dhe forca e tij e shfaqin vetveten në faktin se ajo i bën bashkë dhe i jep formë çfarëdo gjëje që mund të mbledhë e formojë – si një simetri jo të papajtueshme dhe jo të trilluar – prej veçorive, pjesëve dhe elementeve përbërës që ndodhen në të dy polet e kundërt. Kështu ajo është një e “Mesme e Artë ‘Gjithëpërfshirëse’” që dallohet nga ajo të cilën e shprehu filozofi i Grekëve.
E MESMJA E ARTË GJITHËPËRFSHIRËSE
Drejtësia në të “Mesmen e Artë” është drejtësia midis dy padrejtësive. Peshorja nuk mund të drejtpeshojë, duke injoruar njërën prej dy pjatave të saj dhe as duke u veçuar prej atyre të dyjave, ashtu siç nuk mund të drejtohet ajo nëpërmjet anshmërisë te njëra prej dy pjatave të saj. Ajo do të drejtohej veçse nëpërmjet së “Mesmes së Artë Gjithëpërfshirëse”, e cila grumbullon gjykimin e drejtë prej të vërtetave, prej realiteteve, argumenteve dhe shpjegimeve të të dyja palëve kundërshtuese ndaj njëra-tjetrës, dy pjatave të peshores. Për këtë arsye, Profeti Muhamed a.s. tha: “E Mesmja e Artë është drejtësia, ‘Kështu, Ne ju kemi bërë një bashkësi të drejtë’, të së Mesmes së Artë’”. (Transmeton Imam Ahmedi). Ky ishte interpretimi për realitetin e konceptimit të së “Mesmes së Artë në Islam”.
Në Dritën e këtij kuptimi islam për terminologjinë e së “Mesmes së Artë” – kuptim i cili e dallon, duke e përshkruar atë me termin “Gjithëpërfshirës” – ne i lexojmë ajetet kur’anore që aludojnë për këtë veçori prej veçorive të metodologjisë islame lidhur me reformimin. Atëherë Umeti Islam janë: “Dhe ata që, kur shpenzojnë, nuk janë as dorëshpuar, as dorështrënguar, por i përmbahen së mesmes”. (El-Furkan, 25:67). Për rrugën e drejtë të së “Mesmes së Artë” aludojnë shumë ajete kur’anore, si këto: “Jepuni të afërmve, të varfrit dhe udhëtarit të drejtën e tyre, por mos bëni shpenzim të tepruar”. “Mos e shtrëngo dorën, as mos u bëj dorëshpuar e të mbetesh i qortuar dhe i mjerë” (El-Isra’, 17:26, 29). Atëherë, mos ji, as si monarkizmi i krishterë, as si asketizmi i të huajve dhe as si kafshëria epshore e shkëputja prej detyrimeve.
Nëse ne do të dëshironim të njihnim dallimin e madh, të cilin e mishëron e “Mesmja e Artë Gjithëpërfshirëse”, dhe të njihnim vërtetësinë dhe sigurinë e tij për metodologjinë islame në reformim si dhe gjithanshmërinë që përçon ndikimet e saj kur ajo respektohet, zbatohet e vihet në praktikë, ne do të mundeshim ta bënim këtë, kur perceptojmë se si kjo e “Mesme e Artë” ka shfaqur dhe shfaq, në lidhje me reformimin islam, brezin e shpëtimit, duke e mbrojtur prej sfilitjes, copëzimit, shpërbërjes dhe dualizmit kontradiktor, ashtu siç ndodhi në civilizimet e tjerë dhe kryesisht në civilizimin perëndimor. Nëpërmjet kësaj të “Mesmeje të Artë Gjithëpërfshirëse” metodologjia islame nuk e ka njohur kontradiktën për të cilën civilizimi nuk ka gjetur zgjidhje mes: Shpirtit dhe trupit, kësaj bote dhe botës tjetër, fesë dhe shtetit, subjektivizmit dhe objektivizmit, individit dhe shoqërisë, idesë dhe realitetit, lëndores dhe ideales, synimeve dhe mjeteve, të qëndrueshmes dhe të ndryshueshmes, të vjetrës dhe të resë, arsyes dhe njohurisë së transmetuar, të vërtetës dhe forcës, ixhtihadit dhe taklidit (arsyetimit deduktues dhe imitimit), fesë dhe shkencës, deri te më e fundit e dualiteteve, tek të cilat, kur metoda studimore kërkonte pjesën e së “Mesmes së Artë Gjithëpërfshirëse”, ndodhi ndarja e madhe dhe e mirënjohur në filozofinë e civilizimit perëndimor te “materialistët” , “idealistët”, “materia”, “idealizmi”; te “racionalistët”, “teologët”, “fetarët”, “filozofët” dhe “besimtarët”, qysh prej kohëve të grekëve të lashtë të atij civilizimi deri në rilindjen moderne të tij dhe gjer te realiteti i tij bashkëkohor.
E “Mesmja e Artë Gjithëpërfshirëse Islame” ka shfaqur për metodologjinë e reformimit islam brezin e shpëtimit, duke e mbrojtur prej këtyre dualiteteve, prej copëzimeve dhe ekstremeve të tyre. Për këtë arsye ka qenë kriteri për islamizimin e metodave studimore dhe ideologjike si dhe për metodat e reformimit nëpërmjet Islamit. Thirrja reformatore e Imam Muhamed Abduh rrezatoi në fillimet e shekullit të katërmbëdhjetë, sipas Hixhretit, në një realitet civilizues që dallohej me mbisundimin e plogështisë, ngurtësisë dhe imitimit në rrethet e studentëve të shkencës fetare – dhe ky ishte një ekstrem që e bllokonte fenë dhe reformimin Islam, duke i fshehur prej realitetit të jetës – dhe krijoi vërtet një boshllëk fetar në këtë realitet, duke e larguar metodologjinë e reformimit islam prej qenies së saj si rruga e Umetit për rilindje e progres. Gjithashtu, ky realitet civilizues u dallua me avancimin e modelit perëndimor në progresin dhe modernizimin te vendet islame në lindje, me atë model që erdhi në vendet tona nëpërmjet kalorësve perëndimorë modernë pushtues e kolonizatorë të botës islame. Ai model sigurisht dallohej me stërmadhimin tepër ekstrem. Kjo kuptohet kur ai anoi te bota e dukshme, duke refuzuar botën e padukshme, te dynjaja përballë fesë, tek individualizmi përballë kolektivit, te toka, duke refuzuar dominimin e qiellit dhe sheriatin e tij, te materia dhe pozitivizmi përballë shpirtit, te forca përballë së drejtës, te konflikti në vend të luftës mbrojtëse, dhe anoi tek arsyeja përballë njohurisë së transmetuar dhe ndërgjegjes. Ky model perëndimor e mbushi hapësirën filozofike, kulturore dhe politike me një shumësi të madhe “dualitetesh kontradiktore” të cilat shprehën dhe shprehin stërmadhimin e mangësisë “tefrit” përballë stërmadhimit të teprisë “ifrat” të cilat mishëruan ngurtësinë, mendimin dhe imitimin që mbisundonin mes studentëve të shkencave fetare në vendet e lindjes islame në atë periudhë historike.
“E ‘Mesmja e Artë Gjithëpërfshirëse’ është metodologjia e Islamit në jetë, në të gjitha fushat e ndryshme të jetës individuale dhe shoqërore, sepse myslimani mund t’i kuptojë dhe t’i zbatojë ato në fushat e tjera.”
“E ‘Mesmja e Artë Gjithëpërfshirëse Islame’ ka mishëruar për civilizimin tonë dhe për metodologjinë e reformimit Islam brezin e shpëtimit, duke e mbrojtur prej dualiteteve, copëzimeve dhe ekstremeve të tyre.”
