Nji pyetje kjo aqe me randesi sa mundi të themi pa druajtësi fare se përgjegjëja e sajë mertonë studime të thella, dhe ka hijë me të vërtet me qenë landa shkrimore e ç’do Rivistë qi ka për program mbarsin e njerzisë ashtu edhe udhëheqjen morale.

Nji pyetje kjo qi ka tërhequn mbas vedi mendimin e gjith Botës, dhe qi përfundimi i përgjegjës do të na tregojë se shekulli i sotshëm me të rinjet e vetë cilli pritmë i asht drejtuë tue i hedhun mrapa ç’ka ka gjetun si themele morali e besimi.

Po kalojnë do kohra qi n’Amerikë e Sosjeteja e krishterve të rinjë po vazhdon në ankete mbi ketë pyetje, dhe po mbledh përgjegjët për me kuptuëm sot si mejtojnë e kujt i mbesojnë të rinjët. Për fat të keqë përfundimi i këtyre studimeve po na jep të kuptojmë se të rinjet e stoshëm ma nuk po i mbesojnë Fesë, dhe në Amerikë e Ingjilterë ku shquheshin njerëzia me respektimin krishterizmës sot të rinjet po thonë nuk i mbesojnmë Zotit e se Feja e sotshëm nuk asht e mundun të na përulin ndjenja e mendimet me bazat e saja të gabueshme.

Kjo duhije kundreshtimi ka pushtuarë Europën dhe asht hedhun në Asijë, po thuë se në mëndjen e gjith të rinjihet asht bamun nji hije e pa ndame. Tash mujin e fundit edhe Rivista e shquëme e Turqisë “Sevimli aj”, i bante nji anqet mbi të rinjët e Truqisë dhe ndërmjetësonte me kuptuëm rezultatin për sa i përket vendit të vetë. Mbas evolucionit të madhë qi bani Turqija asht e ditun qit ë rinjët e s’ajë nuk do të japin nji mendim të kundërtë me ato të Amerikës, nuk do të mejtojnë tjetër llojë nga ata t’Europës qi po imitojnë tue marrë për shëmbëll të mirat e të ligat tokë.

Sa për të rinjët t’onë ktu në Shqipni nuk duhet të vrasim mendjen edhe aqi shum se pjesa e këtyne qi po marrin mësimin n’Europë natyrisht po hiqen prapa atij rrymi qi ka marrë ky qytetnim dhe kanë me dalun në atë breg të çuditshëm qi po prapulizet i tanë rruzelemi.

Nji kryengritje mendimi asht tue pushtue me avullin e flakën e s’aje të gjithë të rinjet të cillët duanë t’i këputin marëdhanëjet qi kanë me tradicionet e kohrave të kaluese; të cillat nuk pëlqejnë Fenë, rregullat sociale, lidhjet morale. Në shekujt e kaluem shum herë ka ndodhun qi njerëzia e pushtruarë nga mështypjet natyrale ka arritun në harresën e Fev’e të zakoneve; por shekulli i sotshëm që numërohet ma i përparuem se të tjerët nuk duket të ngeli prap i metë para shekujve qi kanë me ardhur.

Midis faktorëve kryesuër qi kanë shtytur të rinjet e sotshëm me kët bindje lufta e Përgjiëshme, dhe mbas kësajë kurentet e çuditshëm të komunizmës e të Fashizmës. Me të vërtetë nga mjerimet e luftës tue lindun komunizma me tjetëer anë si shëmbllë gjallënie kundra saj ringrefja e Fashizmës i shkaktoj krye-këputë mejtimet e të rinjëvet. Për këta sot nuk ka ngelun nji fuqië shpirtnore të tërheqin mbas vedi, nuk ka ngelun nji streh adhurimi qi ti përmbeldhim në gjinin e vetë të pastër. Këta ankohen nga jeta e sotshme sociale moralë e Fetare, por nuk janë të zotnit të kujtojnë nji bazë të sakët për udhëheqjen e tyne landore e shpirtënore.

Nuk mjaftojnë qeshja e tyne me konsideratat e moralit të vjetër, nuk siguron lumtunië liria e pakufizueme qi dëshrojnë të kenë për me rojtun pa kur fare pengese të rinj e të reja tokë tue mos qënë mbi krye si nji mprojtës i mirësjellimit Mëma, Ata, Feja dhe Faltorja.

