MISIONI NË MEKË

Meditime në Shpellën e Hirasë

Me kalimin e kohës, Profeti i Islamit a.s. sa vinte dhe po e humbiste interesin ndaj biznesit të tij. Te një mal, pranë Mekës, ndodhej një shpellë, Hira, që e njihnin të gjithë. Ai kishte filluar ta bënte zakon të shkonte te ajo shpellë, gjithnjë e më shpesh, të qëndronte aty gjatë, i zhytur thellë në mendime. 1] Nganjëherë, aty kalonte tërë muajin, sidomos gjatë muajit të Ramazanit. Në atë kohë, adhurimi i vetëm ishte të meditoje, të kridheshe në mendime për Krijuesin dhe, me mend, të kërkoje përgjigje rreth mistereve të jetës. Ai merrte sadopak ushqim me vete dhe kthehej në shtëpi vetëm kur e mbaronte atë. Profeti Muhamed a.s., gjithashtu, shihte ëndrra të mira, të cilat, në jetën praktike, i dilnin të vërteta. 2]

 

Ilustrimi 2 – Foto: Shpella e Hirasë, ku i erdhi Shpallja për herë të parë (Faqja përballë, faqe më vete)

 

Ai ishte i prekur thellë nga morali i ulët i njerëzve si edhe nga adhurimi ndaj idhujve e sjelljet e tyre çnjerëzore. Tanimë, Muhamedi a.s. po i afrohej të dyzetave dhe mendja e tij vazhdonte të merrej gjithnjë e më seriozisht me analiza e refleksione të thella. Idhujtaria dhe shthurja morale e njerëzve ushtronin një presion të madh ndaj tij; ai ishte në kërkim të rrugës së drejtë, sikurse na e zbulon, më vonë, Kurani i shenjtë:

 

“A nuk të gjeti të paditur (për Islamin) e të udhëzoi?”   (XCIII: 7)

 

Shfaqja Hyjnore

 

Po bëheshin  shtatë vjet qyshkur Profeti fisnik a.s. vizitonte shpellën Hira, në kërkim të Rrugës së Drejtë. Në mënyrë të veçantë, gjatë gjashtë muajve të fundit të kësaj periudhe, qëndrimet e tij në shpellë u bënë më të zgjatura dhe ëndrrat e mira u shndërruan në një zinxhir të pandërprerë.

Tani,ai kishte arritur të dyzetat në moshën e tij, – mosha e urtësisë së pjekur dhe të të kuptuarit të gjërave në mënyrën më të përsosur, kur pjesa shtazore e personalitetit të njeriut mpaket, iluzionet e rinisë zhduken dhe fillojnë të fitojnë epërsi aftësitë shpirtërore.

Një ditë, në muajin e Ramazanit të vitit 610 (ditën e hënë, më 17 të muajit Ramazan, sipas Ibn Sad), kur ai po qëndronte te ajo shpellë, i zhytur thellë në mendime, si zakonisht, papritmas, vuri re figurën madhështore të Engjëllit Xhebrail, i cili e urdhëroi të lexonte. 3] Ai ishte “Ummi” – analfabet dhe i tha se nuk mund të lexonte. Engjëlli Xhebrail e përfshiu me krahët e tij dhe e urdhëroi për herë të dytë të lexonte dhe Muhamedi a.s. i ktheu të njëjtën përgjigje, pra, që nuk dinte dhe s’kish si të lexonte. Atëherë, Engjëlli Xhebrail, si e përqafoi pak më fort me krahët e tij, i tha: 4]

 

“Lexo me emrin e Zotit tënd, i Cili krijoi (gjithçka), krijoi njeriun nga një droçkë gjaku! Lexo! Zoti yt, është Bujari më i madh, i Cili, me anë të penës ia mësoi, ia mësoi  njeriut ato që nuk i dinte.”   (XCVI: 1-5)

 

Kjo ishte Shpallja Hyjnore e parë, që iu zbulua Profetit të Islamit a.s., të Dërguarit të Fundit, Vulës së Profetëve. Shfaqja e Engjëllit Xhebrail ishte një përvojë e jashtëzakonshme për Profetin e ndritur alejhi salam. Ai u kthye në shtëpi, duke u dridhur i tëri dhei kërkoi së shoqes ta mbulonte. Ajo e mbuloi mirë e mirë dhe e mbajti ashtu derisa ai filloi të qetësohej. Pastaj, ai nisi t’i tregojë Hatixhes (Rad. A.) çfarë i kishte ndodhur dhe shtoi: “Kam frikë se jeta ime është në rrezik.” Zonja Hatixhe (Rad. A.) e ngushëlloi atë, duke i thënë: “Pasha Allahun, Ai nuk do të të dëmtojë ty, sepse ti mban marrëdhënie të mira me të gjithë dhe i ndihmon miqtë e tu; ti ua lehtëson barrën të tjerëve dhe lufton të keqen; ti je bujar dhe mban qëndrim të drejtë, gjithmonë, çfarëdo fatkeqësie që të ndodhë”. 5]

Pastaj, ajo e shoqëroi te kushëriri i saj, Warkah bin Naufal, dijetar në fushën e Shkrimeve të Shenjta të të krishterëve dhe të izraelitëve; ai edhe shkruante pjesë të Shkrimeve të vjetra, në hebraishte. Pasi e dëgjoi tërë ngjarjen, ai i foli: “Oh, nipi im! Ky është i njëjti engjëll, si ai që i zbriti Moisiut dhe Jezusit. Ah, sikur të isha aq i ri dhe i fortë, sa të jetoja deri në kohën kur njerëzit do të të dëbojnë nga shtëpia jote.” Profeti i lartë a.s. u çudit kur dëgjoi këto fjalë: “Do të më dëbojnë?” Warkah i shpjegoi se, “kjo i ka ndodhur të gjithë profetëve që erdhën me mesazhin e Allahut.” 6] Shpallja u ndal për disa kohë; ndërkaq, Warkah bin Naufal vdiq.

Çdo grua, zakonisht, njeh më mirë se kushdo burrin e vet dhe është në gjendje të dallojë veset dhe dobësitë e të shoqit. Miratimi i Hatixhes (Rad. A.), duke u bazuar në karakterin e Profetit të nderuar a.s., na jep një pasqyrë të gjallë të moralit të lartë dhe cilësive të tij të shquara. Nuk ka dyshim, ai ishte shembulli më i mirë për tërë njerëzimin.

Frika dhe shqetësimi i Profetit të Islamit a.s., pas marrjes së shpalljes së parë, ishin të natyrshme. Detyra e profetësisë është me përgjegjësi të madhe dhe, vetë përvoja e marrjes së Shpalljes është një proces i mundimshëm dhe i vështirë, sikurse na e tregon edhe Zonja Aishe (Rad. A.), kur thotë: “Në të vërtetë, kur merrte mesazhin, ai mbulohej i tëri në djersë, edhe në ditën më të ftohtë të dimrit.” 7] E, kjo ndodhte atëherë kur, tanimë ai kishte fituar përvojën e duhur. Mund të merret me mend se nën çfarë trysnie ka qenë ai në atë fazë të fillimit.

Për rreth gjashtë muaj, 8] pas asaj që i ndodhi në shpellën Hira, Profeti Muhamed a.s. nuk mori asnjë mesazh. Kjo periudhë i dukej atij si një agoni e jashtëzakonshme. 9] Pastaj, një ditë ai e pa, përsëri, të njëjtin engjëll (Xhebrailin), të ulur në një fron, si në hava, mes qiellit e tokës. Me ta parë, përsëri, filloi të dridhej (megjithëse, më pak se herën e parë). Ai u kthye në shtëpi shumë i tronditur dhei kërkoi të shoqes ta mbulonte. Dhe, ky është rasti kur iu zbulua shpallja e mëposhtme, 10] pas së cilës kjo gjë vijoi rregullisht, pa ndërprerje të gjata:

 

“O ti, i mbështjellë (o Muhamed)! Çohu dhe paralajmëro! Zotin tënd madhëroje! Petkat e tua pastroji! Dhe largohu nga ndyrësia (adhurimi i idhujve)!”   (LXXIV: 1-5)

 

Sipas Ibn Hishamit dhe disa dijetarëve të tjerë, pas shpalljes së parë, atij i është zbuluar sureja “Al-Duha” (Kapit. 93). 11]

Profeti i Islamit iu përgjigj Thirrjes Hyjnore me guxim e vendosmëri të plotë dhe u ngrit t’u shpallë njerëzve Porositë e Allahut dhe t’i largojë ata nga rruga e gabuar dhe jeta e shthurur. Në këtë mënyrë, detyra më e vështirë për një njeri, puna më e nderuar, përgjegjësia më dinjitoze dhe, në të njëjtën kohë, më e vështira, ajo e thirrjes së njerëzve për tek Allahu, në Rrugën e Drejtë, në rrugën e shpëtimit, kishte filluar, pasi Allahu e kishte stërvitur të Dërguarin e Tij për dyzet vjet. Puna filloi pasi të gjithë njerëzit njihnin tek ai burrin më të madh e fisnik për nga vlerat morale dhe karakterin e tij.

Përveç kësaj, Profeti Muhamedi a.s. ishte Apostull i ngarkuar, i Dërguar (Resul) dhe Profet (Nabi) i Allahut – i Dërguari i Fundit dhe Vula e Profetëve. Shpallja që iu zbulua atij ishte Libri i Fundit, al-Kur’an. Thëniet e tij janë të shqiptuara nga frymëzimi dhe njihen si “al-Wahji al-Khafi” (Shpallja e Fshehtë):

 

“Ai nuk flet sipas qejfit të vet, por ajo (që thotë) është  vetëm shpallje hyjnore, që i vjen atij.”   (LIII: 3-4)

 

Të kihet parasysh se ka një ndryshim (tradicionalisht) midis një “Resuli” (I Dërguar ose Apostull) dhe një “Nabi” (Profet). Të dy këta, “Resuli” dhe “Nabiu” (I Dërguari dhe Profeti) e marrin “Wahjin” (Shpalljen ose Frymëzimin) nga Allahu (Zoti), por “Resuli” merr gjithashtu edhe “Sharian” (Ligjin Hyjnor), ndërsa një “Nabi” (Profet) vetëm e predikon “Sharian”, që i është dhënë një “Resuli” (të Dërguari) para tij, nga Udhëzimi Hyjnor përmes “Wahjit” (Shpalljes).  Prandaj, të gjithë “Resulët” janë të pajisur, gjithashtu, edhe me profetësinë (“Nubuwat”), kurse një “Nabi”, nuk është medoemos edhe “Resul”. 12] Profeti i Islamit a.s. është i Dërguari i Fundit dhe Profeti i Fundit, kështuqë nuk do të ketë më as të dërguar dhe as profet tjetër. Cilido person që vetëshpallet profet ose i dërguar, pas tij, nuk është tjetër veçse gënjeshtar i madh, për arsye se problemi i këtyre funksioneve qiellore është mbyllur, tanimë, deri në ditën e fundit të kësaj bote; njerëz që dalin me pretendime të tilla, ashtu si edhe ndjekësit e tyre, janë të përjashtuar nga radhët e Islamit.

 

Besimtarët e parë

 

Zonja Hatixhe (Rad. A.) tani mendoi për veten e saj, se ishte gruaja më me fat e Arabisë dhe e pranoi menjëherë misionin profetik të të shoqit; në këtë mënyrë, ajo u bë edhe besimtarja e parë e fesë së vërtetë 13] dhe e aftë të dallonte atë që ishte e drejtë nga ajo që ishte e gabuar. Ajo u bë një mbështetje e fuqishme për mbrojtjen e çështjes së burrit të saj dhe qëndroi pranë tij, e gatshme për çfarëdo rrethane.

Abu Bekri (Rad. A.) është i dyti, pas saj, që besoi në profetësinë e Muhamedit a.s., 14] pra, i pari burrë që hyri në gjirin e Islamit. Ai ishte mik i ngushtë i Profetit fisnik a.s. dhe gëzonte pozitë të nderuar në Mekë. Me të dëgjuar për Misionin e Profetit të ndritur a.s., menjëherë e pranoi Fenë e re, sepse kishte besim të madh në të.

Aliu (Rad. A.), djali i Abu Talibit dhe kushëri i Profetit të ndritur a.s. u bë djaloshi i parë që pranoi Islamin. (Shënim: Sipas Ibn Hisham, Ali (Rad. A.) ishte burri i parë që e pranoi Islamin. 15] Edhe Tabari, gjithashtu, ka përmendur një numër tregimesh, sipas të cilave Ali (Rad. A.) ka qenë i pari që e ka pranuar Islamin.) Në atë kohë, ai ishte vetëm dhjetë vjeç. 16] Zaid bin Haritha (Rad. A.), robi që fitoi lirinë nga Profeti i lartë a.s. ishte skllavi i parë që hyri në gjirin e Islamit, 17] ndërsa Umm-i-Aiman (Rad. A.), vajza e parë skllave që pranoi Allahun, si Zotin Një. Në këtë mënyrë, Profeti i Islamit a.s. i mori nderimet e para nga njerëzit e farefisit dhe miqtë e tij, duke dhënë një dëshmi të suksesit të tij në këtë sprovë të parë të së vërtetës. Këta që i besuan të parët, ishin njerëzit më të afërt të rrethit të tij, njerëz që e njihnin më mirë se kushdo jetën e tij publike dhe private dhe, nisur nga kjo, arritën vetvetiu në konkluzionin se një njeri i tillë, i ndershëm dhe fisnik, nuk mund t’i ftonte njerëzit në rrugë të gabuar. Kur dikush i tha Abu Bekrit, se “miku yt, Muhamedi a.s. është çmendur dhe po predikon kundër idhujve, duke ftuar të adhurojmë vetëm një Zot”, ai iu përgjigj menjëherë: “Në qoftë se ai e thotë këtë, ashtu duhet të jetë e vërteta, sepse unë nuk e kam parë as dëgjuar atë ndonjëherë të thotë diçka të rreme.”

Në ditët e para, Islami predikohej fshehtas dhe njerëzit që e kanë pranuar Islamin, në atë periudhë, kanë qenë këta: Amar bin Jasir, Khabab bin al-Arat, Osman bin Affan, Abd al-Rahman bin Auf, Sad bin abi-Wakas, Talha, Arkam, Said bin Zaid, Abdullah bin Masud, Osman bin Mazun, Ubaidah, Suhaib al-Rumi (Rad. A.). Disa prej tyre e pranuan Islamin nëpërmjet Abu Bekrit (Rad. A.). Edhe lutjet, gjithashtu, në këtë fazë të fillimit, Profeti i nderuar a.s. dhe myslimanët e tjerë i bënin fshehtas. Misioni, në këtë formë të fshehtë, vazhdoi rreth tri vjet, kohë gjatë së cilës dyzet vetë hynë në Islam. Myslimanët e parë ishin njerëz të varfër, disa prej tyre, skllevër. Në këtë mënyrë, në ato kohë të para, Islami po ngrihej përmes këtyre njerëzve të varfër e të zakonshëm.

Në vitin e tretë të Misionit profetik, zbriti urdhri i Allahut që të dilte e ta shpallte Besimin e ri fetar, haptas: 18]

“Ti prediko haptazi atë që të është urdhëruar dhe largohu nga idhujtarët.”   (XV: 94)

“Paralajmëroje farefisin tënd më të afërm.”   (XXVI: 214)

Profeti Muhamed a.s., hipi në majën e një kodrine, e njohur në Mekë me emrin Safa. 19] Ai u bëri thirrje të gjithë kurejshëve që të mblidhen. Ishte zakon që, po të thërriste ndokush nga ndonjë lartësi mali e tjerë, njerëzit të grumbulloheshin rrëzë saj. Kur u grumbulluan të gjithë, ai u bëri zë pjesëtarëve të familjes së vet, “Banu Abd al-Manaf”, që të afroheshin edhe më, afër tij dhe filloi të flasë kështu: “Në qoftë se ju them tani, se një ushtri armike ndodhet në anën tjetër të këtij mali dhe po përgatitet t’ju sulmojë, a do të më besonit?” 20] Tëgjithë iu përgjigjën me një zë: “Po, sigurisht; ti, gjithmonë thua të vërtetën.” Muhamedi a.s., pas kësaj, vazhdoi t’u flasë, duke u thënë se “ju jeni më të afërmit e mi, nga të gjithë kurejshët. Unë kërkoj prej jush që të pohoni se nuk ka zot tjetër, përveç Allahut; përndryshe, asgjë nuk do t’ju shpëtojë, as në këtë botë, as në Botën tjetër. Në qoftë se ju besoni në të (d.m.th., në Allahun, si Zoti Një, si i Vetmi Zot), unë do të dëshmoj për ju, para Allahut dhe ju do të nderoheni mbi të gjithë, mbi arabët dhe joarabët. Në qoftë se ju nuk e pranoni mesazhin e Allahut, fatkeqësia do të bjerë mbi ju.” 21] Pa mbaruar mirë këto fjalë, një shpërthim zemërimi me zë të lartë pasoi, disa prej të cilëve, thërritnin, “Ti je çmendur!” Abu Lehebi (një nga xhaxhallarët e Profetit), iu drejtua: “Allahu të shoftë, epo si, për këtë na paske thirrur?” Ata u larguan dhe askush nuk i kushtoi ndonjë kujdes asaj  çfarë u tha. 22]

 

Armiqësia e kurejshëve ndaj Çështjes së tij

 

Pas pak ditësh, me ndihmën e kushëririt të tij, vogëlushit Ali (Rad. A.), Profeti i Islamit a.s. i ftoi pjesëtarët e rrethit të ngushtë familjar në një gosti. Pas ngrënies, Profeti Muhamed a.s. u ngrit e foli: “Mua më është dhënë një fe e madhe, e tillë që ju siguron suksesin në këtë botë dhe në jetën e përtejme. Kush dëshiron të më ndihmojë në misionin tim?” Pasoi një heshtje e thellë. Kur ja, vogëlushi Ali u ngrit në këmbë dhe iu drejtua të pranishmëve: “Megjithëse sytë e mi shohin turbull, këmbët i kam të holla dhe jam më i riu nga të gjithë sa janë këtu, e pra, unë do të jem pranë teje, o i Dërguar i Allahut.” 23] Duke dëgjuar përgjigjen e këtij djaloshi dhjetëvjeçar, krerët kurejshë qeshën, por, më vonë, historia provoi të kundërtën.

Gjatë kësaj kohe, numri i myslimanëve arriti në dyzet. Një ditë, Profeti fisnik a.s. shkoi në Kabë, në al-Masxhid al-Haram (Xhamia e shenjtë) dhe deklaroi me zë të lartë “Shahadan” – shehadetin (“Ash-hadu al-la-ilaha illallahu wa ash-hadu anna Muhammadan abduhu wa rasuluh”: Dëshmoj se nuk ka zot tjetër veç Allahut, dhe dëshmoj se Muhamedi është robi dhe i Dërguari i Tij). Kjo gjë u konsiderua si fyerja më e madhe ndaj Kabës dhe zakoneve të kurejshëve. U mblodh një turmë e madhe dhe jobesimtarët filluan të sulmojnë Profetin e ndritur alejhi salam.  Harith bin Hala, një prej myslimanëve, doli me të shpejtë nga shtëpia e tij, në ndihmë të Profetit të lartë a.s., por u vra, duke shënuar dëshmorin e parë në historinë e Islamit. 24] Megjithatë, Profeti i nderuar a.s. dhe ndjekësit e tij vazhduan misionin e tyre, duke deklaruar haptas, se idhujt s’u duheshin për kurrfarë gjëje, se ata nuk mund t’u sillnin as dobi, as dëm. Ai i këshillonte ata të jenë të mirë me njëri-tjetrin dhe të hiqnin dorë nga veprimet e sjelljet e mbrapshta. Mësimet e tij ishin goditje për vdekje e zakoneve të tyre të vjetra dhe e rrugës së tyre të gabuar në jetë; kështu që, të gjitha këto qortime e këshilla, në sytë e kurejshëve konsideroheshin si fyerje ndaj së ashtuquajturës fe të tyre dhe ndaj mënyrës së jetesës së të të parëve, brez pas brezi. Suksesi fillestar i Profetit të Islamit a.s. ishte si halë në sy për kurejshët, prandaj, ata nuk lanë gur pa lëvizur për ta thyer zellin e ndjekësve të rinj si dhe ta shtypnin e ndalonin rritjen e popullaritetit të Profetit Muhamed a.s. dhe Besimit fetar të Ri. Ata e parashihnin rrezikun e të ashtuquajturit dinjitet dhe prestigj të tyre, në kushtet e mbizotërimit të Islamit, sepse për ata u bë e qartë se Islam do të thoshte barazi për të gjithë njerëzit dhe liri e mendimit. Krerët kurejshë nuk mund të pranonin asgjë të tillë.

 

Shkaqet politike të armiqësisë nga ana e kurejshëve

 

Përveç arsyeve fetare dhe shoqërore, përtej trajtimit armiqësor të kurejshëve ndaj Profetit të Islamit a.s. duhet të dallojmë edhe disa arsye politike. Në fakt, kurejshët ishin fisi udhëheqës i tërë Gadishullit Arabik. Vendosja e xhamisë së madhe, – al-Masxhid al-Haram, – dhe e Shtëpisë së Allahut, Kabës, në Mekë, u jepte atyre një pozitë qendrore, si askujt tjetër, midis tërë fiseve e klaneve të Arabisë. Ata gëzonin konsideratën më të lartë, si më të respektuarit, që u ishte besuar Shtëpia e Allahut. Të pranoje këtë Besim të ri, do të thoshte të zhdukeshin të gjitha zakonet e vjetra dhe të humbisje, kështu, atë pozitë të rëndësishme që ata mbanin me shekuj.

Për më tepër, dega e familjes kurejshe, “Banu Hashim” (Hashemitët), së cilës i përkiste Profeti i Muhamed a.s., e kishte humbur rolin drejtues në mesin e kurejshëve, pas vdekjes së Abd al-Mutalibit. Në kohën kur Profeti fisnik a.s. deklaroi profetësinë e tij, pas marrjes së Shpalljes, fuqinë drejtuese në vend e kishte familja tjetër kurejshe, “Banu Umajah” (Umajadët). Për një kohë të gjatë, midis këtyre dy familjeve, “Banu Hashim” dhe “Banu “Umajah”, ka ekzistuar një armiqësi e mprehtë. Po të pranohej misioni i Profetit të ndritur a.s., ‘Banu Umajah’ do ta humbte epërsinë e vet. Dhe jo vetëm Banu Umajadët, por edhe klane e fise të tjera, gjithashtu, të cilët ushtronin pozita të ndryshme midis kurejshëve, në atë kohë, dolën kundër Profetit të lartë alejhi salam. Vërejtjet e Abu Xhehlit, i cili ishte nip i Walid bin Mughirah (një nga udhëheqësit kurejshë) dhe i përkiste klanit “Banu Makhzum”, na japin një shpjegim të qartë në këtë drejtim. Kur Aknas bin Sharik e pyeti Abu Xhehlin rreth Profetit të nderuar a.s., ai i tha: “Ne (d.m.th., Banu Makhzum) dhe Banu Abd Manaf jemi kundërshtarë me njëri-tjetrin prej një kohe të gjatë. Në qoftë se ata organizonin një festë të madhe, të njëjtën gjë do të bënim edhe ne; në qoftë se ata vritnin njerëz (në luftë), edhe ne, gjithashtu, do të vritnim jo më pak; nëse ata tregoheshin bujarë, ne do të tregoheshim edhe më bujarë se ata. Ne kurrë nuk kemi mbetur pas tyre, në asnjë rast. Kurse tani, na del një nga Hashemitët dhe deklaron profetësinë e tij dhe thotë se atij i vjen shpallja nga lart, në këtë rast, ne nuk mund të nxjerrim një tjetër si ai. Jo, për Allah, ne nuk do ta besojmë kurrë këtë Profet.” 25]

 

SHPËRNDARJA E PËRGJEGJËSIVE ADMINISTRATIVE MIDIS KUREJSHËVE 26]

 

Pozita                                                              Personi i ngarkuar                                   Familja që i përkiste

 

1.”al-Ukab”, d.m.th., mbajtësi                  Abu Sufjan bin Harb                                 Banu Umajah

i flamurit në luftë

2.”Komandant” i ushtrisë në                      Utbah bin Rabiah                                    Banu Umajah

rast lufte

3.”Sakajah”, d.m.th., përgjegjësia             Abas bin Abd al-Mutalib                        Banu Hashim

e shpërndarjes së ujit gjatë Haxhit.

4.”al-Rifadah”, d.m.th., administrim        Harith bin Amir                                        Banu Naufal

i përgjithshëm gjatë Haxhit.

5.”al-Shura”, d.m.th., Këshilli.                   Jazi bin Rabi al-aswad                          Banu Asad

6.”al-Dijat”, d.m.th., vendimi në               Abu Bekr                                                    Banu Taim

raste vrasjesh.

7.”al-Kubah”, d.m.th., administrim         Walid bin al-Mughirah                              Banu Makdhum

për tendat gjatë Haxhit.

8.”al-Sifarah”, d.m.th., ambasadat.          Umar bin al-Khatab                                Banu Adi

9.”al-Hixhabah”, d.m.th., i ngarkuar për     Uthman bin Talhah

çelësin e Kabës.

 

Udhëheqësit e kurejshëve të asaj kohe kanë qenë:

1.Walid bin al-Mughirah – Udhëheqësi kryesor i kurejshëve.

2.Abu Sufjan bin al-Harb (Babai i tij, Harb, ka qenë udhëheqësi kryesor i kurejshëve pas vdekjes së Abd al-Mutalibit).

  1. Utbah bin Rabiah.
  2. As bin Wail.
  3. Abu Xhehl (Nip i Walid bin al-Mughirah).
  4. Abu Lahab (Xhaxhai i madh i Profetit Muhamed a.s.).
  5. Ubaij bin Khalf.
  6. Nadar bin al-Harth.
  7. Aknas bin Sharik.
  8. Harith bin Amir.
  9. Aswad bin Abd Jaguth.
  10. Ukbah bin Abi Muhit, e tjerë.

 

Të gjitha figurat e lartpërmendura ishin krerë të grupeve të fuqishme që kundërshtonin Profetin e Islamit a.s., sepse në pranimin e tij si profet, ata shihnin rënien e të ashtuquajturit pushtet dhe autoritetit të tyre. Ata ishin të pasur dhe shumica e tyre kishin një numër djemsh burra, – një shenjë nderimi dhe autoriteti për atë kohë. Profeti Muhamed a.s. nuk kishte asnjë nga këto ofiqe, aq të lakmuara në jetën e kësaj bote; për këtë arsye, jobesimtarët në Mekë ishin kritikë dhe dyshues të autoritetit të tij, sikurse thuhet edhe në Kuranin e shenjtë:

“Madje edhe thonë: “Është dashur që ky Kuran t’i shpallet ndonjë njeriu të madh nga këto dy qytete (d.m.th., nga Meka ose Taifi).” (XLIII: 31)

 

Xhozef Hell thotë: “Kundërshtimi që vinte nga ana e familjeve sunduese të Mekës nuk ishte aq shumë për shkak të mësimeve të reja të Islamit sesa për shkak të revolucionit politik dhe shoqëror që ato nënkuptonin. 27] Tek rritja e fuqisë së Islamit, kurejshët shihnin shkatërrimin dhe fundin e tyre. Për këtë arsye, ata bënë të gjitha përpjekjet kundër Profetit Muhamed alejhi salam.

 

Përparësitë e Da’was (Thirrja në rrugën e Allahut) ndaj çdo lloj rehatie.

 

Profeti i Islamit a.s. vazhdonte predikimin e Rrugës së Drejtë, pa u shqetësuar nga qejfmbetjet dhe kërcënimet e udhëheqësve kurejshë. Shumë njerëz të arsyeshëm e pranonin fenë e re dhe i nënshtroheshin sprovave të vështira. Ata më ekstremistët ndër jobesimtarët përdornin gjithfarë metodash për të terrorizuar Profetin fisnik a.s. dhe grupin e vogël të shokëve të tij. Në rrugën nga do të kalonte, ata hidhnin qysh më përpara drurë me gjemba e plehra, talleshin kur ai lutej dhe përhapnin zëra, sikur ai ishte poet, magjistar, bile edhe i çmendur. Por, megjithëse i nënshtrohej gjithfarë persekutimesh, ai qëndroi i vendosur, si shkëmb, në misionin e tij.

