Kur t’i flasësh tjetrit, t’i thuash vetes: “Po unë, a e bëj këtë punë?” Kur e kritikon tjetrin, t’i thuash vetes: “Po unë, a ia kam ndaluar vetes këtë gjë?” Unë do të pyetem Ditën e Kiametit vetëm për veten time dhe për asnjë njeri tjetër. Nëse unë ndryshoj veten time, i them Zotit: “O Zot, kaq pata mundësi të ndryshoj veten time dhe Ti je Gjykues i punës që kam bërë”.

Të pastrosh veten (nefsin-egon) tënde, do të thotë të kujtosh gjithmonë llogarinë. Kur të dalë para Zotit, njeriut do t’i shkojë mendja se ka pasur pasuri, fëmijë e pushtet, por asnjëra prej tyre nuk i hyn në llogari Zotit të gjithësisë. Allahu xh.sh. thotë në Kur’anin Fisnik: “Përveç atij që vjen me zemër të shëndoshë” (Shua’ra, 89). Vetëm ai është i shpëtuar.

Të pastrosh veten tënde, do të thotë të bëhesh gati për xhenet, pasi njeriu nuk hyn në xhenet pa ndryshuar veten e tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu