Kur profeti Muhamed a.s. ishte nisur për luftë, Theubani nuk mundi të ishte me të. Në kthim të gjithë vinin ta vizitonin profetin dhe Theubani ishte mes tyre. Ai dukej i verdhë dhe i dobësuar shumë. Profeti i mëshirës e pyet: “Ç’është kjo gjendje, o Theuban?” Theubani i përgjigjet: “O i dërguari i Allahut, një mendim më bren trurin, prandaj jam kështu. Mendova me vete. Unë nuk arrita dot të rezistoj për vetëm tre ditë larg nga i dërguari i Allahut, si mund të qëndroj larg në një botë të përjetshme (Ahireti)?! Sepse vendi i të dërguarit të Allahut në xhenet është i lartë, kurse unë jam një rob i thjeshtë. Edhe sikur të hyj në xhenet, nuk mund të hyj në xhenetin ku është i dërguari i Allahut. Atëherë unë do të qëndroj përjetësisht i ndarë prej tij. Këtë mendova prandaj jam në këtë gjendje”. I dërguari i Allahut i përgjigjet me një sihariq të pavdekshëm këtij njeriu:

“Njeriu ёshtё me atё qё do”[1]

Nё kёtё hadith Profeti ynё i dashur shpjegon mё sё miri se njeriu, si nё kёtё botё, por edhe atje do tё jetё vazhdimisht me ata qё do, nё cilindo skaj qoftё, pozitiv apo negativ. Ai qё do tё jetё sё bashku me profetёt, me njerёzit besnikë dhe tё drejtё, mё parё duhet t’i dojё ata, pastaj duhet t’i bёjё natyrё brenda vetes karakteristikat e atributet e tyre. Kuptimi dhe konkluzioni i hadithit vlen edhe pёr njerёzit qё pёrfaqёsojnё tё keqen.

Një nga shokët e Profetit a.s. konsumonte alkool, prandaj dhe i dёrguari i Allahut zbatonte atё kohё ndaj tij distancimin. Veprimi i personit ishte njё mёkat. Por, kur sahabёt i drejtuan atij fjalё tё rёnda pёr shkak tё kёtij veprimi, Profeti u vrenjt dhe urdhёroi: “Mos e ndihmoni shejtanin kundёr vёllait tuaj. Betohem nё Allahun se ai e do Zotin dhe tё dёrguarin e Tij”[2]. Sado mёkate tё bёjё njeriu tek i cili dashuria pёr Allahun dhe Profetin jep si rezultat bashkimin e tij me ta, nuk e meriton fjalёn e keqe, sepse ai e do Allahun dhe tё dёrguarin e Tij…

Njeriu atё qё do dhe atё gjё pёr tё cilёn ndjen njё lidhje tё veçantё, e mendon dhe e pёrmend ditё e natё; e ka nё mendje dhe nё imagjinatёn e tij. E vёrteta e tё qenit bashkё vazhdon edhe nё varr, nё ringjallje dhe mё tutje. Prandaj është e nevojshme që njeriu tё shikojё rreth e rrotull vetes. Kё do mё shumё dhe kush e bёn tё mendojё mё shumё pёr tё? Me kё ndjehet mё shumё i lidhur dhe çfarё shikon mё shumё nё ёndёrr? Pёr cilat gjёra mёrzitet dhe pёr cilat gjёra gёzohet mё tepёr?

Duke qenё se njeriu do tё jetё bashkё me atё qё do, atёherë duhet tё dojё ata tё cilёt do t’i bёhen shokё nё jetёn e pёrtejme, qё do ta ndihmojnё, qё do ta kapin pёr dore dhe do ta qetёsojnё. Duke bёrё punё tё mira qё t’i arrijё ata, duhet tё gjallёrojё zemrёn dhe mendjen e tij me tё vёrtetat rreth tyre. Nё tё kundërt, njeriu do tё heqё shumё dhe do tё marrё tё barazvlefshmen e atyre qё ka dashur e qё ka bёrё si nё kёtё jetё, ashtu edhe nё tjetrёn.

Tё gjithё Profetёt kanё menduar gjithmonё Atё qё ёshtё i Vёrtetё dhe i Pёrhershёm, Allahun e Madhёruar. Kanё jetuar pёr hir tё Allahut dhe qёllimi i jetёs sё tyre ka qenё tё hyjnё nё rrethin e njerёzve tё dashur prej Tij. Hz. Muhamedi a.s. para se tё shpёrngulej pёr nё jetёn e pёrhershme, thoshte me gjithё fuqinё e tij pa pushuar: “Pёr te Miku i Lartё, te Miku i Lartё…” Kjo ishte shprehje e kёrkesёs pёr t’i dorёzuar shpirtin Allahut tё Madhёruar, me kёnaqёsinё pёr tё qenё bashkё me Mikun e Lartёsuar, shoqёrinё e tё cilit e kish ndjerё nё çdo minutё tё jetёs sё tij. Kur hazreti Asija r.a. po qante nёn shtypjen dhe padrejtёsinё e pashembullt tё faraonit tё pamёshirshёm, sё shpejti e kuptoi qё do tё binte dёshmore. Duke u shtypur me atё gur qё mezi e ngrinin 4-5 veta, nё njё moment ngriti sytё dhe filloi tё lutej: “O Zoti im, mё bёj mua nё xhenet njё shtёpi pranё Teje…”. Lutja “pranё Teje”, na flet pёr dёshirёn e saj pёr tё qenё pranё Allahut.

Nёn dritёn e Kur’anit dhe tё hadithit ёshtё shumё e mundur qё tё shtosh numrin e shembujve tё tillё. Tё gjitha kёto na kujtojnё qё njeriu duhet tё dijё se kё tё dojё dhe çfarё tё kёrkojё. Tё gjitha kёto na tregojnё qё pas jetёs sё varrit ka njё kёnaqёsi tё vazhdueshme dhe tё pёrjetshme, shumё mё tё bukur dhe tёrheqёse se kёnaqёsitё e kёsaj bote. Dhe nga kjo kuptojmё haptazi se çdo gjё qё nuk ёshtё pёr hir tё Allahut, ёshtё kalimtare dhe e dёmshme.


Dorian Demetja

[1] Buhari-Muslimi

[2] Buhari.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here