DOBITË SHËNDETËSORE TË ABDESIT DHE NAMAZIT

Muslim man is praying in mosque

  

  1. Të jep gjallërim në trup. Lëvizjet që bëhen në namaz, për shkak se ndodhin në kohët e ndryshme të ditës, madje duke qenë të ngadalta, nuk e lodhin zemrën dhe i japin një gjallërim trupit!
  2. Në trupin e atij që vendos kokën ne tokë 80 herë gjatë ditës në mënyrë ritmike shkon më tepër gjak. Ne dimë që gjaku bën:
  • Furnizimin e indeve me oksigjen, në këtë rast furnizon trurin i cili bëhet më aktiv dhe funksionon më mirë.
  • Furnizimin e trupit me materie ushqyese si Glukoza, Aminoacidet dhe Acidet Yndyrore të tretura në gjak (p.sh. lipidet e gjakut).
  • Largimin e gazrave dëmtuese si Dyoksid Karboni, Urea dhe Acidi Laktik.
  • Funksion imunologjik, duke përfshirë qarkullimin e qelizave të bardha, dhe zbulimin e materialeve të huaja nga antitrupat.
  • Koagulimin, që është një pjesë e mekanizmit të trupit për vetë-riparim.
  • Funksionet transportuese, duke përfshirë transportin e hormoneve dhe sinjalizimin për dëme të indeve.
  • Rregullimin e pH(normalja e pH të gjakut është mes vlerave 7.35 – 7.45).

Pjesa e kokës gjatë sexhdes ndodhet më poshtë kraharorit dhe në këtë mënyrë shkon më shumë volum gjaku në pjesën e kokës. Kjo është një ndër arsyet që qelizat e trurit ushqehen mirë. Tek ata njerëz që falin namaz, shumë rrallë shikohet të kenë personalitet të dobët dhe humor të keq. Njerëzit që falin namaz kalojnë një jetë më të mirë shëndetësore.

  1. Për shkak se ulen dhe ngrihen në mënyrë të drejtë, sytë e njerëzve që falin namaz përfitojnë qarkullim më të shpejtë të gjakut. Tek këta njerëz nuk rritet tensioni në sy si dhe sigurohet këmbimi i vazhdueshëm i lëngut nga këndi i syrit. Kjo bën që syri të mbrohet nga sëmundja e retinopatisë hipertensionale.
  2. Duke ushtruar rregullisht aktivitete sportive. Namazi nga ana fizike për njeriun është gjithashtu një lloj ushtrimi, minutat e të cilit, gjatë ditës, mund të arrijnë 30-60 min. Por nuk është ky qëllimi kryesor i tij, por një urtësi të cilën ne e shohim në kryerjen e namazit, sepse ne gjatë namazit, lutemi, falemi, adhurojmë Krijuesin e gjithësisë. Namazi është një rregull lutjeje i vendosur prej Zoti dhe ky rregull fsheh në tërësinë e tij shumë dobi shëndetësore. Në obligimet që na ka urdhëruar Zoti, nëse hulumtojmë dhe meditojmë në to, do të shohim se ka dobi të jashtëzakonshme dhe se ato nuk janë vendosur për keq apo për ta munduar njeriun.
  3.  Lëvizjet izometrike në namaz ndihmojnë mirë në përzierjen e ushqimeve në stomak. Ndikojnë në mos grumbullimin e vrerit! (lëngu biliar).
  4. Lëvizjet që kryen gjatë faljes së namazit ndikojnë dhe në kryerjen e funksioneve të kanaleve të urinës dhe veshkave. Vihet re edhe pengimi i formimit të gurëve në veshka si dhe ndihmon me lehtësi në zbrazjen e fshikëzës së urinës.
  5. Gjatë faljes së namazit, njeriu vë në lëvizje muskujt që gjatë ditës janë në pauzë dhe evitojnë një sërë sëmundjesh si dhe shtrëngimin e muskujve.
  6. Mjekët kanë dalë në përfundim in se lëvizjet e trupit në kohë të caktuar kanë një rëndësi të madhe.
  7. Kohët e namazit janë të përshtatshme për freskimin e qarkullimin e gjakut si dhe për lehtësimin e frymëmarrjes. Qarkullimi i gjakut e bën njeriun më aktiv, duke i mundësuar të kryejë obligimet e mundshme gjatë ditës.
  8. Namazi i sabahut është jashtëzakonisht shumë i rëndësishëm për besimtarin/en. Duke iu referuar studimeve shkencore, njeriu përfiton shumë dobi shëndetësore nga namazi i sabahut. Gjatë kohës së agimit, gazi i Ozonit O3, që është në përqindje më të lartë, pakësohet gjatë lindjes së diellit! Ky gaz ka ndikim të fuqishëm te sistemi nervor. Me lejen e Zotit do të përmendim disa dobi shëndetësore lidhur me zgjimin nga gjumi herët në agim:
  • Në agim gazi i ozonit O³ gjendet në përqindjen më të lartë në atmosferë, më pas vjen duke u pakësuar gradualisht derisa humbet plotësisht me lindjen e diellit. Kohët e fundit është zbuluar se gazi i ozonit – një nga izotopet e oksigjenit që gjendet në shtresat e larta të atmosferës për të mbrojtur tokën nga disa rreze të dëmshme gjatë agimit zbret në shtresat e poshtme që rrethojnë tokën dhe ngrihet përsëri lart kur lind dielli. Mjekët janë çuditur nga efektet shëruese të këtij gazi. Ai shëron shumë sëmundje psikike dhe fizike pa dhënë asnjë efekt anësor. Gazi i ozonit ndikon pozitivisht në sistemin nervor, ai gjallëron aktivitetin mendor dhe atë fizik. Është vërtetuar se injektimi i ozonit në trupin e njeriut mund t’i japë atij një gjallëri të jashtëzakonshme dhe një gëzim të madh. Për këtë arsye kush zgjohet herët në agim dhe thith ajrin e pastër, përjeton një gjendje të veçantë dhe ndjen një kënaqësi që nuk arrin ta ndiejë në asnjë orë tjetër të ditës apo të natës.
  • Zgjimi herët ndërpret gjumin e gjatë. Është zbuluar se njerëzve që zakonisht flenë shumë iu shfaqen sëmundje të zemrës, e veçanërisht bllokimi i enëve të gjakut (Atherosclerosis).

Këto ishin disa nga mirësitë që Zoti i jep gjatë namazit. Duhet shtuar përfundimisht se, këto dobi janë ato që spikatin deri më tani, duke marrë parasysh kapacitetet tona të sotshme të studimeve, e deri nesër, me zgjerimin e mundësive, dobi akoma më të fshehura do të dalin në pah, të cilat do të vërtetojnë më shumë fjalën e Zotit se në fenë e tij ka lehtësim të madh për njerëzit. Zoti në Kuran thotë: “Prandaj, më kujtoni Mua (me namaz e lutje) që Unë t’ju kujtoj (me shpërblime) dhe falënderomëni Mua (duke mu bindur) e mos i mohoni dhuntitë e Mia (me mosbindje)!’’ Kuran, 2:157

 

Arbi Tarja