Nuk duhet të harrojmë se qytetënimi bazën e vetë e ka pështetun në jetën familjare dhe kjo jetën e çmuarë me raca e fize të tjera. Këto i dinë të rinjet, dhe prandaj ankohen nga jeta tue mos ditun cilës ideë kanë me u pështetun; kta janë bamun kret materialist dhe nuk mejtojnë tjetër gja, veç se me fitua të holla, m’u bamë pasanik me rrojtun në nji jetë plotë qetije e zbavitje. Para syve të riut të sotshëm ma i madhi njeri në botë është Krali i Automobilave: Fordi, ma i vlefshmi Libër asht Romani i dashunisë.

Pra po e shohim çiltazi se në jetën e mbrendëshme kemi nji shkretië të përgjithshme; as nji gja nuk na bindë dëshirat as kur sendi nuk kënaqë; si nji detë qi përplaset nga shtërgata asht tue lloçkitë tue u tramzuë mendimi i brezit të rijë dhe po mundohet me gjetun shtroherën qit ë prekin pakë ndijësit e ashpëruara.

Po vallë ku dhe kur?…

Këta për m’e gjetun duhet t’a dimë ku jemi tue shkuë? Profidet të rinjë e të rremë a kanë me qenë të zotnit si ata të vërtetët qit ë shpëtojnë njërzimin nga nji shkatërrim i tillë? Neve jemi sigur qi shpirti në pikëpamjen fetare inspiracionet e vetë i shfaqi sa duhet në faqe të dheut, porosit e tij aqi të nalta janë të mjaftëushme për mbarëvajtjen e jetës sociale e morale; por mjaftojnëë qi njeriu tue përparuëm mos të harronjë përfitimin e vlefshim t’asajë fuqije shpirtënore.

Fuqia jetike e madhështore në gjithsi asht po thuë si mëndja në trup të njeriut; po ngrite mëndjën sa parë vlënë njeriu; shpirti ndaj fuqisë jetike asht si syni kundrejt mëndjes; po të mos ishte drita e synit si të tregonte vehtën mëndja?…

Me pakë fjalë duam të themi se mbesimi kundrejt Zotit asht i domosdoshëm për njerinë; shpirti sa do qi nuk shifet, por me shfaqësina e tij të përhershime na detyron mos t’a mohojmë; në nji Trioletë shpirtënore qi kemi shtypun në “Gjimimin e Tomorrit” kemi pas thanë:

Ku ke qenë e bukur lule;

Me kët erë pa të metë;

As më thuaj mos je flutur

Flutur e jetës së vërtetë;

Si le?

Shoqet në Foletë

Si u ndave nga ajo Jetë?

Për të treguar nji shëmbëll se si ndohet shpirti në trup të njeriut ma posht kishim thanë:

Si pasqyra në Dhom’ t’errët,

Qi s’tregon gja sendi brenda,

Të ka mbytur krejt ënda;

Si përlante mu në lerat;

Të ësht’ veshurë fytyra;

Nuk shkëlqen më si nga hera;

Je në Dimër të la vera!

Dhe me të vërtetë kur hedhim vështrime studjuëse mbi jetën e kaluemë të njeriut takojmë shum herë në kundërshtim me çështjen e ekzistencës të shpirtit. Por nuk duhet harruë sa ma të lumnushim në këtë jetë kanë qenë e janë ato njerëz qi përpara universeri t’ambjentit – janë të pështetun në shtyllën e besimit (Le fondament de la foi). Hafezi Shirazi ka pasë thanë:

Në këshillën e zëmres nga shkëlqimi i fytyrës t’ande u ndezën nji qind drita; Çudija asht këtu qi në fytyrën t’ande ndodhën nji qind llojë napash (perde); dhe me të vërtet njeriu pa dashun të kuptonji ç’asht mëndja ose tue mos kuptua nga cili burim i ka ardhur drita e tij nuk asht i zoti të shofin dritën e Zotit, e cila në naturë shfaqet në trajta të provimeve të përtritshme e të njifarshim (eperiences sepetes et homogens), por nuk duhet të harrojmë edhe mendimet e të mdhanjevet mendjetar si De Karti e Malbranshi qi thonë në gjithsinë materiale shkaqet e ndodhinave e të ngjarjeve janë Occasionnelles – ndermjetore për ditjen e Krijuesit qi asht i vetmi urdhnuës i vërtetë. Malbranshi ksodore ka pranue përfundisht theorin “La vision en dieu” vështrim në Perendinë qit ë cilës Tasavufi Islamikë i ka thanë:

Nuk pashë as nji gja, qi të mos shofë Perëndinë në atë.

Ferit Vokopola

Zani i Naltë, nr. 6, Kallnur 1927

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu