Një mësuese e lëndëve fetare në një shkollë tregon: – Më erdhi një ditë një vajzë disi e ndrojtur. M’u afrua dhe më pyeti:
– A mund t’ju bëj një pyetje?
– Po, sigurisht. – i thashë.
– A bën ta mësoj Kur’anin përmendësh pa dijeninë e prindërve të mi? – më tha disi me ngurrim.
– Po, bën, – i thashë disi e hutuar nga kjo pyetje.
Kjo pyetje më ngjalli kureshtje dhe u orvata ta pyesja për arsyen:
– Pse nuk u tregon prindërve të tu se ke dëshirë të mësosh Kur’anin?
Ajo më dha një përgjigje të cilën nuk e prisja:
– Dëshiroj t’i befasoj ata me një kurorë prej drite në Ditën e Gjykimit.