Kur e panë se Profeti i ndritur a.s. nuk po ndalej në veprimtarinë e tij, krerët mekas vendosën ta diskutonin këtë problem me xhaxhain e tij, në mënyrë që ai ta urdhëronte t’i jepte fund predikimit të Rrugës së Drejtë. Një përfaqësi e krerëve mekas e takoi Abu Talibin dhe e paralajmëroi atë që, ose ta ndalonte nipin e vet, ose të bëhej gati e të priste pasoja të rënda. Duke parë kundër tij forcat e bashkuara të krerëve më të fuqishëm mekas, Abu Talibi i kërkoi Profetit të lartë a.s. që të mos i sillte telashe kaq të mëdha, por ai kishte besim të patundur në të Plotfuqishmin dhe nuk bëhej merak për mbështetjen e askujt tjetër. Ai foli kështu: “O xhaxha i dashur! Unë nuk do të ndalem (së predikuari të Vërtetën) dhe nuk do të heq dorë nga misioni im, edhe sikur ata të ma vendosnin diellin në dorën time të djathtë dhe hënën në të majtën. Allahu është ai që, ose do të më japë suksesin, ose do të më bëjë të sakrifikohem për të.” 28] Pas kësaj, Muhamedi a.s. u shkreh në vaj para Abu Talibit. Lotët e Profetit të lartë dhe fuqia e fjalëve të tij, prekën thellë ndjenjat e Abu Talibit, i cili e siguroi atë: “Nipi im! Qëndro i fortë, vazhdo (në rrugën tënde, në misionin tënd) dhe thuaj (prediko) çfarë të duash. Askush nuk do të të dëmtojë më.”

Duke e parë misionin e tyre të dështonte, mekasit sajuan një plan tjetër. Ata dërguan Utbah bin Rabiah, një ndër diplomatët e famshëm të Arabisë, që ta shkoqiste problemin me Profetin Muhamed alejhi salam. Ai iu drejtua kështu: “O, Muhamed! Mos e përçaj popullin e këtij vendi, lëri kurejshët të ndjekin rrugën e tyre, si më parë dhe prano gjithçka tjetër që dëshiron. Në qoftë se është fjala për para, merr sa të duash; a dëshiron një grua të bukur, – zgjidhe vajzën më të bukur të Arabisë; a do pushtet, – ja, edhe mbret po të bëjmë. Merr ç’të duash, vetëm, për hir të Zotit, hiq dorë nga kjo rrugë që ke nisur.” 29] Në përgjigjen e tij, Profeti i Islamit a.s. i recitoi disa vargje të Kuranit të shenjtë, një prej të cilëve edhe këtë:

 

“Thuaj (o Muhamed): “Në të vërtetë, unë jam vetëm një njeri si ju. Mua më është shpallur që Zoti juaj është një Zot i Vetëm, andaj ecni në rrugën e drejtë që të çon tek Ai dhe kërkoni falje prej Tij! Mjerë ata të cilët i shoqërojnë Atij zota të tjerë!”   (XLI: 6).

 

Kur Utbah dëgjoi Fjalën e Shenjtë të Allahut, ndjeu një transformim të thellë në veten e tij, u kthye te kurejshët dhe u tha: “Betohem për Allahun, këto fjalë nuk janë poezi; lëreni në rrugë të vet. Në qoftë se do të ketë sukses, kjo do të jetë në nderin tuaj; përndryshe, vetëm dështimi do ta bëjëqë të ndalet vetiu misioni i tij.” Por kurejshët nuk ishin të këtij mendimi.

Përballë dështimit të plotë, krerët kurejshë i shtuan përndjekjet e tyre kundër tij dhe myslimanëve. Ata që pësuan vuajtjet më të mëdha ishin skllevërit që kishin përqafuar Islamin. Zotërit e tyre i trajtonin në mënyrën më të egër. Duke parë këtë, Abu Bekri (Rad. A.) pagoi shuma të mëdha për të blerë lirinë e disa prej tyre. Por edhe myslimanët në gjendje të mirë, nuk ishin të sigurt e jashtë rrezikut. Edhe Profeti fisnik a.s., vetë, ishte objekt i torturave të çdo lloji. Atë e gjuanin me gurë dhe e tallnin rrugaçët që s’i ndaheshin rrugës. Njëherë, Abu Xhehli, armiku më i keq i Muhamedit a.s., ia hodhi ca zorrë deveje të ndyra në qafë, në kohën që ai ishte i përgjunjur në Salat, – lutje. Ukbah bin Muit i lidhi rreth qafës një çarçaf, të cilin ia shtrëngoi sa mundi, gati ta mbyste. Abu Xhehli, Abu Lahabi, Walid bin Mughirah, Umajah bin Khalf dhe As bin Wail ishin figurat kryesore që përndoqën myslimanët dhe Profetin e ndritur alejhi salam. 30]

 

Persekutimi i besimtarëve të parë

Mundimet dhe torturat çnjerëzore ndaj myslimanëve po rriteshin dita ditës. 31] Kurejshët nuk lanë gur pa lëvizur për dështimin e misionit të Profetit të lartë alejhi salam. Bile, as njerëz me rëndësi e me pozitë,  të tillë, si Abu Bekri, Uthman dhe Zubair, nuk u kursyen. Disa nga myslimanët e varfër i torturuan, duke i shtrirë në zhavorrin përvëlues nën pikun e diellit të mesditës. Bilali (Rad. A.) ishte një skllav abisinas, pronë e një mosbesimtari mekas. Atë e detyruan të shtrihej në rërën që digjte nga të nxehtët e diellit të mesditës dhe me një gur mbi gjoks, aq të rëndë sa nuk ishte i zoti të lëvizte asnjë gjymtyrë. Pastaj, i kërkuan Bilalit (Rad. A.) që të hiqte dorë nga Islami. Por edhe nën një torturë të tillë, ai s’bënte tjetër veçse shqiptonte me sa fuqi kishte, “Ahad”, Ahad” (Allahu është Një). Ndërkaq, Abu Bekri e bleu me të holla lirinë e tij dhe ai u bë mysliman i lirë. Disa prej myslimanëve të tjerë që iu nënshtruan torturave fizike, kanë qenë: Zonja Sumajah, Khabbab, Amar bin Jasir, Suhaib, Abu Fakih (Rad. A.) e të tjerë. Një ditë, Khababin (Rad. A.) e detyruan të shtrihej në shpinë, mbi qymyrin e ndezur dhe e lanë ashtu derisa qymyri u shua.

 

 Emigrimi i parë në Abisini

 

Kur keqtrajtimet nga ana e kurejshëve u bënë të padurueshme për shumë nga besimtarët e parë, ata i kërkuan Profetit të nderuar a.s. që t’i lejonte të shkonin te vendi fqinjë, në Abisini (Etiopia e sotme), përtej Detit të Kuq. Ai ua dha një leje të tillë, kështu që, në muajin Rexheb të vitit të 5-të qysh nga misioni i Profetit të Islamit a.s., një grup prej pesëmbëdhjetë vetësh (njëmbëdhjetë burra dhe katër gra) u nisën për në Abisini. Ja, njerëzit që e përbënin këtë grup të parë emigrantësh: 32]

  1. Osman bin Affan (Rad. A.) bashkë me gruan e tij Rukijah (Rad. A.), vajza e Profetit Muhamed alejhi salam.
  2. Abu Hudhaifah bin Utbah (Rad. A.) me të shoqen, Sahlah (Rad. A.).
  3. Zubair bin al-Awam (Rad. A.), kushëri i Muhamedit a.s..
  4. Musab bin Umair (Rad. A.).
  5. Abdur Rahman bin Auf (Rad. A.).
  6. Abu Salmah al-Makhzumi dhe gruaja e tij, Um Salmah (Rad. A.).
  7. Osman bin Mazun (Rad. A.).
  8. Amir bin al-Rabi’ah (Rad. A.) dhe gruaja e tij, Laila (Rad. A.).
  9. Abu Sabrah bin Abi Rahm (Rad. A.).
  10. Hatib bin Amr (Rad. A.).
  11. Suhail bin Baida (Rad. A.).

Sipas Ibn Sadit dhe disa historianëve të tjerë, kësaj liste duhet t’i shtohet edhe emri i Abdullah bin Masudit (Rad. A.), që emigroi në Abisini 33], duke e çuar numrin e burrave në dymbëdhjetë, kurse numrin e përgjithshëm në gjashtëmbëdhjetë vetë. 34] Më vonë, këtij grupi iu bashkua edhe Xhafar bin Abu Talib, bashkë me të shoqen e, që u pasua edhe nga të tjerë, gjithashtu. 35] Numri i përgjithshëm i grupit të dytë ishte rreth 80 veta. 36] Nga të dhënat e disa historianëve, numri më i madh i emigrantëve arrin në 83 vetë. 37]

Mbreti i Abisinisë i priti ata me përzemërsi. Kur e dëgjuan kurejshët një gjë të tillë, u tronditën dhe, në vend shpërtheu një valë zemërimi. Ata dërguan menjëherë dy përfaqësues të tyre (Amr bin al-As dhe Abdullah bin Abi Rabiah) 38] te Negusi, mbreti i Abisinisë, duke kërkuar prej tij që t’i kthente mbrapsht emigrantët nga Meka. Mbreti deshi të dëgjojë mendimin e myslimanëve. Këta të fundit, si zëdhënës të tyre në bisedë me mbretin, zgjodhën Xhafarin, kushëririn e Profetit (djali i Abu Talibit). Ai foli kështu: 39]

“O mbret, ne ishim njerëz të paditur e të shthurur që adhuronim idhujt dhe hanim kufomat, bile, edhe ato të kafshëve, të cilat kishin pasur ngordhje të natyrshme. Ne kryenim gjithfarë veprimesh të turpshme e marroqe dhe nuk kishim kurrfarë nderimi a detyrimi ndaj fqinjëve ose të afërmve. Ata që ishin të fortë shtypnin të dobëtit, me ndihmën e fuqisë së tyre. Pastaj, Allahu ngriti një Profet nga mesi ynë, prejardhja, fisnikëria, ndershmëria, karakteri i panjollë dhe jeta e dëlirë e të cilit njhej nga të gjithë ne. Ai na ftoi që të adhuronim vetëm Zotin Një – Allahun dhe kërkoi prej nesh të braktisnim adhurimin për idhujt e gurët. Ai na mësoi të themi të vërtetën, t’i qëndrojmë fjalës së dhënë, të kemi respekt për farefisin dhe të afërmit dhe të jemi të mirë me fqinjët tanë. Ai na urdhëron për punë e sjellje të mira dhe na ndalon nga të këqijat; të kryejmë  Salatin –ritin e faljes dhe të paguajmë Zakatin; të hedhim poshtë gjërat e kota e të padobishme dhe të shmangim gjakderdhjen. Ai na e ka ndaluar tradhtinë bashkëshortore, shthurjen morale, gënjeshtrën, shpërdorimin e besimit ndaj pasurisë së jetimit, akuzën e rreme ndaj tjetrit dhe çdo sjellje tjetër të pahijshme të këtij lloji. Ai na e mësoi Kuranin e shenjtë, Shpalljen Hyjnore. Kur ne i besuam atij dhe filluam të veprojmë sipas mësimeve të urta të tij, njerëzit tanë filluan të na përndjekin dhe të ushtrojnë ndaj nesh gjithfarë torturash, duke synuar heqjen dorë nga besimi ynë dhe kthimin tek idhujtaria. Dhe, pastaj, kur mizoritë e tyre kapërcyen çdo kufi, me lejën e Profetit të ndritur a.s., ne zumë strehë në vendin tuaj.”

Pas këtyre fjalëve, mbreti i kërkoi Xhafarit t’i recitonte diçka nga Kurani i shenjtë. Ai recitoi disa vargje në fillim të sures “Merjem” – Kapitulli i Marijes (Nr. XIX), në të cilën flitet për lindjen e mrekullueshme të Jezusit. Recitimi i Kuranit të shenjtë i preku në zemër mbretin dhe priftërinjtë e krishterë që ndodheshin të pranishëm; nga sytë u rridhnin lotë përgjatë mollëzave të faqeve dhe u njomeshin mjekrat. Pas heshtjes së thellë, mbreti foli: “Pasha atë Zot, këto fjalë, sikurse ato të Biblës, janë rreze të së njëjtës dritë.” Ai iu drejtua përfaqësisë kurejshe, duke u thënë se nuk do t’ua dorëzonte atyre, në asnjë mënyrë, këta njerëz që kërkonin strehë.

Biseda e mësipërme midis mbretit abisinas Negus dhe Xhafar bin Abu Talib, ka të ngjarë, të ketë ndodhur në vitin e 5-të të Misionit të Profetit Muhamed a.s.. Xhafari nuk ishte në grupin e parë prej 12 burrash e 4 grash e kjo të shtyn të mendosh se ngjarja ka ndodhur pasi atje kishte arritur grupi i dytë, në përbërjen e të cilit ishte edhe Xhafar bin Abu Talib. Edhe Allamah Shibli Numani, gjithashtu, në librin e tij, “Siratun Nabi” na flet për dy grupa emigrantësh gjatë “Emigrimit të parë në Abisini”. Ai është i mendimit, gjithashtu, se atje ndodheshin 83 emigrantë 40] përpara kthimit të tyre në Mekë, si rezultat i disa fjalëve që u përhapën. Po ashtu, Ibn Hisham ka shkruar se pas grupit të parë, me ta u bashkua edhe Xhafar bin Abu Talib e që u pasua nga myslimanë të tjerë. 41] Kjo tregon qartë se gjatë “Emigrimit të parë”, myslimanët morën pjesë në të, në grupe. Ibn Hisham jep emrat e të gjithë atyre që emigruan në këtë periudhë. 42]

 

Kthimi i emigrantëve nga Abisinia

Kur ishin në Abisini, ndër myslimanë u përhapën fjalë, sikur gjoja, kurejshët e kishin pranuar Islamin. Me ta dëgjuar këtë lajm, tridhjetë emigrantë u kthyen në Mekë. 43] Kur arritën në Mekë, e kuptuan se ishin mashtruar. Megjithatë, disa prej tyre qëndruan në Mekë, ndërsa të tjerët u kthyen në Abisini ku qëndruan derisa Profeti fisnik emigroi në Medinë. Atëherë, edhe ata erdhën pranë tij, në Medine.

Lidhur me thashethemet për pranimin e Islamit nga ana e kurejshëve, historianët kanë përmendur ngjarjen e njohur me emrin “Gharanik.” 44] Sipas tyre, një herë, gjatë recitimit të sures al-Naxhm (Kapit. 53), Profeti i ndritur u ngatërrua. Kur ai arriti te vargjet:

“A e keni parë Latën dhe Uzzën? Po Menatën, të tretën, të fundit?”  (53: 19-20).

Në vend të këtyre, ai recitoi:

“Këta (idhuj) janë të respektuar dhe të nderuar dhe ndërmjetësimi i tyre është i pranueshëm.”

Pastaj, Profeti i shenjtë e recitoi tërë kapitullin al-Naxhm – Ylli – dhe, në fund, ra në “Sexhde al-Tilawat.” Jobesimtarët mekas, të pranishëm në atë rast, ranë gjithashtu në “sexhde” dhe përhapën fjalët se Muhamedi a.s. i pranoi idhujt e tyre. Të nesërmen, kur engjëlli Xhebrail erdhi te Profeti i lartë dhe e dëgjoi recitimin e kapitullit al-Naxhm prej tij, ai e dalloi gabimin dhe i tha se ajo nuk bën pjesë në shpallje. Atëherë, Allahu zbriti këto vargje:

“Ata u përpoqën të të largonin ty (Muhamed) nga ai (Kuran) që të kemi shpallur Ne, me shpresë se ti, duke shpifur, do të Na vishje diçka tjetër përveç tij (Kuranit). Po ta bëje këtë, atëherë, ata do të të merrnin ty për mik.

Dhe sikur mos të të kishim forcuar ty Ne, gati do të kishe anuar pak nga ata.

Dhe atëherë, me të vërtetë, Ne do të bënim që të shijoje dënimin e dyfishtë në këtë botë dhe pas vdekjes; atëherë, nuk do të gjeje askënd për ndihmës kundër Nesh.”  (17: 73-75)

Porse, sipas një numri dijetarësh, incidenti i mësipërm është vetëm një sajesë. 45] Allamah Shibli Numani dhe Muhamed Husain Haikal e kanë shqyrtuar atë, në hollësi. 46] Ata që e pranojnë si autentik hadithin (traditën) “Gharanik”, thonë se, ndërsa Profeti i nderuar a.s. po recitonte kapitullin al-Naxhm, ndërhyri djalli, duke i shtuar këto fjalë, 47] kurse dëgjuesit (jobesimtarët) menduan se ishte vetë Profeti i Islamit që e recitoi atë pjesë. Zurkani shkruan në librin e tij, “Sharah al-Mawahib”: “Disa thonë se, gjatë recitimit të Kapitullit al-Naxhm, kur Profeti i Muhamed arriti te fjalët – ‘Edhe Manatën, të tretën, të fundit’ (vargjet 19-20 të kapitullit 53, të cituara më sipër), jobesimtarët (idhujtarët) patën frikë se Profeti i nderuar do të thoshte ndonjë fjalë kundër zotave të tyre. Si rrjedhojë, ata ndërhynë menjëherë në recitimin e tij, duke thënë – ‘Këta (idhuj) janë të respektuar dhe të nderuar dhe ndërmjetësimi i tyre është i pranueshëm’. Në të vërtetë, ata e kishin zakon të ndërhynin shpesh, gjatë recitimit të vargjeve të Kuranit të shenjtë, me të tallura e  përqeshje dhe, gjithnjë sipas këtij zakoni, flisnin me njëri-tjetrin, – ‘Mos e dëgjoni këtë Kuran! Flisni e qeshni me zë të lartë.’ (XLI: 26 ).” 48] Më tej, autori shton: “Në këtë rast, Satan – djall, shejtan – mund të nënkuptohet, gjithashtu, edhe ndonjë “shejtan” (njeri i keq, i djallëzuar) midis njerëzve (d.m.th., jobesimtarë që e ndërprisnin recitimin e Profetit të Islamit)”.

Sipas disa haditheve edhe më të sakta, emigrantët u kthyen në Mekë, pasi dëgjuan zërat se kurejshët e kishin pranuar Islamin, si rezultat i pranimit të besimit nga ana e Ymerit. 49]

 

Pranimi i besimit nga Hamzai dhe Ymeri (Rad. A)

 

Viti i 6-të i misionit të Profetit Muhamed a.s. shënoi një ngjarje madhore në historinë e Islamit. Megjithëse fuqia e myslimanëve rritej nga dita në ditë, prapëseprapë, ndjehej mungesa e një figure të shquar nga radhët e kurejshëve ose të Arabisë mbarë. Hamzai, një nga xhaxhallarët e Profetit a.s. ishte një nga personalitetet e fuqishme në mesin e kurejshëve. Në një rast, ai u mërzit shumë nga keqtrajtimi i Profetit fisnik, nga ana e Abu Xhehlit, armikut arab të Profetit dhe të besimit. Ai shkoi drejt e tek Abu Xhehli dhe, pasi i dha një goditje kokës me harkun e tij të gjahut, shpalli kthimin e tij në Islam. 50]

Pranimi i besimit nga ana e Ymerit (Rad. A.) është shumë interesant, hollësi për të cilin do të jepen në kohën e duhur. Ai ishte i ri dhe gjaknxehtë; në të njëjtën kohë, dallohej si një nga krerët kurejshë. Në fillim, ai ishte armiku më i ashpër i Islamit dhe i Profetit të ndritur alejhi salam. Mirëpo ndodhi që ai u prek thellë nga fuqia magjike e fjalëve të Kuranit të shenjtë dhe s’mundi të bëjë asgjë veçse t’i nënshtrohej forcës shpirtërore të Islamit. 51] Kjo ngjarje, pranimi i besimit nga Ymeri (Rad. A.) shënon një pikë kthese në përparimin e mëtejshëm të Islamit. Deri atëherë, mbledhjet e lutjet e tyre, myslimanët i bënin fshehtas. Ymeri (Rad. A.) ndërmori një hap të guximshëm dhe i kërkoi Profetit të lartë a.s. që lutjet t’i bënin faqe të gjithëve, në Kabë. 52] Dhe kështu ndodhi, për herë të parë, në historinë e Islamit, lutja u bë publikisht, në Kabë.

 

Bojkoti i hashemitëve nga ana e kurejshëve

 

Jobesimtarët, pasi i përdorën të gjitha llojet e përndjekjeve, me anë të torturave e të fyerjeve ndaj Profetit të nderuar, tani kaluan në përjashtimin nga gjiri i tyre dhe në bojkotimin e plotë të tij dhe dhe të atyre pjesëtarëve nga familja fisnike e tij, Banu Hashim, të cilët e përkrahnin atë. Në vitin e 7-të të misionit të Profetit, të gjithë krerët e Mekës hartuan një marrëveshje kundër hashemitëve. 53] Sipas kësaj marrëveshje, ndaj hashemitëve u shpall bojkoti i plotë; askush nuk lejohej që të mbante ndonjë lidhje me ta, duke përfshirë deri edhe ndalimin e shitjes së artikujve ushqimorë 54] deri sa Muhamedi a.s. të vritej ose t’u dorëzohej kurejshëve. 55] Marrëveshja u shkrua nga Mansur bin Ikrimah 56] dhe u nënshkrua nga të gjithë prijësit e Mekës. Shpallja u vendos në murin e Kabës.

Në këtë mënyrë, Abu Talibi dhe familja e tij (përfshirë Profetin e Islamit) ishin të detyruar të tërhiqeshin në një luginë të veçuar të Mekës, të njohur si Shib e Abu Talibit (Lagjja e Abu Talibit). Kjo u pasua nga një periudhë vuajtjesh të mëdha për Banu Hashimët dhe myslimanët. Çdo furnizim për ta u ndërpre. Në veçanti, vuajtjet e fëmijëve nuk mund të përshkruhen. Nganjëherë, ata nuk kishin ç’të hanin tjetër veç gjetheve të pemëve të egra. Megjithatë, Abu Talibi dhe familja e tij i bënë ballë çdo lloj sfide në mbrojtje të misionit të Hazreti Muhamed alejhi salam. Kjo gjendje vazhdoi për tre vjet. Më në fund, disa krerë mekas, të tillë, si Hisham Amri, Zuhair, Mutim bin Adi, Adi bin Kais, Zamah bin al-Aswad e të tjerë, u mundën nga ndjenja e mëshirës për Banu Hashimët (hashemitët) dhe e shkelën marrëveshjen që qëndronte e varur në murin e Kabës, një pjesë e së cilës, bile, ishte brejtur nga termitet. 57] Ata shkuan tek Abu Talibi dhe Profeti Muhamed a.s. dhe u thanë të kthehen në shtëpitë e tyre.

 

Vdekja e Abu Talibit dhe e Hatixhes

Pa kaluar shumë kohë nga heqja e bllokadës ndaj hashemitëve, Profeti i ndritur a.s. pësoi një goditje të rëndë. Xhaxhai i tij i dashur, ai që e kishte mbështetur në të gjitha rrethanat, Abu Talibi, vdiq në vitin e dhjetë të misionit të tij. Sipas një hadithi të Bukhariut, ai nuk e pranoi Islamin dhe ka vdekur në fenë pagane. Vdekja e Abu Talibit u pasua nga një tjetër fatkeqësi e këtij lloji dhe që ishte e pritshme, vdekja e gruas së tij të dashur, Zonjës Hatixhe (Rad. A.).

Profeti fisnik a.s. këtë vit e ka quajtur “‘Am al-Huzn”, – Viti i Dhimbjes. 58] Pas vdekjes së Zonjës Hatixhe (Rad. A.), Profeti i nderuar a.s. u martua me një grua të vejë, Hazreti Saudah (Rad. A.), sepse fëmijët ishin të vegjël dhe kishin nevojë për kujdesin e një gruaje me përvojë për t’i rritur. ‘Nikahu’ – martesa – me Zonjën Aishah (Rad. A.), gjithashtu, ndodhi në të njëjtin vit, megjithatë, ajo filloi jetën me të, pas Hixhretit. Sipas disa historianëve, martesa (“Nikah”) me Aishan (Rad. A.) ka ndodhur pas Miraxhit.

 

Profeti i shenjtë në Taif dhe zelli i tij për Da’wah (Thirrja në Rrugën e Allahut)

Pas vdekjes së Abu Talibit, kundërshtimi në Mekë rritej çdo ditë dhe armiqtë e Islamit i dyfishuan përndjekjet e tyre. Kështu që Profeti i lartë a.s. u detyrua të shihte për ndonjë vend tjetër më tërheqës dhe mendja i shkoi te qyteti i dytë më i madh i Arabisë, Taifi. 59] Ai udhëtoi për në Taif dhe i ftoi banorët e tij në Islam. 60] Por të gjithë krerët e fisit nuk pranuan, bile, as ta dëgjonin Profetin e ndritur dhe e trajtuan atë me ashpërsinë më të madhe dhe përbuzjen më të thellë. Kur Profeti i lartë a.s po largohej nga qyteti, ata nxitën kundër tij një turmë rrugaçësh ta ndiqte me gurë. Aq shumë e goditën, sa trupi iu bë gjithë plagë dhe këpucët iu mbushën tërë gjak. Në këtë gjendje të vajtueshme, nësa po largohej, iu drejtua Allahut me lutjen: “O Allah! Ty të ankohem për dobësinë time, për mungesën e burimeve dhe për atë se sa i parëndësishëm jam në sytë e njerëzve. O Mëshiruesi më i madh se kushdo tjetër që është në gjendje të tregojë mëshirë! Ti je Zoti i qenieve të dobëta dhe Ti je Zoti im. Në dorë të kujt po më lë, të një armiku që nuk do t’ia dijë fare për mua, apo të ndonjë të huaji që Ti ia ke lënë kontrollin e punëve të mia? Për veten time nuk kam as merakun më të vogël, veç të jem nën mbrojtjen Tënde. Në dritën që lëshon Qenia Jote, unë kërkoj strehë, – tek ajo dritë që ndriçon Qiellin dhe shpërndan çdo lloj errësire, që kontrollon të gjitha çështjet në këtë botë, sikurse edhe në Botën e Përtejme. Kurrë mos ardhtë çasti që unë të bëhem shkak i zemërimit Tënd mbi mua, ose që Ti të jesh i pakënaqur me mua. Unë duhet të luftoj çfarëdo gjëje që të bën Ty të pakënaqur e të vazhdoj kështu, derisa Ti të jesh i kënaqur. Nu ka forcë as pushtet, vetëm përmes Teje.” 61]

 

Edhe Qiejt u prekën nga kjo lutje dhe, në atë çast, para Profetit të madhërishëm alejhi salam iu shfaq Xhebraili, i cili, pasi e përshëndeti, “Assalamu alaikum”, i tha:

 

“Allahu i di të gjitha ato që kanë ndodhur midis teje dhe këtyre njerëzve. Ai ka dërguar një engjëll që është në gjendje të lëvizë malet dhe ai është në shërbimin tënd.” 62]

Si tha këto, ai i bëri me shenjë engjëllit të dalë para Profetit të shenjtë. Engjëlli e përshëndeti Muhamedin a.s. dhe i foli:

“O Profet i Allahut! Unë jam në shërbimin tënd. Në qoftë se dëshiron ti, unë i lëviz malet rreth këtij qyteti dhe i bëj ato të përplasen me njëri-tjetrin në të dyja anët e t’i shtyp e dërrmoj deri në vdekje të gjithë ata njerëz që ndodhen aty; ose, thuaj ndonjë ndëshkim tjetër që dëshiron për ta.”

