Sikur e vërteta është për dikë tjetër, e jo për ne

Enes ibn Maliku përcjell se i Dërguari i Allahut me një rast as’habëve të tubuar u mbajti fjalimin vijues:

“O njerëz, sikur vdekja në këtë botë i është caktuar dikujt tjetër, e jo neve, sikur e vërteta është për dikë tjetër, e jo për ne, a thua se ata me të cilët ndahemi pak para çastit të vdekjes, janë udhëtarë që së shpejti do të kthehen, ne i lëmë në varret e tyre, kurse trashëgiminë prej tyre e shfrytëzojmë thuajse nuk do të vdesim kurrë. E harrojmë çdo këshillë. Ndihemi të sigurtë nga çdo fatkeqësi.

Lum kush preokupohet me mangësitë e veta, e nuk i hulumton mangësitë e njerëzve të tjerë!

Lum kush ndan pasurinë e fituar me nder, kush rri me njerëzit e ditur e të urtë dhe kush shoqërohet me botën e varfër e të mjerë!

Lum kush ka karakter të mirë dhe ndërgjegje të pastër dhe lum kush nga e keqja e të cilit janë të sigurtë njerëzit e tjerë!

Lum kush ndan tepricën e pasurisë së tij, kush përmbahet nga të folurit e tepërt dhe kush i përmbahet Sunetit dhe u ruhet risive (bid’ateve) në fe.”

 

Marrë nga libri  “Hutbe të zgjedhura të Profetit Muhamed (s.a.s.)

Dr. Jusuf Ramiq

Botim i KMSH