Për shmangien dhe ftohjen e të dyja qëndrimeve – domethënë, për plogështinë e studentëve të shkencave fetare dhe për mohimin e studentëve të shkencave perëndimore – ndaj metodologjisë së të “Mesmes së Artë Islame” në reformim dhe rizgjim, imam Muhamed Abduh ngulmoi në dallimin e metodës së tij reformatore nëpërmjet së “Mesmes së Artë Gjithëpërfshirëse Islame”. Ai shkroi rreth dallimit të qëndrimit të tij, të metodës dhe thirrjes së tij nëpërmjet kësaj të “Mesmeje të Artë”, nga njerëzit e plogësht, të ngurtë, dhe të imitimit të asaj që është trashëguar, dhe nga njerëzit e ngurtë dhe të imitimit të asaj që erdhi nga perëndimi, dhe tha: “Unë kam pasur pikëpamje të kundërta lidhur me thirrjen (domethënë, me metodën e tij të reformimit), duke kundërshtuar mendimin e dy grupeve të mëdha prej të cilave përbëhet trupi i Umetit: Kundra studentëve të shkencave fetare dhe atyre të ngjashëm me ta dhe kundra studentëve të shkencave dhe arteve të këtij shekulli dhe atyre që janë të ngjashëm me ta.” Pastaj ai u shpreh se, kjo e “Mesme e Artë”, tek e cila ai anoi dhe me të cilën dallohet metoda e tij reformatore, nuk është një zgjedhje personale, por ajo është metodologjia e Islamit, me të cilën ajo dallohet nga stërmadhimi ekstrem që goditi njerëzit e legjislacioneve të tjerë. “Vërtet u shfaq Islami, as thjesht shpirtërore, dhe as trupore e ngurtë, por njerëzore e drejtë, e “Mesme e Artë” midis atyre të dyjave, duke marrë pjesë prej të dyjave; ai iu shtua dhe iu rrënjos aq shumë natyrës njerëzore, saqë nuk i është rrënjosur kaq shumë të tjerëve. Për këtë arsye ajo e quajti vetveten ‘Feja e Natyrës Njerëzore’, gjë të cilën ia njohën edhe armiqtë e saj sot, duke e konsideruar atë si shkollën e parë nëpërmjet së cilës u ngjitën fiset berbere në shkallën e civilizimit.”
Kështu, e “Mesmja e Artë” është karakteristika dalluese e Islamit; është shkaku që e bëri Islamin fenë e natyrës së drejtë njerëzore; ajo pati për të shkallën e ngjitjes në rrugën e civilizimit, madje me dëshminë e armiqve para dëshmisë së miqve. Nëpërmjet kësaj të “Mesmeje të Artë” me të cilën u dallua Islami, u dallua edhe Umeti Islam prej popujve të legjislacioneve të mëparshëm, disa prej të cilave u ndryshuan e anuan në ekstremin shpirtëror; dhe siç u shpreh Muhamed Abduh: “Kjo qe për shkak se njerëzit para shfaqjes së Islamit ishin në dy grupe: Njërit grup i imponoheshin traditat materiale, duke u interesuar veçse për pjesën trupore, si hebrenjtë dhe mushrikët; ndërsa grupit tjetër u përcaktoheshin me detyrim vetëm traditat shpirtërore, braktisja e dynjasë dhe gjithçka që ajo përfshinte prej kënaqësive trupore, si Krishterët, Sabeanët, grupimet prej idhujtarëve të Indisë dhe njerëzit e trajnimit shpirtëror. Ndërsa për Umetin Islam Allahu xh.sh. i bëri bashkë në fenë e tij dy të drejta: Të drejtën e shpirtit dhe të drejtën e trupit. Kështu ai është shpirtëror-trupor. Nëse do të dëshiroje, do të mund të thoshe se, Ai xh.sh. i dha atij Umeti të gjitha të drejtat njerëzore; prandaj njeriu është trup dhe shpirt, shtazor dhe engjëllor, sikur Ai të thoshte: ‘Ne ju bëmë ju një Umet të së Mesmes së Artë, me qëllim që të njihni dy të drejta dhe të arrini dy plotësi.’” Meqenëse Suneti Profetik është shpjegimi profetik i elokuencës së Kur’anit, atëherë