Ezani muhamedan dhe respekti për ezanin

Për shekuj me radhë, zëri i minareve është bërë zëri i kombit tonë. Ne u lindëm dhe u rritëm në një botë ku ato zëra na u derdhën sipër si ujëvara. Me ato zëra të arta e filluam ditën, me to jetuam tërë ditën, me to u ulëm dhe u ngritëm dhe ende ulemi e ngrihemi. Në të vërtetë, ato zëra na e kujtojnë neve pesë herë në ditë se kush jemi dhe nëç’pozitë ndodhemi dhe ne me to mblidhemi e bëhemi tok dhe orientohemi drejt qëllimit të ekzistencës sonë, drejt horizontit njerëzor.

Kuptimi leksikor i fjalës ezan është të dish diçka dhe ta bësh të ditur, ta shpallësh, ta lajmërosh atë që di (1). Me këtë kuptim është përdorur fjala ezan nëKur’an, nëajetin e sures Teube: “Dita më e madhe e Haxhitështë shpallja (ezan) nga Allahu dhe Resuli, i Dërguari i Tij, se Allahu dhe i Dërguari i Tij s’kanë të bëjnë me politeistët (2). Kurse në kuptimin juridik, ezani është shpallja qiellore e përbërë nga një tekst i përcaktuar me dogmë, që bën të ditur kohën e namazevefard (3).

Me përmbajtjen dhe kuptimin e tij, ezani është një thirrje, një lajmërim edhe për në besimin në një Zot të vetëm, edhe për në Islam, edhe për në namaz. E thënë ndryshe, nga njëra anë, duke u thirrur njerëzit me anë të ezanit për në namaz, nga ana tjetër lajmërohen parimet themelore të Islamit. Në ezan shpjegohet dhe bëhet e qartë ekzistenca dhe uniteti i Allahut, se nuk ka zot tjetër përveç Tij, se Hz. Muhamediështë i Dërguari i Tij dhe se shpëtimi i vërtetëështë tek adhurimi i Allahut, esencialisht shpjegohet se adhurimi më i përmbledhur duhet kërkuar në namaz. Shkurt, në ezan janë shprehur përmbledhtazi me shprehje shumë esenciale parimet themelore të Islamit mbi bindjen dhe veprimin. Me këtë aspekt, ezani është themeli i Islamit. Edhe M. AkifErsoji, duke u nisur nga kjo pikë, ka thënë: “Le të rënkojnë mbi atdheun tim të përjetshëm këta ezanë, dëshmitë e të cilëve janë themeli i fesë!”

Po të mbajmë parasysh pozitën e Tokës përballë Diellit dhe rrotullimin e saj rreth vetes, do të vëmë re se ezanët që këndohen pesë herë në ditë në çdo vend ku jetojnë myslimanët, paraqesin një vazhdimësi të pandërprerë pikërisht si pasojë e rrotullimit të Tokës rreth vetes, duke e përhapur në botë në çdo çast të ditës mesazhin hyjnor.[1] Në poezinë e tij “Ezani muhamedian”, JahjaKemal thotë se bota muhamediane i vjen ngushtë ezanit, se zërat e ezanit që lartësohen nga qindra-mijë minare, e mbysin qiellin në dritë:

 

Je fjalë e zgjedhur, ezani muhamedian,

S’e nxë zërin tënd universi muhamedian.

Qielli mbytet në dritë nga qindramijë minare

Me të hapur flatra shpirti fluturues muhamedian.

Sa nuk e kish nënshtruar Selimin e Parë vdekja,

Duhet ta kish fituar botën emri muhamedian.

Shpirtrat të gjithë bashkë e shohin Allahun e Madh

Kur reflektohet nëArsh theksi muhamedian.

Varrit amësor në Shkup iu bëftë ky lloj gazeli,

Një shprehje e re e stilit estetik muhamedian.

 

Në të njëjtën kohë kur ky zë hyjnor na përplaset veshëve dhe na thërret në botën qiellore, duke u reflektuar, nga ana tjetër, drejt thellësive të qiejve, i kapërcen portat qiellore dhe arrin përtej e më përtej sipas dekretit “më e pastra dhe më e bukura e fjalëve lartësohet drejt Tij” (Fatir, 10). Me magjinë e këtyre zërave, pothuajse çdokush kalon në një qëndrim të ri më të ndryshëm nga ç’është e nga ç’ndodhet dhe me një dëgjim të ri e me një ndijim të ri vihet në një soditje më të kuptimshme të botëve të përtejshme, ashtu që pothuajse çdo vend ku arrijnë këto zëra, bëhet pothuaj vend tavafi i shpirtërorëve, zbret në bindje dhe ngopje ndaj Arshit së bashku me shpirtërorët, kurse shpirtrat e ndyrë mbledhin bishtin ndër shalë dhe kërkojnë vend ku të fshihen. Në tokë e qiell bëhet një zhurmë e madhe; dikush vrapon tek ajo dhe dikush tjetër ikën prej saj. Lakuriqët e natës shqetësohen, pëllumbat vihen t’i mbajnë ritmin asaj. Zemrat marrin vrull plot entuziazëm, kurse egot gëlltiten me zi. Gjithsesi, edhe banorët e qiellit nisin të ndjejnë zili ndaj atyre të tokës. (4) Ja, i Dërguari i Lartë e shpreh kështu këtë kundërveprim që tregojnë shejtanët duke u kënduar ezan: “Kur këndohet ezan për namaz, shejtani largohet duke lëshuar gazra me zhurmëaq sa të mos e dëgjojë ezanin. Kurse kur mbaron ezani, shejtani kthehet përsëri. Kur fillon të këndohet ikameti, prapë ikën. Kur mbaron ikameti, duke u kthyer përsëri, hyn mes personit në namaz dhe zemrës së tij dhe hedh lëkundje. Fillon t’i shkaktojë lëkundje me shprehje mbi gjëra të pamenduara kurrë më parë, si “kujto këtë”, “mendo atë”, etj. Kjo shkon gjer atje, sa personi i vënë nën këtë ndikim, të mos dijë sa reqate ka falur. (5)

Siç thotë edhe një poeti ynë:

Ezane! Përzejini të gjithë shejtanët nga vendi ynë!

Të fshihet kujtimi i lënies së namazit nga tradita jonë!..

Pas kësaj hyrjeje të përgjithshme lidhur me ezanin, mund të kalojmë në çështje të tjera të domosdoshme për t’i ditur lidhur me ezanin. Si ka filluar ezani? Si duhet të bëhemi të respektueshëm ndaj ezanit dhe si duhet dëgjuar ezani? Ç’duhet bërë në çastin e ezanit dhe pas ezanit?

Kërkimet metodike për Ftesën

Para se të përcaktohej si metodë këndimi i ezanit për të treguar se ka hyrë koha e namazit, myslimanët mblidheshin në Faltoren Profetike dhe prisnin kohën e namazit. Kurse disa herë, kur vinin, namazi ishte falur. Kjo duhej vënë në një formë dhe disiplinë të caktuar. Një ditë, Profeti mblodhi sahabet dhe u këshillua me ta se ç’duhej bërë për t’i thirrur myslimanët në namaz. Disa thanë kështu: “Kur të vijë koha e namazit, të ngremë një flamur. Ata që e shohin atë, ta lajmërojnë njëri-tjetrin.” (6) Por i Dërguari i Allahut nuk e pëlqeu këtë. Një tjetër propozoi t’i bihej borisë ose çangës. Profeti nuk pranoi asnjërin prej këtyre propozimeve. Në këtë mes, sahabet e panë të përshtatshme t’i bihej çangës. Madje, Hz. Omeri mori përsipër të blejë dy copa druri të nevojshme për çangën. As kjo metodë nuk u praktikua. Pas kësaj, kur u tha që të ndizej një zjarr në një vend të lartë, Zotëria i Gjithësisë, duke thënë se kjo praktikë u përkiste adhuruesve të zjarrit, zoroastrianëve, nuk e pranoi. Sepse shoqëria islame nuk i përngjiste as në strukturën e brendshme, as në atë të jashtme as zoroastrianëve dhe as ndonjë shoqërie tjetër. Nuk mund të mendohej që i Dërguari i Allahut (a.s.) i cili thoshte se “ai që përpiqet t’i ngjajë një populli, është prej tij” (7), t’i pranonte këto propozime.

Kërkimet vazhdonin. Çdo njeri kërkonte dhe priste. Por s’e gjenin dot atë që kërkonin. Dhe, kështu, kërkimet vazhdonin. (8) Ata e dinin se çdo kërkim ishte një lutje praktike e fuqishme. Ende, pritja e tyre nuk i ishte bërë e ditur të Dërguarit të Allahut. Edhe propozimet e sjella për Ftesën nuk shkonin përtej imitimit. Mirëpo imitimi të kujton gjënë që imitohet, të sjell ndërmend ritualet, kuptimin ose moskuptimin përkatës të origjinalit të gjësë së imituar. Në fakt, “duhet mbajtur qëndrim kundërshtues në çështjen e shenjave fetare të popujve që vazhdojnë të mendojnë e veprojnë mbi bazën e besëtytnive dhe perversiteteve.” (9) Prandaj, metodat e propozuara nuk kishin gjetur pranim. Në të njëjtën kohë, me imitim nuk arrihej askund. Imitimi nuk mund të ishte rruga që shkonte tek e vërteta. Për rrjedhojë, për t’i ftuar myslimanët në namaz duhej gjendur një rrugë e tillë e cila, me bukurinë, ndikueshmërinë dhe universalitetin e saj ta përfshinte tërë njerëzimin. Ndërsa besimtari do të kuptonte shumë gjëra dhe do të mbushej me besim, mosbesimtari, më e pakta, do të kuptonte diçka, sytë e zemrat do të lidheshin pas Zotit, mendimet do të zhvisheshin nga çdo gjë tjetër përveç adhurimit të Allahut, zemrat do të përgatiteshin për falje, duke u kapur njeriu nga thellësitë e ndërgjegjes, do të lidhej pas faltores, njeriu do të dëgjonte e do të qante dhe, duke qarë, do të vetëdijesohej. Kur njeriu të qëndronte në adhurim para pozitës së Lartë, do t’i merrte vrull në shpirt përshpirtshmëria dhe prehja. Se njerëzit mund të thirreshin në namaz edhe me njërën nga format e propozuara si çanga dhe boria.

