NAMAZI DHE DISPOZITAT E TIJ

Falja e namazit është kushti i dytë dhe më i rëndësishëm i fesë Islame pas dëshmisë së shehadetit. Pesë namazet ditore janë bërë farz për çdo mysliman, burrë apo grua në natën e Miraxhit. Namazi është një adhurim që bëhet për të zbatuar urdhrin e Allahut. Zbatimi i urdhrave të Allahut i jep njeriut prehje e qetësi. Namazi është mes Zotit dhe robit të Tij, një përmendje, një lutje, një përgjërim i robit ndaj Tij. Zoti urdhëron kështu në Kuran: “…dhe kryej faljen për të më kujtuar Mua![1] Ndërsa për rëndësinë e tij Profeti Muhamed (a.s.) thotë: “Namazi është shtylla e fesë. Ai që e mban në këmbë këtë shtyllë, ka mbajtur në këmbë fenë e tij; ndërsa ai që e shemb këtë shtyllë, ka shembur fenë e tij[2].

Namazi, përveçse e pastron besimtarin nga gjynahet, e mbron atë nga ligësitë dhe e çon në shpëtim. Allahu thotë: “Vërtet që namazi të ruan nga shthurja dhe nga çdo vepër e shëmtuar dhe vërtet që përmendja e Allahut është më e madhja! Allahu di gjithçka që ju bëni.[3]

Profeti ynë i nderuar na këshillon që fëmijët duhet ta mësojnë faljen e namazit qysh në moshën shtatë vjeç dhe kur të arrijnë në moshën e pubertetit ta vazhdojnë pa e lënë asnjëherë atë.

Meqë në namaz dalim para Allahut, si kusht i parë duhet që të jemi të pastër. Është kusht që trupin, veshjen si dhe vendin ku do të falemi, t’i kemi të pastër, përndryshe, namazi nuk mund të fillohet.

 

Kohët  e namazave ditore

Zoti në Kur’an urdhëron e thotë: “Namazi është detyrë për besimtarët në kohë të caktuar[4]. Dita ka pesë namaze. Këta janë: Sabahu, yleja, ikindia, akshami dhe jacia. Tani le të mësojmë pak rreth pesë kohëve të namazit.

Namazi i sabahut (mëngjesi): Koha e namazit të sabahut fillon prej agimit e deri në lindjen e diellit. Me agim kuptojmë atë çast kur errësira fillon të venitet nga një dritë e hollë në horizont. Me shfaqjen e kësaj drite fillon dhe koha e namazit të sabahut. Namazi i sabahut përbëhet nga katër rekatë, dy sunet dhe dy farz.

Namazi i drekës (yleja): Koha e namazit të drekës fillon kur dielli arrin pikën më të lartë dhe fillon të drejtohet nga perëndimi. Ky namaz ka 10 rekatë, katër sunet, katër farz dhe dy sunet të fundit.

Namazi i ikindisë (pasditja): Koha e namazit të ikindisë fillon atëherë kur mbaron koha e namazit të drekës dhe vazhdon deri në perëndim të diellit. Ka tetë rekatë, katër sunet dhe katër farz.

Namazi i akshamit (pas perëndimit të diellit): Koha e namazit të akshamit fillon sapo perëndon dielli dhe përfundon kur zhduket krejtësisht bardhësia. Ka pesë rekatë, tre farz dhe dy sunet.

Namazi i jacisë (darka): Koha e tij fillon kur përfundon koha e namazit të akshamit dhe vazhdon deri në agim. Ka dhjetë rekatë, katër sunet, katër farz dhe dy sunete të fundit.

Namazi i vitrit: Është namaz vaxhib dhe falet pas namazit të jacisë. Ka tre rekatë.

  

FARZET E NAMAZIT

Namazi është nga ata adhurime që Allahu i Lartësuar i ka urdhëruar në mënyrë të prerë për çdo mysliman e myslimane të shëndoshë mendërisht e që ka arritur moshën e pubertetit (pjekurisë seksuale).

