Një person tregon: Bashkë me një mikun tim hymë në një kafene të vogël. Pasi bëmë porosinë u nisëm drejt tavolinës. Ndërkohë, dy burra që sapo u futën, iu drejtuan banakierit me këto fjalë: – Pesë kafe, ju lutem. Dy për ne dhe tre rezervë. Pasi bënë pagesën morën kafetë dhe u larguan. Unë e pyeta mikun tim: Çfarë janë këto kafe rezervë? – Prit dhe do ta shohësh. – u përgjigj ai.
Në kafene u futën disa persona të tjerë. Ata porositën shtatë kafe, tre për veten dhe katër rezervë. Bënë pagesën dhe u larguan. Ndërkohë që po mendoja se çfarë janë këto kafe rezervë, po shijoja nga dritarja ditën e bukur me diell.
Pas pak, derën e kafenesë e hapi një burrë i veshur me rroba të vjetra dhe që të jepte përshtypjen e një lypsari. Ai i drejtohet me shumë mirësjellje banakierit: – A keni ndonjë kafe të rezervuar?
Pra është shumë e thjeshtë. Njerëzit paguajnë përpara një kafe, me dëshirën dhe qëllimin e mirë, që dikush i cili nuk ka mundësi të paguajë, të mos privohet nga kafeja e ngrohtë e mëngjesit.
Kjo traditë nisi si fillim në Nepal, por tani po gjen shtrirje në mbarë botën. Madje në disa vende nuk paguhet thjesht një kafe, por dhe një sanduiç apo një vakt i tërë.