Të treguarit interesim, qoftë në mënyrë individuale ose kolektive, lidhur me ndonjë çështje, është diçka që ndodh nga natyra e njeriut.
Rasti që festohet mund të jetë një ngjarje që ndodh në të tashmen, ose që ka ndodhur në të shkuarën, ose që pritet të ndodhë në të ardhmen. Nga festimet për një ngjarje të tashme bëjnë pjesë gëzimi kur ai bëhet synet, gëzimi i martesës që kur ajo lidhet e deri në ceremoninë përmbyllëse të saj, gëzimi që shfaqet për pritjen e një miku dhe për ardhjen e dikujt, gëzimi për suksesin në provime ose për fitoren në betejë, për bollëk në prodhime dhe të korra etj. Pra, këto ngjarje e të tjera të ngjashme me këto mund të kremtohen e festohen.
Nga festimet e të shkuarës është të kujtosh ato ngjarje që kanë ndodhur në vende e në kohë të caktuara; kujtesa i sjell ndërmend ato ngjarje me qëllim që të përtërihet gëzimi e kënaqësia për to, ose që të nxirren mësime e këshilla prej atyre ngjarjeve.
Nga festimet që priten të ndodhin, është përshembull, përgatitja për të pritur një njeri të dashur. Fjala arabe ‘Id’, ‘Ijad’ (عِيدٌ، عِيادٌ) që në shqip përkthehet – festë, ditë feste, emërton dhe përcakton diçka që kthehet e përsëritet, e cila në të shumtën e rasteve është në nivel kolektivi (grupi) cilido që të jetë ky kolektiv, familje, banorët e një fshati, qyteti apo krahinë e shtetit.
Rastet të cilat festohen mund të lidhen me të shkuarën dhe përtërihet kujtimi i tyre; ato mund të jenë ngjarje që ripërtërihen vetë dhe festohen sa herë që ato ndodhin. Shembulli i parë është si përkujtimi i themelimit të shtetit ose zhvillimi i ndonjë beteje ose marrja në dorë e pushtetit. Ndërsa për të dytën janë shembujt si festivalet në të cilat jepen dhurata për njerëzit e shquar në fushën e shkencës, në prodhim, në arritjen e ndonjë rezultati ose në ndonjë fushë tjetër.
Këto raste të cilat festohen mund të jenë thjesht raste që lidhen me këtë botë, ato mund të jenë fetare, ose te ato ka ndonjë damar feje si domosdoshmëri e mosndarjes së plotë midis çështjeve të dynjasë dhe atyre të fesë. Islami në lidhje me atë që i përket dynjasë nuk të ndalon. Islami ndalon ato raste, kremtimi i të cilave nuk ka motive e qëllime të mira, kur në to ka shfaqje që dalin nga caqet e sheriatit ose shkaktojnë rezultate negative. Sa për ato që lidhen me fenë, festimi i tyre mund të jetë i përcaktuar me ndonjë citat nga sheriati ose mund të jenë të papërcaktuar nga sheriati. Ato që janë të përcaktuara nga sheriati duhet të kryhen në mënyrën që janë përcaktuar dhe të mos dalin nga caqet e përgjithshme të fesë. Ndërsa për ato raste që nuk janë përcaktuar nga sheriati, njerëzit në lidhje me këtë aspekt kanë dy qëndrime: Njëri qëndrim i ndalon duke thënë se janë bidate (risi), kurse qëndrimi tjetër i lejon festimet e atyre rasteve meqenëse nuk ka ardhur ndonjë verset Kur’anor ose ndonjë hadith që t’i ndalojë ato.
Le ta sqarojmë këtë që po themi: Nuk ka dyshim se në Islam, si nga sheriati (legjislacioni islam) ashtu dhe nga aspekti historik, ndodhen raste të shumta që duhet t’u jepet rëndësi kremtimeve të tyre, pavarësisht nga emërtimi i tyre – festa.
