VITI II – HIXHRI

VITI I DYTË I HIXHRIT

 

PLANET ARMIQËSORE TË KUREJSHËVE NDAJ MYSLIMANËVE NË MEDINE

 

Megjithëse Profeti i Islamit a.s. dhe myslimanët emigruan në Medine, kurejshët nuk hoqën dorë nga urrejtja kundër tyre dhe Islamit. Ata nuk mund ta pranonin rritjen e popullaritetit të Profetit të madhërishëm alejhi salam. Ditët e paqes e të begatisë për myslimanët, dukeshin se do të ishin të shkurtra. Përparimin e myslimanëve në Medine, kurejshët e ndiqnin me ankthin dhe urrejtjen që shtohej dita-ditës,  gjë që i bënte më këmbëngulës në vendosmërinë e tyre, në kërkim të rrugëve për t’i dhënë fund ndikimit e forcës në rritje të myslimanëve atje. Për të vazhduar me planet e tyre djallëzore, ata e kishin gjetur, tanimë, njeriun e tyre i cili, nuk ishte kush tjetër veçse Abdullah bin Ubaji. Përpara se Profeti Muhamed a.s. të emigronte aty, Abdullah bin Ubaji kishte parë në ëndërr veten e tij, si udhëheqës i medinasve. Mirëpo tanimë, Profeti fisnik ishte bërë një personalitet i madh, udhëheqës, në Medine aq sa, atij i dukej se e kishte eklipsuar atë të tërin, Abdullah bin Ubajin, i cili, dikur (para ardhjes së Profetit të ndritur), ishte mbi të gjithë, në Medine. 1] Sigurisht, Abdullah bin-Ubaji nxitej nga xhelozia dhe urrejtja ndaj Profetit të lartë dhe ndjekësve të tij. Kjo përbën edhe fillesën e turbullirave në Medine. Kurejshët ishin në dijeni të qëndrimit armiqësor të Abdullah bin-Ubaji ndaj Profetit të nderuar dhe myslimanëve. Kështu, me anë të ndikimit e të pushtetit që gëzonte ai, ata u përpoqën të nxitnin largimin e myslimanëve nga Medina. Për këtë qëllim, ata i shkruan një letër Abdullah bin-Ubaji, ku i thoshin: “Për shkak se ju i dhatë azil njeriut tonë, në emër të Zotit,  kërkojmë prej jush që ta vritni atë, ose ta detyroni të ikë nga Medina. (Në qoftë se ju nuk bëni këtë që ju themi ne) do t’ju sulmojmë, do ta shkatërrojmë vendin tuaj dhe gratë tuaja do t’i bëjmë skllave.” 2] Kur Profeti i Islamit mori vesh për këtë letër, shkoi te Abdullah bin Ubaji dhe i tha: “A do dëshironit të ndiznit luftën midis vëllezërve e bijve tuaj?” 3] Nga frika se mos populli i vet do të dilte kundër tij, Abdullah bin Ubaji nuk guxoi të shkonte më tej e të ndërmerrte ndonjë veprimtari armiqësore ndaj myslimanëve, prandaj u tërhoq.

Pasi dështoi përpjekja e kurejshëve për të krijuar turbullira me anë të Abdullah bin-Ubajit, ata e kthyen vështrimin nga popullsia që jetonte midis Mekës dhe Medines, duke i nxitur ata kundër myslimanëve.

Ndërkaq, Abdullah bin-Ubaji nuk qëndronte krejt pasiv, në Medine. Në mënyrë të fshehtë, ai përpiqej ta mbante gjallë e ta nxiste sa më shumë ndjenjën e pakënaqësisë e të kundërshtimit. Përsa i përket jehudinjve, gjithashtu, mund të thuhet se nuk kishte shumë siguri mbështetja tek ata. Në çfarëdo rasti që të paraqitej, ata mund të ktheheshin kundër myslimanëve e të kalonin në tradhti të hapur. Pra, armiq kishte si brenda, ashtu edhe jashtë. “Në Medine, Profeti i madhërishëm ndodhej përballë një aleance të trefishtë, e drejtuar kundër myslimanëve, – kurejshët, çifutët dhe hipokritët, të drejtuar nga Abdullah bin-Ubaji.” 4] Problemet me jehudinjtë do të shqyrtohen më vonë. Sido që të jetë, myslimanët ndodheshin në rrezik, përsëri, të rrethuar nga armiq, nga të gjitha anët. Ata jetonin me frikën e vazhdueshme se mund të sulmoheshin në çdo moment, si nga brenda, ashtu edhe nga jashtë Medines. Këtë gjendje e ka përshkruar në mënyrë shumë të saktë Ubaij bin-Kab (Rad. A.), me këto fjalë: “Pas emigrimit të Profetit Muhamed a.s. dhe shokëve të tij, në Medine, ku ata gjetën strehë dhe mbrojtje në gjirin e “ansarëve”, të gjithë arabët u bashkuan në luftë kundër tyre. Për këtë arsye, myslimanët duhej të ishin gjithë kohën në gatishmëri për luftë, ata edhe në gjumë, flinin të armatosur, deri në agim.” 5]

Pikërisht, në këtë kohë, Profetit të Islamit i zbriti Shpallja Hyjnore, 6] me anë të së cilës myslimanëve u lejohej që të përdornin shpatën e luftës, në vetëmbrojtje:

“Luftoni në rrugën e Allahut ndaj atyre që luftojnë kundër jush, por mos e kaloni kufirin.”  (II: 190)

 

MASAT MBROJTËSE TË PROFETIT TË ISLAMIT

 

Në këtë mënyrë, Shpallja Hyjnore e bëri të qartë dhe ua hoqi çdo dyshim se çfarë qëndrimi duhej të mbanin myslimanët kundër armiqve të tyre. Tani, Profeti i madhërishëm mendoi se në këto rrethana, do të ishte më e urtë që të parapërgatitej për krizat që e prisnin dhe të merrte disa masa parandaluese që ishin të domosdoshme. Në këtë drejtim, ai ndërmori këta hapa.

(1). Si hap të parë, Profeti i Muhamed a.s. dërgoi grupe të vogla zbulimi, si patrulla, që të vëzhgonin çdo lëvizje të kurejshëve në afërsi të Medines si edhe të siguronin informata e hollësi të tjera për planet e tyre, etj. Qëllimi i dërgimit jashtë qytetit i patrullave të tilla, del qartë edhe nga letra të cilën Profeti i fisnik i dha Abdullah bin Xhahshit, kur e ngarkoi këtë të fundit me detyrën e vëzhgimit të lëvizjeve të kurejshëve, lidhur me planet e tyre për t’i kapur myslimanët, në befasi. Sipas Wakdi (që është cituar, gjithashtu, edhe nga Ibn Sad: Vëll. II, f.10), në letër thuhet: “Shko te Lugina e Naklas dhe vendos një pritë për kurejshët.” Edhe Ibn Ishak (i cituar nga Ibn Hisham), gjithashtu, na jep një përmbajtje të ngjashme të letrës: “Shko te Lugina e Naklas, midis Mekës dhe Taifit dhe vëzhgo kurejshët që aty e na sill të rejat lidhur me ta.” Kjo hedh poshtë akuzat e autorëve perëndimorë, të cilët thonë se këto patrulla ishin dërguar për të plaçkitur karvanet e kurejshëve.

(2). Me të gjitha fiset, në afërsi të Medines, ai lidhi marrëveshje paqeje, me qëllim që të vendoste marrëdhënie miqësore me ta dhe armiku të mos i tërhiqte në anën e vet, në rast konflikti. Një numër fisesh hynë në marrëveshje të tilla me myslimanët. Megjithatë, marrëveshje të tilla ishin thjesht për sigurinë e tyre, sepse, në shumicën e tyre, ata do të shkonin në ndihmë të myslimanëve me kusht që këta do të ndihmoheshin prej myslimanëve, po të sulmoheshin nga ndonjë armik. Për shembull, lexoni këtë marrëveshje: “Kjo është e shkruar nga Muhamedi për Banu Damrah. Jeta dhe pasuria e tyre do të jenë të sigurta. Po t’i sulmojë ata ndonjë armik, myslimanët do t’u ndihmojnë, në qoftë se kjo nuk është luftë fetare. Edhe ata, gjithashtu, do të shkojnë në ndihmë të Profetit, kur t’u bëhet thirrje.”

(3). Me qëllim që të kontrollojnë rrugën tregtare të kurejshëve me Sirinë (përmes Medines), në mënyrë që ata të mos jenë në gjendje të blejnë armë e municione lufte.

Për këtë arsye, grupet e vogla vëzhguese (“Sardajah”), të dërguara nga Profeti i ndritur a.s. në vende të ndryshme, duhen analizuar me kujdes, duke pasur parasysh faktet e mësipërme. Duhet të vëmë në dukje, gjithashtu, se çdo grup që dërgohej, merrte urdhër të rreptë që të mos hynte në konflikt e të mos krijonte probleme me askë. Sipas fjalëve të Salmin: “Në qoftë se kurejshët, mezi ç’prisnin të hynin në luftë, ata duhej të ishin pala agresore, ata duhej të fillonin të parët. Për myslimanët ishte thelbësore që të ishin shumë të kujdesshëm e të merrnin ato masa paraprake që u përmendën më sipër; sepse këto do të shërbenin si një pengesë e fortë ndaj agresivitetit të tepruar nga ana e armikut. Por, kishte edhe një shkak tjetër të fortë, gjithashtu: këto ishin mjete frikësimi ndaj armikut që të mos ndërmerrte ndonjë invadim në Medine.” 8]

Duke komentuar rreth qëllimeve të patrullave vëzhguese, të dërguara nga Profeti i lartë a.s., Prof. S.A. Akberabadi na jep një raport të hollësishëm të shkaqeve të vërteta që qëndronin pas këtij veprimi. Këtu po japim disa pjesë të rëndësishme nga studimi i tij, të botuar në revistën “Burhan”: 9]

“Pasi mori të gjitha masat lidhur me sigurinë e brendshme, Profeti i nderuar a.s. e drejtoi vëmendjen tek çështja më e rëndësishme e atyre ditëve, te kurejshët. Për këtë, ai e konsideroi një punë me mend të zhvendoste rrugën tregtare të tyre me qëllim që të ishte në gjendje të vendoste bllokadë ekonomike, një term aq i përdorur në kohën e sotme, mbi ta. Fuqia kryesore e kurejshëve e kishte burimin në tregtinë e tyre me Sirinë dhe Iranin, nëpërmjet Medines. Arteri kryesor i rrugës tregtare të tyre ishte nën kontrollin e Profetit të Islamit. Ai e quante të përshtatshme ta merrte këtë masë, sepse ajo ishte e vetmja mënyrë që të detyronte kurejshët të jetonin në paqe me myslimanët…

Sidoqoftë, nisur nga ky qëllim, Profeti i madhërishëm filloi të dërgojë ‘sarajah’ të ndryshme. ‘Sarajah’ është shumësi i fjalës ‘sarjah’, rrënja e së cilës është ‘sarjun’, që ka kuptimin të udhëtosh natën, pra, në kuptimin e sotëm, ngjason me fjalën patrullë që dërgohet me një detyrë të caktuar ushtarake etj. Historianët (d.m.th., biografët e jetës së Profetit të shenjtë) nuk kanë qenë të qartë në lidhje me përdorimin e fjalëve: ‘Ghazwah’ dhe ‘Sarjah’. Më së shumti, ata e kanë përdorur ‘sarjah’ në kuptimin e ‘ghazwah’, gjë që përbën një gabim shumë të madh. Në gjuhën arabe, ‘ghazwah’ do të thotë betejë, pak a shumë, një betejë luftarake, që ndodh gjatë ditës. Në ‘ghazwah’, armikun e ke përballë, në fushë të hapët. Kurse ‘sarjah’ organizohet në mënyrë të fshehtë. ‘Sarjah’ mund të përkthehej shumë mirë, si ‘patrullë vëzhgimi’. Funksionet kryesore të ‘sarjas’ janë:

  • Të sigurojnë informata lidhur me lëvizjet e armikut;
  • Të zhvillojnë veprimtari hetuese, vëzhguese, spiunimi;
  • Ta sulmojnë armikun, në befasi.”

 

FUSHATAT DHE PATRULLAT VËZHGUESE PARA BETEJËS SË BEDRIT

 

Fushata (“Ghazwah) e Wadanit ose e Abwas

 

Fushata ose ekspedita e parë në të cilën mori pjesë Profeti Muhamed a.s., njihet si ‘Fushata e Wadanit ose e Abwasë’ dhe ka ndodhur më datën 2 të muajit Safar, në v. H. (viti Hixhrij). 10] Në krye të një grupi prej 60 burrash, ai shkoi te një vend, i quajtur ‘Wadan’ (rreth 23 milje larg Medines), 11] dhe atje nënshkroi një marrëveshje paqeje me Banu Damrah, përmbajtjen e së cilës, tanimë, e kemi dhënë më sipër. Pra, kjo ishte një fushatë me qëllim që të nënshkruante këtë marrëveshje. Sipas Allamah Shibli Numani (“Siratun Nabi”, Vëll. I, f.311) dhe Dr. M. Hamidullah (“Muhammad Rasulullah”, f.67), Profeti fisnik a.s. nënshkroi një marrëveshje edhe me fisin Muzaina, në “Fara”, kryeqyteti i Abwas.

 

Patrulla (“Sarjah”) e Hamzas

 

Dy muaj pas kthimit nga Wadani, Profeti i ndritur a.s. dërgoi Hamza bin Abdul-Mutalib, në krye të 30 kalorësve (të gjithë “muhaxhirinë”) 12] drejt Detit të Kuq (te rruga e mekasve për në Siri) për të vëzhguar nëse kurejshët po planifikonin ndonjë sulm në Medine. Hamza (Rad. A.) gjeti atje një batalion prej 300 kalorësish, nën komandën e Abu Xhehlit, të vendosur afër Al-Is, në bregdet. Në këtë rast, nuk u zhvillua asnjë luftim dhe Hamza (Rad. A.) u kthye shëndosh e mirë në Medine. 13] Sipas historianëve (Ibn Sad, te “Al-Tabakat”, Vëll. II, f.6 dhe të tjerë), midis grupit të Hamzas dhe batalionit të Abu Xhehlit mund të kishte ndodhur përleshja, po të mos ishte ndërhyrja e Maxhid bin Amr al-Xhuhni, i cili kishte nënshkruar marrëveshje paqeje me të dyja palët (d.m.th., me myslimanët dhe kurejshët). Nisur nga ky fakt, Allamah Shibli Numani arrin në konkluzionin se Profeti i lartë a.s. kishte nënshkruar një marrëveshje paqeje edhe me fisin Xhuhaina (“Siratun Nabi”, Vëll. I, f.310). Edhe Dr. Hamidullah ka, pothuajse, të njëjtin mendim (“Muhammad Rasulullah”, f.67). Sipas disa historianëve, kjo ngjarje ndodhi më 1 të muajit Ramazan, v.Hixhri. 14] Kurse Ibn Ishak dhe të tjerë thonë ky grup u dërgua më 2 të muajit Rabi al Awwal të vitit Hixhri. 15]

 

Patrulla (“Sarjah”) e Ubaidah Bin Al-Harith

 

Me qëllim që të ishte në dijeni të çfarëdo sulmi të mundshëm nga ana e kurejshëve, Profeti i nderuar a.s. dërgoi edhe një njësi tjetër prej 60 kalorësish (të gjithë “muhaxhirinë”), nën komandën e Ubaidah bin al-Harith, kësaj here, te një tjetër rrugë e Mekës, ku ndeshën një batalion prej 200 mekasish, nën drejtimin e Ikrimah bin Abu Xhehl 16] (sipas Ibn Sad dhe të tjerë, nën komandën e Abu Sufjanit). 17] Nuk u zhvillua ndonjë luftim. Megjithatë, në disa tregime flitet për shkëmbime shigjetash, në drejtim të njëri-tjetrit. Bile, thuhet se shigjeta e parë, si veprimtari luftarake, në historinë e Islamit, ka ndodhur në këtë përballje dhe autori i saj ka qenë Sad bin Abi Wakas. 18] Sipas Wakdi dhe Ibn Sad, ky grup është dërguar më 1 të Shawalit të vitit Hixhrij. 19] Ibn Hishami, duke iu referuar disa dijetarëve, thotë se Profeti i Islamit a.s. e dërgoi këtë patrullë ndërsa po kthehej nga Abwa (d.m.th., në muajin Safar ose në fillim të Rabi’al Awwal).

 

Fushata (‘Ghazwah’) e Buwatit (në disa libra e thërrasin Bawat)

 

Në muajin Rabi al Awwal 20] (sipas Ibn Abd al-Barr e të tjerë, në muajin Rabi’al Akhir), 21] vetë Profeti i madhërishëm a.s. mori drejtimin për në Buwat, në krye të 200 muhaxhirinëve për të vëzhguar një batalion kurejsh prej njëqind forcash, nën komandën e Umajah bin Khalf. Sipas shumicës së dijetarëve, edhe në këtë fushatë përfshiheshin vetëm “muhaxhirinë” (emigrantë). 22] Batalioni që thuhet se përbëhej nga një karvan që po kthehej nga Siria , në përbërje të të cilit ishin 150 deve, të ngarkuara me mall, nuk u takua me Profetin e fisnik, bile, e shmangu atë. Kur Profeti i Islamit e vuri re se nuk kishin qëllim të sulmonin, nuk i ndoqi më tej dhe u kthye në Medine.

Megjithëse Profeti Muhamed a.s. kishte nën komandë 200 burra, pra, një epërsi të dukshme ndaj batalionit kurejsh, që numëronte vetëm 100 forca, ai nuk i ndoqi më tej ata, sepse nuk kishte në mendje të sulmonte ndokë. E vërteta është se Profeti i ndritur merrte  njoftime për batalione e karvane që niseshin nga Meka në Medine. “E si mund ta dinte ai, – thotë H.G. Sarwar – nëse ato ishin karvane tregtare të nisura për Siri, apo forca luftëtarësh me synim për të sulmuar Medinen. Mënyra e vetme për të marrë vesh si qëndronin punët, ishte dërgimi i patrullave të tilla, me anë të të cilave të sigurohej informacioni i nevojshëm dhe Medina të mos zihej në befasi. Në qoftë se ai do të rrinte në pritje, me tespihe në dorë, pa lëvizur nga vendi, s’ka pikë dyshimi se mekasit nuk do të linin t’u ikte rasti dhe do të sulmonin, sikurse thoshin me njëri-tjetrin, ‘o burra, të gjithë përnjëherë’ “ 23]

 

Fushata (‘Ghazwah’) e Al-Ushairah

 

Në muajin Xhumadi al-Ula, 24] Profeti i lartë a.s. shkoi në Banu Mudlixh dhe nënshkroi një marrëveshje, si ajo që pati bërë me Banu Damrah (aleatë me Banu Mudlixh). Muhamedi a.s. kishte me vete 200 burra, të gjithë “muhaxhirë”. 25] Historianët thonë se Profeti i nderuar a.s., fillimisht, u nis në kërkim të karvanit të madh të Abu Sufjanit, i cili po shkonte nga Meka në Siri, për tregti. (Ky është i njëjti karvan që, kur po kthehej nga Siria, si kishte përfunduar me veprimtarinë tregtare atje, u bë shkak i “Luftës së Bedrit”). Por karvani kishte kaluar, tanimë, para se ta kishte hetuar Profeti i madhërishëm, kështu që ky, në përputhje me planin e paracaktuar, ndaloi në Banu Mudlixh për të përfunduar marrëveshjen. 26] Ai u kthye në Medine në muajin tjetër, në Xhumadi al Akhir. Vëmë në dukje se Ibn Abd Al-Barr nuk e përmend fare që Profeti Muhamed a. të ketë lëvizur për karvanin kurejsh. 27] Edhe Maulana Shibli Numani, gjithashtu, e hedh poshtë këtë. 28] Edhe unë, duke iu përmbajtur së njëjtës logjikë, jam i mendimit se Muhamedi a.s. ishte nisur vetëm për të nënshkruar marrëveshjen e paqes me Banu Mudlixh dhe jo për të ndjekur karvanin në fjalë.

 

Fushata (‘Ghazwah’) e Safwanit ose Bedr Al-Ula

 

Pas  kthimit nga fushata e al-Ushairas, qetësia në Medine nuk zgjati veçse pak ditë (sipas shumicës së historianëve, më pak se dhjetë ditë). 29] Ndërkohë, erdhi lajmi se Kurc bin Xhabir al-Fihri kishte sulmuar kullotat e Medines dhe kishte rrëmbyer gjedhet e dhentë e Profetit të Islamit alejhi salam. Me të marrë njoftimin, Profeti i madhërishëm a.s. u nis në ndjekje të Kurcit, duke lënë në krye të punëve në Medine Zaid bin Harithën. Ai iu vu pas gjurmëve të Kurcit deri në Safwan, afër Bedrit; megjithatë, Kurci arriti të shpëtonte. 30]

 

Patrulla e Sad Bin Abi Wakkas

 

Ndërsa Profeti Muhamed a.s. po kthehej nga Safwani, dërgoi një grup të vogël prej 20 kalorësish, nën komandën e Sad bin Abi Wakkas, në ndjekje të Kurc bin Xhabir al-Fihrit. 31] (Shënim: Ibn Hisham e ka përmendur dërgimin e këtij grupi në kohën ndërmjet fushatës së al-Ushairas dhe të Bedr al-Ula. 32] Sipas një versioni tjetër, të Ibn Abd al-Bar, patrulla e Sad bin Abi Wakkas u dërgua nga Profeti i fisnik a.s., kur ai po nisej për në Fushatën e Bedr al-Ula. 33] Sipas Wakdi dhe Ibn Sadit, grupi i Sad bin Abi Wakkas (Rad. A.) u dërgua në muajin Dhi-Ka’dah të vitit Hixhri. 34] Së fundmi, disa historianë thonë se ai grup u dërgua pas patrullës së Hamzas). 35]

Megjithatë, njësia e Sad bin Wakkasit vazhdoi rrugën deri në Kharrar (një vend në Xhuhfah, midis Medinës dhe Mekës) dhe u kthye mbrapsht, në Medine, pa zhvilluar asnjë luftim.

Me plaçkitjen e kullotave nga ana e Kurc bin Xhabir, plani i kurejshëve bëhej i qartë, plotësisht. Nuk mund të mbaje qëndrim pasiv, në pritje. Profeti i ndritur a.s. e kuptoi sa serioze po bëhej gjendja e tij. Çifutët po i ktheheshin përsëri intrigave të tyre kundër tij e myslimanëve; hipokritët vazhdonin punën e tyre minuese nën drejtimin e Abdullah bin Ubajit; kurse kurejshët po i deklaronin luftë (duke dërguar Kurc bin Xhabirin për të grabitur në kullotat e Medines). Për më tepër, karvani i Abu Sufjanit, ku mekasit kishin investuar gjithë sa kishin, shpejt do të kthehej në Mekë dhe kurejshët, pas tërë atyre fitimeve dhe zotërues të gjithë atyre burimeve, do të marshonin në Medine, me siguri. Kjo ishte koha kur duhej vepruar menjëherë, por edhe me urtësi. Për këtë arsye, ai dërgoi grupe të vogla myslimanësh për të mbledhur të dhëna rreth planit të kurejshëve, sa më shumë të ishte e mundur. Një prej grupeve të tilla (patrulla, ose detashmente), për të cilin do të flitet më poshtë, u dërgua nën drejtiin e Abdullah bin Xhahsh.

 

Patrulla vëzhguese (“Sarjah”) e Abdullah bin Xhahsh

 

Megjithëse Profeti i Islamit a.s., tani, ishte plotësisht i vetëdijshëm për planin e kurejshëve dhe për veprimtarinë armiqësore kundër myslimanëve, prapëseprapë, ai nuk ndërmori ndonjë hap kundër agresionit. Ai, kurrë nuk dëshironte të fillonte luftën i pari.

Më 2 të muajit Rexheb të v. H. (vitit Hixhrij), 36] ai dërgoi Hazreti Abdullah bin Xhahsh me 12 vetë (të gjithë “muhaxhirë”) që të qëndronte në Nakla, një vend midis Mekës dhe Taifit, për të vëzhguar kurejshët dhe ta vinte në dijeni për gjithçka Profetin e madhërishëm. Ai i dha me vete një letër dhe e urdhëroi që letrën ta hapte vetëm pasi të kishte bërë dy ditë rrugë. Sipas udhëzimeve të Profetit Muhamed a.s., Abdullah bin Xhahsh e hapi letrën, në të cilën thuhej: “Shko te lugina e Naklës dhe vendos aty një pritë për kurejshët.” 37] Edhe Ibn Ishak, gjithashtu (sikurse citohet nga Ibn Hisham), ka dhënë të njëjtën përmbajtje të letrës: “Shko në Nakla, midis Mekës dhe Taifit dhe vëzhgo kurejshët, me qëllim që të na sigurosh të dhëna për ta.” 38] Gjithçka u bë, sipas këtyre udhëzimeve.

Ndërsa patrulla e Abdullah bin Xhahshit po vëzhgonte lëvizjet e kurejshëve, ndodhi që një karvan i vogël kurejsh po kthehej nga Siria me mall tregtie. 39] Karvani po kalonte pranë Abdullah bin Xhahshit dhe njerëzve të tij. Këta i sulmuan tregtarët, gabimisht; si rezultat, u zhvillua një luftim mes dy palëve dhe, një kurejsh me emrin Amr bin Hadrami u vra, kurse dy të tjerë u zunë robër. Myslimanët shtinë në dorë edhe plaçkë të mirë, gjithashtu, dhe pas kësaj, u kthyen në Medine. Kur ia tregoi incidentin Profetit të fisnik a.s., ai shprehu pakënaqësinë dhe nuk i miratoi veprimet e bëra, 40] duke i thënë, “unë nuk ju kisha dhënë leje të veproni në këtë mënyrë.” 41] Profeti i ndritur a.s., bile, nuk pranoi as të merrte ndonjë nga plaçka e luftës. 42] Edhe shokët e tjerë, gjithashtu, u zemëruan me Hazreti Abdullahun (Rad. A.). Si ai që u vra, ashtu edhe ata që u zunë robër, u përkisnin familjeve fisnike të kurejshëve. Amr bin al-Hadrami, që u vra, ishte i biri i Abdullah al-Hadramit, aleat i Harb bin Umajah, babait të Abu Sufjanit dhe kryetar i Mekës, në atë kohë.

Ata shfrytëzuan rastin, gjithashtu, që ndaj Profetit të lartë a.s. dhe myslimanëve të ngrinin akuzën, sikur ata kanë bërë luftë në muajin e shenjtë Rexheb, megjithëse nuk mund të thuhet me siguri nëse incidenti ndodhi në muajin Rexheb, sepse, sipas disa historianëve, ky muaj po përfundonte në kohën e luftimit dhe kishte filluar muaji Sha’ban. 43] Sido që të jetë, kurejshët dhe aleatët e tyre të fshehtë, çifutët dhe hipokritët, mezi ç’pritën ta rrëmbenin ‘këtë rast të rënë nga qielli dhe të zhvillonin një propagandë të fuqishme e të ngrinin akuza serioze kundër besimtarëve.’ Ata bënin vërejtje të mbushura me sarkazëm dhe ligësi: “Pa shihni, sa njerëz të devotshëm! Nuk ndalen të krijojnë gjakderdhje edhe në muaj të shenjtë, gjë që është e ndaluar.” Në këtë kohë u shpallën këto vargje nga Allahu: 44]

 

“Të pyesin ty për muajin e shenjtë, për luftën në të. Thuaju: “Luftimi në atë kohë është gjynah i madh, por pengimi i njerëzve prej udhës së Allahut, mohimi i Tij, pengimi i njerëzve nga vizita e Xhamisë së Shenjtë dhe dëbimi i banorëve të saj nga ajo, janë gjynah më i madh tek Allahu. Kurse adhurimi i idhujve është gjynah më i madh se vrasja.” Ata vazhdimisht do të luftojnë kundër jush, që të mund t’ju kthejnë nga besimi juaj. Ata që e mohojnë fenë dhe vdesin si mohues, – veprat e tyre (të mira) do të humbasin në këtë botë dhe në tjetrën. Ata do të jenë banorë të Zjarrit, ku do të qëndrojnë përgjithmonë.”  (II: 217)

 

Duke komentuar lidhur me këtë, Sejid Abu Ala Maududi shkruan:

“Nuk ka dyshim, gjakderdhja është gjë shumë e keqe, por akuza e tyre nuk qëndron, përderisa ajo vjen nga goja e atyre që vetë, gjatë trembëdhjetë vjetëve, kishin kryer torturat më çnjerëzore ndaj vëllezërve të vet, për arsyen e vetme, se ata besonin në zotin Një, Allahun. Ata, jo vetëm i detyruan vëllezërit e tyre prej gjaku që të braktisnin vatrat e veta familjare, por edhe i ndaluan, deri edhe të vizitonin Kabën, megjithëse ky vend i shenjtë, nuk ishte pronë e askujt. Krimi i tyre i tmerrshëm të bënte edhe më tepër përshtypje, po të merret parasysh se një antagonizëm i tillë, kaq i papajtueshëm, nuk ishte vënë re kurrë në historinë e mëparshme, qysh prej dy mijë e ca vjetësh. Për këtë arsye, këta persekutorë kaq të zellshëm, lista e krimeve të të cilëve është kaq e gjatë e kaq e zezë, nuk kanë asnjë të drejtë të ngrenë akuza për çështje kaq të papërfillshme, si për një incident të tillë, në kufi. Për më tepër, kur ky incident ndodhi pa dijeninë e lejen e Profetit të nderuar a.s. e që, për këtë arsye, nuk ishte asgjë më shumë se një veprim i papërgjegjshëm, nga ana e një grupi të vogël besimtarësh. 45]

Sidoqoftë, shpallja e zbritur në këto rrethana, i qetësoi dhe ngjalli gëzim të madh te myslimanët. Nga dy robërit e kapur, Uthman bin Abdullah dhe Hakam bin Kaisan, i pari ishte nip i Mughiras, babait të Walidit, një nga krerët e Mekës. Profeti i Islamit a.s. i shkëmbeu këta dy robër me dy besimtarë të zënë robër pak më parë nga kurejshët, Sad bin Wakkas dhe Utbah bin Ghazwan. Këta dy të fundit ishin pjesë e grupit të Abdullah bin Xhahshit. Gjatë udhëtimit të tyre për në Nakla, ata kishin gabuar rrugën në vendin e quajtur Burhan, duke u shkëputur, kështu nga detashmenti. 46] Një batalion kurejsh që po kalonte andej, ndeshi në këta dy myslimanë dhe i zuri rob. Kjo ndodhi para se patrulla vëzhguese të arrinte në Nakla. Ka shumë të ngjarë, që Abdullah bin Xhahsh të ketë sulmuar karvanin kurejsh në Nakla për të marrë hak për kapjen rob të Sadit dhe Utbas, nga ana e kurejshëve. Për të siguruar lirimin e tyre, nuk kishte rrugë tjetër, veçse të kapeshin dy robër nga kurejshët mekas e të bëhej shkëmbimi midis tyre.

Incidenti në Nakla u dha rast kurejshëve të manifestonin urrejtjen e tyre me vrull më të madh, si edhe të shtonte zemërimin dhe etjen për hakmarrje në radhët e tyre. Lidhur me këtë, Tabari thotë: “Ngjarja që shpuri te Beteja e Bedrit dhe luftërat që pasuan midis Profetit Muhamed a.s. dhe kurejshëve mosbesimtarë, ishte vrasja e Ibn Hadramit nga dora e Wakid Sahmisë.” 47] W.Montgomeri Watt, duke komentuar këtë incident në Nakla, shkruan: “Përveç kërkesës normale për shpagimin ndaj vrasjes së njeriut të tyre, si edhe mërzisë për humbjen e karvanit, mekasit duhet të jenë tërbuar nga zemërimi edhe për faktin se e gjithë kjo kishte ndodhur mu, para hundës së tyre. Ata medinas që nuk ishin shumë miqësorë me Muhamedin, duhet të kenë qenë shumë të shqetësuar për kthesën serioze që po merrnin gjërat. Mekasit ishin provokuar thellë dhe, me siguri, do të kërkonin të merrnin hak.” 48]

Çfarëdo konkluzioni që mund të nxirret nga incidenti në Nakla, fakti është se kjo ngjarje, në vetvete, nuk kishte natyrë kaq të rëndë dhe kaq provokuese, por ama, ishte e mjaftueshme që të nxiste flakën e urrejtjes ndaj myslimanëve. Dhe ndodhi Beteja e Bedrit. Para se të vijmë te kjo ngjarje e rëndësishme, do t’ia vlente të theksonim dy momente të veçanta: (i). Një rishikim të fushatave të Profetit të Islamit a.s. përpara Betejës së Bedrit, si edhe (ii). Ndryshimin e ‘kibles’ (e cila, sipas mendimit të shumicës së historianëve, ka ndodhur më 2 të muajit Rexheb v.H.) dhe reagimin e çifutëve, si rezultat i saj.

 

(i)  Rishikim i fushatave të Profetit Muhamed  a.s. para Betejës së Bedrit

 

Këtu po paraqesim përshkrimin që u bën këtyre fushatave biografi i famshëm i Profetit të ndritur a.s., Dr. M. Hamidullah, i cili, lidhur me to, shkruan: “Me të konsoliduar paqen e brendshme, Profeti i Islamit a.s. filloi të vizitojë fiset jashtë Medines, në mënyrë të veçantë ato, përmes territorit të të cilave kalonin karvanet e mekasve për në Irak, Siri, Egjipt e kthim. Ai bëri përpjekje dhe ia arriti të përfundonte me ta marrëveshje me karakter mbrojtës, mi bazën e ndihmës ushtarake, reciproke në rast sulmi nga të huajt. Njësitë e patrullat e myslimanëve mund të përshkonin territoret e tyre, kurse ato të armiqve të Islamit nuk mund ta bënin këtë.

Midis këtyre,  numëroheshin fiset Damra, Xhuhaina dhe Muzaina. Ato shtriheshin, përkatësisht në jug, në veri dhe në perëndim të Medines. Si zakonisht, qytetet e mëdha janë tregjet e prodhimeve të fiseve nomade dhe gjysmënomade. Këta popuj rreth Medines vareshin ekonomikisht nga qyteti dhe kjo s’mund të zëvendësohet me asgjë. Mund të ketë pasur aleanca të kohës paraislame midis medinasve dhe të ndonjë prej këtyre fiseve fqinje, së paku, sikurse është rasti me një kryetar të fisit Xhuhaina: një patrullë myslimane u fut në territorin e tij për të gjurmuar një karvan mekas, por kryetari vendës, Maxhdi Ibn Amr, “i cili ishte aleat me të dyja palët”, ndërhyri dhe patrulla e myslimanëve u kthye, pa bërë luftë.

Përsa i takon fisit Damra, këtu bëhej fjalë për Abu Dharr al-Ghifari, një nga më të parët që e kishte përqafuar Islamin. Ndikimi i tij mund të ketë shtyrë fisin për lidhjen e një aleance ushtarake me myslimanët, por ky traktat tërheq vëmendjen në mënyrë të qartë se fisi Damra nuk do të përfshihet në një luftë për shkaqe fetare. Kjo do të thotë se ky fis, megjithë një predispozite dashamirëse ndaj Islamit, ende nuk e kishte pranuar atë. Teksti i marrëveshjes me Damran, Ghifarin, Raban dhe Zuran e Xhuhainit, kanë ardhur deri në kohën tonë, por jo ai me Mudlixhin, që shtyhej më tej, në drejtim të jugut; megjithatë, duhet të ketë qenë i njëjtë, si të tjerët. Edhe qëndrimi i Surakas, nga fisi Mudlixh, tani ishte miqësor; siç dihet, ky ishte ai që u vu në ndjekje të Profetit të shenjtë a.s. gjatë udhëtimit të tij të Hixhretit për në Medine.

Me anë të këtyre marrëveshjeve e traktateve, si këto, Profeti Muhamed a.s. e rriste çdo ditë e më tepër sigurinë e territoreve islame. Në sajë të tyre, shtohej kontakti mes njerëzve dhe feja islame krijoi mundësi të bëhej e njohur, në mënyrë personale, te këto fise. Në Damra e ka origjinën ambasadori më i mirë i Islamit. Ky njeri, Amr bin Umaija ad-Damri, ishte kaq i besës ndaj Profetit të fisnik a.s., sa ky e pati dërguar me misionin e të dërguarit të tij te mbreti Negus i Abisinisë për të sqaruar ngatërresat e krijuara atje nga makinacionet e mekasve, edhe para se ai të përqafonte Islamin, pas betejës së Bedrit, siç do ta shohim pas pak.

Me të siguruar mbështetjen e atyre pak fiseve të rajonit, Profeti i lartë a.s. dëshironte të përfitonte nga kjo rrethanë, duke ushtruar presion ekonomik ndaj mekasve, karvanet e të cilëve përshkonin këto krahina kur merrnin rrugën për në veri, si edhe në kthim. Një gjë e tillë ishte plotësisht e justifikueshme. Mekasit paganë kishin konfiskuar pasurinë e myslimanëve që kishin ikur për të shpëtuar jetën në Medine. Midis dy palëve, tanimë, ishte gjendje lufte dhe në të gjithë botën njihet e drejta e palëve ndërluftuese për të vrarë, për t’i kapur rob, ose për t’ua rrëmbyer pasurinë armiqve me të cilët ishin në luftë. Mekasit shfrytëzonin mjetet që siguronin nga tregtia për t’u përgatitur për luftë kundër myslimanëve, në Medine. Profeti i madhërishëm a.s. vetëm po u kërkonte mekasve që të mos përshkoheshin nëpërmes zonës islame; kapja e karvanëve të tyre, ishte vetëm një sanksion: le të mos kalonin nëpër territoret islame dhe ata nuk do të rrezikonin asgjë.” 49]

Ai shkruan, më tej: “Meka është vend me tokë jopjellore, të shkretë; aty nuk ka as bujqësi, as industri. I vetmi mjet mbijetese për popullsinë, është tregtia. Rruga tregtare e Jemenit për në Europë, nëpërmes Sirisë, kalonte përmes Mekës. Karvanet mekase, në dimër e në verë (krahaso Kuranin: 106 – 2), u sillnin banorëve të saj mirëqenie e siguri. Të shkoje deri në Jemen, nuk kishte asnjë dobi nëse prej aty, nuk do të mund të kaloje, pastaj, në Siri, që të shkëmbeje atje mallrat e ardhura që andej. Kështu që pengesa për të kaluar tranzit përmes territorit të Medines, prekte interesat jetike të tyre. Prandaj, edhe ata, kërkonin me çdo kusht të siguronin kalimin nëpër këtë territor. Ky ishte shkaku që i shpuri ata në konflikt të armatosur, së pari, në Bedër, pastaj, në Medine (Uhudi dhe Hendeku) dhe, më në fund, në Mekë, aty ku ky konflikt i gjatë përfundoi në mënyrën më të lumtur.

Një ndalim i thjeshtë për të mos kaluar nëpër zonën e myslimanëve, kuptohet se nuk do të mjaftonte. Prandaj, me të përfunduar aleancat e para me fiset rreth Medines, Profeti Muhamed a.s. filloi të dërgonte grupe të vogla të armatosura, që t’u bënin presion karvanëve, të cilat nuk do të respektonin paprekshmërinë e territoreve islame. Në shkretëtirë të hapët, ku janë të pakta qendrat e banimit dhe në largësi të madhe nga njëra-tjetra, kalimi është i lehtë, veçanërisht për karvanet arabe, të cilat, si rregull, udhëtonin natën. Natyra malore e rajonit, gjithashtu, nga ana e saj, e bënte kontrollin shumë të vështirë. Si rrjedhim, vetëm një në dhjetë patrulla mund t’ia arrinte të ndeshte në ndonjë karvan armik. Kjo ishte arsyeja e nevojës së mprehtë për informacione sa më të sakta për lëvizjet e karvanëve, gjë për të cilën në fillim, kishte mungesë të theksuar. Problemi rëndohej po të merret parasysh shtrirja gjerë e gjatë e territoreve nën ndikimin islam, si edhe aftësia e armikut për t’u shmangur, që bëhej gjithnjë e më efikase. E gjithë kjo, kërkonte durim të madh e vigjilencë të vazhdueshme.

Është e natyrshme se mekasit nuk dorëzoheshin lehtë. Kur ata mësuan se një karvan i madh i tyre po ndiqej diku, andej nga grykat e shpatet pranë Bedrit, ata bënë gati një forcë të mjaftueshme “për t’u dhënë një mësim të mirë”, por dështuan në mënyrë të mjerueshme…” 50]

Le të shohim, tani, reagimin e çifutëve ndaj ndryshimit të Kibles.

 

  • Ndryshimi i Kibles dhe reagimi i çifutëve

 

Në muajin Rexheb (ose Sha’ban), 51] të vitit të 2-të H., ‘Kibla’ ndryshoi nga Jeruzalemi në drejtim të Kabës (al-Masxhid al-Haram – Xhamia e Shenjtë – në Mekë), si rezultat i shpalljes që zbriti me këtë rast:

“Prandaj, ktheje fytyrën tënde nga Xhamia e Shenjtë (Qabeja)! Dhe kudo që të gjendeni, kthejeni fytyrën tuaj nga ajo anë! Pa dyshim, ata që u është dhënë Libri (Teurati), e dinë se drejtimi nga Qabeja është e vërteta prej Zotit të tyre. Allahu nuk është i pakujdesshëm ndaj punëve që ata bëjnë.”  (Kuran, II: 144).

Jehudinjtë u tërbuan nga zemërimi me ndryshimin e ‘kibles’, gjë që prekte epërsinë etyre për problemet fetare në Medine. Ata filluan me vërejtjet e tyre, tërë mllef. “Muhamedi a.s. dëshiron të vihet kundër nesh për çdo gjë; ja, sepse e ndryshon ‘kiblen’ “ 52] Në qoftë se e shohim ndryshimin e ‘kibles’ nga pikëpamja thjesht politike, mund të thuhet me siguri, se, sidomos, për momentin, nuk ishte koha e përshtatshme për të. Ishte pikërisht koha, kur rreziku i armiqve ndjehej nga të gjitha anët e Medines. Incidenti në Nakla u dha një paralajmërim të qartë myslimanëve dhe ata jetonin me frikën e vazhdueshme të shpagimit, nga ana e kurejshëve. Në këto rrethana, po të mos kish qenë urdhri i Allahut, Profeti i Islamit a.s. nuk do ta kishte ndryshuar ‘kiblen’. Prandaj, janë të pabaza akuzat e autorëve perëndimorë, sikur ‘kibla’ u ndryshua, “si një gjest ndaj disa klaneve anti-çifute të Medines, për të fituar mbështetjen e tyre dhe për të treguar se Muhamedi ishte i angazhuar në mbrojtje të tyre.” 53]

Si rezultat i ndryshimit të ‘kibles’ nga Jeruzalemi në drejtim të Kabës, disa myslimanë naivë e të pafajshëm, por të dobët në besim, me nxitjen e çifutëve dhe të hipokritëve, u bashkuan me korin e zërave të tyre dhe filluan të thoshin. “Çfarë ndodhi me ta që, nganjëherë i falen Zotit me drejtimin nga një anë (d.m.th., drejt Jeruzalemit), kurse herë tjetër, e ndryshojnë drejtimin (d.m.th., kthehen nga Kaba).” 54] Lidhur me këtë, zbriti shpallja nga Allahu:

“Disa mendjelehtë (nga ithtarët e Librit) do të thonë: “Ç’ i ktheu ata prej kiblës së tyre?” Thuaju: Të Allahut janë Lindja dhe Perëndimi. Ai udhëzon kë të dojë në rrugën e drejtë.”  (II: 142)

Në këto kushte, duke ndryshuar ‘kiblen’, myslimanëve u thuhet se ata, si një komb që, tanimë, si Qendër Shpirtërore kanë Kabën, qëllimi i tyre është të udhëheqin botën drejt mirësisë më të madhe. Ata nuk janë një “Ummah” (komb, nacionalitet, bashkësi) që bazohet te raca (si izraelitët), as te ngjyra, por një “ummah” për arritjen e së mirës dhe përhapjen e saj në botë. Si bëhen ata udhëheqës, liderë të botës:

“Kështu, Ne ju kemi bërë një bashkësi të drejtë, që të bëheni dëshmitarë përmbi njerëzit dhe që i Dërguari të jetë dëshmitar përmbi ju. Ne nuk e kemi bërë kthimin tënd nga Qabeja (o Muhamed) për tjetër arsye, por vetëm për t’i dalluar ata që i shkojnë pas të Dërguarit, nga ata që kthehen nga thembrat (që tërhiqen nga besimi tek ai). Kjo provë ka qenë e rëndë (për njerëzit), por jo për ata që Allahu i ka udhëzuar. Dijeni se Allahu nuk jua humb besimin tuaj (d.m.th., namazin që keni falur nga Kudsi). Në të vërtetë, Allahu është Përdëllimtar dhe i Mëshirshëm me njerëzit.”  (II: 143)

Në këtë mënyrë, duke ndryshuar kiblen, Allahu ua hoqi lidershipin, udhëheqjen e botës bijve të Izraelit, izraelitëve dhe ua dha myslimanëve. Ky është shpërblimi më i madh që i jepet një bashkësie, komuniteti, një kombi, një shoqërie dhe kjo është ajo që në Kuranin e shenjtë quhet favori i madh, përparësia e madhe dhe bekimi:

“Nga cilido vend që të dalësh, ktheje fytyrën nga Xhamia e Shenjtë. Kudo që të ndodheni, ktheni fytyrat tuaja nga ajo anë, që njerëzia të mos ketë ç’të thotë kundër jush, përveç keqbërësve – por atyre mos iu frikësoni, frikësohuni vetëm prej Meje -, që të plotësoj mirësinë Time ndaj jush dhe që ju të shkoni në udhë të drejtë.”  (II: 150)

Duke komentuar këto vargje, Sejid Abu Ala Maududi shkruan, “Këtu, Allahu u thotë myslimanëve: ‘Ndryshimi i kibles simbolizon ndryshimin e lidershipit. Prandaj, ju duhet të respektoni këtë Urdhëresë në mënyrë të përpiktë, strikte që kjo udhëheqje të mos ju hiqet nga duart për shkak të mosbindjes e mosmirënjohjes. Ky favor do të jetë për ju, i plotë, në qoftë se ju do t’i bindeni Urdhrit.’ “ 55] Në të vërtetë, ky favor u plotësua në Hixhatul Wada – Haxhi i Lamtumirës, kur Allahu shpalli: “Sot jua përsosa fenë tuaj, e plotësova dhuntinë Time ndaj jush dhe zgjodha që Islami të jetë feja juaj.”  (V: 3)

Ndryshimi i kibles nga Jeruzalemi te Kaba, në thelb, ishte shpallje e ndryshimit të lidershipit nga izraelitët tek myslimanët (te ndjekësit e Profetit të Islamit a.s.). Në të vërtetë, ky ishte edhe shkaku më i madh i xhelozisë së tyre. Ajo ka qenë theksuar, gjithashtu, edhe nga Profeti i ndritur a.s. me anë të këtij hadithi, të treguar nga Hazreti Aisha: “Jehudinjtë nuk janë xhelozë ndaj nesh për tjetër, veçse për shkak të ditës së premte, drejt së cilës na drejtoi Allahu dhe të ‘kibles’, drejt së cilës na drejtoi Allahu.” (Transmetuar nga Ahmed). 56] Prandaj , për shkak të xhelozisë, çifutët filluan punën e tyre minuese dhe vënien e të gjitha energjive për çrrënjosjen e Islamit qysh në fillimet e veta.

W.Montgomeri Wat, kritik i Profetit Muhamed a.s. e përshkruan qëndrimin e jehudinjve me këto fjalë: “Aspekti më i rëndësishëm i ndarjes me jehudinjtë, ishte me karakter intelektual. Izraelitët sulmonin tërë korpusin e ideve, mbi të cilat bazohej pozita e Muhamedit. Ata deklaronin se disa gjëra të Kuranit ishin në kundërshtim me shkrimet e lashta në duart e tyre…Në mënyrë të veçantë, me rritjen e pakënaqësisë së tyre ndaj politikave të tij, pra, nga pikëpamja politike; kurse ai kishte nevojë për mbështetjen e njerëzve të cilët besonin me gjithë zemër në aspektin fetar të misionit të tij. Dhe në këtë pikë, jehudinjtë bënin çmos që ta privonin atë nga kjo mbështetje dhe, si zotëruesit e shkrimeve të lashta, ata ishin në gjendje që këtë punë ta bënin në mënyrë efikase.” 57]

Për më tepër, jehudinjtë që e mendonin veten si përfaqësuesit e vërtetë të fesë së Profetit Ibrahim, ndjeheshin të fyer kur në Kuranin e shenjtë deklarohej se Islami ishte forma më e pastër e fesë së Ibrahimit dhe se Profeti i Islamit a.s. dhe ndjekësit e tij, janë njerëzit më të afërt me Ibrahimin:

“Ibrahimi nuk ka qenë as hebre, as i krishterë, por ka qenë besimtar i vërtetë (monoteist) i përulur ndaj Allahut dhe nuk ka qenë nga politeistët. Pa dyshim, njerëzit më të afërt me Ibrahimin janë ata që e pasuan atë dhe ky Profet me besimtarët (e tij). Allahu është mbrojtës i besimtarëve.”  (III: 67, 68)

“Thuaj (o Muhamed!): “Allahu thotë të vërtetën, prandaj ndiqeni fenë e pastër të Ibrahimit, i cili nuk ishte idhujtar.”  (III: 95)

“Ata thonë: “Bëhuni hebrenj ose të krishterë, që të jeni në rrugë të drejtë!” Thuaju: “Në asnjë mënyrë. Ne jemi të fesë së pastër të Ibrahimit, i cili nuk ka qenë idhujtar.”  (II: 135)

Më tej, deklarohej gjithashtu, se kjo fe (Islami) është identike dhe forma më e pastër e fesë që e kanë predikuar të gjithë profetët. Në qoftë se hebrenjtë ose të krishterët kishin diçka të ndryshme, atëherë këto ndryshime janë problem i atyre, vetë:

“Thoni (o myslimanë!): “Ne besojmë në Allahun, në atë që na është shpallur neve (Kuranin), në atë që i është shpallur Ibrahimit, Ismailit, Is’hakut, Jakubit dhe Esbatëve (12 bijve të Jakubit), në atë që i është dhënë Musait e Isait dhe në atë që u është dhënë profetëve nga Zoti i tyre. Ne nuk bëjmë kurrfarë dallimi midis tyre dhe vetëm Allahut i përulemi.”  (II: 136)

Lidhur me pretendimin e Islamit, si i bazuar mbi fenë e Profetit Ibrahim, W. Montgomeri Wat shkruan: “Perëndimorët e sotëm duhet të jenë të gatshëm, tanimë, të pranojnë se koncepti i fesë së Abrahamit nuk është krejt pa baza. Islami, objektivisht, mund të mos jetë kopje e plotë e asaj që ne mendojmë se ka qenë feja e Abrahamit. Megjithatë, në një kuptim, Islami i përket traditës judeo-kristiane dhe ajo traditë mund të përshkruhet si e tillë, që fillon me Abrahamin. Në këtë mënyrë, Islami është një formë e fesë së Abrahamit, – një formë, gjithashtu, në përshtatje me pikëpamjen e njerëzve, mënyra e jetesës të të cilëve ishte më e afërt me Abrahamin se ajo e shumicës së hebrenjve dhe të krishterëve.” 58] Por hebrenjtë nuk e ndryshonin qëndrimin e tyre armiqësor ndaj Islamit, Profetit të Islamit a.s. dhe ndjekësve të tij, për shkak të xhelozisë së tyre kundrejt ‘arabëve’ 59] (d.m.th., kundrejt Ismailitëve). Ata u përfshinë në veprimtarinë armiqësore kundër myslimanëve dhe, në mënyrë të fshehtë, mbështetnin kurejshët dhe hipokritët 60] kundër Profetit Muhamed a.s. dhe myslimanëve. Ata deklaronin se Profeti i madhërishëm a.s. po e bënte gjithë këtë, vetëm për të siguruar epërsi mbi medinasit dhe për të arritur synimet e tij politike (Allahu më faltë që i citoj këto fjalë!).

Ibn Ishak shkruan, “…Rabinët hebrenj e shprehnin armiqësinë e tyre, të mbushur me zili, urrejtje dhe ligësi, sepse Zoti kishte zgjedhur të Dërguarin e Tij nga radhët e arabëve. Ata bënë çështje të përbashkët me njerëz të fiseve al-Awus dhe al-Khazraxh, të cilët i përmbaheshin me kokëfortësi fesë së tyre pagane. Ata ishin hipokritë, teksa ndiqnin politeizmin e të parëve të tyre, megjithatë, kur u shfaq Islami dhe njerëzit po e pranonin atë, me shumicë, ata ishin të detyruar të bënin sikur, gjoja, e pranonin atë, nga frika prej të tjerëve. Por, në fshehtësi, ata ishin hipokritë, prirja e të cilëve anonte drejt çifutëve, sepse ata e konsideronin të Dërguarin gënjeshtar dhe bënin përpjekje kundër Islamit. Rabinët hebrenj e mërzitnin të Dërguarin me gjithfarë pyetjesh dhe krijonin pshtjellim, në mënyrë që ta përzienin të vërtetën me gjëra false. Zakonisht, në Kuran jepeshin përgjigje për këto pyetje të tyre, megjithëse për disa nga problemet që lidheshin me atë që lejohej dhe atë që ndalohej, përgjigjja vinte nga myslimanët vetë.” 61]

Ai ka dhënë një listë të gjatë të udhëheqësve çifutë që kundërshtonin Profetin fisnik a.s. dhe ishin bashkuar me hipokritët. Sa për të përmendur një numër të vogël prej tyre, po numërojmë: 62]

Hujaji bin Akhtab; Salam bin Mishkan; Abu Rafi al Awar (i cili u vra nga shokët e Profetit në Khaibar); Zaid bin Lasit; Suwaid bin al-Harith; Kab bin Rashid; Rafi bin Haritha; Nafi bin Abi Nafi; Adij bin Zaid; Wahb bin Jahudha; Amr bin Awf e të tjerë.

Ibn Ishak na ka dhënë edhe një listë të kësaj natyre, këtë herë, me emrat e hipokritëve që u bashkuan me çifutët, 63] ndër të cilët po përmendim:

Xhulas bin Suwaid bin al-Samit; Umair bin Sad; Al-Harith bin Suwaid; Bixhad bin Uthman bin Amir; Nabtal bin al-Harith; Abu Habibah bin al-Azar; Abad bin Hunaif; Xharija bin Amir al-Ataf; Wadia bin Thabit; Khidam bin Khalid; Amr bin Malik bin al-Aws; Kab bin al-Harith bin al-Khazraxh; Hatib bin Umajjah; Bushair bin Ubairiq; Al-Dahhak bin Thabit; Rafi bin Wadia; Zaid bin Amr; Amr bin Kaish; Al-Xhid bin Kais; Abdullah bin Ubaji bin Salul (ky ishte kreu i hipokritëve).

Gjithnjë, nga Ibn Ishak kemi edhe një listë të rabinëve çifutë, të cilët e pranuan Islamin, në mënyrë hipokrite, ndër të cilët, më të përmendurit ishin: 64]

Sad bin Hunaif; Zaid bin al-Lusait; Numan bin Awfa bin Amr; Uthman bin Awfa; Rafi bin Huraimila; Rifa bin Zaid al-Tabut e të tjerë.

Këta hipokritë e kishin zakon të mblidheshin në xhami, të dëgjonin hadithe të ndryshme nga myslimanët e pastaj, qeshnin e talleshin me besimin e tyre. Një ditë që aty ishte Profeti i ndritur a.s., i pa ata, të grumbulluar, pa rregull e duke folur me njëri-tjetrin, me zë të ulët. Ai urdhëroi që të nxirreshin jashtë dhe kështu u veprua me ta, bile, edhe me një farë ashpërsie…” 65]

Pra, historianët kanë dhënë informacion të hollësishëm rreth hipokritëve të cilët u bashkuan me çifutët kundër Profetit të lartë a.s. dhe myslimanëve.

Duke komentuar qëndrimin e jehudinjve, Tor Andre (një kritik perëndimor i Profetit të nderuar a.s.) shkruan: “Megjithëse Profeti Muhamed a.s., jashtë çdo parashikimi, ia arriti me sukses t’i shkrijë besimtarët e shumtë në një organizëm të bashkuar e të devotshëm dhe, bile, pas një kohe të shkurtër, edhe në një ushtri të fuqishme e të gatshme për çdo sakrificë, prapëseprapë, përpjekjet e tij për të bërë për vete hebrenjtë, nuk sollën asnjë fryt.” 66]

Françesko Gabrieli, një tjetër autor perëndimor, vë në dukje intransigjencën e jehudinjve me fjalët:

“Të mbyllur në ekskluzivitetin  fetar të tyre, gjithmonë të gatshëm të prisnin me përqeshje e tallje…parimet, të cilat ai (Profeti i Islamit a.s.) tregohej se i zotëronte besimi i tij, të stërvitur nga rabinët e tyre për çfarëdo debatesh, ushtrimesh logjike e sofizmash, çifutët përbënin deziluzionin më të madh në mjedisin e tij të ri, me pasoja vendimtare për zhvillimin e besimit të shpallur prej tij.” 67]

Sejid Abul Ala Maududi shkruan: “Para shfaqjes së Profetit të madhërishëm a.s., hebrenjtë pritnin me shpresa të mëdha profetin për të cilën kishte parashikime të shumta në shkrimet e tyre. Ata luteshin shpesh: Le të vijë sa më shpejt, që të triumfojmë mbi mosbesimtarët e të rifitojmë lavdinë e humbur! Popullsia e Medines ishte dëshmitare sesi e përjetonin jehudinjtë këtë pritje premtuese. Në mjedisin e tyre ishin bërë të njohura e të stërnjohura shprehje si, ‘le të sillen me ne, si të duan paganët! Kur të vijë Profeti i lajmëruar, do t’i lajmë llogaritë me ta.’ Kështu që, kur popullsia e Medines mësoi se Muhamedi a.s. kishte shpallur se ai ishte profet, ata sollën ndër mend të gjitha këto gjëra dhe menduan se ky duhej të ishte Profeti, për të cilin kishin dëgjuar aq shumë nga izraelitët. Ata i thoshin njëri-tjetrit, ‘le të shkojmë e ta pranojmë atë, sa më shpejt, që të mos na e kalojnë jehudinjtë.’ Kjo është arsyeja përse myslimanët e Medines nuk arrinin të kuptonin qëndrimin e çifutëve të cilët, në vend që ta pranonin atë si profet e që e pritnin tërë ankth, prej një kohe të gjatë, ishin bërë kundërshtarët e tij më të rreptë.” 68] Më tej ai shton: “Sa për faktin se ata e njihnin tanimë Profetin fisnik a.s dhe e dinin mirë se kush është ai, në të vërtetë, në atë kohë, janë dhënë shumë prova. Një nga dëshmitë më autentike të këtij lloji, mund të quajmë atë të Hazreti Safijes (një prej bashkëshorteve të Profetit të ndritur a.s.), e cila ishte e bija e një dijetari izraelit dhe mbesë e një tjetri, po aq të ditur. Sikurse tregon ajo, “kur Profeti i lartë a.s. arriti në Medine, me emigrimin e tij, babai dhe xhaxhai shkuan ta takonin. Kur u kthyen në shtëpi, unë vetë e kam dëgjuar bisedën e tyre:

Xhaxhai – A është me të vërtetë ky, Profeti për të cilin flitet në librat tanë?

Babai – Pasha Zotin, tamam ai është.

Xhaxhai – A je i sigurt, plotësisht?

Babai – Po.

Xhaxhai – Atëherë, çfarë ke ndër mend të bësh?

Babai – Do ta kundërshtoj sa të jem gjallë dhe nuk do të lejoj të arrijë sukses në misionin e tij.” (Ibn Hisham, Vëll. II, f.165, Botuar në Kairo, më 1936).” 69]

Ky fakt theksohet edhe në Kuranin e shenjtë, me këto fjalë:

“Ata që u kemi dhënë librin, e njohin atë (Profetin a.s.), ashtu siç njohin bijtë e tyre, por disa prej tyre e fshehin të vërtetën, duke e ditur mirë.”  (II: 146)

E vërteta është se hebrenjtë e pranuan paktin, marrëveshjen e lidhur (të hartuar nga Profeti i nderuar a.s.) sa për t’ua hedhur myslimanëve, megjithatë, në zemrat e tyre nuk kishte ndryshuar asgjë dhe, në mënyrë të fshehtë, ushqenin ndjenja armiqësore ndaj Profetit të Islamit a.s. dhe myslimanëve. Rritja e bashkësisë islame ishte objekt shqetësimi të madh për ta. Ata filluan me talljet e përqeshjet, deri edhe me abuzime në kurriz të myslimanëve. Në këtë drejtim, ata ndihmoheshin edhe nga hipokritët (‘munafikët’). Zotni Athar Husain shkruan: “Jehudinjtë që kishin lidhje të forta tregtie e biznese të tjera me kurejshët e Mekës, u bashkuan me ta në veprimtarinë armiqësore për të zhdukur shtetin e porsalindur para se ai të merrte përmasa të frikshme. Si kryetar i shtetit dhe, si ‘një gjeneral, në gjendje lufte, pothuajse të vazhdueshme’, Muhamedit a.s. i duhej të qëndronte në rojë të jetës dhe të lirisë së popullit të vet. Vetë ekzistenca e këtij shteti të brishtë, ishte në rrezik serioz…Duke pasur bashkëpunimin e çifutëve dhe të mynafikëve, mekasit filluan të ngacmonin myslimanët.” 70]

 

BETEJA E BEDRIT

 

  • Fushata e Profetit të Islamit në kërkim të karvanit të Abu Sufjanit

 

Karvani i madh i kurejshëve, i cili kishte shkuar në Siri në muajin Xhumadi al-Ula, nën drejtimin e Abu Sufjanit, po kthehej në muajin Ramazan të vitit 2 të Hixhrit. 71] Ky ishte një nga karvanet më të mëdha të kurejshëve, në të cilin ishin investuar 50.000 dinarë. Abu Sufjani, lidhur me këtë, shprehej me këto fjalë: “Për atë  Zot, nuk kishte burrë as grua prej kurejshëve që nuk kishte investuar çfarë kishte nga pasuria e tij në këtë karvan.” 72] Fitimet nga ky karvan ishin menduar të përdoreshin për zhvillimi e luftës së shpejtë kundër myslimanëve, në Medine. 73] Profeti i madhërishëm a.s. ishte në dijeni se karvani i Abu Sufjanit po kthehej nga Siria, rrugës për në Mekë. Ai dëshironte t’u jepte një mësim kurejshëve për plaçkitjet e kryera prej tyre në kullotat e Medines. Prandaj, ai vendosi ta mbante nën vëzhgim karvanin, në mënyrë që, në të ardhmen, kurejshët të mendoheshin gjatë para se të ndërmerrnin ndonjë aventurë, si ajo. Ai u nis nga Medina, në kërkim të karvanit, më 8 të Ramazanit të vitit 2 të Hixhrit. Ata duhej të kuptonin se, meqenëse Medina ishte pikë kalimi në rrugën tregtare të tyre për në Siri, ishte në interesin e tyre që të jetonin në paqe e jo të provokonin njerëzit që ndiqnin rrugën e Zotit.

Këtu po tregojmë nisjen e Profetit Muhamed a.s., sikurse është transmetuar nga Sejidina (zotëria i ynë i nderuar) Anas (Rad. A.): “I Dërguari i Allahut a.s. dërgoi Basbas bin Xhuhnin për të hetuar se ku ndodhej karvani. Me të marrë të dhënat e nevojshme, Basbasi erdhi tek i Dërguari i Allahut a.s. dhe në shtëpi nuk ishte askush tjetër, përveç të Dërguarit të Allahut a.s. dhe meje (d.m.th., sejidina Anas). Ai bisedoi me të Dërguarin e Allahut a.s.,  vetëm për vetëm. Pastaj, i Dërguari i Allahut doli nga dhoma dhe u foli Shokëve (as-habeve të tij): ‘Ne do të nisemi në kërkim të një karvani; kushdo që ka një kafshë që mund të kalërojë në të, duhet të na shoqërojë’. Disa nga Shokët kishin kafshë të tilla, që i mbanin në Ulw al-Madina, në periferi të Medines dhe i kërkuan leje të shkonin atje e të sillnin kafshët e luftës. Por ai përsëriti: ‘Vetëm ata që kanë diçka që të udhëtojnë kaluar në të, do të na shoqërojnë.’ “ (ky Hadith transmetohet nga Ahmad, me fjalët e cituara më sipër; Muslimi, po ashtu, na e jep në të njëjtën formë, në përmbledhjen e tij, Bidajah; kurse Baihaki, vetëm me ndonjë ndryshim të lehtë. Hakimi e tregon me më tepër hollësi). 75]

Abu Ajub Ansari (Rad. A.) na e tregon tërë ngjarjen me fjalët e mëposhtme: “Ne ishim në Medine kur i Dërguari i Allahut na tha për lajmin që kishte marrë për karvanin e Abu Sufjanit. Ai tha, ‘Do të ishte mirë për ju të shkoni e të kërkoni këtë karvan. Ka mundësi, gjithashtu, të siguroni ndopak plaçkë.’ Ne ishim të një mendje ta shoqëronim atë dhe u nisëm. Pasi kishim bërë një a dy ditë rrugë, ai na foli (pasi kishte marrë të dhëna për ushtrinë pushtuese kurejshe, që na e zbulon një tjetër Hadith): “Çfarë mendimi keni për luftë me ata njerëz (d.m.th., me kurejshët)?’ Ne iu përgjigjëm: ‘Për Allah, nuk kemi fuqi për këtë (d.m.th., ne erdhëm vetëm për karvanin).’ Sa dëgjoi këto, një medinas, Mikdad bin Amr, u ngrit përnjëherë dhe foli kështu: ‘O i Dërguari i Allahut! Ne nuk jemi si populli (ndjekësit) i Musait, që t’ju thotë: Ti dhe Zoti yt, shkoni e luftoni; ne po presim këtu. Betohemi për Allahun, në qoftë se ti na kërkon të shkojmë edhe në Bark-o-Ghimad (një vend i largët, në Jemen), do të jemi gati dhe dhe nuk do t’ju braktisim, kurrë.’ 76] Kur dëgjuan fjalët e Mikdad bin Amrit (Rad. A.), të gjithë ansarët dëshironin të shpreheshin njësoj, si ai. Në të njëjtën kohë, Allahu shpalli këto vargje në Kuranin e shenjtë: ‘Zoti yt të nxori nga shtëpia jote (për të luftuar) për të Vërtetën edhe pse kjo nuk i pëlqeu një grupi prej besimtarëve. Ata polemizojnë me ty për të vërtetën (luftën), e cila u ishte bërë e qartë, sikur ishin duke u çuar drejt vdekjes së sigurt. Allahu ju premtoi fitoren mbi njërin prej dy grupeve, që ai të ishte i juaji. Ju dëshironit që grupi i paarmatosur të ishte i juaji, ndërsa Allahu dëshironte të përmbushte premtimin e Tij dhe t’ua zhdukte rrënjët mohuesve (VIII: 5-7)’ “

Ky Hadith tregohet nga Ibn Abi Hatim dhe Ibn Marduwijah (me fjalët e Abu Imran, sikurse citohet më sipër). 77] Një numër historianësh 78] dhe tradicionalistësh (dijetarë në fushën e haditheve), si Tabari e të tjerë, kanë transmetuar, gjithashtu, hadithe të tilla.

Në disa hadithe përmendet, gjithashtu, se kur Profeti i Islamit a.s. mori vesh për ushtrinë kurejshe, ndërsa ishte rrugës, në kërkim të karvanit të Abu Sufjanit, ai u këshillua me Shokët e tij. Në këtë rast, zotëria i ynë, Abu Bekr dhe zotëria i ynë, Ymer (nga emigrantët) shprehën mendimin e tyre para të gjithë të tjerëve, por Profeti i madhërishëm a.s. nuk u kushtoi ndonjë vëmendje atyre. Duke e vënë re këtë, ansarët e kuptuan se ai dëshironte të dinte pikëpamjen e tyre për këtë çështje. Pas kësaj, ata dhanë mendimin e tyre. Fjalimi i Hazreti Sad bin Ma’adh (udhëheqës i ansarëve), me këtë rast, jepet, gjithashtu, në masë, në libra. Ai tha, “O, i Dërguari i Allahut! Ne do të jemi të bindur ndaj teje edhe sikur të na urdhërosh të hidhemi në det.” 79] Profeti Muhamed a.s. mbeti i kënaqur pamasë nga fjalimi i Sadit dhe, menjëherë, u dha urdhër Shokëve të nisen për në Bedër. Gjithashtu, thuhet edhe se pas fjalimit të Sad bin Mu’adh 80], d.m.th., jashtë Medines, kur Profeti fisnik a.s. i kishte përfunduar këshillimet lidhur me luftën kundër ushtrisë së kurejshëve mekas që po përparonte drejt Bedrit, pikërisht, në këto momente, zbritën vargjet e Kuranit të shenjtë, “Allahu ju premtoi fitoren mbi njërin prej dy grupeve…” (VIII: 7).

Sidoqoftë, nga hadithet e mësipërme del qartë se Profeti i ndritur a.s. dhe Shokët ishin në dijeni për ardhjen e ushtrisë kurejshe, ndërsa ata ishin rrugës, në kërkim të karvanit të tyre, larg Medines. 81] Ata u nisën nga Medina vetëm në kërkim të karvanit 82] dhe jo për të kuftuar kundër ushtrisë kurejshe, sepse ata nuk dinin asgjë për të, në kohën kur ishin në Medine. Kjo gjen mbështetje edhe në vargjet e “Kasidas” – një kënge që na e jep Hamzah bin Abd Al-Mutalib (Ibn Hisham, Libri II, f.9):

 

“Ne kërkonim vetëm karvanin e tyre, asgjë tjetër,

Por ata edhën drejt nesh dhe befas, me ta u ndeshëm.”

(Përkthim, nga A.Gijomë)

Kjo është edhe një nga arsyet kryesore përse ata kishin një numër aq të vogël luftëtarësh dhe aq pak armatime. Pasi mori njoftimin për ushtrinë kurejshe, ai mbajti këshillin për luftë, në Roha. 83] Pastaj, ai caktoi Abu Lababah bin Abd al-Mundhar si administrator të Medines dhe i kërkoi atij të kthehej në Medine. 84] Tani, në mendjen e tij kishte dy objektiva, nga të cilët duhej të zgjidhte njërin: të shtinte në dorë karvanin e Abu Sufjanit, ose të ndeshej me ushtrinë e kurejshëve. Allahu kishte premtuar fitore për njërën nga këta, sikurse e thotë edhe Kurani i shenjtë:

“Allahu ju premtoi fitoren mbi njërin prej dy grupeve, që ai të ishte i juaji…”  (Kurani – VIII: 7)

(Shënim: Ky varg u shpall jashtë Medines (ka të ngjarë, në Roha), kur Profeti i lartë a.s. e kishte përfunduar këshillimin e tij lidhur me luftimin që do të bëhej. Shih edhe shënimin nr.80 të këtij kapitulli).

Këtu duhet të shtojmë se, kur Abu Sufjani mori vesh për planin e Profetit të nderuar a.s. për të sulmuar karvanin, ai pagoi një njeri me emrin Damdam dhe i kërkoi atij të shkonte në Mekë e të njoftonte kurejshët për marshimin e myslimanëve. 85] Traditat thonë se Abu Sufjani e dërgoi Damdamin në Mekë përpara se Profeti i shenjtë a.s. të largohej nga Medina. 86]

Damdami shkoi drejt e te Masxhid al-Haram, – Xhamia e Shenjtë – ia preu hundën devesë së tij, shalën e kalit të udhëtimit e ktheu përmbys dhe grisi këmishën e vet (shenja këto që tregonin seriozitetin e atyre që do të thoshte, praktikë e njohur në kohën e Injorancës, në raste të tilla), pastaj, te rrëza e luginës (Wadi), ia dha britmës, në kupë të qiellit: “O, kurejshë! Ndihmë! Ndihmë! Muhamedi dhe Shokët e tij janë në pritë për pasurinë e mallin tuaj që keni me Abu Sufjanin. Aha, nuk e besoj se mund t’i shtini përsëri në dorë (foli kështu që t’i nxiste kurejshët të merrnin masa sa më shpejt).” 87] Me të dëgjuar këto, kurejshët filluan me nxitim përgatitjet dhe marshuan drejt Medines me 1000 burra.

Ndërkohë, Abu Sufjani e ndryshoi drejtimin e udhëtimit dhe vazhdoi drejt Mekës, duke ndjekur rrugë tjetër, atë gjatë detit. Në kohën që ai arriti në Mekë, kurejshët, tanimë, ishin nisur për në Medine. Rrugës për atje, kurejshët e morën lajmin e kthimit të Abu Sufjanit 88] dhe, si pasojë, disa prej krerëve kurejshë menduan të ktheheshin në Mekë, por Abu Xhehli dhe të tjerë kishin dëshirë të luftonin dhe i nxitnin për këtë qëllim mekasit, në mënyrë të veçantë, Amir bin Hadrami, vëllai i Amr bin Hadramit, që ishte vrarë në fushatën e Abdullah bin Xhahshit. Kur Amiri pa se disa nga kurejshët ngurronin të niseshin për luftë, meqenëse karvani i Abu Sufjanit kishte mbërritur shëndosh në Mekë, ai grisi rrobat e veta dhe filloi të çonte pluhur përpjetë, sipas zakonit për të treguar zemërim kundër armikut, dhe thirri, me zë të lartë: “Medet, o Amr” Medet, o Amr!” Kjo ia futi zekthat dhe e tërboi fare ushtrinë kurejshe. Ata u kthyen përnjëherë me fytyrë nga Medina dhe nisën marshimin për atje. Megjithatë, fiset Zuhra dhe Adi nuk u bashkuan me ta dhe u kthyen në Mekë. 89]

Kjo tregon, nga ana tjetër, se një nga motivet kryesore të sulmit të kurejshëve në Bedër, ishte edhe dëshira e hakmarrjes për vdekjen e Amr bin Hadramit nga dora e myslimanëve dhe, në të vërtetë, pas shpëtimit të karvanit që ishte me Abu Sufjanin, nuk mbetet ndonjë shkak tjetër i besueshëm.

 

  • Pushtimi kurejsh në Bedr

 

Tani , jemi para gjendjes kur të dyja palët, Profeti Muhamed a.s. me Shokët e tij, nga njëra anë dhe kurejshët, nga ana tjetër, po përparonin drejt Bedrit, një fshat rreth 80 milje larg Medines. Kurejshët ishin nën komandën e Abu Xhehlit, armikut të betuar të Islamit dhe të Profetit të ndritur alejhi salam. Ata numëronin 1000 vetë, të armatosur më së miri. Në ushtrinë e tyre përfshiheshin 300 kuaj dhe 700 deve. 90] Myslimanët, nga ana e tyre, numëronin 313 vetë dhe kishin në zotërim vetëm dy kuaj dhe shtatëdhjetë deve. 91] Armatimi i myslimanëve as që mund të krahasohej me atë të kurejshëve. Profeti i lartë a.s. dërgoi Basbah bin Amr aj-Xhuhni dhe Adi bin Abi Dagna si pararojë në drejtimin nga ishte njoftuar se po vinin kurejshët, duke i porositur ata që të sillnin informata për lëvizjen e tyre. 92]

Kurejshët arritën në fushën e betejës më përpara dhe zunë pozicionet më të favorshme. Myslimanët nuk mundën të siguronin asnjë burim uji ose ndonjë pus. Për më tepër, terreni prej rëre rëndonte gjendjen e deveve, të cilave u zhyteshin këmbët në të. Pastaj, Hubab bin Mundhir propozoi të zinin një vend pranë një kroi. Profeti i nderuar a.s. e pranoi dhe shkuan aty, menjëherë. 93] Deshi Allahu dhe një shi i bollshëm që ra gjatë natës, arriti të mbushte me ujë rezervuarët e vegjël rreth burimit. 94] Për këtë flitet edhe në Kuranin e shenjtë:

“Ai…lëshoi nga qielli shi, për t’ju pastruar nëpërmjet tij…”  (VIII: 11)

 

Megjithëse myslimanët e kishin nën kontroll të plotë burimin e ujit, Profeti i Islamit a.s. i lejoi edhe armiqtë të merrnin ujë. 95] Për atë natë, dy ushtritë pushuan në kampet e veta, në Bedër. Profeti Muhamed a.s. u lut gjatë gjithë natës, me lotët që i rridhnin dhe me fjalët që i përsëriste:

“O Allah, po lejove sot që të shuhet ky grusht besimtarësh, askush nuk do të mbesë mbi tokë që të të adhurojnë Ty.” 96]

Allahu iu përgjigj lutjes dhe e dha lajmin e mirë të fitores me anë të këtyre vargjeve të shpallura: 97]

“Së shpejti do të thyhet grupi dhe (secili prej tyre) do t’ia mbathë.”  (Kuran – LIV: 45)

Nga Lista e ilustrimeve: Nr.3. – Hartë për fushën e Betejës së Bedrit. (Faqe më vete)

Beteja filloi në mëngjesin e ditës së premte, më 17 të muajit Ramazan, 98] të vitit 2 H. (Mars i vitit 624). Në fillim, tre udhëheqës nga radhët e kurejshëve, Shaibah, Utbah dhe Walid bin Utbah, dolën në fushë të mejdanit dhe sfiduan në duel myslimanët. Thirrja për duel u pranua nga tre gjeneralë të mëdhenj të Islamit: Ubaidah bin al-Harith, Hamzah bin Abdul-Mutalib dhe Ali bin Abu Talib (Rad. A.). Shaibah ra përtokë nga shpata e Hazreti Hamzasë, kurse Walidi gjeti vdekjen nga goditja e Hazreti Aliut. Utbah i kurejshëve arriti ta plagoste Ubaidan, por u vra në çast nga turri i Hazreti Aliut dhe i Hazreti Hamzasë, së bashku. 99] Pas këtij luftimi, Ubaidah bin Said bin al-As, një luftëtar i famshëm kurejsh, thirri në duel përsëri myslimanët, sfidë që u pranua nga Hazreti Zubairi, i cili e vrau atë me heshtë. 100] Këto luftime dyshe u ndoqën nga një sulm i përgjithshëm i kurejshëve mbi myslimanët. Mirëpo, brenda pak çastesh, udhëheqësit e shquar kurejshë, ose u vranë ose ranë robër në duart e myslimanëve. Abu Xhehli, komandanti i ushtrisë kurejshe, u vra nga dy djelmosha të rinj ansarë, të quajtur Maudh e Muadh. 101] Pjesa e mbetur e ushtrisë kurejshe mori arratinë nga fusha e betejës, në pikë të vrapit, kush të shpëtonte më parë. Ata i ndoqën dhe, një numër prej tyre u vranë ose u kapën rob. Myslimanët zunë shtatëdhjetë veta nga aristokracia e lartë kurejshe dhe po aq, shtatëdhjetë luftëtarë të përmendur, ranë në fushën e betejës. 102] Katërmbëdhjetë Shokë të Profetit të madhërishëm alejhi salam ranë martirë. 103]

Fitorja në Bedër ishte një shfaqje e qartë e ndihmës së Allahut të Plotfuqishëm. Në të vërtetë, ajo ishte një fitore shpirtërore e lavdishme e së Vërtetës (‘Hak’) mbi të Rremen (‘Batil’) – në sajë të Ndihmës Hyjnore. Kjo gjë vihet në dukje në Kuranin e shenjtë, disa herë:

“Sigurisht që kishte shenjë për ju në dy ushtritë që u ndeshën: njëra që luftonte në rrugën e Allahut dhe tjetra – e mohuesve…Allahu me ndihmën e Vet forcon kë të dëshirojë. Kjo, me të vërtetë, është mësim për largpamësit.”  (III: 13)

Përsëri, kjo ide:

“Allahu ju ndihmoi në Bedër, kur qetë të pafuqishëm, andaj frikësojuni Allahut, për të qenë falënderues.” Atëherë ti (Muhamed) u thoshe besimtarëve: “A nuk ju mjafton ndihma e Zotit tuaj me tre mijë engjëj të dërguar?”  (III: 123, 124)

Sipas historianëve, tre engjëjt e përmendur në vargjet e mësipërme (III: 124) zbritën nga qielli me tre kryengjëjt, Xhebrailin, Mikailin dhe Israfilin, çdonjëri prej të cilëve shoqërohej nga 1000 engjëj. 104]

Për betejën e Bedrit bëhet fjalë edhe në vargje të tjera të Kuranit, si: VIII: 7-19; VIII: 42-47; VIII: 67-69; VIII: 70-71.

Lufta e Bedrit, me siguri, është një nga më vendimtaret në historinë e Islamit. Në qoftë se myslimanët nuk do të arrinin fitore në këtë betejë, Islami mund të ishte zhdukur përgjithmonë nga faqja e tokës. Në të vërtetë, kjo ishte luftë midis forcës së dritës me atë të errësirës, midis së vërtetës dhe gënjeshtrës. Sigurisht, ajo provoi triumfin e madh të së vërtetës mbi të rremen, të dritës mbi errësirën, vetëm në sajë të ndihmës së Allahut. Kjo fitore frymëzoi te myslimanët shpresa të reja dhe i nxiti ata për suksese në të ardhmen.

 

  • Disa prej mrekullive që ndodhën gjatë Betejës së Bedrit

 

Duhet pranuar se Beteja e Bedrit u fitua në sajë të ndihmës së të Plotfuqishmit. Do të përmendim një numër të vogël prej mrekullive që ndodhën në këtë ditë.

Zbritja e engjëjve luftëtarë vërtetohet nga një fshatar, i cili deri në atë kohë nuk e kishte pranuar Islamin; atë ditë, ai po kulloste dhentë te një kodër, aty afër. Ai tregon, “isha me një shok, kushëririn tim, te faqja e malit dhe po vështronim betejën, duke pritur të bashkoheshim me palën fituese e të përfitonim edhe ne diçka nga plaçka e luftës. Papritmas, vërejtëm një re të madhe që po vinte drejt nesh; në to dalluam kuaj, sikur lundronin, me hingëllimat e tyre dhe me zhurmën e trumbetave që i shoqëronte. Ndërsa afroheshin, grupe engjëjsh suleshin përpara, por, mbi të gjithë, dëgjohej zëri i tmerrshëm i engjëllit që e yshtte pelën e tij, Haizum, “Shpejto! Shpejto! Jepi, Haizum!” Për shkak të kësaj zhurme të llahtarshme, shokut tim i ndali zemra nga frika dhe ra i vdekur në vend dhe unë, për pak sa nuk pësova fatin e tij.” 105] Kjo mrekulli, me anë të së cilës u ndihmuan myslimanët atë ditë, përsëritet shpesh në Kuranin e shenjtë, pak a shumë, si u përshkrua më sipër.

Kur nisi beteja, Profeti Muhamed a.s. lutej e lutej dhe mori një grusht pluhur e rërë dhe e hodhi në drejtim të armikut, si një shenjë simbolike e humnerës drejt së cilës po rrokullisej në mënyrë të verbër fati i tyre. 106] Çdo veprim në këtë betejë i atribuohet Allahut, sepse bëhej fjalë për çështjen e Tij dhe se asnjë prej këtyre veprimeve nuk ndërmerrej, veçse me urdhrin e Tij. Ja, si theksohet kjo gjë në Kuranin e shenjtë:

“Sigurisht, nuk ishit ju që i vratë ata, por i vrau Allahu! Kur gjuaje, nuk ishe ti (Muhamed) që gjuaje, por ishte Allahu Ai që gjuante, me qëllim që t’u bënte besimtarëve një dhuratë të bukur. Vërtet, Allahu dëgjon dhe di çdo gjë.”  (VIII: 17)

‘Ukkashah bin Mihsan, një prej shokëve, po luftonte në këtë betejë. Gjatë luftimit, shpata iu thye. Profeti fisnik a.s. i zgjati atij një shufër, e cila u shndërrua në shpatë, porsa e mori nga dora e Profetit. Ai luftoi me atë shpatë. Ai i vuri asaj emrin “Al-Awn” dhe e mbajti pranë vetes në të gjitha luftërat e mëvonshme. 107]

Në një numër traditash (hadithe) përmendet se Satani (djalli, shejtani) ishte i pranishëm në atë Betejë, 108] në formën e Surakas. Ai ishte parë duke vrapuar në fushën e betejës sa në një vend, në tjetrin dhe binte në sy nga kurejshët – ndërsa ai s’ishte kush tjetër, veç djalli. Edhe për këtë flitet në Kuranin e shenjtë:

“Djalli ua zbukuroi atyre veprat e këqija dhe u tha: ‘Askush në botë nuk do t’ju mundë sot dhe unë jam mbrojtësi juaj.’ Mirëpo, kur u ndeshën dy ushtritë (me engjëjt përkrah besimtarëve), ai u kthye nga thembrat e tij dhe u tha (jobesimtarëve): ‘Unë nuk kam të bëj me ju; unë shoh atë që ju nuk e shihni dhe i frikësohem Allahut, sepse Allahu ndëshkon ashpër’.”  (VIII: 48)

 

Si myslimanë, ne duhet të besojmë në ‘mrekullitë’ e shoqëruara me Profetin. Shkaku i fitores në këtë Betejë, me asgjë tjetër nuk ka lidhje, përveçse me Ndihmën e Allahut.

 

  • Robërit dhe të vrarët nga radhët e kurejshëve 109]:

Rreth shtatëdhjetë jobesimtarë u vranë në këtë betejë. Disa nga figurat kryesore në mesin e tyre ishin këta: Shaibah dhe Utbah (stërnipa të Abd Shams); Walid; Al-As bin Said; Abu Xhahl; Abu al-Bukhari; Hanzlah (djali i Abu Sufjanit); Al-Harith (Stërnip i Abd Munaf); Taima bin Adi; Zama’a; Nawfal bin Khawailid; Al-As bin Hashim; Munabbih bin al-Haxhaxh; Mabad; Nadhir; Ukbah; Umajah bin Khalf; Ali bin Umajah.

Rreth shtatëdhjetë të tjerë nga jobesimtarët u zunë robër, ndër të cilët, si më kryesorët, mund të përmendim:

Nawfal (nip i al-Mutalibit); Akil (djali i Abu Talibit); Abul As; Adi bin al-Khijar; Amr (i biri i Abu Sufjanit); Abu Uzair; Walid (nip i Mughiras); Abu Aziz (vëlla i Musab bin Umair); Wahb bin Umair; Abu Wida; Suhail bin Amr; Abbas bin Abd al-Mutalib e të tjerë.

 

  • Trajtimi i armiqve

Të burgosurit e luftës u trajtuan me mirësjellje shembullore, duke treguar madhështinë e Parimeve Islame. Atyre u dhanë të hanin ushqimin më të mirë që kishin, në një kohë kur myslimanët vetë ushqeheshin vetëm me hurma. 110] Profeti i Islamit a.s. ishte shumë i butë dhe i dhembshur ndaj armiqve. Ai i këshillonte edhe Shokët e vet si të silleshin me të burgosurit e luftës. Disa nga shokët e Profetit, meqë ishin shumë të zellshëm, mendonin që të gjithë robërit e zënë të ndëshkoheshin me vdekje. Edhe Hazreti Ymeri, gjithashtu, kishte të njëjtin mendim. 111] Megjithatë Hazreti Abu Bekr (Rad. A.) propozoi tjetër gjë: “Ata janë njerëz të familjeve tona e të farefisit tonë. Ne duhet ose t’i lëmë të lirë, ose të kërkojmë shpërblim për ta.” 112] Profetit të lartë a.s. i pëlqeu mendimi i Abu Bekrit dhe vendosi t’i lërë të lirë kundrejt shpërblimit. Kjo gjë nuk u pëlqye nga Allahu dhe qortimi i Tij nuk vonoi të shpallej:

“Sikur të mos ishin urdhërimet e mëparshme të Allahut, do t’ju godiste një dënim i madh për atë që keni marrë.”  (VIII: 68)

Në një numër hadithesh autentikë (përfshirë njërin të përmendur në “Sahih Muslim”) tregohet se Profeti i nderuar a.s. dhe Hazreti Abu Bekr (Rad. A.) qanë kur zbriti shpallja me vargjet me qortimin ndaj veprimit me robërit e luftës. Dëmshpërblimi i caktuar për çdo të burgosur të luftës ishte 4000 derhemë për secilin. Ata që nuk kishin mundësi të paguanin për shkak se ishin të varfër, por dinin shkrim e këndim, u mbajtën me detyrimin që t’u mësonin të shkruanin dhjetë vetave, nga secili i burgosur, pas së cilës ata, gjithashtu, e fitonin lirinë. 114] Hazreti Zaid bin Thabit (Rad. A.) e pati mësuar shkrimin në sajë të kësaj mase. U lanë të lirë, gjithashtu edhe ata që, as nuk ishin në gjendje të paguanin dëmshpërblimin dhe as nuk kishin arsimimin për të mësuar të tjerët.

Në këtë rast, ndodhi një ngjarje shumë e rëndësishme e cila, nga njëra anë, tregon se deri ku arrinte shkalla e lartë e drejtësisë me të cilën gjykonte Profeti i madhërishëm a.s. dhe, nga ana tjetër, për natyrën e tij, si njeri i përsosur. Ky fakt përmendet në një numër librash. 116] Ne po e japim këtu me fjalët e Maulana Shibli Numani: “ Abu-al-As, dhëndri i Profetit Muhamed a.s., ishte, gjithashtu, midis robërve të kapur në luftë. Ai nuk kishte para të paguante dëmshpërblimin. Për këtë arsye, i dërgoi fjalë të shoqes, Hazreti Zainab, së bijës së Profetit a.s., në Mekë që t’i dërgonte të holla për të fituar lirinë. Kur ishte martuar Hazreti Zainab, e ëma e saj, Hatixheja (Rad. A.) i kishte falur një gjerdan të çmueshëm, si dhuratë. Kur mori lajmin, Hazreti Zainab e hoqi përnjëherë nga qafa gjerdanin dhe ia nisi të shoqit, si pjesë e dëmshpërblimit. Kur pa gjerdanin, Profeti fisnik a.s. solli në kujtesë njëzet e pesë vjetët e dashurisë së vjetër, të paharrueshme. Ai nuk mundi t’i mbajë lotët dhe iu drejtua Shokëve: ‘Po të doni ju, mund t’ia ktheni kujtimin e nënës vajzës së vet.’ Të gjithë pranuan dhe ashtu u bë; gjerdani u kthye. Me të fituar lirinë dhe me kthimin në Mekë, Abu al-As e dërgoi Hazreti Zainabin në Medine.”

Deri edhe një kritik, si Muir, i cili dallohet për qëndrimin e tij armiqësor, nuk mundi të thoshte tjetër për trajtimin e këtyre robërve, nga ana e myslimanëve, veçse duke e treguar me këto fjalë: “Duke zbatuar porositë e Muhamedit, qytetarët e Medines, si edhe ata prej emigrantëve që kishin arritur të bëhen me shtëpi, i morën robërit në shtëpitë e veta dhei trajtuan me shumë njerëzi. ‘Bekuar qofshin medinasit’, – thoshte një nga këta ish-të burgosur, më vonë. ‘Ata na i linin kafshët e tyre që t’u hipnim, kur vetë ecnin më këmbë; na jepnin bukë gruri, kur ajo ishte me pakicë, kurse vetë kënaqeshin me hurma’.” 117] Zotëri Athar Husain shkruan: “Pas kaq shekuj përparimi e kulture, me gjithë marrëveshjet e traktatet e panumërta për trajtimin e robërve të luftës, historia nuk ka parë ndonjë rast tjetër, në asnjë kohë, një gjest kaq bujar dhe kaq njerëzor, si trajtimin nga ana e myslimanëve të të burgosurve të kapur në ndeshjen e tyre të parë luftarake, katërmbëdhjetë shekuj të shkuar.” 118]

 

  • Pasojat e Betejës së Bedrit

Fitorja në Luftën e Bedrit është ngjarja më frymëzuese në historinë e Islamit. Filip Hiti e jep komentin e vet për këtë betejë me fjalët: ”Sado e parëndësishme, në vetvete, nga pikëpamja ushtarake, kjo ngjarje, Ghazwat-i-Badr, hodhi themelet e pushtetit shtetëror të Muhammedit. Islami kishte shënuar fitoren e parë ushtarake të vet. Shpirti i disiplinës dhe përbuzja ndaj vdekjes, të shfaqura në këtë ndeshje të parë të Islamit, u treguan si karakteristika kryesore të tij në të gjitha luftërat e ngadhënjimet e mëdha të mëvonshme. Deri tani, Islami kishte qenë një fe, brenda një shteti, në Medine. Pas Bedrit, ai kaloi në diçka më shumë se një fe-shtet; në vetvete, ai u bë shteti vetë.” 119]

Me fjalët e Xhozef Hell: “Fitorja e Bedrit solli konsolidimin e pushtetit të Profetit në Jatrib. Megjithatë, rezultati më i rëndësishëm i betejës ishte forcimi i nyjës lidhëse midis fesë së Muhamedit vetë e të Shokëve të tij më të afërt me natyrën profetike të tij. Pas vitesh plot me vuajtje e përndjekje…ja, ku erdhi suksesi madhështor. Ishte një vërtetim i besimit që i kish mbajtur të fortë ata nëpërmes kaq sprovash të vështira. Në të vërtetë, në errësirën e dendur të dëshpërimit, ku e ndjenin veten deri tani, te suksesi i arritur, myslimanët panë një rreze shprese.”

Në Enciklopedinë Britanike thuhet: “Beteja e Bedrit është jo vetëm beteja më e shkëlqyer nga të gjitha; ajo, gjithashtu, ka një rëndësi të madhe historike. Ajo ndihmoi forcimin e pozitës së Muhamedit në mënyrë të pakrahasueshme. Prej këtij momenti e në vazhdim, opozita e hapur ndaj tij në Medine ishte e pamundur…” 120]

W.Montgomeri Watt komenton: “Disfata në Bedër ishte një katastrofë e vërtetë për mekasit. Prej pesëmbëdhjetë a njëzet figurave më me ndikim e përvojë të Mekës, një duzinë prej tyre ishin vrarë…Humbja e prestigjit ishte edhe më serioze, megjithëse efektet e tij nuk u shfaqën përnjëherë. Në atë betejë ishin përfshirë forca relativisht të pakta; realisht, Medina nuk kishte as forcën dhe as aftësitë e nevojshme që të zinte vendin e Mekës si kryeqendër tregtare e Arabisë perëndimore. Prapëseprapë, autoriteti i Mekës ishte tronditur.” 121]

Tor Andre thotë: “Rrallë mund të ndodhë që një konflikt kaq i parëndësishëm, të shoqërohet me pasoja kaq të mëdha. Efekti moral, veçanërisht në Medine, ishte i jashtëzakonshëm. Profeti kishte siguruar një provë të pamohueshme se Zoti ishte në anën e tij.” 122]

Në lidhje me pasojat e Luftës së Bedrit, z. Athar Husain shkruan: “Beteja e Bedrit solli pasoja të thella. Deri atëherë, myslimanët ishin një grusht njerëzish që bënin çmos t’i shmangeshin ndonjë konflikti serioz. Fitorja u ngjalli besim në fuqinë fizike të tyre. Tani, ata ishin në gjendje ta përballonin forcën me forcë. Së shpejti, ata u njohën si një fuqi që duhej pasur parasysh mirë, dhe fiset e vogla duhej të ishin të kujdesshme të mateshin me ta, qoftë edhe të bashkuar. Fitorja i dha një goditje të rëndë prestigjit të kurejshëve…Hebrenjtë e Medines dhe të viseve përqark u alarmuan me fuqinë e re që kishte lindur. Turpi i disfatës i bëri mekasit edhe më të hidhur dhe më të tërbuar dhe fjala hakmarrje dëgjohej kudo, si refren.” 123]

Ja, çfarë shkruan z.Gulam Sarvar: “Fitorja e Betejës së Bedrit, fitorja e parë kulmore në Islam, ishte ngjarja më e lavdishme në historinë e tij. Ajo i pajisi myslimanët me vullnetin për fitore, vlerë që nuk ka të krahasuar as me numrin e njerëzve dhe as të të hollave. Ashtu si Profeti shërben si një shembull model për të gjithë myslimanët, në të njëjtën mënyrë, edhe Bedri është ideali i të gjitha luftërave të myslimanëve. Kur luftojnë myslimanët, ata duhet të luftojnë vetëm për hir të Zotit dhe, vetëm për të vendosur të Vërtetën e Tij.” 124]

Jobesimtarët në tërë Arabinë dhe jehudinjtë, së pari, u bënë të vetëdijshëm për këtë fuqi të re, në emër të Islamit dhe së dyti, ata filluan ta ndjejnë forcën e myslimanëve.

 

NGJARJE TË TJERA GJATË VITIT TË DYTË TË HIXHRIT

 

Fushata e Banu Sulaim (ose Ekspedita e Kurkurah, ose al-Kudr):

 

Pas Betejës së Bedrit, Profeti i Islamit a.s. ndenji vetëm shtatë netë 125] dhe pastaj u nis për te Banu Sulaim për të kontrolluar sulmet plaçkitëse të fiseve Banu Sulaim dhe Ghatfan për të cilat i kishin ardhur njoftime në Medine. Me të arritur atje, mori vesh nga një bari se ishte parë një grup njerëzish që po iknin në drejtim të bregut të detit, pasi kishin dëgjuar për ardhjen e Profetit të lartë. Ai qëndroi atje tri netë dhe u kthye, duke sjellë me vete 500 deve, të lëna pas, gjatë tërheqjes së armiqve. (Shënim: Sipas Ibn Sad, kjo ekspeditë ndodhi në muajin Muharrem të vitit 3 H.). 126]

 

Ekzekutimi i Abu Afak dhe Asma Bint Marwan:

 

Në qytet jetonte një çifut me emrin Abu Afak, i cili satirizonte vazhdimisht Profetin e fisnik a.s. dhe myslimanët me qëllim që të nxiste njerëzit kundër Islamit. Ai bënte vargje tallëse kundër Islamit dhe Ligjit të Allahut. Kjo ishte tradhti ndaj qeverisë së Allahut, të vendosur nga Profeti i ndritur a.s. dhe, në të njëjtën kohë, një shkelje e marrëveshjes së nënshkruar nga jehudinjtë. Për këto arsye, ai duhej të ekzekutohej. Ky mision u zbatua nga Salim bin Umair, i cili doli vullnetar për një gjë të tillë, pas thirrjes që bëri Profeti i nderuar a.s. dhe ekzekutimi ndodhi në muajin Shawwal. 127]

E njëjta gjë ndodhi edhe me një grua, me emrin Asma bint Marwan, që i përkiste fisit Banu Awus të Medines. Ajo ishte poete dhe filloi të ironizojë kundër Islamit dhe Profetit të Islamit a.s. Pas Betejës së Bedrit, ajo kompozonte kuplete, në të cilat nxiteshin njerëzit të luftonin kundër Profeit Muhamed a.s. dhe myslimanëve. Edhe kjo, gjithashtu, ishte tradhti kundër Ligjit të Allahut. Ajo u ekzekutua nga dora e Umair bin Auf, që doli vullnetar kur Profeti i lartë a.s. iu drejtua njerëzve të vet me fjalët, “Kush do të ma heqë qafe këtë grua?” 128] Sipas Ibn Sad, ekzekutimi i Asmasë ndodhi në javën e fundit të Ramazanit, në vitin 2 të Hixhrit. 129] Hazreti Umair bin Auf paralajmëroi edhe vëllezërit e Asmasë: “Në qoftë se guxoni të përsëritni gjëra si ato të shkruara prej saj, do t’ju vras gjithë sa jeni, si familje.” Më vonë, njerëzit e familjes së saj e pranuan Islamin dhe u bënë besimtarë të mirë e të devotshëm.

Ekzekutimi i dy tradhtarëve të mësipërm (si edhe i të tjerëve që kanë ndodhur për arsye të tillë) nuk mund të quhet veprim i padrejtë dhe shtypës. Edhe në kohën tonë, në çdo vend të civilizuar, ka një ligj që i dënon me vdekje tradhtarët dhe rebelët. Dy personat e lartpërmendur zhvilluan një veprimtari të hapët kundër Islamit (kundër Ligjit të Allahut, mbi të cilin bazohet Qeverisja e Allahut) dhe kryetarit të shtetit Islam, Profetit të madhërishëm Muhamed alejhi salam. Ky ishte një akt i pafalshëm, prandaj ligji duhet të vepronte. Nga ana tjetër, mungonte sistemi i policisë, si e njohim sot dhe, për këtë arsye, Profeti i nderuar a.s. u kërkonte Shokëve t’i bënin këto ndëshkime, në mënyrë vullnetare.

 

Beteja e Banu Kainukas (Shawwal, viti 2 H.: Prill, 624)

Sipas shumicës së dijetarëve, përfshirë edhe autoritete të tilla, si Tabari, Ibn Hisham dhe Maulana Shibli Numani, beteja e Kainukas ka ndodhur në kohën midis betejës së Bedrit dhe asaj të Uhudit, 130] (ka të ngjarë, në Shawwal të vitit 2, H. Ibn Hisham shkruan: “Pjesëtarët e fisit Banu Kainuka ishin të parët nga radhët e çifutëve që e shkelën marrëveshjen me Profetin e Islamit a.s.” 131] Ata, jo vetëm e dhunuan marrëveshjen, por edhe u deklaruan për luftë. Një incident i papritur bëri që të shpërthente flaka e armiqësisë midis çifutëve dhe myslimanëve. Një ditë, një grua nga familje ansare myslimane, hyri në dyqanin e një  çifuti për të blerë diçka. Mirëpo, atë e ngacmuan dhe thirrmën që lëshoi ajo, e dëgjoi një mysliman që po kalonte andej dhe ai, menjëherë, mori anën e saj. Plasi sherri dhe një çifut u vra; pa vonesë, grupi i çifutëve të mbledhur me të shpejtë, sulmuan përsëri, duke e vrarë edhe ata, nga ana e tyre, myslimanin e parë. Profeti Muhamed a.s. shkoi menjëherë në vendin e ngjarjes dhe, si i dëgjoi palët, u hoqi vërejtjen çifutëve: “Të keni frikë Allahun që të mos ju bjerë ndëshkimi i Tij mbi ju, si në Bedër.” Por çifutët, në vend që të turpëroheshin, ia kthyen përgjigjen, në mënyrë sfidante: “Ne nuk jemi kurejshë. Nërast lufte, dimë t’ju japim një mësim, si duhet.” Derisa ata e deklaruan luftën, edhe Profetit të nderuar a.s. nuk i mbetej të tjetër, veçse të luftonte. Çifutët u ngujuan në fortesën e tyre, kurse myslimanët bënë rrethimin e tyre, rrethim që zgjati dy javë. 132] Duke e ndjerë presionin e rrethimit, çifutët u nënshtruan pa kushte, duke ia lënë në dorë përfundimin e paqes Profetit Muhamed a.s. vetë. Në emër të tyre, ndërmjetësoi Abdullah bin Ubbai, 133] kreu i hipokritëve. Profeti i fisnik a.s. u kërkoi atyre që të emigronin nga Medina. Në këtë mënyrë, 700 anëtarë të fisit Banu Kainuka morën rugën për në Siri, në Shawwal të vitit 2, Hixhrij.

 

Beteja e Sawik; Dhul Hixhah, viti 2, H. (Maj-Qershor, 624)

 

Për shkak të  disfatës së tyre në betejën e Bedrit, kurejshët ishin të mbushur me turp e vrer; ata digjeshin nga dëshira për hakmarrje për krerët e tyre të vrarë në fushën e betejës. Tani, udhëheqës i tyre ishte Abu Sufjani. Ai u betua se nuk do të flinte në shtrat me të shoqen, as nuk do t’u hidhte flokëve vajin aromatik deri sa të shpaguante disfatën dërrmuese të kurejshëve në Bedër. Me qëllim që të përmbushte betimin e tij, dy muaj pas betejës së Bedrit, në muajin Dhul Hixhah, 134] ai marshoi në drejtim të Medines, në krye të dyqind kalorësve në deve. Në mënyrë të befasishme, natën, ai kreu njëë sulm plaçkitës në Uraid, një vend rreth tri milje nga Medina, një kopsht me hurma, vrau një mysliman dhe u vuri flakën, gjithashtu, një numri shtëpish dhe grumbujve me bar të thatë. Me të dëgjuar për këtë sulm, Profeti i ndritur a.s. me disa myslimanë u vu në ndjekje të tij, por Abu Sufjani kishte ikur, duke lënë pas trasta me “sawik” – një lloj qulli me elb të djegur, me të cilin ishin ushqyer, në sajë të të cilit kjo betejë njihet, si “Ghazwatul-Sawik”, d.m.th., “Beteja e Sawik”-ut.

 

Martesa e Hazreti Fatimes dhe Um Kulthumit; Dhul Hixhah, viti 2, H. (Qershor, 624)

 

Në muajin Dhul Hixhah të viti 2, H., Hazreti Fatime (Rad. A.), vajza më e vogël e Profetit të lartë a.s., u martua me Hazreti Aliun. 135] Hazreti Ali kërkoi dorën e saj te Profeti i nderuar alejhi salam. Pas kësaj, Profeti i madhërishëm a.s. u këshillua me të bijën. Kur ajo dëgjoi për propozimin që i bëhej, uli kokën, në heshtje. Sipas ligjit islam, heshtja tregonte pëlqimin e saj. Hazreti Ali nuk kishte asnjë pasuri, përveç një mburoje lëkure me pafta metalike (të veshur në Bedër), një shtroje prej lëkurë deleje (postiqe) dhe një parzmore. Ai e shiti mburojën dhe paratë ia dha Fatimes (Rad. A.), si prikë. Profeti Muhamed a.s. i dha asaj një takëm fjetjeje (shtresat e mbulesat), një jastëk të mbushur me gjethe hurmash dhe një calik lëkure për ujë; po ashtu, edhe një broke uji, dy mullinj të vegjël dore për bluarjen e grurit e të elbit për miell, si edhe dy poçe prej dheu. Një martesë kaq e thjeshtë, pa asnjë ceremoni, pompë e salltanete të tjera, martesa e vajzës më të dashur të udhëheqësit të të gjithë profetëve të Zotit. Deri atëherë, Hazreti Ali (Rad. A.) kishte jetuar me Profetin e fisnik alejhi salam. Pas martesës, Hazreti Harith, pronar shtëpish në Medine, boshatisi një nga shtëpitë e tij dhe ia dhuroi çiftit të ri. Hollësi të tjera për këtë martesë i gjen te vepra “Tabakat” e Ibn Sadit, “Isabah” e Ibn Haxhar e të tjera.

Në të njëjtin vit u martua edhe Hazreti Osman (Rad. A.) me vajzën e tretë të Profetit të ndritur a.s., me Um Kulthum. Para kësaj, Hazreti Osmani kishte pasur për grua Rukijen (Rad. A.), vajzën e dytë të Profetit të lartë a.s., e cila ra e sëmurë dhe vdiq, pak pas betejës së Bedrit. Për shkak të sëmundjes së saj, Hazreti Osmani nuk mundi të merrte pjesë në betejën e Bedrit. Duke qenë i martuar me dy vajzat e Profetit të nderuar a.s., Hazreti Osmanit i është vënë titulli “Dhun-Nurain”, – ‘Zotëruesi i dy dritave’. Sipas disa historianëve, Hazreti Osman (Rad. A.) u martua me Umm-ul-Kulthum (Rad. A.) në vitin 3 të Hixhrit.

 

Agjërimi i Ramazanit dhe ‘Id Al-Fitr’ (Festa e Bajramit)

 

Sipas historianëve, po këtë vit, d.m.th., në vitin 2 të Hixhrit, u bë i detyrueshëm agjërimi i Ramazanit. Po ashtu, kjo gjë mund të thuhet edhe për vendosjen e “Sadakat al-Fitr”, lëmosha, me rastin e festës dhe namazin e Bajramit, Id Salat.

Edhe kurbani, me rastin e ‘Idul Adha’ – Bajramit të Kurbanit, u vendos, gjithashtu, këtë vit. Profeti i Islamit a.s. bëri kurban dy dhi dhe udhëhoqi faljen në namazin e Bajramit – Id Salat në “Musalla”, d.m.th., jashtë qytetit. 136] Po këtë vit, vdiq Hazreti Uthman bin Mazun.

 

Shkëputur nga libri “MUHAMEDI (a.s.) I DËRGUARI I FUNDIT”

Mexhid Ali Kan, Botim i KMSH-së

 

  1. Ibn Hisham, “Al-Sirat al-Nabawijah”, Libri I (Vëll. 1 & 2), f.584; ‘Abdur Rahman Suhaili, “Al-Raud al-Unuf”, Vëll. II, f.51.
  2. Shibli Numani, “Siratun Nabi”, Vëll. I, f.305; Gjithashtu, shih edhe “Abu Dawud”.
  3. Shibli Numani, “Sirarun Nabi”, Vëll. I, f.306.
  4. Dr. Maxhid Ali Kan, “The Last Prophet” – Profeti i fundit, f.39.
  5. Sahih al-Bukhari”, “Li-Bab fi-Ashab al-Tanzil”, nga Sujuti (sikurse citohet në “Siratun Nabi”); “Musnad Darmi”; “Abu Dawud”; “Siratun Nabi”, nga Allamah Shibli Numani, Vëll. I, f.308.
  6. Ibn Xharir al-Tabari, “Tafsir”; Shënimi tek “Al-Durar”, nga Ibn Abd al-Barr, f.103; Muhamed Husain Haikal, “Hajatu Muhamed”, përkthim në urdu, f.479; Ibn Kajim: “Zad al-Ma’ad”, Vëll. I, f.314.
  7. Muhamed Zurkani, “Sharah al-Mawahib al-Ladunnijah”, Vëll. I, f.396; Abdur Rahman Suhaili, “Al-Raud al-Unuf”, Vëll. II, f.58; Shibli Numani, “Siratun Nabi”, Vëll. I, f.311.
  8. Muhamed Zurkani, “Sharah al-Mawahib al-Ladunnijah”, Vëll. I, f.396; Abdur Rahman Suhaili, “Al-Raud al-Unuf”, Vëll. II, f.58; Shibli Numani, “Siratun Nabi”, Vëll. I, f.311.
  9. Shih: “’Abd-e-Nabawi ke Ghazwat wa Sarajah”: “Burhan” (Delhi), Vëll. 73, Nr.5 (Nëntor, 1974), f.236-238.
  10. Ibn Hisham, “Al-Sirat al-Nabawijah”, Libri I, (Vëll. 1 & 2), f.591; Ibn Sad, “Al-Tabakat al-Kubra”, Vëll. II, f.8; Shibli Numani, “Siratun Nabi”, Vëll. I, f.31; Ibn Abd al-Barr, “Al-Durar”, f.103; Abdur Rahman Suhaili, “Al-Raud al-Unuf”, Vëll. II, f.54; Muhamed Zurkani, “Sharah al-Mawahib al-Ladunnijah”, Vëll. I, f.393; Ibn Xharir al-Tabari, “Tarik al-Rusul wal-Muluk”, Vëll. II, f.403; “Sahih al-Bukhari”, (Kitab al-Maghazi Bab Ghazwat al-Ushairah), Vëll. II, f.523.
  11. Muhamed Zurkani, “Sharah al-Mawahib al-Ladunnijah”, Vëll. II, f.392.
  12. Muhamed Zurkani, “Sharah al-Mawahib al-Ladunnijah”, Vëll. I, f.390; (Shënim: Sipas një numri historianësh, duke përfshirë edhe Ibn Sad, asnjë nga anuarët nuk mori pjesë në këtë grup. Fushata e parë ku ‘ansarët’ (medinasit) kanë marrë pjesë, ka qenë “Fushata e Bedrit”).
  13. Ibn Hisham, “Al-Sirat al-Nabawijah”, Vëll. I, f.61; Ibn Xharir al-Tabari, “Tarik al-Rusul wal-Muluk”, Vëll. II, f.404; Ibn Khaldun, “Tarik”, Vëll. II, f.745; Ibn Abd al-Barr, “Al-Durar”, f.104.
  14. Ibn Sad, “Al-Tabakat al-Kubra”, Vëll. II, f.6.
  15. Ibn Hisham, “Al-Sirat al-Nabawijah”, Libri I, (Vëll. 1 & 2), f.595.
  16. Ibn Hisham, “Al-Sirat al-Nabawijah”, Libri I, (Vëll. 1 & 2), f.591; Ibn Abd al-Barr, “Al-Durar”, f.104.
  17. Ibn Sad, “Al-Tabakat al-Kubra”, Vëll. II, f.7; Muhamed Zurkani, “Sharah al-Mawahib al-Ladunnijah”, Vëll. II, f.391.
  18. Ibn Hisham, “Al-Sirat al-Nabawijah”, Libri I, (Vëll. 1 & 2), f.591; Ibn Xharir al-Tabari, “Tarik al-Rusul wal-Muluk”, Vëll. II, f.404.
  19. Ibn Sad, “Al-Tabakat al-Kubra”, Vëll. II, f.7; Muhamed Zurkani, “Sharah al-Mawahib al-Ladunnijah”, Vëll. II, f.391; Ibn Xharir al-Tabari, “Tarik al-Rusul wal-Muluk”, Vëll. II, f.402.
  20. Ibn Hisham, “Al-Sirat al-Nabawijah”, Libri I, (Vëll. 1 & 2), f.598; Muhamed Zurkani, “Sharah al-Mawahib al-Ladunnijah”, Vëll. I, f.393.
  21. Ibn Abd al-Barr, “Al-Durar”, f.44.
  22. Muhamed Zurkani, “Sharah al-Mawahib al-Ladunnijah”, Vëll. II, f.394.
  23. Muhammad the Holy Prophet” – Muhamedi, Profeti i shenjtë, f.186-187.
  24. Ibn Hisham, “Al-Sirat al-Nabawijah”, Libri I, (Vëll. 1 & 2), f.598-599); Muhamed Zurkani, “Sharah al Mawahib al-Ladunnijah”, Vëll. I, f.395; Ibn al-Athir, “Al-Kamil fil Tarik, Vëll. II, f.112. (Shënim: Sipas Ibn Sadit, kjo fushatë ka ndodhur në muajin Xhumadi al-Akhir. Shih “Al-Tabakat al-Kubra”, Vëll. II, f.9).
  25. Ibn Sad, “Al-Tabakat al-Kubra”, Vëll. II, f.8.
  26. Ibn Sad, “Al-Tabakat al-Kubra”, Vëll. II, f.9-10; Muhamed Zurkani, “Sharah al-Mawahib al-Ladunnijah”, Vëll. I, f.395.
  27. Al-Durar”, f.105-106.
  28. Siratun Nabi”, f.312 (Shih, gjithashtu edhe shënimin në të njëjtën faqe). Shih edhe Ibn Hisham, “Al-Sirat al-Nabawijah”, MS., Azad Library, A.M.U. Aligarh, Nr.9/74 (Ar. MSS.), Nr.72.
  29. Muhamed Zurkani, “Sharah al-Mawahib al-Ladunnijah”, Vëll. I, f.39; Ibn Hisham, “Al-Sirat al-Nabawijah”, Libri I, (Vëll. 1 & 2), f.601; Ibn Abd al-Barr, “Al-Durar”, f.44.
  30. Ibn Hisham, “Al-Sirat al-Nabawijah”, Libri I, (Vëll. 1 & 2), f.601; Ibn Abd al-Barr, “Al-Durar”, f.106.
  31. Ibn Abd al-Barr, “Al-Durar”, f.44; Ibn Hisham, “Al-Sirat al-Nabawijah”, MS., Azad Library, A.M.U. Ali garh, Nr.9/74 (Ar. MSS.), f.72; Prof. S.A. Akberabadi, “Abd-e-Nabawi ke Ghazwat wa Sarajah”, “Burhan”, Vëll. 73, Nr.5 (Nëntor, 1974), f.242.
  32. Ibn Hisham, “Al-Sirat al-Nabawijah”, Libri I, (Vëll. 1 & 2), f.600.
  33. Ibn Abd al-Barr, “Al-Durar”, f.44.
  34. Ibn Sad, “Al-Tabakat al-Kubra”, Vëll. II, f.7; Muhamed Zurkani, “Sharah al-Mawahib al-Ladunnijah”, Vëll. I, f.392; Ibn Xharir al-Tabari, “Tarik al-Rusul wal-Muluk”, Vëll. II, f.403.
  35. Ibn Hisham, “Al-Sirat al-Nabawijah”, Vëll. I, f.600.
  36. Ibn Hisham, “Al-Sirat al-Nabawijah”, Libri I, (Vëll. 1 & 2), f.601; Muhamed Zurkani, “Sharah al-Mawahib al-Ladunnijah”, Vëll. I, f.397; Ibn Sa’d, “Al-Tabakat al-Kubra”, Vëll. II, f.10; Ibn Abd al-Barr, “Al-Durar”, f.107.
  37. Ibn Sad, “Al-Tabakat al-Kubra”, Vëll. II, f.10.
  38. Ibn Hisham, “Al-Sirat al-Nabawijah”, Vëll. I, f.602.
  39. Muhamed Zurkani, “Sharah al-Mawahib al-Ladunnijah”, Vëll. I, f.397.
  40. Ibn Khaldun, “Tarik”, Vëll. II, f.747.
  41. Muhamed Zurkani, “Sharah al-Mawahib al-Ladunnijah”, Vëll. I, f.30.
  42. Ibn Hisham, “Al-Sirat al-Nabawijah”, Libri I, (Vëll. 1 & 2), f.603; Muhamed Zurkani, “Sharah al-Mawahib al-Ladunnijah”, Vëll. I, f.398.
  43. Ibn Xharir al-Tabari, “Tarik al-Rusul wal-Muluk”, Vëll. II, f.412. (Tabari ka përmendur se, sipas disa njerëzve, “kjo ka ndodhur në muajin Sha’ban.”).
  44. Ibn Hisham, “Al-Sirat al-Nabawijah”, Libri I, (Vëll. 1 & 2), f.604; Muhamed Zurkani, “Sharah al-Mawahib al-Ladunnijah”, Vëll. I, f.398; Ibn Abd al-Barr, “Al-Durar”, f.108.
  45. Sejid Abu A’la Maududi, “The Meaning of the Quran” – Kuptimi i Kuranit (Përkthimi në anglisht i veprës “Tafhim-ul-Qur’an”), Vëll. I, f.150.
  46. Ibn Hisham, “Al-Sirat al-Nabawijah”, Vëll. I, f.602; Ibn Xharir al-Tabari, “Tarik al-Rusul wal-Muluk”, Vëll. II, f.411.
  47. Ibn Xharir al-Tabari, “Tarik al-Rusul wal-Muluk”, Vëll. II, f.420.
  48. W.Montgomeri Watt, “Muhammad, Prophet and Statesman” – Muhamedi, Profet dhe Burrë shteti, – f.111.
  49. Dr. M.Hamidullah, “Muhammad Rasulullah”, f.67-68.
  50. Dr. M.Hamidullah, “Muhammad Rasulullah”, f.69.
  51. Shumica e dijetarëve janë të mendimit se kibla është ndryshuar në mes të muajit Rexheb. Ju lutemi, shihni: “Sharah al-Mawahib al-Ladunnijah” (Vëll. I, f.400), ku Muhamed Zurkani ka përmendur tradita nga Muslimi, Nasiji, Ahmadi, Nawawi (tek “Sharah Muslim” i tij), si edhe nga Tabarani e të tjerë. Sipas Tabari dhe të tjerëve, kibla u ndryshua në muajin Sha’ban të vitit 2 të Hixhretit (v.H.). Ju lutem, shihni edhe “Tarik al-Rusul wal-Muluk” (Vëll. II, f.416).
  52. Muhamed Zurkani shkruan: “Profeti i shenjtë dëshironte të ndryshonte ‘kiblen’ për arsye se çifutët përsëritnin shpesh, me ligësi, se Muhamedi na kundërshton për çdo gjë, por ama, ‘kiblen’ tonë e ndjek. (Ju lutem, shihni edhe: “Sharah al-Mawahib al-Ladunnijah”, Vëll. I, f.401-402).
  53. W.Montgomery Watt, “Muhammad, the Prophet and Statesman” – Muhamedi, Profeti dhe Burri i shtetit, – f.114.
  54. Muhamed Zurkani, “Sharah al-Mawahib al-Ladunnjah”, Vëll. I, f.403.
  55. Sejid Abu Ala Maududi, “The Meaning of th Quran” – Kuptimi i Kuranit – (Përkthimi i “Tafhim-ul-Qur’an”), Vëll. I, f.115.
  56. Muhamed Zurkani, “Sharah al-Mawahib al-Ladunnijah”, Vëll. I, f.404.
  57. W.Montgomery Watt, “Muhammad, the Prophet and Statesman” – Muhamedi, Profeti dhe Burri i shtetit, – f.114-115.
  58. W.Montgomery Watt, “Muhammad, the Prophet and Statesman” – Muhamedi, Profeti dhe Burri i shtetit, – f.118.
  59. Muhamed Zurkani, “Sharah al-Mawahib al-Ladunnijah”, Vëll. I, f.385.
  60. Muhamed Zurkani, “Sharah al-Mawahib al-Ladunnijah”, Vëll. I, f.386.
  61. Ibn Hisham, “Al-Sirat al-Nabawijah”, Libri I, (Vëll. 1 & 2), f.513; Ibn Ishak, “Sirat Rasulullah” (Përkthim nga anglishtja i librit “The Life of Muhammad”, – Jeta e Muhamedit – nga A. Gijomë, f.239).
  62. Ibn Hisham, “Al-Sirat al-Nabawijah”, Libri I, (Vëll. 1 & 2), f.514-516.
  63. Ibn Hisham, “Al-Sirat al-Nabawijah”, Libri I, (Vëll. 1 & 2), f.519-527.
  64. Ibn Hisham, “Al-Sirat al-Nabawijah”, Libri I, (Vëll. 1 & 2), f.257-259.
  65. Ibn Hisham, “Al-Sirat al-Nabawijah”, Libri I, (Vëll. 1 & 2); Ibn Is’hak, “Sirat Rasulullah” (Përkthim anglisht, “The Life of Muhammad” – Jeta e Muhamedit -, nga A.Gijome, f.246-247.
  66. Tor Andre, “Muhammad, the Man and His Faith” – Muhamedi, Njeriu dhe Besimi i tij -, f.137.
  67. Françesko Gabrieli, “Muhammad and the Conquests of Islam” – Muhamedi dhe pushtimet e Islamit -, f.67.
  68. Abu Ala Maududi, “The Meaning of the Quran” – Kuptimi i Kuranit (Përkthim anglisht i “Tafhim-ul-Qur’an”), f.89.
  69. Abu Ala Maududi, “The Meaning of the Quran” – Kuptimi i Kuranit (Përkthimi anglisht i “Tafhim-ul-Qur’an”), f.89.
  70. Athar Husain, “Prophet Muhammad and His Mission” – Profeti Muhamed dhe misioni i tij – f.25.
  71. Muhamed Zurkani, “Sharah al-Mawahib al-Ladunnijah”, Vëll. I, f.495; Ibn Hisham, “Al-Sirat al-Nabawijah”, Libri I, (Vëll. 1 & 2), f.606; Ibn Sad, “Al-Tabakat al-Kubra”, Vëll. II, f.13.
  72. Ibn Sad, “Al-Tabakat al-Kubra”, Vëll. II, f.13; Muhamed Zurkani, “Sharah al-Mawahib al-Ladunnijah”, Vëll. I, f.411.
  73. Allamah Shibli Numani, “Siratun Nabi”, Vëll. I, f.315; Prof.S.A. Akberabadi, “ ‘Ahd-e-Nabawi ke Ghazwat wa Saraja”, “Burhan” (Delhi), Vëll. 74, Nr.2, (February, 1975), f.76.
  74. Ibn Hisham, “Al-Sirat al-Nabawijah”, Libri I, (Vëll. 1 & 2), f.612; Ibn Hisham, “Al-Sirat al-Nabawijah” (MS.), f.75. Shënim: Sipas një tregimi, të cituar nga Tabari, kjo ngjarje ka ndodhur më 3 të Ramazanit (“Tarik al-Rusul wal-Muluk”, Vëll. II, f.431). Ibn al-Athir, gjithashtu, në mbështetje të këtij tregimi, thotë se ajo ndodhi më 3 të Ramazanit (“Al-Kamil fil-Tarik”, Vëll. II, f.118). Ibn Sad thotë se ishte data 12 e Ramazanit: “Al-Tabakat al-Kubra”, Vëll. II, f.12.
  75. Muhamed Jusuf Kandhlawi, “Hajatus Sahabah”, Vëll. I, f.399.
  76. Ky fjalim i Mikdad bin Amr përmendet edhe në “Sahih Muslim”, gjithashtu (Bab: Ghazwah Badr). Ibn Kajim ia atribuon këtë fjalim Sad bin Ma’adh dhe ka përdorur fjalën “Bark-o-Ghimdan”, në vend të “Bark-o-Ghimad”: “Zad al-Ma’ad”, Vëll. I, f.342.
  77. Muhamed Jusuf Kandhlawi, “Hajatus Sahabah”, Vëll. I, f.396.
  78. Muhamed Zurkani, “Sharah al-Mawahib al-Ladunnijah”, Vëll. I, f.413.
  79. Muhamed Zurkani, “Sharah al-Mawahib al-Ladunnijah”, Vëll. I, f.413-414; Ibn Kajim, “Zad al-Ma’ad”, Vëll. I, f.342.
  80. Bidajah, Vëll. 3, f.264 (sikurse citohet në “Hajatus Sahabah” (Vëll. I, f.398), nga Maulana Jusuf bin Kandhlawi); “Maxhma al-Zawa’id”, Vëll. 6, f.73 (sikurse citohet në “Hajatus Sahabah”, Vëll. I, f.397), nga Maulana Jusuf Kandhlawi); Gjithashtu, shih Tabarani dhe Bazzar (sikurse citohet në “Hajatus Sahabah”, Vëll. I, f.397); Po ashtu, shih: “Tarik al-Rusul wal-Muluk” (nga Ibn Xharir al-Tabari), Vëll. II, f.435; si edhe “Al-Kamil fil Tarik” (nga Ibn al-Athir), Vëll. II, f.120.
  81. Për hollësi: “Sharah al-Mawahib al-Ladunnijah”, Vëll. I, f.495-499, nga Muhamed Zurkani.
  82. Sahah al-Bukhari”, (Kitab al-Maghazi: Bab – Kissah Ghazwah Badr), Vëll. II, f.564; Ibn Hisham, “Al-Sirat al-Nabawijah”, Libri I, (Vëll. 1 & 2), f.607; Ibn Khaldun, “Tarik”, Vëll. I, f.410; Ibn Xharir al-Tabari, “Tarik al-Rusul wal-Muluk”, Vëll. II, f.431; Ibn al-Athir, “Al-Kamil fil Tarik”, Vëll. II, f.116; Ibn Hisham, “Al-Sirat al-Nabawijah”, (MS.), f.75.
  83. Ibn Hisham, “Al-Sirat al-Nabawijah”, Libri I (Vëll. I & 2), f.609.

Shënim: Roha gjindet rreth 40 milje nga Medina, midis kësaj të fundit dhe Bedrit. (Ju lutem, shihni te “Sharah al-Mawahib al-Ladunnijah”, Vëll. I, f.411).

  1. Ibn Hisham, “Al-Sirat al-Mawahib al-Ladunnijah”, Libri I, (Vëll. 1 & 2), f.616; Ibn Khaldun, “Tarik”, Vëll. II, f.749.
  2. Muhamed Zurkani, “Sharah al-Mawahib al-Ladunnijah”, Vëll. I, f.411.
  3. Ibn Ishak, lidhur me këtë, shprehet kështu:

“Kur ne arritëm afër Hixhazit, Abu Sufjani kërkonte lajme për vete dhe çdo kalorës që takonte e pyeste me ankth, deri sa mori vesh prej disa kalorësve se Muhamedi a.s. me shokët e tij ishte nisur drejt tij dhe karvanit të tij. Ai u tremb shumë dhe pagoi Damdam bin Amr al-Ghifari dhe e dërgoi në Mekë, duke e porositur që t’u bënte thirrje kurejshëve në mbrojtje të pasurisë së vet dhe t’u tregonte se Muhamedi me shokët e tij i kishte zënë pritë. Kështu, Damdami u nis për në Mekë, me tërë shpejtësinë.” [“The Life of Muhammad”- Jeta e Muhamedit – një përkthim në anglisht nga A.Gijomë i veprës “Sirat Rasulullah” të Ibn Is’hak, f.289; Ibn Hisahm, “Al-Sirat al-Nabawijah”, Libri I, (Vëll.1 & 2), f.607]. Nga fjalët “Istansara Ashabahu laka”: ‘Ai kishte kërkuar ndihmën e shokëve të tij për të dalë kundër teje’ (sikurse citohet e përkthyer, më sipër), del qartë se Profeti i shenjtë nuk ishte larguar nga Medina, por po këshillohej me shokët e tij lidhur me sulmin ndaj karvanit. Abu Sufjani, me të marrë këtë lajm, e nisi Damdamin menjëherë. Duke e ditur për patrullat që dërgonte Profeti i shenjtë a.s., në kërkim të batalioneve kurejshe, përpara Betejës së Bedrit, Abu Sufjani ishte nën frikën e vazhdueshme se mos karvani i tij do të sulmohej nga myslimanët dhe kjo është arsyeja përse kërkonte me ankth informata nga çdo kalorës që takonte rrugës. Edhe Tabari, po ashtu, e ka cituar këtë fakt, në “Tarik al-Rusul wal-Muluk”, Vëll. II, f.427.

Prof. S.A. Akberabadi, gjithashtu, ka të njëjtin mendim dhe thotë se Abu Sufjani mori lajme rreth përgatitjeve të Profetit të Islamit a.s. për të sulmuar karvanin, përpara se ai të largohej nga Medina. Sipas tij, kjo gjë mund të analizohet në bazë të llogarive të thjeshta. Profeti Muhamed a.s. u nis nga Medina, më 12 (ose, më 8) të Ramazanit. Beteja e Bedrit ndodhi, më 17 të Ramazanit. Për një njeri, është e vështirë të niset për në Mekë nga Bedri (ose, edhe prej një vendi më afër se ky) dhe të kthehet prej andej, brenda 5 ose 9 ditësh. Damdamit duhet t’i jenë dashur, së paku, 4 a pesë ditë për të arritur në Mekë. Pastaj, kurejshët do të kishin pasur nevojë për dy ose tri ditë të tjera për t’u përgatitur (për një ushtri prej 1000 burrash) dhe lëvizja e tërë kësaj mase njerëzish te vendi i luftimit, në Bedër, do të merrte, së paku, një javë (sepse i duhej të marshonte si një ushtri e jo si një njeri i vetëm). Nga e gjithë kjo, nxjerrim përfundimin se, nga dita kur Abu Sufjani nisi Damdamin për në Mekë, ushtrisë së kurejshëve do t’i nevojiteshin, së paku, dy javë për të arritur në Bedër. Pas kësaj llogaritje, ne mund të themi me siguri, se Abu Sufjani e kishte dërguar Damdamin për në Mekë përpara se Muhamedi a.s. të ishte nisur nga Medina. Derisa ai, përmes zbuluesve të vet, kishte marrë lajme për përgatitjet e Profetit fisnik a.s., ai ishte i sigurt se myslimanët do ta sulmonin, kur ai të kalonte pranë Medines. (Ju lutem, shihni edhe: ‘Ahd-e-Nabawi ke Ghazwat wa Saraja’, “Burhan”, Vëll. 74, Nr.2 (Muaji shkurt, 57), f.80-82).

Për më tepër, lidhur me këtë, le të analizojmë atë që thotë Ibn Xharir al-Tabari (Vëll. II, f.421): “Falamma sami’a Abu Sufjan anna as’haba rasulillahi, Sallallahu ‘alaihi wa sallam, mu’tadiruna lahu ba’atha ila Quraish…” Përkthimi i thjeshtë i kësaj pjese është: “Kur Abu Sufjani dëgjoi se shokët e të Dërguarit të Allahut, ishin në pritje të tij, ai dërgoi te kurejshët…”. Pastaj, duhe të marrim parasysh edhe fjalët e Damdamit, kur arriti në Mekë. Ai iu drejtua mekasve me këto fjalë: “Amwalukum ma’a Abi Sufjan qad ‘arada laha Muhammad fi As’habihi…” (Ibn Hisham, Libri I, f.609, sikurse tregohet nga Ibn Ishak). Përkthimi i fjalëve të tij është: “Muhamedi dhe shokët e tij i kanë vënë pritë pasurisë suaj që është me Abu Sufjanin…” (Edhe A.Gijomë, gjithashtu, e ka përkthyer në të njëjtën mënyrë; ju lutem, shih tek: Life of Muhammad” – Jeta e Muhamedit – një përkthim i veprës “Siratun Nabi”, të Ibn Is’hakut, f.291).

  1. Ibn Hisham, “Al-Sirat al-Nabawijah”, Libri I, (Vëll. 1 & 2), f.609.
  2. Ibn Hisham, “Al-Sirat al-Nabawijah”, Libri I, (Vëll.1 & 2), f.618; Ibn Xharir al-Tabari, “Tarik al-Rusul wal-Muluk”, Vëll. II, f.438; Ibn al-Athir, “Al-Kamil fil Tarik”, Vëll. II, f.121; Ibn Khaldun, “Tarik”, Vëll. II, f.750; Ibn Sad, “Al-Tabakat al-Kubra”, Vëll. II, f.13.
  3. Ibn Hisham, “Al-Sirat al-Nabawijah”, Libri I, (Vëll.1 & 2), f.619; Ibn Sad, “Al-Tabakat al-Kubra”, Vëll. II, f.14; Ibn Khaldun, “Tarik”, Vëll. II, f.751; Shibli Numani, “Siratun Nabi”, Vëll. I, f.318.
  4. Ibn Sad, “Al-Tabakat al-Kubra”, Vëll. II, f.22; Shibli Numani, “Siratun Nabi”, Vëll. I, f.317; Muhamed Zurkani, “Sharah al-Mawahib al-Ladunnijah”, Vëll. I, f.410.

(Shënim: Sipas “Al-Mawahib al-Ladunnijah”, në ushtri kishte 100 kuaj dhe 700 deve).

  1. Ibn Sad, “Al-Tabakat al-Kubra”, Vëll. II, f.12, 16 dhe 19. Ibn Khaldun, “Tarik”, Vëll. II, f.752; Ibn Xharir al-Tabari,” Tarik al-Rusul wal-Muluk”, Vëll. II, f.478.

Shënim: Sipas Zurkanit, kishte 3 kuaj dhe 70 deve.

(Ju lutem, shihni, “Sharah al-Mawahib al-Ladunnijah”, Vëll. I, f.408-409). Sipas Buhariut, ata ishin pak më shumë se 310 burra, dhe numri i tyre ishte pak a shumë sa ai i shokëve të Talutit, që kapërcyen lumin kur po shkonin të luftonin kundër Xhalutit, (ju lutem, shihni, “Sahih al-Bukhari”, (Kitab al-Maghazi), Kissah Badr, Vëll. II, f.564; “Tarik al-Rusul wal-Muluk”, nga Ibn Xharir al-Tabari, Vëll. II, f.431; “Al-Tabakat al-Kubra”, nga Ibn Sad, Vëll. II, f.20).

  1. Ibn Khaldun, “Tarik”, Vëll. II, f.749; Ibn Xharir al-Tabari, “Tarik al-Rusul wal-Muluk”, Vëll. II, f.437.
  2. Ibn Hisham, “Al-Sirat al-Nabawijah”, Libri I, (Vëll. 1 & 2), f.620; Ibn Sad, “Al-Tabakat al-Kubra”, Vëll. II, f.15; Ibn Khaldun, “Tarik”, Vëll. II, f.751; Ibn Xharir al-Tabari, “Tarik al-Rusul wal-Muluk”, Vëll. II, f.440; Ibn Hisham, “Al-Sirat al-Nabawijah”, (MS.), f.78-79.
  3. Muhamed Zurkani, “Sharah al-Mawahib al-Ladunnijah”, Vëll. I, f.415; Ibn Xharir al-Tabari, “Tarik al-Rusul wal-Muluk”, Vëll. II, f.439; Ibn Sad, “Al-Tabakat al-Kubra”, Vëll. II, f.15; Shibli Numani, “Siratun Nabi”, Vëll. I, f.318.
  4. Ibn Hisham, “Al-Sirat al-Nabawijah”, Libri I, (Vëll. 1 & 2), f.622; Ibn Xharir al-Tabari, “Tarik al-Rusul wal-Muluk”, Vëll. II, f.441.
  5. Ibn Hisham, “Al-Sirat al-Nabawijah”, Libri I, (Vëll. 1 & 2), f.627; Muhamed Zurkani, “Sharah al-Mawahib al-Ladunnijah”, Vëll. I, f.419; Ibn Khaldun, “Tarik”, Vëll. II, f.752; Shibli Numani, “Siratun Nabi”, Vëll. I, f.419; Ibn Xharir al-Tabari, “Tarik al-Rusul wal-Muluk”, Vëll. II, f.448; “Sahih Muslim” (‘Kitab al-Xhihad wal-Sijar’).
  6. Sahih al-Bukhari”, Kitab al-Maghazi, Bab – Kissah Badr, Vëll. II, f.564.
  7. Muhamed Zurkani, “Sharah al-Mawahib al-Ladunnijah”, Vëll. I, f.410; Ibn Sad, “Al-Tabakat al-Kubra”, Vëll. II, f.21; Ibn Hisham, “Al-Sirat al-Nabawijah”, Libri I, (Vëll. 1 & 2), f.626; Ibn Hazm, “Al-Sirat al-Nabawijah”, (MS.), f.79; Ibn Kajim, “Zad al-Ma’ad”, Vëll. I, f.343.
  8. Ibn Hisham, “Al-Sirat al-Nabawijah”, Libri I (Vëll. 1 & 2), f.625; Ibn Khaldun, “Tarik”, Vëll. II, f.752; Ibn Xharir al-Tabari, “Tarik al-Rusul wal-Muluk”, Vëll. II, f.445.
  9. Sahih al-Bukhari” (Kitab-ul-Maghazi).
  10. Ibn Hisham, “Al-Sirat al-Nabawijah”, Libri I (Vëll. 1 & 2), f.634-635; Ibn Khaldun, “Tarik”, ëll. II, f.753.
  11. Ibn Sad, “Al-Tabakat al-Kubra”, Vëll. I, f.18; Ibn Khaldun, “Tarik”, Vëll. II, f.753.
  12. Ibn Sad, “Al-Tabakat al-Kubra”, Vëll. II, f.17.
  13. Ibn Sad, “Al-Tabakat al-Kubra”, Vëll. II, f.16.
  14. Ibn Hisham, “Al-Sirat al-Nabawijah”, Libri I (Vëll. 1 & 2), f.633.
  15. Ibn Kajim, “Zad al-Ma’ad”, Vëll. I, f.344.
  16. Sharah al-Mawahib al-Ladunnijah”, Vëll. I, f.430; “Al-Sirat al-Nabawijah”, nga Ibn Hazm (MS.), f.30; Ibn Hisham, “Al-Sirat al-Nabawijah”, Libri I (Vëll. 1 & 2), f.637; Ibn Kajim, “Zad al-Ma’ad”.
  17. Ibn Hisham, “Al-Sirat al-Nabawijah”, Libri I (Vëll. 1 & 2), f.612; Ibn Kajim, “Zad al-Ma’ad”, Vëll. I, f.344.
  18. Shih edhe: “Al-Sirat al-Nabawijah”, nga Ibn Hisham; “Tarik al-Rusul wal-Muluk”, nga Ibn Xharir al-Tabari; “Tarik”, nga Ibn Khaldun; si edhe të tjerë.
  19. Ibn Xharir al-Tabari, “Tarik al-Rusul wal-Muluk”, Vëll. II, f.461; Shibli Numani, “Siratun Nabi”, Vëll. I, f.330; “Sirat”, nga Ibn Kathir, Vëll. II, f.475.
  20. Muhamed Zurkani, “Sharah al-Mawahib al-Ladunnijah”, Vëll. I, f.441.
  21. Ibn Xharir al-Tabari, “Tarik al-Rusul wal-Muluk”, Vëll. II, f.474; si edhe të tjerë.
  22. Sunan Abi Dawud” (Kitab al-Xhihad, Bab fi fida-il-Asir bil-Mal), Vëll. II, f.10; Muhamed Zurkani, “Sharah al-Mawahib al-Ladunnijah”, Vëll. I, f.441.
  23. Ibn Sad, “Al-Tabakat al-Kubra”, Vëll. II, f.26. Gjithashtu, shih: “Musnad Ahmad”, Vëll. I, f.247.
  24. Shibli Numani, “Siratun Nabi”, Vëll. I, f.332.
  25. Ibn Hisham, “Al-Sirat al-Nabawijah”, Libri I (Vëll. 1 & 2), f.653; Muhamed Zurkani, “Sharah al-Mawahib al-Ladunnijah”, Vëll. I, f.451; Ibn Xharir al-Tabari, “Tarik al-Rusul wal-Muluk”, Vëll. II, f.368; “Sunan Abi Dawud” (Kitab al-Xhihad, Bab fi fida-il-asir bil-Mal), Vëll. II, f.11; Shibli Numani, “Siratun Nabi”, Vëll. I, f.333 (Përkthim anglisht, nga Fazlur Rahman, f.299).
  26. William Muir, “Life of Mohamet”, – Jeta e Muhamedit, Vëll. III, f.122.
  27. S.Athar Husain, “Prophet Muhammad and his Mission”, – Profeti Muhamed dhe misioni i tij, f.28.
  28. Philip K.Hitti, “The Near East in History” –Lindja e Afërt në Histori.
  29. Ecyclopaedia Britanica”, 9-th Ed., Vëll. IV.
  30. W.Montgomery Watt, “Muhammad, the Prophet and Statesman”, – Muhamedi, Profeti dhe Burri i shtetit, f.124.
  31. Tor Andrae, “Muhammad, The Man and His Faith” – Muhamedi, Njeriu dhe Besimi i tij, f.146.
  32. S.Athar Husain, “Prophet Muhammad and his Mission”, Profeti Muhamed dhe misioni i tij, f.28-29.
  33. A.Ghulam sarwar, “Muhammad, the Holy Prophet” – Muhamedi, Profeti i shenjtë, f.216.
  34. Ibn Hisham, “Al-Sirat al-Nabawijah”, Libri II (Vëll. 3 & 4), f.43; Ibn ‘Abd al-Barr, “Al-Durar”, f.147; Ibn Hazm, “Al-Sirat al-Nabawijah”, (MS.), f.106; Ibn Kathir, “Al-Bidajah wal-Nihajah”, Vëll. III, f.344.

(Shënim: Në “Sharah al-Mawahib”, kjo fushatë njihet si ekspedita e Kurkurah ose al-Kudr, e cila ndodhi në muajin Shawwal. (Ju lutem, shihni Vëll. I, f.454). Tek Ibn Hisham, sikurse citohet më sipër dhe Ibn Ishak (shih përkthimin nga A.Gijomë, f.360), kjo fushatë njihet si fushata e Al-Kudrit.

  1. Ibn Sad, “Al-Tabakat al-Kubra”, Vëll. II, f.31.
  2. Muhamed Zurkani, “Sharah al-Mawahib al-Ladunnijah”, Vëll. I, f.454; Ibn Sad, “Al-Tabakat al-Kubra”, Vëll. II, f.28.
  3. Muhamed Zurkani, “Sharah al-Mawahib al-Ladunnijah”, Vëll. I, f.451-452.
  4. Ibn Sad, “Al-Tabakat al-Kubra”, Vëll. II, f.27.
  5. Ibn Hisham, “Al-Sirat al-Nabawijah”, Libri II, (Vëll. 3 & 4), f.47; Ibn Sad, “Al-Tabakat al-Kubra”, Vëll. II, f.28-29; Ibn Xharir al-Tabari, “Tarik al-Rusul wal-Muluk”, Vëll. II, f.172; Muhamad Zurkani, “Sharah al-Mawahib al-Ladunnijah”, Vëll. I, f.456; Ibn Khaldun, “Tarik”, Vëll. II, f.758; Shibli Numani, “Siratun Nabi”, Vëll. I, f.403-404.
  6. Ibn Hisham, “Al-Sirat al-Nabawijah”, Libri II, (Vëll. 3 & 4), f.47; Muhamed Zurkani, “Sharah al-Mawahib al-Ladunnijah”, Vëll. I, f.456.
  7. Ibn Hisham, “Al-Sirat al-Nabawijah”, Libri II (Vëll. 3 & 4), f.49; Muhamed Zurkani, “Sharah al-Mawahib al-Ladunnijah”, Vëll. I, f.457.
  8. Ibn Sad, “Al-Tabakat al-Kubra”, Vëll. II, f.29; Muhamed Zurkani, “Sharah al-Mawahib al-Ladunnijaah”, Vëll. I, f.458.
  9. Muhamed Zurkani, “Sharah al-Mawahib al-Ladunnijah”, Vëll. I, f.458; Ibn Khaldun, “Tarik”, Vëll. II, f.756; Ibn Hazm, “Al-Sirat al-Nabawijah” (MS.), f.107.
  10. Ibn Sad, “Al-Tabakat al-Kubra”, Vëll. VIII, f.19-20; Muhamed Zurkani, “Sharah al-Mawahib al-Ladunnijah”, Vëll. II, f.2; Shibli Numani, “Siratun Nabi”, Vëll. I, f.36.
  11. Muhamed Zurkani, “Sharah al-Mawahib al-Ladunnijah”, Vëll. I, f.460.