NGA VETË JETA

Një djalë i ri, me gjuhë të ëmbël dhe me fytyrë të qeshur, shiste mjaltë. Ai ishte aq i ëmbël e i mirë, sa të gjithë prekeshin thellë nga ëmbëlsia e tij. Myshterinjtë e tij ishin aq të shumtë sa nuk numëroheshin. Ishte një person, i cili, edhe sikur helm të shiste, njerëzit do ta pinin atë prej dorës së tij për mjaltë. Një i pafytyrë, nga lakmia që kishte për fitimet e të riut, filloi të shiste mjaltë, duke imituar të riun në fjalë. Me tabelën e mjaltit dhe me fytyrën e tij të uthullt, shëtiti çdo mëhallë. Kudo ku shkonte bërtiste: “Mjaltë, hajde mjaltë.” Mirëpo atij, jo vetëm që nuk iu afrua kush, por mjaltit të tij as mizat nuk iu qasën. Kur u errësua, u kthye në shtëpi. Nuk kishte fituar asgjë. U mërzit shumë, u tërhoq në një qoshe të shtëpisë dhe mendoi. Ai i ngjante një gjynahqari që frikësohej nga gjynahu i tij, një njeriu fatkeq që burgoset edhe në festën e bajramit.

Gruaja e tij, me shaka i tha: Mjalti i njeriut me fytyrë të zymtë është i hidhur.