FATI I MIRË

Beautiful... Desktop Background

 

Një mesoburrë vendosi makinën e vet, model i fundit, buzë detit dhe nisi të provonte grepin që e kishte sjellë nga jashtë. Megjithëse ishte një burrë me fat, nuk po zinte dot qoftë edhe një peshk.

Pak më vonë, pranë tij u afrua një peshkatar i ri. I riu, i cili nga veshja kuptohej që ishte shumë i varfër, nxori nga qesja kallamin, peri i të cilit qe bërë nyjë në disa vende dhe grepat me përmasa të ndryshme.

Burri i pasur, me gëzimin që tashmë e gjeti zbavitjen për të larguar mërzinë, vështronte tjetrin dhe buzëqeshi kur pa se për një moment tjetri u emocionua. Në majë të grepit, që e tërhiqte me shpejtësi, me siguri që ishte kapur ndonjë gjë tjetër. Por pas pak, u habit nga ajo që i panë sytë. Një qefull, të paktën gjysmë kilogrami, tundej në majë të grepit. I riu e nxori peshkun, e vendosi në një qese të pastër dhe pas pesëmbëdhjetë minutash zuri një peshk tjetër. Burri i pasur nuk kishte parë kurrë diçka të tillë. Gjëja e quajtur “rastësi”, kjo duhej të ishte. Ndërsa rrinte e tunde më kot grepin e tij që flakërinte, pa se i riu zuri edhe peshkun e tretë. Menjëherë brofi në këmbë dhe iu drejtua atij duke i thënë:

– Me një grep kaq të keq, s’e kuptoj si peshkon?! A më thua se ku qëndron sekreti i kësaj?

I riu u mjaftua me peshqit që zuri. Teksa po mblidhte ngadalë gjërat e tij, tha duke buzëqeshur:

– Sekreti i kësaj qëndron te vogëlushët e mi, të cilët iu lutën Zotit që unë të kapja peshq. Ka kaq ditë që ata nuk janë ngopur.