Profeti i mëshirës, Profeti fisnik a.s. tha:

“Edhe pse këta njerëz, sot nuk e pranojnë Islamin, kam shpresën te Allahu se nga pasardhësit e tyre do të dalin njerëz që do ta adhurojnë Allahun dhe do t’i shërbejnë çështjes së Tij.”

 

Ky variant i ngjarjes në Taif, përmendet gjithashtu edhe nga Sheik Muhamed Zakarija i Indisë. 63] Ngjarja tregon jo vetëm forcën morale e mëshirën e pashoqe ndaj popullit të tij nga ana e Profetit të ndritur a.s., por edhe zellin e tij për të predikuar Islamin dhe besimin e madh në Allahun. Megjithëse ishte i vetëm në mesin e gjithë atyre kundërshtarëve, për asnjë çast, ai nuk e braktisi detyrën e tij për të ftuar njerëzit në rrugën e Allahut.

Në të vërtetë, vuajtjet që Profeti i nderuar pësoi në Taif, e ngritën edhe më lart personalitetin e tij dhe dëshmuan për forcë karakteri. William Muir, duke e pranuar këtë fakt, shkruan: “Tek udhëtimi i Muhamedit në Taif, shihet qartë madhështia e tij. Një njeri i vetëm, të cilin populli i tij, jo vetëm e kishte përbuzur, por edhe e kishte përjashtuar fare nga gjiri i vet, lë qytetin për Çështjen e Zotit dhe shkon te një vend jo besimtarësh, si Xhonah – Junusi – dhe u bën thirrje që të përqafojnë Islamin, gjë që tregon se ai kishte besim absolut në misionin e tij.” 64]

 

Kthimi i xhindeve në Islam     

 

I dërrmuar dhe i rraskapitur, me plagët që i kullonin gjak, Profeti i Islamit a.s. mori rrugën e kthimit për në Mekë. Mezi ecte, në kërkim të ndonjë strehe, me këmbët e gjakosura. Rreth tri milje në periferi të Taifit, në drejtim të Mekës, pa një kopsht, pronar i të cilit ishte Utba bin Rabia, një jobesimtar i Mekës. Kur ai e pa Profetin e nderuar a.s. në atë gjendje, ndjeu dhembshuri për të dhe i dërgoi ca vila rrushi me skllavin e tij të krishterë. 65] Si pushoi pak kohë, u kthye në Mekë.

Gjatë natës, në Nakhla, një vend në periferi të Mekës, kreu faljen e zakonshme, – salatin. Ndërsa ishte i lidhur në salatin e tij, një grup xhindesh po kalonte aty pari. 66] Grupi përbëhej nga shtatë pjesëtarë. Xhindet dëgjuan me vëmendje recitimin e Kuranit të shenjtë nga Profeti alejhi salam. Pasi e kreu faljen, ata i kërkuan t’i lejonte të hynin në gjirin e Islamit. Ja si e përshkruan Kurani i shenjtë këtë çast:

 

“Thuaj (O Muhamed!): Mua më është shpallur se disa prej xhindeve kanë dëgjuar (Kuranin) dhe kanë thënë: ’Me të vërtetë, kemi dëgjuar një Kuran të mrekullueshëm, i cili udhëzon në rrugën e drejtë, prandaj kurrsesi më nuk do t’i shoqërojmë askënd Zotit tonë (në adhurim)’!”   (LXXII: 1-2)

 

Nën mbrojtjen e Mutim Bin Adi

 

Një numër historianësh 67] thonë se, pasi pushoi në Nakhla (gjatë rrugës së kthimit nga Taifi), Profeti i madhërishëm a.s. shkoi në shpellën Hira dhe i dërgoi fjalë Mutim bin Adi se dëshironte të kthehej në Mekë, po t’i sigurohej mbrojtja. Mutim, megjithëse jobesimtar, ishte njeri i fjalës e fisnik. Ai, jo vetëm e siguroi Profetin Muhamed a.s. për mbrojtjen e tij, por i urdhëroi të gjithë bijtë e tij të shkonin në Kabë e të rrinin si rojë të Profetit të lartë derisa ai të mbaronte detyrimet fetare atje. Pastaj, Mutim deklaroi se Profeti i nderuar ishte nën mbrojtjen e tij.

 

Miraxhi” ose “Isra” (Ngritja në qiell)                                            

 

Sipas mendimit të një numri historianësh, “Miraxhi” ose “Isra” ka ndodhur 18 muaj para Hixhrit. 68] Engjëlli Xhebrail (Gabriel)  e njoftoi Profetin e shenjtë a.s. për urdhrin e Allahut lidhur me Miraxhin (ngritjen në qiell) dhe pastaj, Profetin e Islamit e dërgoi, së pari, në Xhaminë e madhe të Jeruzalemit dhe prej aty, përmes shtatë qiejve, te “Froni i Lartë”, ku u takua me të Plotfuqishmin. 69] Gjithë kjo ndodhi brenda një periudhe kohore shumë të shkurtër. Sot, duke parë përparimin e mahnitshëm në fushën e udhëtimeve planetare, me anë të satelitëve e llojeve të ndryshme të raketave hapësinore, me të cilat kanë arritur hënën dhe trupat e tjerë qiellorë, vizita e Profetit të ndritur a.s. në qiej dhe në Fronin e Lartë, nuk ka përse të na duket e pamundur, aspak. Në qoftë se njeriu mund të shkojë në hënë, përse të jetë e pamundur për të dashurin e Allahut që të dërgohet atje, me urdhër të Krijuesit të Gjithësisë! Kjo është një nga mrekullitë më të mëdha të Profetit të lartë a.s., si provë e profetësisë së tij, deri në Ditën e Fundit, “Ditën e Kijametit”, para së cilës është paracaktuar që njeriu të shkojë në hënë e në planete, si edhe të bëjë përpjekje të mëtejshme për të vizituar edhe planete të tjera, gjithashtu. Ja, si e përshkruan Kurani i shenjtë Miraxhin:

 

“I lavdëruar qoftë Ai që e mbarti robin e Tij (Muhamedin) natën nga Xhamia e Shenjtë (në Mekë) në Xhaminë e Largët (të Jeruzalemit), rrethinën e së cilës e kemi bekuar, për t’i treguar atij disa nga mrekullitë Tona. Ai, me të vërtetë, dëgjon çdo gjë dhe sheh sheh çdo gjë.”   (XVII: 1)

 

Da’wah (Predikim) në panair

 

Arabët, nga vise të ndryshme të Gadishullit, çdo vit, mblidheshin në Mekë, ku organizonin panaire dhe tregje të mëdha, të vendosura përkohësisht, rreth Qytetit të shenjtë. Me këtë rast, “Ukaz” dhe “Al-Muxhanna”, mbaheshin si tregjet më të famshme, ku arabët bënin tregti me mallrat e tyre dhe pastaj, në Mekë kryenin ceremoninë e Haxhit. Ky pelegrinazh vjetor zhvillohej në kujtim të Profetit Ismail dhe të nënës së tij, Haxhires, gruas së dytë të Profetit Ibrahim (Abraham). Kjo ngjarje e përvitshme, ardhja në Mekë e vizitorëve nga të gjitha fiset arabe, ishte për mekasit burim i Bekimit Hyjnor, si për të pasurit, ashtu edhe për të varfrit. Në sajë të fitimeve që nxirrnin në këto pak ditë, sa zgjaste pelegrinazhi, ata siguronin jetesën për tërë vitin.

Në këtë rast, Profeti Muhamed a.s. i ftonte njerëzit nga fise të ndryshme të besonin dhe adhuronin Zotin Një, Allahun. 70] Ai kërkonte prej tyre të mos shoqëronin askënd përkrah Allahut, të respektonin prindërit dhe të moshuarit, të mos vritnin fëmijët e tyre për shkak të varfërisë dhe t’i largoheshin korrupsionit dhe lidhjeve jashtë martesës, si haptas, ashtu edhe në fshehtësi. Arabët, të cilët nuk ishin mësuar të dëgjonin  biseda të tjera veç tregtisë e fitimit, si edhe grindjeve e përleshjeve me tregtarët e Mekës, mahniteshin tek dëgjonin këtë njeri (të shenjtë), i cili u kërkonte atyre të dëgjonin fjalët që atij ia kishte shpallur Allahu. Abu Lehebi dhe armiq të tjerë të Islamit, gjithmonë do të gjendeshin diku aty pranë e do t’u flitnin arabëve: “Mos ia vini veshin, se ai është i çmendur.”

Pas kthimit nga Taifi, Muhamedi a.s. vazhdoi misionin e tij. Ai e predikonte Islamin në tregje e panaire, si zakonisht.

 

                                            ISLAMI NË FISET ‘AWUS’ DHE ‘KHAZRAXH’

 

Megjithëse prijësit kurejshë u përpoqën me të gjitha mënyrat ta shmangnin atë nga predikimi i Rrugës së Drejtë ndër fiset e tjera, nuk ia dolën qëllimit të tyre. Sikurse u përmend pak më parë, me rastin e pelegrinazhit vjetor në Kabë, Mekën e vizitonin fise nga të gjitha anët e Gadishullit. Midis fiseve që vinin nga Jatribi (Medina e sotme), ato të Awusit dhe të Khazraxhit ishin ndër më të njohurit. Ata jetonin atje prej një kohe të gjatë dhe merreshin me bujqësi. Përreth Jatribit (Medina, al-Madinah), jetonin, gjithashtu, edhe një numër i vogël jehudinjsh. Ata ishin kapitalistë, zotëronin paranë dhe aktiviteti kryesor i tyre ishte tregtia dhe dhënia e parave hua, me interesa shumë të larta. Ata ishin shndërruar kështu, në zotër të vërtetë të banorëve të varfër të fiseve Awus dhe Khazraxh, të cilët, shpesh, ishin në luftë me dikë. Duke u bazuar në Librin e Shenjtë, izraelitët u flisnin atyre për ardhjen e Profetit të Fundit dhe për këtë, ata bisedonin shpesh në mbledhjet e tyre.

Në muajin Rexheb të vitit të 10-të të misionit të Profetit, disa banorë të fiseve Awus dhe Khazraxh, shkuan për vizitë në Mekë, si zakonisht. Profeti fisnik a.s. iu afrua jatribasve dhe filloi t’u fliste atyre 72] rreth mësimeve të Islamit, te një vend i njohur me emrin Akabah. Pasi e dëgjuan, ata i vlerësuan lart mësimet e tij dhe nuk kishin dyshime në besimin e tyre se ky ishte Profeti, për të cilin bëhej fjalë në Shkrimet e mëparshme. Të gjithë sa ishin nga Jatribi atë vit, gjashtë vetë gjithsej, e pranuan Islamin: 73] Abu al-Haitham bin Tajjiban; Abu Umamah Asad b. Zuxharah; Awuf b. Harith; Rafi b. Malik b. Axhlan; Kutbah b. Amir b. Hadidah; dhe Xhabir b. Abd Allah b. Rubab.

 

Betimi i parë dhe i dytë në Akabah

 

Pas kthimit në Jatrib (al-Madinah, Medine), myslimanët e rinj u folën bashkëvendësve të tyre për Profetin dhe besimin e ri. Kjo ngjarje krijoi një entuziazëm të madh dhe emri i shenjtë i Profetit a.s. u bë i njohur në çdo shtëpi të qytetit. 74] Vitin që pasoi erdhën nga Jatribi dymbëdhjetë vetë të tjerë dhe të gjithë këta, e pranuan Islamin, gjithashtu. Ata u betuan në Al-Akabah. Kjo ngjarje, të cilën po e japim më poshtë, njihet në historinë islame, si Betimi i parë i Akabasë. 75]

 

“Ne nuk do ta shoqërojmë Allahun me asgjë tjetër, nuk do të vjedhim, nuk do ta shkelim lidhjen martesore dhe nuk do të bëjmë asnjë vepër kurvërie. Nuk do të vrasim fëmijët tanë; do të heqim dorë nga shpifjet e përgojimet. Ne do t’i bindemi Profetit në çdo gjë të drejtë dhe do t’i qëndrojmë besnik atij, në kohë të mirë e të keqe.” 76]

Ata i kërkuan Profetit a.s. t’u dërgojë një mësues për t’ua bërë të njohur Islamin. Profeti a.s. dërgoi Hazreti Musab bin Umair (Rad. A.) që t’ua mësonte Islamin atyre. 77] Brenda pak muajsh, një numër i madh njerëzish nga fiset Awus dhe Khazraxh e pranuan Islamin.

Në muajin e dymbëdhjetë të misionit të Profetit të lartë, me rastin e pelegrinazhit vjetor, erdhën nga Jatribi 78] 72 (ose 73) myslimanë, të cilët e pranuan Islamin. Këtë herë, ata e kishin ndër mend ta ftonin Profetin e Islamit në Jatrib. Në atë takim ishte i pranishëm Abas bin Abd al-Mutalib, një nga xhaxhallarët e Profetit të nderuar, i cili, deri atëherë nuk e kishte pranuar Islamin, por megjithatë, kishte dashuri të madhe për Profetin. Ja, çfarë u tha ai myslimanëve nga Jatribi: “O burra të Khazraxhit! Ju, tanimë, e dini vendin që zë Muhamedi midis nesh. Ne po e mbrojmë atë nga njerëzit tanë me aq sa mundemi. Ai është nga njerëzit më të respektuar të popullit të vet dhe këtu është krejt i sigurt. Por, tani, ju dëshironi që ai t’ju shoqërojë ju në vendin tuaj dhe të jetojë me ju, atje. Në qoftë se ju e gjykoni se jeni në gjendje të plotësoni atë që premtuat, kur e ftuat atë dhe betoheni ta mbroni atë në çfarëdo rrethane, jeni të lirë ta merrni përsipër këtë përgjegjësi. Por, në qoftë se keni ndër mend ta dorëzoni ose ta braktisni atë, pasi ta merrni me vete, më mirë, mbylleni këtë bisedë qysh tani, në këtë çast. Dhe, nguliteni fort në mendje! Përgatituni të qëndroni përballë kundërshtimit dhe armiqësisë së përbashkët të tërë arabëve.”