Namazi ka dymbëdhjetë farze. Gjashtë nga këto plotësohen para namazit dhe quhen ‘kushtet e namazit’. Ndërsa gjashtë të tjerat plotësohen gjatë namazit dhe quhen ‘shtyllat e namazit’.

 

A) Kushtet e namazit

 

  1. Pastrimi i brendshëm: Pastrimi nga jashtëqitjet dhe gjendja e papastër: Bëhet me abdes, me gusul ose në pamundësi të tyre, me tejemum.
  2. Pastrimi i jashtëm: Pastërtia e jashtme e trupit, veshjes dhe vendit ku do të falet namazi.
  3. Mbulimi i pjesëve të trupit: Është mbulimi i vendeve që duhet të mos duken gjatë namazit. Për meshkujt është pjesa e trupit mes kërthizës dhe gjunjëve (përfshi kërthizën dhe gjunjët), kurse për gratë është i gjithë trupi, përveç fytyrës, duarve gjer në kyçe dhe këmbëve gjer në kyçe.
  4. Hyrja e kohës së namazit: Për ta falur një namaz, duhet të ketë hyrë koha e caktuar për faljen e tij. Secili namaz, farz (i detyrueshëm) apo vaxhib (i domosdoshëm), ka kohën e vet të faljes. Namazet duhet të falen brenda kohës së tyre. Një namaz që falet para se t’i vijë koha, është i pavlefshëm, kurse namazi që lihet pas kohës përkatëse, bart përgjegjësi të rëndë.
  5. Drejtimi nga kibla: Do të thotë kthimi në drejtim të Qabes. Në qoftë se dikush gjatë namazit e shmang gjoksin nga ky orientim, atij i prishet namazi.
  6. Nijeti: Duhet bërë nijet për çdo namaz që do të falet. Për namazet që falen në xhemat me imam, duhet që imami të bëjë nijet për t’u bërë imam, po edhe secili person duhet të bëjë nijet për t’u falur pas imamit dhe nën drejtimin e tij.

 

B) Shtyllat e namazit

 

  1. Tekbiri fillestar: Namazi fillon me tekbir, i cili shprehet me “Allahu Ekber”.
  2. Qëndrimi në këmbë (kijam): Të qëndrohet në këmbë për një pjesë kohe gjatë faljes së namazit.
  3. Këndimi i Kuranit (kiraet): Leximi i një pjesë të Kuranit gjatë qëndrimit në këmbë.
  4. Ruku: Të përkulet mesi derisa duart të prekin gjunjët.
  5. Sexhde: Rënia në sexhde dy herë në duke vendosur në tokë disa pjesë të trupit.
  6. Ndenja e fundit: Të rrihet ndenjur në rekatin e fundit të namazit aq sa të këndohet lutja ‘Ettehijjatu’.

 

VAXHIBET E NAMAZIT

  1. Fillimi i namazit duke thënë ‘Allahu Ekber’.
  2. Këndimi i sures ‘Fatiha’.
  3. Këndimi i një sureje të dytë pas ‘Fatihasë’ në dy rekatet e para të namazeve farz dhe në çdo rekat të namazeve vaxhib, sunet e nafile.?
  4. Vendosja e hundës bashkë me ballin në sexhde.
  5. Këndimi i ‘Ettehijjatu’ në uljen e parë dhe të fundit.
  6. Dhënia e selamit në fund të namazit.
  7. Respektimi i ‘ta’dili erkanit’, kryerjes në mënyrë të rregullt të shtyllave të namazit.

 

SUNETET E NAMAZIT

  1. Këndimi i ezanit dhe i ikametit për pesë kohët e namazit dhe namazin e xhumasë.
  2. Ngritja e duarve lart në tekbirin fillestar të çdo namazi, në tekbirin e kunutit, të vitrit dhe në tekbiret shtesë te namazet e bajrameve.
  3. Leximi pa zë i ‘Subhanekes’ dhe ‘Eudhu Besmeles’.
  4. Shqiptimi ‘Amin’ në fund të sures ‘Fatiha’.
  5. Të thuash ‘Subhane Rabijel adhim’ tre herë në ruku dhe ‘Subhane Rabijel a’la’ tre herë në çdo sexhde.
  6. Të mbash gjunjët e krahët në ruku drejt dhe pa i përkulur, si dhe të mbash drejt pjesën e shpinës. (Femrat i përthyejnë pak gjunjët dhe shpinën e mbajnë pak të ngritur lart).
  7. Gjatë qëndrimit ulur në namaz, këmba e majtë shtrihet dhe ulemi mbi të, ndërsa këmba e majtë mbahet drejt me gishtat e kthyer nga kibla. (Femrat i mbajnë shtrirë këmbët në të djathtë të tyre dhe ulen në tokë).
  8. Këndimi pa zë i ‘Ettehijjatu’, ‘salavateve’ dhe ‘duave’ gjatë qëndrimit ulur.

 

MEKRUHET E NAMAZIT

  1. Të luash në namaz me rrobat apo me ndonjë gjë tjetër.
  2. Të falësh namaz në kushtet e shtrëngesës për të kryer nevojat personale.
  3. Mbyllja e syve, shikimi lart, majtas e djathtas.
  4. Mbështetja diku gjatë namazit.
  5. Kërcitja e gishtërinjve.
  6. Prania e fotove ose pamjeve që kanë gjallesa, njerëz e kafshë para atij që fal namaz, ose rënia në sexhde mbi një foto ose pamje me gjallesa.
  7. Të shkrifësh trupin në shenjë rehatie ose ardhje të gjumit.

 

Situatat që e prishin namazin

  1. Kur prishet abdesi gjatë faljes, prishet edhe namazi.
  2. Kur gjatë faljes flitet diçka që nuk i përket namazit.
  3. Kur qeshet me zë, aq sa ta dëgjojë personi ngjitur, atëherë prishet edhe abdesi edhe namazi.
  4. Kur qeshet me zë aq sa ta dëgjojë vetëm personi që qesh, atëherë prishet vetëm namazi.
  5. Të ngrënët dhe të pirët gjatë namazit.
  6. Kur kraharori shmanget në mënyrë të vullnetshme, nga drejtimi i kibles.
  7. Zbulimi i vendeve të turpshme, të cilat duhet të mbulohen në namaz.
  8. Nëse njeriu që po falet merret me diçka tjetër, saqë të tjerët mendojnë se ai nuk po falet.
  9. Përpjekja për t’u kollitur pa pasur nevojë.
  10. Kur qahet e rënkohet për diçka në lidhje me çështjet e kësaj bote.

E qara prej frikës dhe dashurisë ndaj Allahut nuk e prish namazin.

 

E z a n i

Allahu Ekber, Allahu Ekber                         Zoti është më i madhi,  Zoti është më i madhi

Allahu Ekber, Allahu Ekber                         Zoti është më i madhi,  Zoti është më i madhi

Eshhedu en la ilahe il’lallah                        Deklaroj se nuk ka Zot tjetër përveç Allahut

Eshhedu en la ilahe il’lallah                        Deklaroj se nuk ka Zot tjetër përveç Allahut

Eshhedu enne Muhammeden Resulullah   –  Deklaroj se Muhamedi është i dërguari i Allahut

Eshhedu enne Muhammeden Resulullah   –  Deklaroj se Muhamedi është i dërguari i Allahut

Hajja ales salah                                                           Eja në namaz

Hajja ales salah                                                           Eja në namaz

Hajja alel felah                                                            Eja në shpëtim

Hajja alel felah                                                            Eja në shpëtim

Allahu Ekber, Allahu Ekber                        Zoti është më i madhi,  Zoti është më i madhi

La ilahe il’lallah                                                       Nuk ka Zot tjetër përveç Allahut

 

 

I k a m e t i

Allahu Ekber, Allahu Ekber                            Zoti është më i madhi,  Zoti është më i madhi

Allahu Ekber, Allahu Ekber                            Zoti është më i madhi,  Zoti është më i madhi

Eshhedu en la ilahe il’lallah                         Deklaroj se nuk ka Zot tjetër përveç Allahut

Eshhedu en la ilahe il’lallah                         Deklaroj se nuk ka Zot tjetër përveç Allahut

Eshhedu enne Muhammeden Resulullah   –  Deklaroj se Muhamedi është i dërguari i Allahut

Eshhedu enne Muhammeden Resulullah   –  Deklaroj se Muhamedi është i dërguari i Allahut

Hajja ales salah                                                 Eja në namaz

Hajja ales salah                                                 Eja në namaz

Hajja alel felah                                                  Eja në shpëtim

Hajja alel felah                                                  Eja në shpëtim

Kad kametis-salah                                             Filloi namazi

Kad kametis-salah                                             Filloi namazi

Allahu Ekber, Allahu Ekber                         Zoti është më i madhi, Zoti është më i madhi

La ilahe il’lallah                                               Nuk ka Zot tjetër përveç Allahut

 

 

FALJA E PESË NAMAZEVE DITORE

 

NAMAZI I SABAHUT

Le të fillojmë nga mënyra sesi falet suneti i namazit të sabahut:

Pasi bëhen përgatitjet e duhura për namaz dhe hyn koha e tij, qëndrohet në këmbë duke u kthyer në drejtim të Kibles (Qabes) dhe bëjmë nijetin:

“Për hir të Allahut, bëra nijet të fal sunetin e namazit të sabahut”.

Ngrihen duart dhe shqiptojmë tekbirin fillestar “Allahu Ekber”, (Allahu është më i madhi) meshkujt i ngrenë duart deri te bulëzat e veshëve, ndërsa femrat i ngrenë duart gjer në nivelin e supeve.

Pas tekbirit duart lidhen, duke vendosur dorën e djathtë mbi të majtën dhe mbërthyer me gishtin e madh dhe të vogël kyçin e dorës së majtë. Meshkujt i mbajnë duart nën kërthizë, ndërsa femrat i vendosin ato mbi gjoks. Gjatë qëndrimit në këmbë lexohet Subhaneke, pastaj thuhet: Eudhubil-lahi minesh-shejtanirr-rraxhim Bismil-lahirr-rrahmanirr-rrahim, (Kërkoj strehim tek Allahu nga djalli i mallkuar, Me emër të Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit, surja Fatiha dhe një sure tjetër, ose disa ajete kuranore.

 

Subhaneke:

سُبْحَانَكَ اللَّهُمَّ وَ بِحَمْدِكَ وَ تَبَارَكَ اسْمُكَ وَ تَعَالَى جَدُّكَ وَ لا إِلَهَ غَيْرُكَ

Subhaneke allahumme ue bi hamdik ue tebarekesmuk ue teala xhedduk ue la ilahe gajruk.

Përkthimi:

Zoti im, Ty të takon përsosmëria  dhe falënderimi, i lartësuar qoftë emri Yt dhe madhështia Jote, nuk ka zot përveç Teje.

 

Surja Fatiha:

بِسْمِ اللَّـهِ الرَّحْمَـٰنِ الرَّحِيمِ ﴿١

الْحَمْدُ لِلَّـهِ رَبِّ الْعَالَمِينَ ﴿٢﴾  الرَّحْمَـٰنِ الرَّحِيمِ ﴿٣﴾  مَالِكِ يَوْمِ الدِّينِ ﴿٤﴾  إِيَّاكَ نَعْبُدُ وَإِيَّاكَ نَسْتَعِينُ ﴿٥

اهْدِنَا الصِّرَاطَ الْمُسْتَقِيمَ ﴿٦﴾  صِرَاطَ الَّذِينَ أَنْعَمْتَ عَلَيْهِمْ غَيْرِ الْمَغْضُوبِ عَلَيْهِمْ وَلَا الضَّالِّينَ ﴿٧

 

  1. Bismil-lahi-rrahmani-rrahim
  2. Elhamdu lil-lahi rabbil alemin
  3. Err-Rrahmanirr-Rrahim
  4. Maliki jeumid-din
  5. Ijjake nabudu ue ijjake nestein
  6. Ihdinas-siratal-mustekim
  7. Siratal-ledhine enamte alejhim gajril-magdubi alejhim ue led-dal-lin.

 

Përkthimi:

  1. Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit
  2. Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve
  3. të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit
  4. Sunduesit të Ditës së Gjykimit
  5. Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm prej Teje ndihmë kërkojmë
  6. Udhëzona në rrugën e drejtë
  7. Në rrugën e atyre që u ke dhënë mirësi, e jo në të atyre që Je i hidhëruar dhe as në të atyre që janë të humbur.

 

Surja Keuther:

بِسْمِ اللَّـهِ الرَّحْمَـٰنِ الرَّحِيمِ

اِنَّٓا اَعْطَيْنَاكَ الْـكَوْثَرَۜ ﴿١﴾  فَصَلِّ لِرَبِّكَ وَانْحَرْۜ ﴿٢﴾  اِنَّ شَانِئَكَ هُوَ الْاَبْتَر﴿٣﴾

  1. Inna e’atajna kel-keuther
  2. Fesal-li li rabbike uen-har
  3. Inne shanieke huel-ebter.

 

Përkthimi:

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit.

 

  1. Ne, vërtet, të dhamë ty shumë të mira.
  2. Kështu pra, falu dhe ther kurban për hir të Zotit tënd.
  3. E s’ka dyshim se ai që të urren ty është farësosur.

 

Biem në ruku duke thënë “Allahu Ekber”. Meshkujt përkulen paralel me tokën, pa i përthyer gjunjët dhe bërrylat, duke i vendosur pëllëmbët mbi gjunjë. Ndërsa femrat, ndryshe nga meshkujt, duart i vendosin më lart se gjunjët, të cilët i përthyejnë pak.

Gjatë rukusë përsërisim tri herë: “Subhane Rabbije’l-Adhim – سُبْحاَنَ رَبِّيَ العَظِيْمُ – I përsosur është Zoti im Madhështori.”

Pastaj duke thënë “Semi’allahu limen hamideh -سَمِعَ اللَّهُ لِمَنْ حَمِدَهُ  – Allahu e dëgjon atë që e falënderon” ngrihemi nga rukuja dhe duke drejtuar trupin shtojmë: “Rabbena leke’l hamd – رَبَّنَا لَكَ الحَمْدُ – Zoti ynë, falënderimi të takon Ty”.

Pastaj, duke thënë “Allahu Ekber”, biem në sexhde ku përsërisim tri herë “Subhane Rabbijel A’la – سُبْحاَنَ رَبِّيَ الأَعْلَى  – I përsosur është Zoti im i Lartësuar”. Në këtë pozicion duhet që gjunjët, duart, balli, hunda dhe gishtat e këmbëve të prekin tokën.

Pastaj ngrihemi nga sexhdeja dhe themi “Allahu Ekber”. Meshkujt ulen mbi këmbën e majtë, duke kthyer gishtin e madh të së djathtës në drejtim të kibles; ndërsa femrat ulen mbi këmbët e kthyera djathtas.

Duke thënë “Allahu Ekber” ngrihemi në këmbë dhe lidhim duart për fillimin e rekatit të dytë.

Këtu lexojmë me radhë Bismil-lahirr-rrahmanirr-rrahim, suren Fatiha dhe një sure të shkurtër, më pas, ashtu si në rekatin e parë, biem në ruku dhe dy herë në sexhde.

Pastaj qëndrojmë ulur dhe lexojmë me radhë “Ettehijjatu”, salavatet dhe lutjet nga Kur’ani.  Duke kthyer      kokën nga e djathta japim selam: “Es’selamu alejkum ue rahmetullah”, السَّلَامُ عَلَيْكُم وَ رَحْمَةُ اللَّهِ

Pastaj e kthejmë kokën nga e majta duke dhënë po të njëjtin selam.

