Shpesh dëgjojmë fjalë si “burri im është njeri i vështirë. Nuk kënaqet me asgjë, shikon vetëm pjesën e zbrazët të gotës”, “nuk dua të shkoj në shtëpi pas pune, gruaja menjëherë fillon të ankohet ‘nëna jote ka bërë këtë e atë’”.

Kështu ankohen gratë dhe burrat për njëri-tjetrin. Asnjëri nuk sheh gabimet tek vetvetja dhe e gjitha më pas i përplaset bashkëshortit/es i/e cili/a është i/e detyruar të jetojë me një bashkëshort/e të nevrikosur.

Si duhet të sillen bashkëshortët në këtë rast? Një njeri që është martuar me një njeri të vështirë nuk duhet të zhytet në pesimizëm duke thënë “pse u martova me një njeri të tillë?” por të gjejë një zgjidhje. Ndërprerja e dialogut e fut problemin në një labirint pa zgjidhje. Në vend të tyre duhen përdorur fjalë si “të dua shumë, por kjo sjellja jote më shqetëson” dhe të flitet rreth shqetësimit. Ndonjëherë personi mund të mos e vërë re shqetësimin e bashkëshortit/es. Bashkëshorti që merr mesazhin nuk duhet t’ia mbathë nga situata duke thënë “unë nuk kam asnjë problem, ti e kupton gabim”.

I gëzuar është ai/ajo që gëzon bashkëshortin/en

Është e lehtë të akuzosh të tjerët por shumë e vështirë të bësh një llogari të veprimeve të tua, por të përpiqesh për lumturinë e bashkëshortit/es është me të vërtetë një virtyt fisnik. Të mbrosh të drejtën e bashkëshortit/es që të është besuar. Dhe nuk duhet harruar asnjëherë që fëmija është një fabrikë ndërsa bashkëshortët janë si rrotat e asaj fabrike. Për të përpunuar “qilimin e lumturisë” në këtë fabrikë rrotat duhet të mbështesin njëra-tjetrën dhe jo të lëvizin përkundrejt njëra-tjetrës.

Aisa Kokiçi

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu