Një lule në Mësonjëtoren Profetike

Fokusi kryesor i kësaj teme është çështja e vlerësimit të gruas nga Zoti në kuadër të Islamit. Është çështja e gruas jo vetëm si individ, si anëtare e familjes dhe e shoqërisë, por edhe si dijetare, shkencëtare, edukatore, mësuese e poete e do të konkretizohet me më të bukurën lule nga kopshti i mësonjëtores së Profetit tonë të dashur a.s.

Nuk është e vështirë të këpusësh një lule, e cila ndodhet në mes tëshkretëtirës, por është e vështirë të këpusësh një lule prej një kopshti të pasur me lloje të ndryshme si për nga bukuria ashtu dhe nga aroma. Qëndrimi në një kopsht të tillë, pranë çdo luleje të tij, do t’i jepte jetës sonë gjallëri, do t’i jepte pulsin e një jete të vërtetë. Pikërisht, duke dëshiruar këtë, do të ndalemi te lulja më aromëplotë, më e përsosura në besim nga besimtarët, më e edukuara ndër të edukuarit, më e sjellshmja në familjen e saj, më e ditura ndërmjet bashkëkohësve të saj, mësuesja e mësuesve, më e dashura te Profeti a.s., asaj të cilës engjëlli Xhibril i dërgoi selam, në shtëpinë e së cilës zbriti pjesa më e madhe e Kur’anit, transmetuesja dhe komentuesja e ajeteve dhe haditheve, juristja, mjekja e poetja, Aishe bint Ebi Bekr r.a.

Aishja lindi në fillimin e lulëzimit të Islamit, 7 vjet para emigrimit. Në moshë të re u martua me të Dërguarin e Allahut dhe u bë gruaja më e dashur e tij. Dashuria e madhe e Pejgamberit për Aishen vërtetohet nga një dialog i zhvilluar ndërmjet tij dhe Omerit,kur ky i fundit e pyet: “O Profet, cili njeri është më i dashur për ty?” I dërguari u përgjigj: “Aishja”. Omeri vazhdoi: “Po nga burrat?” Profeti iu përgjigj: “Babai i saj”.

Po kështu gjejmë thënien e engjëllit Xhibril drejtuar profetit të Allahut: “Kjo është gruaja jote në këtë botë dhe në botën tjetër”.

Dituria është cilësia më e shkëlqyer e Aishes. Njohuritë e saj ishin aq tëthella saqë një dijetar islam, duke folur për figurën e saj, thotë: “Po të krahasohet dituria e Aishesme diturinë e nënave të besimtarëve dhe atë tëtë gjitha grave të marra së bashku, del se dituria e saj është më e mira”.

Ajonjihet si një nga transmetueset më të mëdha të fjalës dhe të veprës së Profetit a.s. Ka transmetuar gjithsej 2250 hadithe, duke zënë kështunjë vend nderi në listën e transmetuesve. Shumica e thënieve të transmetuara prej saj janë marrë drejtpërdrejt nga goja e të dërguarit të Allahut. Kjo veçori na tregon për dëshirën e flaktë të Aishes në transmetimin e veprës profetike dhe përhapjen e saj midis njerëzve. Kështu ajo i mësoi hadithet prej Profetit a.s. dhe më vonë ia transmetoi ato nxënësve të saj me një transmetim të saktë e të qartë.

Shtëpia e saj u bë shkolla e parë që pati një ndikim të madh në historinë e mendimit islam, pasi prej saj dolën dijetarët më të mëdhenj të asaj kohe. Për këtë Abdullah bin Omeri thotë: “Pozita e Aishes ndërmjet dijetarëve ishte si pozita e një profesori me nxënësit e tij”.

Shumë nga shokët e Profetit a.s. pas vdekjes së tij i drejtoheshin Aishes me pyetje të ndryshme për paqartësitë që kishin. Po kështu figura e sajna paraqitet si një nga komentueset më të mëdha tëKur’anit. Tregohet se ajo ka pasur një forcë të madhe shprehëse dhe zotëronte në mënyrë të përsosur gjuhën letrare arabe.

Aishja numërohet ndër dijetarët më të mëdhenj të jurisprudencës islame. Ajo s’mjaftohej me njohuritë që zotëronte, por gjithmonë ishte në kërkim tëdispozitave të reja, të cilat i nxirrte me aq kujdes nga Kur’ani dhe Suneti.

Kontributi i saj nuk është vetëm në shkencat fetare, por edhe në fusha të tjera të dijes, si në mjekësi e letërsi. Tregohet se në një rast Abdullah bin Zubejri iu drejtua asaj me këto fjalë: “O nëna ime! Për Zotin nuk çuditem nga informacioni që ke mbi gjenealogjinë e fiseve arabe, sepse je bija e EbuBekrit. Nuk habitem as për dijet dhe informacionin që ke rreth fesë, pasi t’i ka mësuar i dërguari i Zotit a.s. Nuk çuditem as nga erudicioni yt mbi poezinë arabe. Ajo që më mahnit dhe më lë pa fjalë, janë njohuritë e tua rreth mjekësisë. Nga i ke mësuar këto?”

Aishja iu përgjigj:”Biri im! Vitet e fundit të jetës, i dërguari i Zotit a.s. sëmurej shpesh. Sa herë që vinin delegacione nga fiset arabe, i jepnin receta të ndryshme për të trajtuar sëmundjet. Prej tyre mësova disa gjëra të mjekësisë”.

Me vdekjen e Aishes, shoqëria islame humbi shumë. Për këtë një nga nxënësit e saj shprehet: “Bashkë me të u varros një pjesë e madhe e njëthesari të paçmuar…”.

Për sa i përket letërsisë, thuhet se askush nuk e ka dëgjuar Aishen të përdorë ndonjë gjuhë tjetër (dialekt) përveç gjuhës së pastër letrare arabe, e cila shquhejpërnjë metaforë magjepsëse dhe forcë të madhe shprehëse.

Aishja ishte shumë e thjeshtë dhe bujare. Nëse i vinte si dhuratë ndonjë shumë parash, ajo e jepte sadaka të gjithë shumën ose pjesën më të madhe të saj.

Jeta e saj është e jeta e një njeriu me vlera të pakrahasueshme. Ajo, me shembullin, me moralin e lartë, me aftësitë e pashoqe, duke qenë një pishtar simbol i dijes, kulturës, urtësisë e edukatës së lartë, mbetet burimi i pasqyrimit të shembullit të gruas myslimane për të gjitha kohërat.