Kuptimi i selamit (përshëndetjes) së mësipërme është: “Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi ju!”. Duke shqiptuar “Allahu Ekber” ulemi për së dyti në sexhde, ku përsërisim tri herë “Subhane Rabbijel A’la”.

 

Surja Ihlas:

بِسْمِ اللَّـهِ الرَّحْمَـٰنِ الرَّحِيمِ

قُلْ هُوَ اللّٰهُ اَحَدٌۚ ﴿١﴾  اَللّٰهُ الصَّمَدُۚ ﴿٢﴾  لَمْ يَلِدْ وَلَمْ يُولَدْۙ ﴿٣﴾  وَلَمْ يَكُنْ لَهُ كُفُواً اَحَدٌ ﴿٤﴾

  1. Kul hu’uallahu ehad
  2. All-llahus-Samed
  3. Lem jelid ue lem juled
  4. Ue lem jekul-lehu kufu’uen ehad.

 

Përkthimi:

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit.

  1. Thuaj: Ai, Allahu është Një
  2. Allahut i mbështetet (gjithçka)
  3. Ai as nuk lind, as nuk është i lindur
  4. Dhe askush nuk është i barabartë (a i krahasueshëm) me Të

Ettehijjatu:

التَّحِيَّاتُ لِلَّهِ وَ الصَّلَوَاتُ وَ الطَّيِّبَاتُ السَّلَامُ عَلَيْكَ أَيُّهَا النَّبِيُّ وَ رَحْمَةُ اللَّهِ وَ بَرَكَاتُهُ السَّلَامُ عَلَيْنَا وَ عَلَى عِبَادِ اللَّهِ الصَّالِحِينَ،

أَشْهَدُ أَنْ لَا إِلَهَ إِلَّا اللَّهُ وَ أَشْهَدُ أَنَّ مُحَمَّدًا عَبْدُهُ وَ رَسُولُهُ.

 

Et-tehijjatu lil-lahi ues-salauatu uet-tajjibat. Es-selamu alejke ejjuhen-nebijju ue rahmetullahi ue berekatuh. Es-selamu ‘alejna ue ‘ala ibadilahis-salihin.

Esh-hedu en la ilahe il-lallah ue esh-hedu enne Muhammeden abduhu ue resuluh.

 

Përkthimi:

(Përshëndetjet, lutjet dhe mirësitë i takojnë Allahut. Paqja, mëshira dhe begatitë e Allahut qoftë mbi ty, o i Dërguar i Zotit. Paqja qoftë mbi ne dhe mbi të gjithë njerëzit e mirë të Zotit.

Dëshmoj se nuk ka zot tjetër përveç Allahut dhe dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i dërguari i Tij).

Salavatet:

اللَّهُمَّ صَلِّ عَلَى مُحَمَّدٍ، وَ عَلَى آلِ مُحَمَّدٍ، كَمَا صَلَّيْتَ عَلَى إِبْرَاهِيمَ، وَ عَلَى آلِ إِبْرَاهِيمَ، إِنَّكَ حَمِيدٌ مَجِيدٌ

 

Allahumme sali ala Muhammedin ue ala ali Muhammed, kema salejte ala Ibrahime ue ala ali Ibrahim, inneke hamidun mexhid.

 

اللَّهُمَّ بَارِكْ عَلَى مُحَمَّدٍ، وَعَلَى آلِ مُحَمَّدٍ، كَمَا بَارَكْتَ عَلَى إِبْرَاهِيمَ، وَعَلَى آلِ إِبْرَاهِيمَ، فِي الْعَالَمِينَ إِنَّكَ حَمِيدٌ مَجِيدٌ

Allahumme barik ala Muhammedin ue ala ali Muhammed, kema barekte ala Ibrahime ue ala ali Ibrahim, inneke hamidun mexhid.

 

Përkthimi:

(O Zoti im, lartësoje Muhamedin dhe familjen e tij, siç lartësove Ibrahimin dhe familjen e tij. Ti je i falënderuar dhe i lartësuar).