Islami ka ligjëruar gëzimin në rastin e lindjes së fëmijës, therjen e një kurbani ose dy kur lind fëmija dhe kur i vihet emri, ai ka ligjëruar e lejuar të kënduarit në raste martesash dhe përgatitjen e gostive; ka lejuar të kënduarit e këngëve për pritjen e ndonjë miku me dajre e me instrumente të tjera siç e pritën Profetin (a.s.) kur emigroi në Medine طَلَع البَدْرُ علَيْنَا مِنْ ثَنِيَتْ الوداعdhe siç e pritën atë kur u kthye nga beteja e Tebukut. Në sheriat vlerësohej gëzimi për ardhjen e muajit të shenjtë të Ramazanit, vlerësohej urimi i ndërsjelltë i myslimanëve me njëri-tjetrin. Në Kur’an shfaqet interesim për të ardhmen duke punuar për botën e përtejme, për t’u përpjekur në adhurime për hir të fitimit të xhenetit. Në të tregohet për të shkuarën me qëllim që të studiohet jetesa e profetëve dhe e popujve të mëparshëm. Në tregimin e tyre ka mësime e këshilla për ata që mendojnë. Në Kur’an ka udhëzim e orientim për të ecur në tokë dhe për të shikuar e studiuar gjurmët dhe veprat e të parëve. Madje në të ka legjislacione që lidhen me përkujtime që nuk harrohen. Ato me gjuhën e kohës quhen festa, të cilat shërbejnë për t’i përjetuar këto përkujtime. Këto festa përsëriten në ditë të ndryshme të cilave u jepet meritimi ‘Id’ عِيدْ (festë).
Në lidhje me agjërimin, Zoti (xh.sh.) e bëri obligim atë në ditë të numëruara. Përse zgjodhi Zoti për agjërimin e Ramazanit një muaj të përcaktuar midis muajve të vitit? A nuk do të thotë kjo, përveç urtësisë së agjërimit në përgjithësi, një përjetim i përkujtimit të mesazhit dhe i shpalljes së Kur’anit me të cilin Zoti (xh.sh.) i udhëzoi njerëzit pas humbjes dhe i nxori ata nga errësira në dritë? Ne e nënkuptojmë këtë nga zgjedhja e nga cilësimi që i bëri Allahu muajit të Ramazanit në Kur’an:
“شهَرُ رَمَضَانَ الذِّى أُنْزٍلَ فِيهِ القُرْآنُ هُدًى الِنَّاسِ وَبَيِّنَاتِ مِنَ الهُدَى وَ الفُرْقَان.” (البَقَرَةُ 185)
“Ramazani është muaji në të cilin u zbrit Kur’ani, si një udhëzim për njerëzimin, gjithashtu është provë e qartë për udhëheqje dhe kriteri (dalluesi i qartë për të drejtën dhe të gabuarën)” (Bekare 185).
Haxhillëku është në një vend të shenjtë ashtu siç tha Zoti (xh.sh.):
“وَ لِكُلِّ أُمَّةٍ جَعَلْنَا مَنْسَكًا لِيَذْكُرُوا إِسْمَ اللهِ عَلَى مَا رَزَقَهُمْ مِنْ بَهِيمَةِ الأَنْعَامِ.” (الحج 34)
“Dhe për çdo popull Ne përcaktuam rite feje, që ata të mund të përmendnin emrin e Allahut mbi begatitë në të cilën Ai ua ka dhuruar atyre për t’u ushqyer…” (Haxh 34)
Përse Allahu zgjodhi pikërisht Mekën? A nuk do të thotë kjo përveç urtësive të tjera, përjetim i përkujtimit të ndërtimit të shtëpisë së parë (xhamisë) që u vendos për njerëzit në një vend që nuk prodhonte, tek i cili u përzgjodh një familje që u përgatit për lindjen e një Profeti më të nderuar dhe për dërgimin e vulës së pejgamberëve, si dhe për të përjetuar përkujtimin e Sa’jit (përpjekjes) së Haxheres midis kodrave Safa dhe Merve për hir të jetës së foshnjës së saj, nga pasardhësit e të cilit do të lindte Muhamedi (a.s.), dhe për të përjetuar përkujtimin e zëvendësimit me një kurban nga ana e Zotit për këtë djalë?
Ritet e Haxhit dhe përcaktimi i kohës së tij tregon interesimin e sheriatit në përjetimin e përkujtimeve. Për hir të kësaj, festa e çeljes (عِيدُ الفِطْرِ) pas muajit të Kur’anit dhe festa e sakrificës (عِيدُ الأَضْحَى) pas haxhillëkut, ripërtërihen çdo vit. A ndodhen në Islam raste kremtimi dhe festa عِيادٌ)) përveç dy festave të Bajrameve ِعِيدُ الأَضْحَى وَ عِيدُالفِطْر? Tregohet në një hadith të saktë të cilin e transmetojnë Nesaiu dhe Ibnu Habani me burim autentik se Enesi ka thënë:
“عَنْ أَنَسْ رَضِىَ اللهُ عَنْهُ قَالَ: قَدمَ النَّبِيُّ عَلَيْهِ السَّلاَمُ المَدِينَةَ وَ لَهُمْ يَوْمَانِ يَلْعَبُونَ فِيهِمَا فَقَالَ: قَدْ أَبْدَ لَكُمْ اللهُ تَعَالَى بِهِمَا خيرًا مِنْهُمَا يَوْمَ الفِطْرِ وَ يَوْمَ الأَضْحَى.”
“Erdhi Profeti Muhamed (a.s.) në Medine. Ata (njerëzit e Medines) kishin dy ditë në të cilat ata luanin, atëherë Profeti (a.s.) tha: Zoti (xh.sh.) ua ka zëvendësuar ato me dy të tjera më të mira. Ata janë dita e çeljes dhe dita e sakrificës (Dy Bajramet).” Këto dy ditë u quajtën ditë feste (Id). Gjithashtu edhe dita e xhumasë u quajt ‘Id’, festë. Kjo ka ardhur me shumë rrëfenja, midis të cilave është rrëfenja që transmeton Muslimi.
“رَوَى مُسْلِمْ أَنَّ أَبَا بَكْرٍ رَضِىَ اللهُ عَنْهُ دَخَلَ عَلَى عَائِشَةَ رَضِىَ اللهُ عَنْهَا فِى أَيَّامِ مِنِّى فَوَجَدَ عِنْدَهَا جَارِيَتَيْنِ تُغَنِيّانِ. فَلَمَّا إِسْتَنْكَرَ ذَلكَ قَالَ عَلَيْهِ السَّلاَمُ: يَا أَبَا بَكْرٍ إِنَّ لِكُلِّ قَوْمٍ عِيدًا، وَ هَذَا عِيدُنَا.” (رَوَاهُ مُسْلِمُ)
Tregon Muslimi se Ebu Bekri hyri tek Aisheja (Zoti qoftë i kënaqur me të), në ditën e Minasë. Ndërkohë tek ajo gjen dy vajza duke kënduar. Kur Ebu Bekri e dënoi këtë veprim, Profeti (a.s.) i tha atij: “O Ebu Bekër! Çdo popull ka festë, dhe kjo është festa jonë” (Transmetoi Muslimi).
Në këto hadithe vërehen disa çështje:
1- Profeti (a.s.) nuk i përkufizoi festat islame vetëm me dy Bajramet (festa e çeljes dhe festa e sakrificës), por përmendi vlerat e atyre të dyjave mbi vlerat e festave që festonte populli i Medines. Pra të dyja këto festa (Bajramet) u quajtën ‘Id’. Gjithshtu është argumenti se Profeti (a.s.) e quajti edhe ditën e Xhumasë me emrin ‘Id’ (عِيد) festë. Kështu, festat islame nuk ngushtohen vetëm tek dy Bajramet.
2- Gëzimi dhe hareja janë prej dukurive të festave. Atëherë, përkrah faljes së posaçme, përmendjes së Zotit, sadaka-i fitrit dhe therjes së kurbaneve, gëzimi shfaqet edhe me argëtime të lejueshme nga të gjthë myslimanët, burra e gra, ashtu siç rrëfehet nga librat autentikë të Buhariut dhe Muslimit.
“عَنْ أُم عطية الأَنصَارية: أمرنا أن نخج العواتق – البنات الأبكار – و الحيض فِى العيدين، يشهدن الخير و دعوة المسلمين، و يعتزل الحيض المصلى.”
Umu Atija tha: Profeti (a.s.) na urdhëroi që të nxirrnim gratë e pamartuara dhe gratë me të përmuajshmet në dy festat e bajrameve, që të marrin pjesë në mirësinë dhe thirrjet në lutjet e myslimanëve, si dhe urdhëroi që gratë me të përmuajshmet të qëndrojnë të distancuara nga vendi i faljes së myslimanëve.
“وَ جَاءَ فِى هَذهِ الرِّوَايَةِ قَوْلُ امرأة للنَّبِيِّ صَلَّى اَللهُ عَلَيْهِ وَ سَلَّمْ: أَعَلَى إِحْدَانَا بِأْسَ إِذَا لَمْ يَكُنْ لَهَا جلباب ألاَّتخرج؟ فَقَالَ: لتلبسها ساحبتها مِنْ جلبابها، وَ لَتَشْهَدُ الخَيْرَ وَ دَعْوَةَ المُسْلِمِينَ.”
Në këtë rrëfenjë tregohet se një grua i tha Profetit (a.s.): O i dërguar i Zotit! Njëra nga ne nuk e ka mbulesën e jashtme. A mund të dalë ajo? Profeti (a.s.) i tha: Le ta mbulojë atë motra e saj me mantelin e vet të jashtëm dhe të marrë pjesë në mirësinë dhe në lutjen e myslimanëve (Trasmetoi Muslimi).
“وَ رَوَى ابن ماجه وَ البيهقى عن ابن عباس رَضِىَ اللهُ عَنْهُماَ أَنَّ رَسُولَ اللهِ صَلَّى اَللهُ عَلَيْهِ وَ سَلَّمْ كَانَ يُخْرِجُ نَسَائَهُ وَ بَنَاتَهُ فِى العيدين.”
Trasmetojnë Ibn Maxhe dhe Bejhakiu nga ibn Abasi se i Dërguari i Zotit (a.s.) i nxirrte gratë dhe vajzat e tij në dy festat. Meqenëse nuk ka ardhur ndonjë citat nga Kur’ani apo suneti që të ndalojë shprehjen e gëzimit dhe të haresë në raste të tjera përveç këtyre dy festave të Bajrameve, atëherë shprehja e gëzimeve në raste të tjera është një veprim i pakundërshtueshëm, si do që të jetë shprehja e gëzimit, individualisht apo kolektivisht, i përkohshëm apo i vazhdueshëm.
Kur’ani i mrekullueshëm i ka regjistruar si më poshtë gëzimin e myslimanëve për një fitore që patën të tjerët midis Ehl-i Kitabit, pasuesit e shkrimeve të shenjta:
“أَلَمَ. غُلِبَتِ الرُّومُ. فِى أَدْنَى الأَرْضِ وَ هُمْ مِنْ بَعْدِ غَلَبِهِمْ سَيَغْلِبُونَ. فِى بضع سنين. لِلَّهِ الأَمْرُ مِنْ قَبْلُ وَ مِنْ بَعْد. وَ يَوْمَئِذٍ يَفْرَحُ المُؤْمِنُونَ. بِنَصْرِ اللهِ يَنْصُرُ مَنْ يَشَاءُ وَ هُوَ العَزِيزُ الرَّحِيمُ.” (الرُّوم 5-1)
“Elif-lam-mim. Romakët u thyen në tokën e afërt, dhe pas humbjes ata do të jenë fitimtarë. Brenda tri deri nëntë vjetësh. Vendosja e çështjes, para dhe pas (këtyre ngjarjeve) është vetëm nga Allahu. Dhe atë ditë besimtarët (myslimanë) do të gëzohen (nga fitorja që Allahu u jep romakëve kundër persëve). Me ndihmën e Allahut. Ai ndihmon atë që do dhe Ai është i Gjithëfuqishmi, Mëshirëploti” (Rum 1-5).
Profeti Muhamed (a.s.) kur i gjeti hebrenjtë duke festuar ditën e Ashuras si shenjë respekti, meqë Zoti (xh.sh.) atë ditë shpëtoi Musain (a.s.) dhe dënoi faraonin, tha:
“نَحْنُ أَوْلى بِمُوسَى مِنْهُمْ.”
“Ne jemi më të afërt me Musain (a.s.) se sa ata” (Muslim).
Pastaj Profeti Muhamed (a.s.) e agjëroi atë ditë dhe i urdhëroi myslimanët që ta agjëronin. Ky ishte një lloj këshille për të përvetësuar përkujtimin e ngjarjes dhe ishte me një legjimitet të përhershëm sheriati.
Gjithashtu Profeti Muhamed (a.s.) e ndjente mirësinë e Zotit që bëri në lidhje me lindjen dhe dërgimin e tij me misionin Profetik, saqë Profeti (a.s.) e festonte në shenjë përkujtimi duke e agjëruar ditën kur Zoti (xh.sh.) e nderoi atë me lindjen, e cila ishte dita e hënë (Trasmeton Muslimi).
Në historinë Islame ka ngjarje e përkujtime që nuk duhet të harrohen kurrë. Ato duhet të vlerësohen e të ngrihen lart, pasi në festimin e tyre marrim forcë të re. A nuk është plotësimi i fesë dhe përmbushja e mirësisë për myslimanët, një rast që e mbush zemrën e besimtarit me gëzim e kënaqësi? Raportohet në një rrëfenjë të saktë se një hebre i tha Omerit, Zoti qoftë i kënaqur prej tij: O prijësi i besimtarëve! Është një verset në librin tuaj që ju e lexoni. Në qoftë se ai ajet do të kishte zbritur tek ne hebrenjtë, ne do ta merrnim atë ditë si ditë feste. Hz. Omeri i tha: Për cilin verset e ke fjalën? Ai tha:
“أَليَوْمَ أَكْمَلْتُ لَكُمْ دِينَكُمْ وَ أَتْمَمْتُ عَلَيْكُمْ نِعْمَتِى وَ رَضِيتُ لَكُمْ الإِسْلاَمَ دِينًا.” (مَائِدة 3)
“Sot e përsosa fenë tuaj për ju, plotësova mirësinë Time mbi ju dhe zgjodha për ju Islamin si fe” (Maide 3).
Atëherë Omeri (r.a.) tha: Unë sigurisht e di ditën në të cilën ai verset u shpall dhe vendin në të cilin zbriti mbi Profetin (a.s.), ditën e xhuma në Arafat.
A nuk është hixhreti nga Meka në Medine një ngjarje e madhe historike me të cilën Zoti (xh.sh.) bëri ndarjen midis të vërtetës dhe të shtrembërës, dhe e përjetoi atë Hz. Omeri duke e bërë si fillimin e kalendarit Islam? Pasi iu bënë atij disa propozime për ngjarje të tjera, a nuk e dalloi ai hixhretin si ngjarjen më të përshtatshme e më të denjë për kalendarin islam?
Ai nuk i refuzoi ngjarjet e tjera pasi secila nga ato kishte vlerën dhe rëndësinë e vet, por ai zgjodhi më të mirën e më të përshtatshmen midis tyre. A nuk janë fitoret në luftrat e Bedrit, Hendekut, Hajberit, Jermukut, çlirimit të Mekës, Kadisijes, Hitinit dhe Ajnu Xhalutit raste e ngjarje që, para të cilave ne duhet t’i shikojmë me admirim duke menduar e reflektuar dhe duke aspiruar forcë, e cila do të na vlente neve për të tashmen dhe për të ardhmen?
Atëherë nuk vërejmë asgjë të keqe e të kundërshtueshme lidhur me kremtimin dhe festimin e çfarëdo rasti fetar apo jo fetar, me kusht që mënyra e festimit të mos dalë nga limitet e sheriatit dhe objektivi e motivi të jenë të shëndosha.
Janë dy pika të cilat nuk ka ardhur ndonjë citat (nga Kurani apo suneti) ato janë:
1 – Bidat (بِدعة), meqenëse nuk janë festuar në kohën e Profetit (a.s.) dhe të sahabeve. Përgjigjja më e thjeshtë për këtë është se jo çdo gjë e re është bidat i qortueshëm. Dhe kjo është shpjeguar. Hz. Omeri kur pa grumbullimin e njerëzve duke falur namazin e teravisë me xhemat pas një imami tha:
“نعم البدعة هذه.”
Sa bidat i mirë është ky! Dhe askush nuk e kundërshtoi atë.
2 – Këto raste festive emërtohen me emrin (عيد) ‘Id’, në një kohë që në Islam ka vetëm dy festa, të cilat janë: festa e Fitër Bajramit (عيد الفطر)dhe festa e Kurban Bajramit(عيد الأضحى) . Edhe për këtë pikë përgjigjja më e thjeshtë është se për emrin ‘Id’ nuk ka ardhur ndonjë citat nga Kur’ani apo hadithi që të ndalojnë emërtimin e rasteve të tjera (përveç dy festave të bajrameve) me emrin ‘Id’. Vetë Profeti (a.s.) e emërtoi ditën e xhuma si ditë feste dhe e quajti këtë ditë ‘Id’. Gjithashtu ne do t’u përgjigjeshim atyre që kundërshtojnë festimet e tjera se ajo që është e rëndësishme nuk lidhet me emra por me përmbajtjen dhe thelbin. Në qoftë se vera ose alkooli do të emërtoheshin me një emër tjetër, a do të lejoheshin të pihen?
Përfundimi: Le të shpresohet se në kremtimin e këtyre rasteve të nxirren mësime prej tyre me qëllim që të lidhen zemrat e myslimanëve me fenë, me historinë dhe me lavditë e saj, si dhe të mos harrohen ato në bollëkun e festave të tjera të kësaj bote. E rëndësishme është motivi i shëndoshë duke mos tejkaluar caqet e sheriatit.
Shkëputur nga libri “Ditët dhe e Netët e mira në Islam”, botim i KMSH-së