DOBITË SHËNDETËSORE TË ABDESIT DHE NAMAZIT

               

Pse Zoti zgjodhi formë lutjeje, adhurimi, namazin?

Cilat janë dobitë e tij?

Është namazi një rëndesë për njeriun apo një lehtësim për të?

 

Dobitë e namazit.

 

  1. Të jep gjallërim në trup. Lëvizjet që bëhen në namaz, për shkak se ndodhin në kohët e ndryshme të ditës madje duke qenë të ngadalta nuk e lodhin zemrën dhe i japin një gjalërim trupit!

 

  1. Në trupin e atij që vendos kokën ne tokë 80 herë gjatë ditës në mënyrë ritmike shkon më tepër gjak. Ne dimë që gjaku bën:
  • Furnizimin e indeve me oksigjen, në këtë rast furnizon trurin i cili bëhet më aktiv dhe funksionon më mirë.
  • Furnizimin e trupit me materie ushqyese si Glukoza, Amino Acidet dhe Acide Yndyrore të tretura në gjak (p.sh. lipidet e gjakut).
  • Largimin e gazrave dëmtuese si Dioksid Karboni, Urea dhe Acidi Llaktik.
  • Funksion imunologjik, duke përfshirë qarkullimin e qelizave te bardha, dhe zbulimin e materialeve te huaja nga antitrupat.
  • Kuagulimin, që është një pjesë e mekanizmit të trupit për vetë-riparim.
  • Funksionet transportuese, duke përfshirë transportin e hormoneve dhe sinjalizimin për dëme të indeve.
  • Rregullimin e pH(normalja e pH të gjakut është në mes vlerave 7.35 – 7.45).

Pjesa e kokës gjatë sexhdes ndodhet më poshtë kraharorit dhe në këtë mënyrë shkon më shumë volum gjaku në pjesën e kokës. Kjo është një ndër arsyet që qelizat e trurit ushqehen mirë. Tek ata njerëz që falin namaz, shumë rrallë shikohet të kenë personalitet teë dobet dhe humor të keq. Njerëzit që falin namaz kalojnë një jetë më të mirë shëndetësore.

 

  1. Për shkak se ulen dhe ngrihen në mënyrë të drejtë, sytë e njerëzve që falin namaz përfitojnë qarkullim më të shpejtë të gjakut. Tek këta njerëz nuk rritet tensioni në sy si dhe sigurohet këmbimi i vazhdueshëm i lëngut nga këndi i syrit. Kjo bën që syri të mbrohet nga sëmundja e retinopatisë hipertensionale.

 

  1. Duke ushtruar rregullisht aktivitete sportive. Namazi nga ana fizike për njerun është gjithashtu një lloj ushtrimi, minutat e të cilit gjatë ditës mund të shkojnë 30-60 min. Por nuk është ky qëllimi kryesor i tij, por një urtësi të cilën ne e shohim në kryerjen e namazit, sepse ne gjatë namazit, lutemi, falemi, adhurojme Krijuesin e gjithësisë. Namazi është një rregull lutjeje i vendosur prej Zoti, dhe ky rregull fsheh në tërësinë e tij shumë dobi shëndetësore. Në obligimet qe na ka urdheruar Zoti, nëse hulumtojmë dhe meditojmë në to, do të shohim se ka dobi të jashtëzakonshme, dhe nuk janë vendosur për keq apo për ta munduar njeriun.

 

  1. 5. Lëvizjet izometrike në namaz ndihmojnë mirë në përzierjen e ushqimeve në stomak. Ndikon në mosgrumbullimin e vrerit! (lengu biliar).
  2. Lëvizjet që kryen gjatë faljes së namazit ndikojnë dhe në kryerjen e funksioneve të kanaleve të urinës dhe veshkave. Vihet re edhe pengimi i formimit te gureve ne veshka si dhe ndihmon me lehtesi në zbrazjen e fshikëzës së urinës.

 

  1. Gjatë faljes së namazit, njeriu vë në lëvizje muskujt që gjatë ditës janë në pauzë dhe evitojnë një sërë sëmundjesh si dhe shtrëgimin e muskujve.

 

  1. Mjekët kanë dalë në përfundim se lëvizjet e trupit në kohë të caktuar kanë një rëndësi të madhe.

 

  1. Kohët e namazit janë të përshtatshëm për freskimin e qarkullimin e gjakut si dhe freskimit të frymëmarrjes. Qarkullimi i gjakut e bën njeriun më aktiv duke i mundësuar të kryejë obligimet e mundshme gjatë ditës.

 

  1. Namazi i sabahut është jashtëzakonisht shumë i rëndësishëm për besimtarin/en. Duke iu referuar studimeve shkencore, njeriu përfiton shumë dobi shëndetsore nga namazi i sabahut. Gjatë kohës së agimit, gazi i ozonit O³ është në përqindje më të lartë i cili pakësohet gjatë lindjes së diellit! Ky gaz ka ndikim të fuqishëm tek sistemi nervor. Me lejen e Zotit do të përmendim disa dobi shëndetësore lidhur me zgjimin nga gjumi herët në agim:
  • Në agim gazi i ozonit O³ gjendet në përqindjen më të lartë në atmosferë, më pas vjen duke u pakësuar gradualisht derisa humbet plotësisht më lindjen e diellit. Kohët e fundit është zbuluar se gazi i ozonit – një nga izotopet e oksigjenit që gjendet në shtresat e larta të atmosferës për të mbrojtur tokën nga disa rreze të dëmshme gjatë agimit zbret në shtresat e poshtme që rrethojnë tokën dhe ngrihet përseri lart kur lind dielli. Mjekët janë çuditur nga efektet shëruese të këtij gazi. Ai shëron shumë sëmundje psiqike dhe fizike pa dhënë asnjë efekt anësor. Gazi i ozonit ndikon pozitivisht në sistemin nervor, ai gjallëron aktivitetin mendor dhe atë fizik. Është vërtetuar se injektimi i ozonit në trupin e njeriut mund t’i japë atij një gjallëri të jashtëzakonshme dhe një gëzim të madh. Për këtë arsye kush zgjohet herët në agim dhe thith ajrin e pastër, përjeton një gjendje të veçantë dhe ndjen një kënaqësi që nuk arrin ta ndiejë në asnjë orë tjetër të ditës apo të natës.
  • Zgjimi herët ndërpret gjumin e gjatë. Është zbuluar se njerëzve që zakonisht flenë shumë iu shfaqen sëmundje të zemrës, e veçanërisht bllokimi i enëve të gjakut

(Atherosclerosis).

 

Këto ishin disa nga mirësitë të cilat Zoti i jep ato gjatë namazit. Duhet shtuar përfundimisht se, këto dobi janë ato që spikatin deri më tani, duke marrë parasysh kapacitetet tona të sotshme të studimeve, e deri nesër, me zgjerimin e mundësive, dobi akoma më të fshehura do të dalin në pah, të cilat do të vërtetojnë më shumë fjalën e Zotit se në fenë e tij ka lehtësim të madh për njerëzit. Thiotë Zoti në Kuran: “Prandaj, me kujtoni Mua (me namaz e lutje) që Unë t‘ju kujtoj (me shpërblime) dhe falenderomëni Mua (duke mu bindur) e mos i mohoni dhuntitëe Mia (me mosbindje)!’’ Kuran, 2:157

 

Nga Arbi Tarja dhe Arion Xhemali