Suneti i të Dërguarit të Zotit dhe rruga e tij në vepra dhe fjalë ishin mishërimi i metodologjisë të së “Mesmes së Artë Islame”. Është e mjaftueshme për ne nëse do t’i shqyrtonim biografinë e tij fisnike dhe fjalët e tij, të tilla si: “Me të vërtetë kjo Fe është e fortë, prandaj hyni tek ajo me butësi, trajtojeni atë me lehtësi e kujdes.” (Transmeton Imam Ahmedi). “Sigurisht, Feja e Zotit xh.sh është lehtësi.” (Transmeton Buhariu). “Me të vërtetë Allahu xh.sh nuk më dërgoi mua si qortues të ashpër, por Ai më dërgoi si lehtësues.” (Transmetojnë Muslimi dhe Imam Ahmedi). Rrëfehet nga Aisheja, Allahu qoftë i kënaqur prej saj: “Sa herë që i Dërguari i Zotit bëhej të zgjidhte midis dy çështjeve në Islam, ai do të zgjidhte më të lehtën e atyre të dyjave sa kohë që ajo çështje nuk ishte mëkat; por në qoftë se ajo do të ishte mëkat, atëherë ai do të ishte më i larguari i njerëzve prej saj.” (Transmeton Buhariu)
E MESMJA E ARTË ËSHTË METODOLOGJIA E ISLAMIT
Meqenëse kjo e “Mesme Artë Gjithëpërfshirëse” është metodologjia e Islamit në jetë, në fushat e ndryshme të jetës individuale dhe shoqërore, arsyeja e myslimanit mund ta kuptojë e ta zbatojë atë në fushat e tjera.
Atëherë, “Bujaria” nuk është një sjellje dhe një qëndrim krejtësisht i huaj ndaj dy poleve të kundërt, “Koprracisë” dhe “Prishjes pa hesap”, por i bën bashkë, duke përfshirë, prej atyre të dyjave, veçoritë e kësaj bujarie dhe përbërësit e saj nëpërmjet grumbullimit prej sasisë së “kursimit dhe ekonomizimit” si dhe prej sasisë së “dhënies dhe shpenzimit”. Kështu, ky është një bashkim i elementeve të së vërtetës dhe të së drejtës prej dy poleve të kundërt.
Po ashtu “Trimëria”. Ne e gjejmë të “Mesmen e Artë” të saj midis “frikës” dhe “zemërimit të tërbuar”; por ajo është një bashkuese midis sasisë së “paralajmërimit” të frikacakut dhe sasisë së “trimërisë” së gjaknxehtit të papërmbajtur, duke mos anuar tek asnjëra prej dy të kundërtave dhe as duke qenë krejtësisht e ndryshme nga ato të dyja.
Në filozofinë e Islamit lidhur me pasuritë, mallrat dhe ekonominë, ne e gjejmë “caktimin e zëvendësuesit” si të “Mesmen e Artë” midis “lirisë absolute” në pasuritë dhe midis “mohimit të plotë të lirisë” në pasuri. Kështu, njeriu është pronar dhe i lirë, është trashëgues, investues, shpenzues dhe përfitues, por si përfaqësues dhe zëvendës në pronësinë shoqërore prej Pronarit të Vërtetë Absolut, i Cili është Allahu xh.sh. Të gjitha pasuritë dhe pronat gjykohen nëpërmjet të drejtave të Allahut dhe detyrimeve të Tij, të cilat obligojnë barazi, përgjegjësi dhe solidaritet midis Umetit.
Lidhur me qëndrimin ndaj dallimit të njerëzve në shtresat shoqërore, Islami qëndron në të “Mesmen e Artë Gjithëpërfshirëse” midis “lirisë absolute”, e cila shkakton dallimin midis shtresave, dhe midis “utopizmit” që u ra shoqërive pa klasa. Atëherë është e natyrshme dhe e domosdoshme – duke u bazuar në dallimin e shtresave, synimeve dhe përpjekjeve – që njerëzit të jenë të dalluar në fitime dhe në pjesë, ama e “Mesmja e Artë” obligon që ky dallim të qëndrojë te caqet e barazisë dhe të solidaritetit, gjë e cila e bën Umetin si një trup të vetëm, gjymtyrët e të cilit solidarizohen, pavarësisht dallimit të rëndësisë, dhënies dhe nevojave të secilës prej këtyre gjymtyrëve.