Jatribasit dëshironin të dëgjonin Profetin e madhërishëm t’u fliste diçka. Ai u recitoi një pjesë nga Kurani i shenjtë dhe, pastaj, u tha: “A betoheni se do të më mbroni sikur mbroni gratë dhe fëmijët tuaj?” Bara-bin-Marur, i cili ishte përfaqësuesi kryesor i tyre, u ngrit e foli në emër të të gjithë jatribasve, duke e siguruar Profetin për sigurinë e nevojshme. Pastaj, Abdul-Haitham, një tjetër nga krerët jatribas, tha: “O, i Dërguar i Allahut! Ne kemi marrëveshje me jehudinjtë. Ka mundësi që kjo marrëveshje të prishet (si rezultat i këtij betimi). Ne kemi frikë se ju mund të na braktisni (d.m.th., të ktheheni te njerëzit tuaj), në qoftë se Islami arrin sukses dhe triumfon.” Profeti i Islamit buzëqeshi, kur dëgjoi këto dhe iu përgjigj, “Gjaku i juaj është gjaku im, ju jeni të mitë dhe unë jam i juaji. Unë jam në luftë me armiqtë tuaj dhe në paqe me miqtë tuaj.” Pas kësaj, të gjithë jatribasit e pranishëm, dhanë besën e tyre në duart e Profetit Muhamed a.s.. Bara bin Marur bëri betimin i pari. Kjo ngjarje njihet, si Betimi i 2-të i Akabasë. 79]

Atëherë, Profeti fisnik a.s. kërkoi prej tyre që të zgjidhnin nga radhët e veta dymbëdhjetë persona, si “Nukaba” (njëjës, “Nakib”), – udhëheqës të tyre. Jatribasit i zgjodhën këta dymbëdhjetë vetë, 80] – nëntë nga fisi Khazraxh dhe tre të tjrët, nga fisi Awus, të cilët u caktuan si “Nukaba”, udhëheqës, nga Profeti i ndritur.

Nëntë të zgjedhurit nga fisi Khazraxh, ishin këta:

  1. Asad bin Zararah.
  2. Rafi bin Malik.
  3. Ubadah bin Samit (Këta tre ishin betuar, gjithashtu, edhe në Betimin e parë të Akabasë).
  4. Sad bin Rabi.
  5. Mandhar bin Amr.
  6. Abdullah bin Rawaha.
  7. Bara bin Marur.
  8. Abdullah bin Amr.
  9. Sad bin Ubadah.

Ndërsa, tre të zgjedhurit nga fisi Awus, ishin:

  1. Usaid bin Hudair.
  2. Sad bin Khaithmah.
  3. Rafa’ah bin Abd al-Mundhar.

 

Emigrimi i myslimanëve në Jatrib

 

Pas betimit të dytë të Akabasë, Profeti i larttë a.s. i lejoi myslimanët të emigronin në Jatrib, kurse për vete, priste urdhër nga Allahu. Myslimanët filluan të emigronin në Jatrib, me shumicë. Disa prej myslimanëve qëndruan në vend, për shkak se nuk i kishin mundësitë, si të varfër që ishin. Lidhur me gjendjen e tyre, u shpallën vargjet:

 

“Dhe për shpëtimin e të shtypurve: për meshkujt e pafuqishëm, gratë dhe fëmijët, të cilët thërrasin: O Zoti ynë! Nxirrna nga ky qytet, banorët e të cilit janë keqbërës!”   (IV: 75).

 

Emigrimi i myslimanëve i tërboi fare jobesimtarët e Mekës. Ata u vunë në dijeni, gjithashtu, për shpalljen që Profetit të Islamit dhe myslimanëve ua bënte të ligjshme të mbroheshin në luftë kundër armiqve të tyre: 81]

 

“Atyre që janë sulmuar, u lejohet (që të mbrohen), sepse u është bërë padrejtësi dhe, në të vërtetë,  Allahu është i Fuqishëm, që t’i ndihmojë

ata, që janë dëbuar nga vatrat e tyre padrejtësisht, vetëm sepse thanë: ‘Zoti ynë është Allahu’. Sikur Allahu të mos u kishte dhënë njerëzve mundësinë për t’u mbrojtur nga njëri-tjetri, do të shkatërroheshin manastiret, kishat, sinagogat dhe xhamitë, në të cilat përmendet shumë emri i Allahut.Vërtet, Allahu e ndihmon këdo që e ndihmon Atë. Allahu është vërtet i Fortë dhe i Plotfuqishëm.” 82]   (XXII: 39-40).

 

Këto vargje kalonin gojë më gojë. Krerët kurejshë, natyrisht, ishin më të alarmuar se askush tjetër. Lajmi i një emigrimi të mundshëm të Profetit, gjithashtu, u përhap ngado. Për këtë arsye, ata bënë planin që ta vritnin Profetin e madhërishëm a.s., por zbriti shpallja që e vuri në dijeni për planet e armiqve:

 

“Kujto kur mohuesit komplotonin kundër teje: për të të burgosur, vrarë ose dëbuar. Ata bënin kurthe, por edhe Allahu ngrinte (kundër tyre). Allahu është planifikuesi më i mirë.” 83]  (VIII: 30)

 

                                            HIXHRETI I MADH

 

Sipas planit të kurdisur nga kurejshët në një mbledhje të përgjithshme të udhëheqësve të tyre, në “Dar al-Nadwah” (Dhoma e Këshillit), 84] krerët e të gjitha fiseve më të shquara do të merrnin pjesë bashkërisht, në vrasjen e Profetit Muhamed a.s., në mënyrë që Banu Hashim të mos ishte në gjendje t’u dilte kundër që të gjithëve. Pjesëmarrës në këtë vepër ishin: Utbah; Abu Sufjan; Xhubair bin Mutim; Nadar bin Harith bin Kaldah; Abu Hakim bin Hizam; Abu Xhehl; Nubaih; Munabbih; Umajjah bin Khalf e tjerë. Ata e rrethuan shtëpinë e Profetit fisnik a.s. që me natë, duke qëndruar jashtë, në pritje, kur ai të dilte.

Profeti i ndritur a.s., tanimë, nëpërmjet shpalljes Hyjnore (me anë të Xhebrailit), ishte vënë në dijeni për rrezikun dhe iu tha që të mos flinte në shtratin e vet atë natë. 85] Në të njëjtën kohë, iu dha urdhri që të emigronte. Gjithçka që njerëzit i kishin lënë në mirëbesim, ia dorëzoi Hazreti Aliut (Rad. A.) dhe i kërkoi këtij të fundit t’ia zinte vendin në shtratin e fjetjes. Hazreti Ali (rad. A.), pa asnjë mëdyshje, u shtri për të fjetur, edhe pse kjo mund të ishte nata e tij e fundit, por i tillë ishte besimi në integritetin e Profetit të shenjtë e që dëshmohej sa herë që e sillte rasti.

Pasi i rregulloi si duhet gjërat që do të linte, i Dërguari i Allahut a.s. u largua nga shtëpia, si për mrekulli, duke recituar nëntë vargjet e para të Sures Jasin (Kapitulli 36 i Kuranit të shenjtë), shtëpinë që, megjithëse e rrethuar, tanimë, nga krerët kurejshë, ata nuk qenë në gjendje ta dallonin. Të bie në sy besimi i patundur në Allahun dhe guximi i treguar nga Profeti i lartë a.s., kur e lë shtëpinë, duke kaluar pëmes grupit të më se tridhjetë vetëve, të vendosur për ta vrarë me çdo kusht. Armiqtë e kaluan tërë natën duke vëzhguar me vëmendjen më të madhe, por Allahu ua verboi sytë. 86] Sidoqoftë, ata s’mund të prisnin më gjatë dhe, dikur, u turrën me vrull, brenda në shtëpi. Por, sa e madhe qe habia e udhëheqësve kurejshë tek panë Aliun (Rad. A.) që po flinte në shtratin e Muhamedit a.s., gjë që i bëri të largoheshin prej aty, me zemër të thyer. Megjithëse të mërzitur e të zhgënjyer, kurejshët dërguan menjëherë grupe zbuluesish, ku të ishin më të zotë, t’i binin pas gjurmëve të Profetit të nderuar, duke premtuar një shpërblim të madh, prej njëqind devesh, për kapjen e tij.

Pasi u largua nga shtëpia, Profeti i madhërishëm a.s. shkoi te Hazreti Abu Bekr (Rad. A.) dhe e vuri në dijeni për Vullnetin Hyjnor. 87] Ai i kishte në gatishmëri, tanimë, dy deve të mira për emigrimin (Hixhretin) dhe i kërkoi Profetit të lartë të zgjidhte njërën prej tyre. Ai e pranoi, me kusht që t’ia paguante çmimin e saj. Vajza e madhe e Abu Bekrit, Esmaja, përgatiti ushqimin e gjithçka tjetër të nevojshme për udhëtimin. Pastaj, të dy u fshehën në shpellën e Thauras, rreth tri milje larg nga Meka. Për tri ditë e netë, Profeti i Islamit a.s. dhe Abu Bekri qëndruan në fshehtësi të plotë në atë shpellë të Malit Thaur. 88] Mosbesimtarët përshkuan kryq e tërthor çdo kodër e luginë, në kërkim të tyre. Njëri prej këtyre grupeve të gjurmuesve, arriti deri te shpella. Abu Bekri (Rad. A.) i dëgjoi hapat e tyre dhe i bëri të ditur Profetit të ndritur a.s. për afrimin e tyre, tërë frikë. Profeti i Islamit a.s. e qetësoi atë, duke i thënë: 89]

 

“Mos u mërzit, se Allahu është vërtet me ne!”  (Kurani i shenjtë – 9: 40)

 

Ditën e katërt, ata dolën nga shpella dhe zunë një guidë të besueshëm dhe shumë të aftë, megjithëse jobesimtar, Abdullah bin Uraikit, 90] për t’i drejtuar në rrugën për në Medine. Ata udhëtonin vetëm natën, kurse ditën pushonin dhe shmangnin me sa mundeshin rrugën e zakonshme të Medinës. Hazreti Abu Bekr kujdesej me sa mundej për rehatinë e Profetit të nderuar alejhi selam. Në një rast, gjatë udhëtimit, i joshur nga shpërblimi i premtuar prej njëqind devesh për kapjen e të arratisurve, në gjurmët e tyre kishte rënë Suraka bin-Malik, 91] një burrë i fuqishëm dhe trupmadh. Por, kur iu afrua Profetit të madhërishëm a.s., kali i tij u pengua dhe ai u rrëzua. Megjithatë, ai i hipi kalit përsëri dhe vazhdoi ndjekjen, por kali i tij u pengua prapë. Ai nuk hoqi dorë nga qëllimi i vënë para vetes dhe, këtë herë, vuri shigjetën në harkun e tij, duke marrë shënjë në Profetin Muhamed alejhi salam. Kali iu pengua për të tretën herë dhe këmbët iu fundosën thellë, në rërë. Kalorësi ndjeu sikur dikush e flaku me forcë nga shala e kalit dhe, në brendi të vetes e kuptoi kotësinë e përpjekjeve të tija. Suraka e hodhi tutje shigjetën dhe shkoi pranë Profetit të Islamit a.s. t’i lutej që ta falte. Profeti i mëshirshëm e fali me një buzëqeshje dhe, me kërkesën e Surakas, shërbëtori i Abu Bekrit, ia shkroi në një copë lëkure dëshminë e faljes. 92] Profeti i lartë a.s., gjithashtu, shqiptoi edhe këtë profeci: “Një ditë, ti do të stolisesh me byzylykët e Sundimtarit të Persisë.” 93] (Profecia u vërtetua pas njëzet e katër vjetësh, kur Perandoria Perse ra në duart e myslimanëve, në kohën e Hazreti Ymerit (Rad. A.). Kalifi, me këtë rast, dërgoi e thirri Surakan dhe ia fali byzylykët e premtuar në profecinë e të Dërguarit të Allahut alejhi salam.). 94]

Udhëtimi deri në Jatrib (al-Madinah) zgjati rreth shtatë ditë.

 

Shkëputur nga libri “MUHAMEDI (a.s.) I DËRGUARI I FUNDIT”

Mexhid Ali Kan, Botim i KMSH-së

 

  1. Sahih al-Bukhari”, Kapit. “Bad-ul-Wahji”, Vëll. I, f.2; Shibli Numani, “Siratun Nabi”, Vëll. I, f.199; Ibn Khaldun, “Tarik”, Vëll. II, f.714.
  2. Abdur Rahman Suhaili, “Al-Raud al-Unuf”, Vëll. I, f.153; Ibn Sad, “Al-Tabakat al-Kubra”, Vëll. I, f.194; “Sahih al-Bukhari”, Kapit. “Bad-ul-Wahji”, Vëll. I, f.2; Ibn Xharir al-Tabari, “Tarik al-Rusul wal-Muluk”, Vëll. II, f.298.
  3. Ibn Sad, “Al-Tabakat al-Kubra”, Vëll. I, f.192; Ibn Xharir al-Tabari, “Tarik al-Rusul wal-Muluk”, Vëll. II, f.298, 299.
  4. Sahih al-Bukhari”, Kapit. “Bad-ul-Wahji”, Vëll. I, f.2 & 3; Ibn Hisham, “Al-Sirat al-Nabawijah”, Libri I, f.236; Tabari, “Tarik al-Rusul wal-Muluk”, Vëll. II, f.299; Shibli Numani, “Siratun Nabi”, Vëll. I, f.201-203; Gjithashtu, shih: “Al-Durar”, nga Ibn Abdul Barr (f.33-34); “Al-Raud al-Unuf”, nga Suhaili (Vëll. I, f.154); si edhe “Sahih Muslim”.
  5. Ibn Xharir al-Tabari, “Tarik al-Rusul wal-Muluk”, Vëll. II, f.299; “Sahih al-Bukhari”, Kapit. “Bad-ul-Wahji”, Vëll. I, f.3; Shibli Numani, “Siratun Nabi”, Vëll. I, f.203; Gjithashtu, shih: “Al-Durar”, nga Ibn Abdul Barr (f.34); si edhe “Sahih Muslim”.
  6. Abdur Rahman Suhaili, “Al-Raud al-Unuf”, Vëll. I, f.156; “Sahih al-Bukhari”, Kapit. “Bad-ul-Wahji”, Vëll. I, f.3; Ibn Xharir al-Tabari, “Tarik al-Rusul wal-Muluk”, Vëll. II, f.299; Ibn Abd al-Barr, “Al-Durar”, f.34-35.
  7. Sahih al-Bukhari”, Kapit. “Bad-ul-Wahji”; Ibn Sad, “Al-Tabakat al-Kubra”, Vëll. I, f.198.
  8. Përsa i takon periudhës, gjatë së cilës u ndërpre shpallja, ka mendime të ndryshme. Ka prej atyre që thonë se ndalesa zgjati 12 ditë, ose 15 ditë, 20 ditë, dyzet ditë; bile, këtë periudhë e zgjasin edhe deri në 2 vjet e gjysmë; shih: “Al-Raud al-Unuf” (Vëll. I, f.161), nga Suhaili; si edhe “Al-Durar” (f.35), nga Ibn Abd al-Barr. Sipas Abdullah Ibn Abas, periudha e ndërprerjes së Shpalljes ka zgjatur 6 muaj (“Al-Raud al-Unuf”, Vëll. I, f.161).
  9. Ibn Hisham, “Al-Sirat al-Nabawijah”, Libri I, f.241; Ibn Sad, “Al-Tabakat al-Kubra”, Vëll. I, f.196; Ibn Xharir al-Tabari, “Tarik al-Rusul wal-Muluk”, Vëll. II, f.305; “Sahih al-Bukhari”, “Kitab al-Tabir”, Vëll. I, f.1034.
  10. Ibn Xharir al-Tabari, “Tarik al-Rusul wal-Muluk”, Vëll. II, f.305-306; Gjithashtu, shih: “Sahih al-Bukhari” (Kapit. “Bad al-Wahji”); “Al-Durar”, nga Abd al-Barr (f.37); edhe “Sahih Muslim”.
  11. Ibn Hisham, “Al-Sirat al-Nabawijah”, Libri I, f.242; Muhamed Husein Haikal, “Hajatu Muhamed”, f.309; Ibn Xharir al-Tabari, “Tarik al-Rusul wal-Muluk”, Vëll. II, f.300: Megjithëse Tabari thotë se Sureja al-Mudathir u shpall me këtë rast, ai, gjithashtu, përmend pikëpamjen e dijetarëve që konsiderojnë Suren Al-Duha, si shpalljen e dytë, menjëherë pas al-Alak.
  12. Ibn Manzur, “Lisan al-Arab” (“Fasl al-Nun, Harf al-Hamzah”), Vëll. I, f.457; Maulana Taki Amini, “Hadith ka Darajti Mear”, botuar në “Burhan” (Delhi, Mars 1976), Vëll. 76, Numër 3, f.139.
  13. Ibn Xharir al-Tabari, “Tarik al-Rusul wal-Muluk”, Vëll. II, f.307; Ibn Khaldun, “Tarik”, Vëll. II, f.715; Shibli Numani, “Siratun-Nabi”, Vëll. I, f.205-206.
  14. Ibn Sad, “Al-Tabakat al-Kubra”, Vëll. III, f.171-172; Ibn Khaldun, “Tarik”, Vëll. II, f.715; Ibn Xharir al-Tabari, “Tarik al-Rusul wal-Muluk”, Vëll. II, f.314-316. Mendimi se Abu Bakr (Rad. A.) ishte myslimani i parë, pas Hatixhes mbështetet, gjithashtu, edhe nga Hasan bin Thabit dhe Ibrahim al-Nakhi, shih: “Al-Durar” (f.40), nga Ibn Abd al-Barr, “Safat wal-Safwah”, nga Ibn al-Xhauzi, Vëll. I, f.79 (sikurse shënohet në shënimin e “Al-Durar”, f.40.
  15. Ibn Hisham, “Al-Sirat al-Nabawijah”, Libri I, f.245.
  16. Ibn Xharir al-Tabari, “Tarik al-Rusul wal-Muluk”, Vëll. II, f.310-313; Ibn Sad, gjithashtu, ka cituar një tregim rreth kësaj (Vëll. III, f.21).
  17. Ibn Xharir al-Tabari, “Tarik al-Rusul wal-Muluk”, Vëll. II, f.316; Tabari, gjithashtu, përmend një numër dijetarësh të cilët i përmbahen pikëpamjes se Zaid bin Haritha ka qenë njeriu i parë që e ka pranuar Islamin.
  18. Ibn Hisham, “Al-Sirat al-Nabawijah”, Libri I, f.262; Ibn Xharir al-Tabari, “Tarik al-Rusul wal-Muluk”, Vëll. II, f.318; Shibli Numani, “Siratun Nabi”, Vëll. I, f.210.
  19. Ibn Sad, “Al-Tabakat al-Kubra”, Vëll. I, f.200; Ibn Xharir al-Tabari, “Tarik al-Rusul wal-Muluk”, Vëll. II, f.319; Ibn Khaldun, “Tarik”, Vëll. II, f.319.
  20. Ibn Xharir al-Tabari, “Tarik al-Rusul wal-Muluk”, Vëll. II, f.319.
  21. Mesazhi i shpallur nga Profeti i Islamit për kurejshët, në majën e Safasë, është përmendur shumë herë, në libra të ndryshëm. Ky është një tregim i gërshetuar me tregime të tilla nga këta libra: “Sahih al-Bukhari”, në “Kitab al-Tafsir”; Ibn Sa’d në “Al-Tabakat al-Kubra”, Vëll. II, f.199-201; Ibn Xharir al-Tabari, “Tarik al-Rusul wal-Muluk”, Vëll. II, f.318-320; Sheik Muhamed Jusuf Kandhlavi, “Hajatus-Sahabah”, Vëll. I, f.63-64.
  22. Ibn Sad, “Al-Tabakat al-Kubra”, Vëll. I, f.200; “Sahih al-Bukhari”, “Kitab al-Tafsir”; Shibli Numani, “Siratun Nabi”, Vëll. I, f.211.
  23. Ibn Xharir al-Tabari, “Tarik al-Rusul wal-Muluk”, Vëll. II, f.321; Shibli Numani, “Siratun Nabi”, Vëll. I, f.211.
  24. Shibli Numani, Sirarun Nabi, Vëll. I, f.211; Gjithashtu, shih: “Isabah fi Tamjiz al-Sahabah” (sikurse është cituar në “Siratun Nabi”).
  25. Ibn Hisham, “Al-Sirat al-Nabawijah”, Libri I, f.316; Shibli Numani, “Siratun Nabi”, Vëll. I, f.217.
  26. Shibli Numani, “Siratun Nabi”, Vëll. I, f.212; gjithashtu, shih: “Ikd-ul-Farid” (Nga Ibn Abd Rabah), Vëll. II, f.31 (sikurse citohet në “Siratun Nabi”, Vëll. I, f.212).
  27. Citimi është marrë nga studimi “A study of Islamic History” – Një studim i Historisë Islame, – nga Prof. K. Ali.
  28. Ibn Hisham, “Al-Sirat al-Nabawijah”, Libri I, f.266; Ibn Xharir al-Tabari, “Tarik al-Rusul wal-Muluk”, Vëll. II, f.324; Shibli Numani, “Siratun Nabi”, Vëll. I, f.326; Ibn Khaldun, “Tarik”, Vëll. II, f.719; [Shënim: Tabarani, Baihaki dhe Imam Bukhari (në veprën e tij, “Tarik”) kanë përmendur, gjithashtu, tregime të ngjashme, të cilat janë pasqyruar në “Hajatus Sahabah” (e autorit Sheik Muhamed Jusuf Kandhlawi), Vëll. I, f.243-244.]
  29. Ibn Hisham, “Al-Sirat al-Nabawijah”, Libri I, f.293-294; Muhamed Husain Haikal, “Hajatu Muhamed”, f.341-343; Shibli Numani, “Siratun Nabi”, Vëll. I, f.222.
  30. Për hollësi të tjera, shih: Ibn al-Athir, “Al-Kamil fil-Tarik”, Vëll. II, f.70-76; Sheik Muhamed Jusuf Kandhlawi, “Hajatus Sahabah”, Vëll. I, f.241-286.
  31. Për hollësi të tjera, shih: Ibn Hisham, “Al-Sirat al-Nabawijah”, Vëll. I, f.317-321; Ibn Sad, “Al-Tabakat al-Kubra”, Vëll. I, f.203 & Vëll. III (Tabakat al-Badrijin); Ibn Athir, “Al-Kamil fil-Tarik”, Vëll. II, f.66-70; Sheik Muhamed Jusuf Kandhlawi, “Hajatus Sahabah”, Vëll. I, f.259-286; Shibli Numani, “Siratun Nabi”, Vëll. I, f.227-233.
  32. Ibn Sad, “Al-Tabakat al-Kubra”, Vëll. I, f.204; Ibn al-Athir, “Al-Kamil fil-Tarik”, Vëll. II, f.77; Ibn Hisham, “Al-Sirat al-Nabawijah”, Libri I, f.321-323; Ibn Xharir al-Tabari, “Tarik al-Rusul wal-Muluk”, Vëll. II, f.329; Shibli Numani, “Sirarun Nabi”, Vëll. I, f.334.
  33. Ibn Sad, “Al-Tabakat al-Kubra”, Vëll. I, f.204; Ibn Khaldun, “Tarik”, Vëll. II, f.719.
  34. Shumica e historianëve janë të mendimit se grupi i parë i emigrantëve abisinas përbëhej nga 12 burra dhe 4 gra. Shih: “Sharah al-Mawahib al-ladunijah”, (nga Muhamed Zurkani), Vëll. I, f.326; po ashtu edhe shënimin e “Al-Durar”, f.50.
  35. Ibn Hisham, “Al-Sirat al-Nabawijah”, Libri I, f.323.
  36. Ibn Athir, “Al-Kamil fil-Tarik”, Vëll. II, f.78; Gjithashtu, shih: “Musnad Ahmad”; “Fathul Bari”; “Al-Bidajah”; “Tabarani”, sikurse citohet nga Sheik Muhamed Jusuf Kandhlawi, në “Hajatus Sahabah”, Vëll. I, f.337 338.
  37. Ibn Hisham, “Al-Sirat al-Nabawijah”, Libri I, f.330; Shibli Numani, “Siratun Nabi”, Vëll. I, f.240; Ibn al-Athir jep shifrën 82 në librin e tij, “Al-Kamil fil Tarik”, Vëll. II, f.78.
  38. Muhamed Zurkani, “Sharah al-Mawahib al-ladunijah”, Vëll. I, f.327; ‘Abdur Rahman Suhaili, “Al-Raud al-Unuf”, Vëll. I, f.211; Ibn Hisham, “Al-Sirat al-Nabawijah”, Libri I, f.336; Sheik Muhamed Jusuf Kandhlawi, “Hajatus Sahabah”, Vëll. I, f.332; Ibn al-Athir e ka përmendur emrin e dytë, si Abdullah bin Abi Umajah, në vend të Abdullah bin Abi Rabiah në librin e tij, “Al-Kamil fil Tarik”, Vëll. II, f.79.
  39. Abdur Rahman Suhaili, “Al-Raud al-Unuf”, Vëll. I, f.212; Ibn al-Athir, “Al-Kamil fil Tarik”, Vëll. II, f.80-81; Ibn Hisham, “Al-Sirat al-Nabawijah”, Libri I, f.336; Gjithashtu, shih: “Musnad Ahmad” dhe “Baihaki”, sikurse citohet nga Sheik Muhamed Jusuf Kandhlawi në librin e tij, “Hajatus Sahabah”, Vëll. I, f.334-335.
  40. Shibli Numani, “Siratun Nabi”, Vëll. I, f.240.
  41. Ibn Hisham, “Al-Sirat al-Nabawijah”, Vëll. I, f.323.
  42. Ibn Hisham, “Al-Sirat al-Nabawijah”, Vëll. I, f.322-330.
  43. Ibn Hisham, “Al-Sirat al-Nabawijah”, Vëll. I, f.369.
  44. Për më tepër hollësi, shih: Abdur Rahman Suhaili, “Al-Raud al-Unuf”; Muhamed Zurkani, “Sharah al-Mawahib al-ladunnijah”; si edhe Ibn Xharir al-Tabari, “Tarik al-Rusul wal-Muluk”, Vëll. II.
  45. Baihaki Kadi Ajad, Allamah Aini, Hafiz Mandhari dhe Allamah Nawawi e të tjerë, të cituar nga Shibli Numani në librin e tij, “Siratun Nabi”, Vëll. I, f.241. Gjithashtu, shih: “Sharah al-Mawahib al-ladunnijah”, Vëll. I, f.338.
  46. Muhamed Husain Haikal, “Hajatu Muhamed”, (Urdu), f.358-372; Shibli Numani, “Siratun Nabi”, Vëll. I, f.240-243; Muhamed Zurkani, “Sharah al-Mawahib al-ladunnijah”, Vëll. I, f.337-344.
  47. Shiko shënimet tek “Al-Sirat al-Nabawijah” (nga Ibn Hisham), Vëll. I, f.364; Abdur Rahman Suhaili, “Al-Raud al-Unuf”, Vëll. I, f.229.
  48. Sharah al-Mawahib al-ladunnijah”, Vëll. I, f.338; Shibli Numani, “Siratun Nabi”, Vëll. I, f.243.
  49. Muhamed Husain Haikal, “Hajatu Muhamed” (Urdu), f.358, 364.
  50. Ibn Hisham, “Al-Sirat al-Nabawijah”, Libri I, f.292; Ibn Sad, “Al-Tabakat al-Kubra”, Vëll. III, f.9; Shibli Numani, “Siratun Nabi”, Vëll. I, f.224.
  51. Për hollësi të mëtejshme, shih: Ibn Hisham, “Al-Sirat al-Nabawijah”, Libri I, f.343; Ibn Khaldun, “Tarik”, Vëll. II, f.724, e tjerë.
  52. Ibn Khaldun, “Tarik”, Vëll. II, f.724.
  53. Sipas Ibn Sad, (“Al-Tabakat al-Kubra”, Vëll. I, f.208), marrëveshja u nënshkrua në natën e datës 1 të muajit Muharrem, në vitin e 7-të të Misionit të Profetit. Gjithashtu, shih shënimet tek “Al-Durar”, f.56.
  54. Ibn Hisham, “Al-Sirat al-Nabawijah”, Libri I, f.350; Ibn Sad, “Al-Tabakat al-Kubra”, Vëll. I, f.208-209; Ibn Khaldun, “Tarik”, Vëll. II, f.724; Ibn Abd al-Barr, “Al-Durar”, f.56-57.
  55. Al-Durar”, f.56; “Siratun Nabi”, (f.245); Maulana Sejid Ahmad Akbarabadi, “Burhan”, Vëll. 72, Nr.6, f.350.
  56. Ibn Hisham, “Al-Sirat al-Nabawijah”, Libri I, f.377. Lidhur me emrin e shkruesit të marrëveshjes, ka mendime të ndryshme. Sipas disa dijetarëve, marrëveshjen e ka shkruar Mansur bin Ikrimah; megjithatë, përmenden edhe emra të tjerë (Shih shënimet tek: “Al-Durar”, f.59, si edhe “Al-Sirat al-Nabawijah”, Libri I, f.377).
  57. Ibn Sad, “Al-Tabakat al-Kubra”, Vëll. I, f.209; Ibn Hisham, “Al-Sirat al-Nabawijah”, Libri I, f.373-382; Ibn Khaldun, “Tarik”, Vëll. II, f.725; Ibn ‘Abd al-Barr, “Al-Durar”, f.59.
  58. Muhamed Zurkani, “Sharah al-Mawahib al-Ladunnijah”, sikurse përmendet në “Siratun Nabi” (me autor Allamah Shibli Numani). Vëll. I, f.249; Muhamed al-Khudri, “Nurul Jakin”, f.90; Abul Barkat Abdur Rawuf Danapuri, “Asah al-Sijar”, f.100.
  59. Shënim: Taifi është rreth 50 milje nga Meka. Jeni të lutur t’i referoheni veprës “Fushëbetejat e Profetit Muhamed”, f.10; si edhe artikullit të Maulana Sejid Ahmad Akbarabadi, “ ‘Ahd-e-Nabawi ke Ghazwat wa Sarajah”: “Burhan”, Vëll. 72, Nr.6, f.378. Rruga e ditëve tona nga Meka në Taif është rreth 85 milje, për arsye të kthesave të shumta që ka ajo. Shih: “Xhugrafiah Xhaziratul Arab”, nga M. Rabi Nadwi, Vëll. I, f.213.
  60. Ibn Hisham, “Al-Sirat al-Nabawijah”, Libri I, f.419-422; Shibli Numani, “Siratun Nabi”, Vëll. I, f.251; Ibn Abd al-Barr, “Al-Durar”, f.65-68. Sipas burimeve autentike, udhëtimi për në Taif ka ndodhur në vitin e 10-të të profetësisë; shih “Khatam al-Nabija”, nga Sheik Muhamed Abu Zahrah, Vëll. I, f.580.
  61. Sahih Muslim”, “Kitab al-Xhihad wal-Sijar”.
  62. Ibn Abd al-Barr, “Al-Durar”, f.67 (shih, gjithashtu, “Sahih Muslim”, sikurse citohet në shënimin e “Al-Durar”).
  63. Sheik Muhamed Zakarija, “Historitë e sahabeve”, f.1-4.
  64. Muhamed al-Haxh Salmin, “Profeti i shenjtë Muhamed”, f.88.
  65. Shibli Numani, “Siratun Nabi”, Vëll. I, f.251; Ibn al-Athir, “Al-Kamil fil Tarik”, Vëll. II, f.92; Ibn Xharir al-Tabari, “Tarik al-Rusul wal-Muluk”, Vëll. II, f.345-346; Ibn Hashim, “Al-Sirat al-Nabawijah”, Libri I, f.421; Ibn Abd al-Barr, “Al-Durar”, f.66.

