Nëse nuk përkujdeseni siç duhet për gojën pas ushqimit, pini shumë çaj, kafe dhe cigare, atëherë mund të përballeni me shumë probleme të sëmundjeve të dhëmbëve. Këto plagë të shfaqura te dhëmbët apo mishrat e dhëmbëve mund t’ju shkaktojnë dhimbje dhe të ulin cilësinë e jetë suaj.
Sipas një lajmi të sajtit elektronik WebMd, bëhet e ditur se brenda gojës mund të shfaqen shumë sëmundje të dhëmbëve dhe mishrave të dhëmbëve. Nëse vini re një nga problemet e mëposhtme në gojën tuaj mund të kontaktoni dentistin pa humbur kohë.
Flluska: flluskat nuk shfaqen si pasojë e temperaturës dhe ftohjes, por mund të nxiten prej tyre. Virusi i cili shkakton flluskat përhapet nëpërmjet puthjes, përdorimit të së njëjtës lugë, thikë apo prekjes. Kremrat e përdorur shërbejnë në përmirësimin e tyre, por nëse shfaqen shpesh mund të kurohen me recetë mjekësore.
Aftozë (sëmundje grykësh): kjo sëmundje vihet re si tek të rriturit ashtu edhe tek fëmijët. Por mund të shkaktohet më shumë në rast të një sistemi të dobët imunitar, përdorimi të antibiotikëve dhe te diabetikët.
Gjuhë me qime të zezë: gjuha e të sëmurit ka një pamje anormale, minimizim të shqisës së shijes dhe erë të pakëndshme të gojës. Në mesin e shkaqeve të sëmundjes mund të përmendim përdorimin e antibiotikëve, higjienën e keqe të gojës, konsumimin e çajit, kafesë dhe mosprodhimin e mjaftueshëm të pështymës. Larja e dhëmbëve dhe pastrimi i gjuhës janë të mjaftueshme për kurimin e saj. Ndonjëherë mund të duhet dhe përdorimi i ilaçeve.
Aft: askush nuk e di shkakun e shfaqjes brenda gojës të plagëve të vogla të cilat shoqërohen me dhimbje. Në mesin e nxitësve mund të përmendim stresin, çrregullimin hormonal, mosmarrjen e mjaftueshme të vitaminave dhe ndjeshmëria e lartë. Ato mund të shfaqen në gjuhë, brenda gojës dhe në faqe. Mund të zgjasin deri në 1-2 javë. Për plagët e krijuara shpesh mund të kërkohet përdorimi i ilaçeve të rekomanduara nga mjeku dhe lazer dentar.
Lökoplaki: kuptimi i kësaj fjale është qiellzë e bardhë. Shenjat e sëmundjes vihen re në ciklat e pështymës apo brenda gojës, por mund të shfaqet edhe si masë e trashë në qiellzë, gjuhë, mishrat e dhëmbëve. Nuk shoqërohet me dhimbje. Nëse vini re një masë të tillë në gojën tuaj kontaktoni menjëherë dentistin.
Liken planus: këto janë shenja të bardha ose flluska uji të kuqe të shfaqura në gjuhë, brenda gojës apo në faqe. Nuk dihet akoma shkaku i shfaqjes. Zakonisht liken planusat e lehtë mund të kurohen lehtësisht pa qenë nevoja e një kure të veçantë. Nëse shkaktojnë dhimbje apo ulçër mund të kurohen me ilaçe orale dhe topikale. Liken planusi oral mund të jetë kronik dhe të rrisë më shumë rrezikun e kancerit të gojës.
Kanceri i gojës: nëse vëreni një mungesë ndjeshmërie të pashpjeguar në fytyrë, gojë apo qafë dhe keni probleme në përtypje, të folur apo gëlltitje atëherë mund të rrezikoheni nga kanceri i gojës. Disa nga shkaqet janë: pirja e duhanit, ekspozimi i tepërt në diell dhe trashëgimia gjenetike. Krahas kësaj kanceri i gojës mund të lidhet edhe me virusin papilloma (HPV). Mund të kurohet nëse diagnostikohet herët.
Dhëmb i holluar: thyerja e akullit, arrave, karameleve të forta me dhëmbë mund të shkaktojë thyerjen dhe hollimin e tyre. Nuk po flasim për gërvishtje të lehta por për dëmtime të cilat ndikojnë tek mishrat e dhëmbëve. Dentisti juaj mund t’ju sugjerojë veshje të dhëmbit, riparim të tij apo ndonjë mënyrë tjetër kurimi.
Njollat amalgam: a e keni vënë re një njollë të vogël në ngjyrë gri në pjesën e butë të gojës pasi keni riparuar një dhëmb? Këto njolla të quajtura si njollat amalgam krijohen nga futja në faqen apo mishin tuaj të dhëmbëve të një pjese të vogël të amalgamit. Argjendi i gjendur brenda amalgamit shkrihet mbi indet e buta dhe krijon njolla të vogla në gojë.
Sëmundja e mishrave të dhëmbëve: kur shfaqet sëmundja e mishrave të dhëmbëve bakteret e pllakës mblidhen në vijën e mishrave të dhëmbëve. Infektimi i mishit të dhëmbëve është hapi i parë i sëmundjes së mishrave. Disa nga shenjat e sëmundjes janë: mishra të dhëmbëve të skuqur, të fryrë dhe me hemoragji. Një higjienë e përshtatshme goje ndihmon në parandalimin e sëmundjeve të lidhura me mishrat e dhëmbëve. Ndërsa pirja e duhanit, ushqyerja e pamjaftueshme dhe stresi ndikojnë në përkeqësimin e sëmundjes.
Periodontitis: etapa më e avancuar në sëmundjen e mishrave të dhëmbëve është periodontitis ose infeksioni i mishrave të dhëmbëve. Dhëmbët e infektuar dhe qeskat e infeksionit ndikojnë edhe në heqjen e dhëmbit. Një infeksion i avancuar i mishrave të dhëmbëve dëmton edhe kockën ku mbështetet dhëmbi dhe është një nga shkaqet e humbjes së dhëmbëve tek të rriturit.
Djegiet nga aspirina: nëse e mbani aspirinën në faqe do të keni dhimbje dhëmbi. Ndërkohë që ju mendoni se aspirina do të shërojë më shpejt dhimbjen e dhëmbit acidi i gjendur në të krijon një plagë të bardhë në faqe. Është shumë e lehtë të parandalosh djegien nga aspirina, qetësues të tillë duhet t’i kaloni menjëherë dhe jo t’i mbani në gojë. Me kalimin e kohës edhe kjo plagë shërohet. Shërimi i saj mund të zgjasë rreth 2 javë.
Era e gojës: përreth dhëmbëve të palarë mblidhen mbeturinat e ushqimeve të cilat ndikojnë në prodhimin e baktereve dhe shfaqjen e erës së pakëndshme të gojës. Një erë e vazhdueshme goje mund të lindë dhe nga një gojë e thatë, sëmundja e mishrave të dhëmbëve apo nga sëmundja e diabetit. Për të luftuar erën e pakëndshme të gojës lajini shpesh dhëmbët, pini ujë, pastroni gjuhën dhe qëndroni larg produkteve që shkaktojnë erë goje.
AISA KOKIÇI