Imam Ali bin Ebi Talib, Allahu qoftë i kënaqur me të, në kohën e kalifatit të tij, i tha valiut të tij për Egjiptin, El-Eshter En-Nahij: “Dije se njerëzit përbëhen prej klasave të ndryshme; progresi i njërit varet nga progresi i tjetrit; dhe askush nuk mund t’ia dalë të jetë i pavarur prej tjetrit”.
Në lidhje me marrëdhëniet midis civilizimeve, e “Mesmja e Artë Islame” paraqet metodologjinë e “bashkëveprimit” që është e “Mesmja e Artë” mes stërmadhimit ekstrem në “izolim e mbyllje” dhe mes “ndjekjes dhe imitimit”. Kështu në “bashkëveprim” ka frymëzim për cilindo në atë që është një pjesëmarrje e përgjithshme njerëzore, pavarësisht dallimit në veçoritë që lidhen me identitetet, besimin dhe kulturën.
Gjithashtu, e “Mesmja e Artë” është metodologjia e “luftës mbrojtëse” kur prishet ekuilibri në marrëdhëniet mes civilizimeve, po ashtu edhe mes shtresave, sepse kjo – lufta mbrojtëse – është rruga e mesme, e cila mishëron lëvizjen shoqërore që largon pasojat dhe i rikthen marrëdhëniet në nivelin e ekuilibrit dhe të drejtësisë, duke ruajtur pluralizmin dhe dallimin mes grupeve të ndryshme. Lufta mbrojtëse është rruga e mesme mes “mosreagimit”, i cili sjell pasoja duke i bërë ato më të rënda, dhe mes “konfliktit” në të cilin i forti hedh përtokë të dobëtin dhe u jep fund pluralizmit, dallimit dhe diversitetit. Kur’ani Fisnik e ka refuzuar metodën e “konfliktit”, sepse ai zhduk rregullin e pluralizmit dhe të diversitetit, “…u shkatërrua nga një furtunë shungulluese e rreptë, të cilën Allahu ua dërgoi atyre shtatë net dhe tetë ditë pareshtur. Atëherë mund t’i vëreje njerëzit të përmbysur si trungjet e hurmave të kalbura. A sheh ndonjë gjurmë të tyre?” (El-Hak’kah, 69: 6-8). Kurse “lufta mbrojtëse” është një lëvizje që ekuilibron qëndrimet, duke bërë që të ruhen pluralizmi, diversiteti dhe dallimi, “Nuk barazohet e mira me të keqen! Të keqen ktheje me të mirë e atëherë armiku yt do të të bëhet menjëherë mik i ngushtë.” (Fussilet, 41: 34)
Kjo e “Mesme e Artë Gjithëpërfshirëse Islame” është ngjyrimi i Allahut, të cilin Ai e deshi për Umetin Islam; është natyra islame e pastruar prej rastësive, aksidentaleve dhe pasojave; është xhami zmadhues i shikimit për pjesët përbërëse të metodologjisë islame dhe për shenjat dhe veçoritë e konceptimit të tij për “mendimin” e “jetën”. Allahu xh.sh. thotë: “Kështu, Ne ju kemi bërë një bashkësi të drejtë, që të bëheni dëshmitarë përmbi njerëzit dhe që i Dërguari të jetë dëshmitar përmbi ju.” (El-Bekare, 2: 34). Gjithashtu, Profeti Muhamed a.s. tha: “El-Uasat – e Mesmja e Artë – është drejtësia; ‘….Ne ju bëmë ju një Umet të së Mesmes së Artë…”.
Dr. Muhamed Amareh