Ja pra, “urtësia hyjnore ka bërë të detyrueshme që ezani të mos mbetet vetëm një mjet lajmërimi, përkundrazi, të jetë njëri nga shenjat dalluese të fesë, të përmbajë veçorinë e një kujtese fetare për indiferentët kur këndohet, të paraqesë një përmbajtje që, në kushtet kur një shoqëri e pranon atë, kjo të ketë kuptimin e nënshtrimit ndaj fesë së Allahut. Si pasojë e këtyre shkaqeve, është bërë domosdoshmëri që ezani të jetë përmendja e Allahut, të përmbajë fjalën e dëshmisë dhe thirrjen për në namaz. Kështu, ezanit i është përftuar një përmbajtje që çdokush ta kuptojë se ç’kërkohet të thuhet me të.” (10)

Si përfundim, u arrit me shpejtësi në këtë kërkim dhe lutje verbale-praktike. Gjatë kësaj pritjeje dhe këtyre kërkimeve, ezani iu mësua AbdullahbinZejdit me njëëndërr besnike. (11) Në të njëjtën kohë, dijetarët islamë treguan se edhe ajeti 58 i sures Maide tregon që ezani ështëevident jo thjesht me ëndërr, por edhe me ajet-argument kur’anor. (12) Në këtë ajet thuhet: “Dhe mos i bëni miq ata mohues që, kur thirreni në namaz, e mbajnë për lojë dhe dëfrim ezanin dhe namazin, tallen me ta”. Ky ajet është mbështetje e ezanit. Veç kësaj, argumenton se nënvleftësimi dhe tallja ma ezanin është herezi. (13) Ëndrrën që kishte parëAbdullah b. Zejdi, e kishte parë edhe Hz. Omeri (r.a.). Ëndrrat e këtyre dy sahabeve lidhur me ezanin ishin një dhuratë dhe mirësi për ta. Kjo ishte jo një rastësi, por domosdoshmëri. Edhe thënia e të Dërguarit të Allahut se “kjo ëndërr është e vërtetë, në dashtë Zoti”, është mbështetje për këtë dhuratë. Këtu, njeriut mund t’i vijë në mendje një pyetje e tillë: “Cila është urtësia e legjitimizimit të tillë të ezanit?” Kësaj mund t’i përgjigjemi në këtë mënyrë: “Ka shumë urtësi që ne i dimë ose s’i dimë. Një urtësi e kësaj mund të jetë kjo: Meqë ezani ngre lart edhe personin e Hz. Muhamedita.s., urtësia hyjnore ka dashur që ezani të bëhet legjitim me gjuhën e një besimtari tjetër. Si pasojë e njëparapëlqimi të tillë, ne kurrë nuk mundemi të vëmë në pyetje as urtësinë hyjnore, as vullnetin absolut të Tij. Allahu është Ai që e di më mirë se si do t’ua bëjë të ditur robërve të Tij të drejtën dhe të vërtetën, se si do t’ua mësojë. “…Pa dyshim, Allahu bën ç’dëshiron!” (Haxh, 18)

 

DR. SELMAN KUZU

 

[1]Siç dihet, meridianet përcaktojnë momentin bazë të ndriçimit të pjesës përkatëse të tokës së kthyer në drejtim të diellit. Nëse në një çast ndriçohet një meridian, si pasojë e rrotullimit të tokës rreth vetes, një çast më pastaj, në vijueshmëri të pandërprerë, ndriçohet meridiani tjetër. Kështu, nëse namazi (fard) i agimit ndodh në një vend të tokës, pra, në një meridian (në një çast) të caktuar, një çast më vonë, ndodh në meridianin pasardhës ose vijues, ezanet ndjekin njëri-tjetrin dhe nuk mbetet meridian ose vend ku të mos këndohet ezan. Përkthyesi.