Atje, ata do të thërrasin: “O Zoti ynë, nxirrna se do të bëjmë vepra të mira e jo nga ato që kemi bërë.” (Atyre do t’u thuhet): “Vallë, a nuk jua zgjatëm jetën aq sa të mund të mendohej ai që donte të kujtonte (Allahun)?! Madje juve ju erdhi edhe paralajmëruesi? Andaj, shijoni (dënimin)! Për keqbërësit nuk ka kurrfarë ndihmësi!” (Fatir, 35/37)

Profeti a.s. ka thënë: “Dijani vlerën pesë dhuntive të Allahut përpara se vendin e tyre ta zënë pesë të tjera: Vlerën e shëndetit përpara se të vijë sëmundja, rinisë përpara se të vijë pleqëria, pasurisë përpara se të vijë varfëria, kohës së lirë përpara se ajo të zihet, jetës përpara vdekjes.” (Bejhakî, Shuabul Imân, Nr. 9575)

Profeti Muhamed a.s., i cili i ka treguar rrugët e shpëtimit dhe të suksesit mbarë njerëzimit në çdo fushë të jetës, kërkon dhe fton besimtarët që në pesë dhunti të Allahut të dalin përsëri fitues. Këto pesë dhurata të Allahut i janë dhënë çdokujt prej nesh dhe nëse ka një mirësi prej tij kjo shton edhe përgjegjësinë. Secila prej tyre i është dhënë njeriut për qëllime të caktuara dhe është e domosdoshme të shfrytëzohen në ato drejtime.

Vjen një ditë dhe shëndetin e zë sëmundja, kohën e lirë e zënë punë të cilat as që nuk e dimë se nga kanë dalë. “Ka dy dhunti të Allahut në të cilat shumë prej njerëzve janë në humbje: shëndeti dhe koha e lirë”. Këto janë dy thesare shumë të çmuar, të cilët kur humben, nuk kthehen më mbrapsht. Hapi i parë për t’i shfrytëzuar siç duhet është që të jemi të ndërgjegjshëm për vlerën e tyre.

Rinia është një mundësi e artë për çdokënd që e jeton atë. Të jemi realistë e të mendojmë. Përpara periudhës së rinisë gjendet fëmijëria. Në këtë moshë njeriu nuk e ndan dot të mirën nga e keqja, prandaj edhe fetarisht nuk është përgjegjës për çka vepron. Pas rinisë vjen pleqëria. Çdo moshë e njeriut ka vlerën e saj dhe pleqëria karakterizohet nga eksperienca dhe maturia. Profeti a.s. shprehet: “Po të mos ishin të moshuarit mes jush, atëherë do t’ju pushtonin problemet dhe sprovat”. Por ja që atëherë njeriu nuk e ka më gjallërinë fizike dhe fuqinë e dikurshme. Nisur nga ky fakt, në një fjalë të urtë thuhet: “Ah sikur për një moment të kthehesha në rini dhe t’i tregoja asaj se ç’më ka bërë pleqëria”; sepse s’do të kemi mundësi që të bëjmë gjithçka që duam. Allahu i Madhëruar në një hadith kudsi shprehet kështu për të rinjtë: “Të rinjtë që kryejnë adhurimet dhe jetojnë me vetëdijen se janë rob të Zotit, kanë vlerën e disa engjëjve të veçantë pranë Meje”. E si të ishte ndryshe kur ndërkohë që shumë persona rininë e tyre e kalojnë mes dëfrimesh e duke rendur pas kërkesave trupore, disa të tjerë, pavarësisht orientimit të egos, ruajnë qëndrueshmërinë, stoikë përballë çdo kërkese negative. Për të tillë persona Allahu ka shpërblime të veçanta, njërën ndër të cilat

Lypja është qortuar nga feja dhe i është kushtuar shumë rëndësi punës. Madje të punosh që të fitosh për veten dhe familjen në mënyrë që mos t’i bëhesh barrë askujt, është adhurim. Profeti a.s. ka thënë: “Varfëria është thuajse mohim”. Sepse ajo është sprovë e madhe. Prandaj njeriu duhet të dijë të mjaftohet me atë që ka dhe për të qenë një besimtar i mirë nevojitet që çfarë ka të dijë ta përdori siç duhet, duke u ruajtur në radhë të parë nga israfi/harxhimi i tepërt. Në një ajet kur’anor thuhet se Allahu nuk i do ata që harxhojnë me tepri. (En’am, 6/141). Po ashtu, Profeti a.s. jep myzhden se kush ruhet nga israfi, s’ka për të rënë asnjëherë në gjendje të keqe ekonomike. Ndërkohë, të pasurit duhet të dinë të shfrytëzojnë këtë mirësi duke dhënë zekatin, si një detyrim karshi Allahut dhe njerëzve në nevojë. Allahu i Madhëruar thotë:“Nëse më falënderoni, atëherë do t’jua shtoj mirësitë” (Ibrahim, 14/7). Falënderimi për pasurinë bëhet duke dhuruar prej saj.

Pavarësisht atyre që përmendëm më sipër, thesari më i çmuar që posedon njeriu është dhuntia e pestë e përmendur në këtë hadith, JETA. Por edhe kjo vjen një ditë dhe na ikën nga duart. Çdo gjë që mendonim se ishte me të vërtetë e jona do të na braktisë. Allahu na ka dhuruar një jetë të tërë për ta shfrytëzuar. Ajo, në fakt, është e shkurtër, aq e shkurtër sa nuk ia vlen të kapesh pas saj, as të zemërohesh me askënd dhe as që të këmbëngulësh në mohim ndaj ekzistencës së Zotit. Por mund të fitojë shumë lehtë një vlerë të paçmuar me anë të mënyrës se si e jetojmë atë. Prandaj këtu llogaria dhe përparësitë fitojnë rëndësi. Profeti a.s. shprehet kështu: “Gjatë gjithë jetës tri gjëra e ndjekin njeriun: Pasuria, familja dhe veprat e tij. Në derën e vdekjes dy prej tyre e braktisin atë dhe njëra vazhdon ta shoqërojë. E braktis pasuria për të cilën ai është stërmunduar ta fitojë. E braktis edhe familja pa të cilën ai nuk ia bënte dot dhe për të cilën ka punuar gjithë jetës, por nuk e braktis vepra e tij, e cila e ndjek besnike deri në llogaridhënie, e mirë apo e keqe qoftë ajo.”

E pra, jeta na jep mundësinë që të kthjellohemi në çështjen tonë dhe ekzistencës së Zotit, si dhe të pasurohemi me vepra të mira, sepse pas vdekjes nuk ka më kthim. Atje, ata do të thërrasin: “O Zoti ynë, nxirrna se do të bëjmë vepra të mira e jo nga ato që kemi bërë.” (Atyre do t’u thuhet): “Vallë, a nuk jua zgjatëm jetën aq sa të mund të mendohej ai që donte të kujtonte (Allahun)?! Madje juve ju erdhi edhe paralajmëruesi? Andaj, shijoni (dënimin)! Për keqbërësit nuk ka kurrfarë ndihmësi!” (Fatir, 35/37)

Veton Tulla

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here