Shënim: Shibli Numani dhe Ibn Abd al-Barr kanë shkruar se Profeti i lartë u ndal te kopshti i Utbas. Ndërsa Ibn Athir, Tabari dhe Ibn Hisham kanë thonë se Utbah i dërgoi atij ca vila rrushi me anë të skllavit të vet,  por nuk e përmendin fare kopshtin. Sido që të jetë, ata e përshkruajnë bisedën e zhvilluar midis Profetit të shenjtë dhe skllavit, bisedë që nuk është dhënë këtu.

  1. Ibn Hisham, “Al-Sirat al-Nabawijah”, Libri I, f.422; Ibn Sad, “Al-Tabakat al-Kubra”, Vëll. I, f.212; Ibn Xharir al-Tabari, “Tarik al-Rusul wal-Muluk”, Vëll. II, f.346; Ibn Al-Athir, “Al-Kamil fil Tarik”, Vëll. II, f.92; Ibn Khaldun, “Tarik”, Vëll. II, f.727; S.A. Akbarbadi, “’Abd-e-Nabawi ke Ghazwat wa Sajah”: “Burhan”, Vëll. 72, Nr.6, f.379.
  2. Ibn Sad, “Al-Tabakat al-Kubra”, Vëll. I, f.212; Ibn Xharir al-Tabari, “Tarik al-Rusul wal-Muluk”, Vëll. II, f.347; Ibn al-Athir, “Al-Kamil fil Tarik”, Vëll. II, f.92; Shibli Numani, “Siratun Nabi”, Vëll. I, f.251.
  3. Përsa i përket vitit kur ka ndodhur Mirazhi, dijetarët kanë mendime të ndryshme. Të gjitha pikëpamjet lidhur me këtë, mund të shihen te “Siratun Nabi” (me autor Suleiman Nadwi), Vëll. III, f.359-364. Sipas shumicës së dijetarëve, duke përfshirë edhe Ibn Sadin (Vëll. I, f.213), kjo ngjarje ndodhi 18 muaj para Hixhrit, ka të ngjarë, në muajin Rexheb. Për hollësi të tjera, shih: “Sharah al-Mawahib al- Ladunnijah” (Vëll. I, f.355-358), dhe “Al-Raud al-Unuf”, nga Abdur Rahman Suhaili.
  4. Ibn Hisham, “Al-Sirat al-Nabawijah”, Libri I, f.396-408; Ibn Sad, “Al-Tabakat al-Kubra”, Vëll. I, f.213.
  5. Ibn Hashim, “Al-Sirat al-Nabawijah”, Libri I, f.425; Ibn Sad, “Al-Tabakat al-Kubra”, Vëll. I, f.216; Ibn Xharir al-Tabari, “Tarik al-Rusul wal-Muluk”, Vëll. VI, f.348; Ibn Khaldun, “Tarik”, Vëll. II, f.727; Muhamed al-Khudri, “Nurul Jakin”, f.99.
  6. Shibli Numani, “Siratun Nabi”, Vëll. I, f.262.

72.Ibn Hisham, “Al-Sirat al-Nabawijah”, Libri I, f.428; Ibn Khaldun, “Tarik”, Vëll. II, f.728.

  1. Ibn Hisham, “Al-Sirat al-Nabawijah”, Libri I, f.429; Ibn Sad, “Al-Tabakat al-Kubra”, Vëll. I, f.219; Ibn Xharir al-Tabari, “Tarik al-Rusul wal-Muluk”, Vëll. II, f.354.
  2. Ibn Xharir al-Tabari, “Tarik al-Rusul wal-Muluk”, Vëll. I, f.355.
  3. Ibn Hisham, “Al-Sirat al-Nabawijah”, Libri I, f.431; Ibn Xharir al-Tabari, “Tarik al-Rusul wal-Muluk”, Vëll. II, f.355; Ibn Khaldun, “Tarik”, Vëll. II, f.729; Shibli Numani, “Siratun Nabi”, Vëll. I, f.264, (Shënim: Sipas disa historianëve, ky është betimi i dytë i Akabasë. Ata e marrin si betim të parë atë që ndodhi në vitin e 10-të të misionit (nabawi), kur e pranuan Islamit gjashtë burrat e përmendur në atë rast. Ju lutem, shihni edhe: “Ahd-e-Nabawi ke Ghazwat wa Sarajah” (me autor, Prof. S.A. Akbarabadi): “Burhan”, Vëll. 73, Nr.1, f.6, 7.
  4. Ibn Sad, “Al-Tabakat al-Kubra”, Vëll. I, f.220; Ibn Xharir al-Tabari, “Tarik al-Rusul wal-Muluk”, Vëll. II, f.356.
  5. Ibn Hisham, “Al-Sirat al-Nabawijah”, Libri I, f.434; Ibn Sad, “Al-Tabakat al-Kubra”, Vëll. I, f.220; Ibn Xharir al-Tabari, “Tarik al-Rusul wal-Muluk”, Vëll. II, f.357.
  6. Ibn Hisham, “Al-Sirat al-Nabawijah”, Libri I, f.441; Ibn Khaldun, “Tarik”, Vëll. II, f.731; Ibn Sad, “Al-Tabakat al-Kubra”, Vëll. I, f.221; Ibn Xharir al-Tabari, “Tarik al-Rusul wal-Muluk”, Vëll. II, f.362; (Shënim: Ibn Sad dhe Tabari kanë përmendur, gjithashtu tregime, sipas të cilave, me rastin e Betimit të 2-të të Akabasë, erdhën 70 vetë.).
  7. Hollësi për Betimin e 2-të të Akabasë, mund të shihen në librat me përmbajtje biografinë – Sirah – dhe historinë: Ibn Hisham, “Al-Sirat al-Nabawijah”, Libri I, f.438-443; Ibn Sad, “Al-Tabakat al-Kubra”, Vëll. I, f.221-223; Ibn Xharir al-Tabari, “Tarik al-Rusul wal-Muluk”, Vëll. II, f.360-363; Ibn al-Athir, “Al-Kamil fil Tarik”, Vëll. II, f.98-100. (Shënim: Sipas disa historianëve, ky mbahet si Betimi i 3-të. Pra, i pari ndodhi në vitin e 10-të, kurse i dyti, në vitin e 11-të. Ju lutem, shikoni edhe: “

“Ahd-e-Nabawi ke Ghazwat wa Sarajah”, me autor Prof. S.A. Akbarabadi: “Burhan”, Vëll. 73, Nr.1, f.6-7).

  1. Ibn Hisham, “Al-Sirat al-Nabawijah”, Libri I, f.443; Shih, gjithashtu, edhe libra të tjerë, si ata që u cituan më sipër. Ibn Hisham jep edhe emrat e njerëzve që morën pjesë në Betimin e 2-të të Akabasë.
  2. Shibli Numani, “Siratun Nabi”, Vëll. I, f.267.
  3. Ibn Hisham, “Al-Sirat al-Nabawijah”, Libri 1, f.467; Ibn Khaldun, “Tarik”, Vëll. II, f.734. (Shënim: Një numër historianësh thonë se ky varg është shpallur në Medine, në vitin e parë të Hixhrit. Ju lutem, shihni edhe “Zadal-Ma’ad”, nga Ibn Kajjim, Vëll. I, f.314.).
  4. Ibn Hisham, “Al-Sirat al-Nabawijah”, Libri I, f.484.
  5. Për më tepër hollësi, shih: Ibn Hashim, “Al-Sirat al-Nabawijah”, Libri I, f.480-485; Ibn Xharir al-Tabari, “Tarik al-Rusul wal-Muluk”, Vëll. II, f.370-372; Ibn Khaldun, “Tarik”, Vëll. II, f.375; Shibli Numani, “Siratun Nabi”, Vëll. I, f.268.
  6. Ibn Xharir al-Tabari, “Tarik al-Rusul wal-Muluk”, Vëll. II, f.372; Ibn Hisham, “Al-Sirat al-Nabawijah”, Libri I, f.482.
  7. Muhamed Zurkani, “Sharah al-Mawahib al-Ladunnijah”, Vëll. I, f.389; Ibn Hisham, “Al-Sirat al-Nabawijah”, Libri I, f.482; Ibn Xharir al-Tabari, “Tarik al-Rusul wal-Muluk”, Vëll. II, f.373.
  8. Sahih al-Bukhari”, Kapitulli i “Hixhrah”, Vëll. I, f.553; ‘Abdur Rahman Suhaili, “Al-Raud al-Unuf”, Vëll. II, f.2; Muhamed Zurkani, “Sharah al-Mawahib al-Ladunnijah”, Vëll. I, f.393; Ibn Hisham, “Al-Sirat al-Nabawijah”, Libri I, f.485; Shibli Nu’mani, “Siratun Nabi”, Vëll. I, f.270.
  9. Ibn Hisham, “Al-Sirat al-Nabawijah”, Libri I, f.485; Muhamed Zurkani, “Sharah al-Mawahib al-Ladunnijah”, Vëll. I, f.395; Ibn Khaldun, “Tarik”, Vëll. II, f.738.
  10. Për më tepër hollësi, shih: “Sharah al-Mawahib al-Ladunnijah” (nga Muhamed Zurkani), Vëll. I, f.395-408; “Al-Raud al-Unuf” (nga ‘Abdur Rahman Suhaili), Vëll. II, f.4,5; si edhe “Sahih al-Bukhari”, (‘Kitab al-Tafsir’).
  11. Muhamed Zurkani, “Sharah al-Mawahib al-Ladunnijah”, Vëll. I, f.409; ‘Abdur Rahman Suhaili, “Al-Raud al-Unuf”, Vëll. II, f.8; Ibn Khaldun, “Tarik”, Vëll. II, f.738.
  12. Për më tepër hollësi, shih: “Sharah al-Mawahib al-Ladunnijah” (nga Muhamed Zurkani), Vëll. I, f.417-419.
  13. Ibn Hisham, “Al-Sirat al-Nabawijah”, Libri I, f.488-490; Ibn Sad, “Al-Tabakat al-Kubra”, Vëll. I, f.232; Shibli Numani, “Siratun Nabi”, Vëll. I, f.274; Ibn Khaldun, “Tarik”, Vëll. II, f.739. Shihni, gjithashtu, shënimet në “Al-Raud al-Unuf”, Vëll. II, f.6.
  14. Muhamed Zurkani, “Sharah al-Mawahib al-Ladunnijah”, Vëll. I, f.419; Abdur Rahman Suhaili, “Al-Raud al-Unuf”, Vëll. II, f.6.
  15. Al-Istiab”, Vëll. II, f.597.