Kreu Familja FALEMINDERIT ZOTI IM…

FALEMINDERIT ZOTI IM…

0

 

Faleminderit Zoti im që më ke bërë fëmijë të dëgjueshëm.
Zoti im, unë e dua gjithçka që Ti ke krijuar.
Unë i ujis lulet në shtëpinë time.
I ushqej macet e uritura në rrugë.
Unë e ndaj gjithçka me shokët e mi.
I ndihmoj të moshuarit.
Mami më thotë gjithmonë që Ti më do më shumë kur bëj gjëra të mira.
Ajo thotë që njerëzit e mirë shkojnë në Xhenet.
Zoti im, më ndihmo të jem një njeri i mirë gjithë jetën time.

Faleminderit Zoti im që na ke dërguar Profetin Muhamed, paqja dhe bekimet qofshin mbi të, i cili ishte shumë i dashur me të gjithë.
Mami më thotë se fytyra e tij ishte e shndritshme e mbante aromë trëndafilash.
Profeti Muhamed, paqja dhe bekimet qofshin mbi të, i donte shumë fëmijët.
Sa do të doja që ai të më donte edhe mua.
Mami më thotë që në Xhenet do të mund ta shoh Profetin tonë, paqja dhe bekimet qofshin mbi të.
Zoti im! Unë e dua shumë Profetin tonë, paqja dhe bekimet qofshin mbi të, dhe të gjithë Profetët e tjerë.
Të lutem, bëj që edhe ata të më duan mua.

 

Faleminderit Zoti im për vendin e bukur në të cilin jetoj.
Unë e dua shumë atë.
I dua detet, pemët, lulet dhe gjelbërimin.
Babai më tregoi që në shtetin tonë rriten lloje të ndryshme frutash dhe perimesh.
Ai më tha se në botë ka shtete me bukuri të ndryshme.
Zoti im, më mundëso që kur të rritem të mund të vizitoj disa nga këto vende.
Më ndihmo të jetoj i lumtur në vendin tim.

 

Faleminderit Zoti im që më do mua e familjen time.
Gjithashtu të falënderoj që e ke krijuar trupin tim në një formë kaq të bukur.
Faleminderit që më ke dhënë zgjuarsi, që më ke bërë të dashur e ndihmues dhe për të gjitha lulet e bukura me aromë.
Të falënderoj shumë.
Faleminderit për të gjitha pemët dhe barin e gjelbër, për zogjtë, fluturat e insektet, për kafshët dhe krijesat e tjera, për diellin që ngroh e na jep dritë.

Faleminderit Zoti im për hënën dhe yjet që ndriçojnë natën, për peshqit dhe yjet e detit që në të notojnë, për ujin që pimë e me të cilin pastrohemi.
Të falënderoj për të gjitha gjërat e bukura që Ti ke krijuar.
Të falënderoj sa gjethe ka në pemë, sa valë ka në det, sa ka pika shiu dhe flokë bore.
ZOTI IM, TË DUA SHUMË.

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Exit mobile version