(O Zoti im, bekoje Muhamedin dhe familjen e tij, siç bekove Ibrahimin dhe familjen e tij. Ti je i falënderuar dhe i lartësuar).

 

Duatë:

اللَّهُمَّ رَبَّنَا آتِنَا فِي الدُّنْيَا حَسَنَةً وَ فِي الْآخِرَةِ حَسَنَةً وَ قِنَا عَذَابَ النَّارِ

Rabbena atina fid-dunja haseneten ue fil ahireti haseneten ue kina adhaben-nar.

اللَّهُمَّ رَبّنَا اِغْفِرْ لِي وَ لِوَالِدَيَّ وَ لِلْمُؤْمِنِينَ يَوْم يَقُوم الْحِسَابُ

Rabbena gfir li ue li-ualidejje ue lil-mu’minine jeume jekumul-hisab.

 

Përkthimi:

(Zoti ynë, na jep të mira në këtë jetë, të mira edhe në botën tjetër, dhe na ruaj nga dënimi i zjarrit).

(Zoti ynë, më fal mua, prindërit e mi dhe besimtarët, ditën kur do të japim llogari).

 

Dy rekatet farz të namazit të sabahut:

Në fillim bëhet nijeti: “Për hir të Allahut, bëra nijet të fal farzin e namazit të sabahut në kohë”.

Farzi i namazit të sabahut falet njëlloj si suneti i sabahut vetëm se para farzit burrat thërrasin ikametin.

 

 

NAMAZI I YLESË

Katër rekatet e parë sunet të ylesë:

Në fillim bëhet nijeti: “Për hir të Allahut, bëra nijet të fal sunetin e namazit të ylesë”.

Dy rekatet e para falen njëlloj si dy rekatë sunet të namazit të sabahut. Në uljen e parë lexojmë vetëm Ettehijjatun, ngrihemi në këmbë pa lexuar Subhaneken, lexojmë Bismilahin, Fatihanë dhe një sure. Pastaj shkojmë në ruku, sexhde dhe kalojmë në rekatin e katërt i cili falet njëlloj si rekati i tretë. Në fund të rekatit të katërt ulemi dhe lexojmë “Ettehijjatun, Allahumme sal’li-barik dhe Rabbena”. Pastaj japim selam.

Katër rekatet farz të ylesë:

Bëhet nijeti: “Për hir të Allahut, bëra nijet të fal farzin e namazit të ylesë në kohë”.

Dy rekatet e para falen si namazi i sabahut. Në fund të rekatit të dytë ulemi dhe lexojmë Ettehijjatun. Ngrihemi në rekatin e tretë, lexojmë Bismilahin dhe Fatihanë. Pas rukusë dhe sexhdeve ngrihemi në rekatin e katërt. Përsëri lexojmë Bismilahin dhe Fatihanë, bëjmë rukunë dhe sexhdet dhe ulemi në uljen e fundit ku lexojmë “Ettehijjatun, Allahumme sal’li-barik dhe Rabbena”.

Suneti i fundit i ylesë:

Bëhet nijeti: “Për hir të Allahut, bëra nijet të fal sunetin e fundit të namazit të ylesë”.

Falen njëlloj si suneti i namazit të sabahut.

 

NAMAZI I IKINDISË

Katër rekatet sunet të namazit të ikindisë:

Në fillim bëhet nijeti: “Për hir të Allahut, bëra nijet të fal sunetin e namazit të ikindisë”.

Dy rekatet e para falen si namazi i sabahut. Në uljen e parë lexohen “Ettehijjatu dhe Allahumme sal’li-barik”, pastaj ngrihemi në rekatin e tretë. Rekati i tretë fillon me leximin e Subhanekes dhe Eudhubismilahit, më pas vijon të falet njëlloj si dy rekatet e para. Në fund japim selam.

Katër rekatet farz të namazit të ikindisë:

Bëhet nijeti: “Për hir të Allahut, bëra nijet të fal farzin e namazit të ikindisë në kohë”.

Falen njëlloj si farzi i namazit të drekës.

 

NAMAZI I AKSHAMIT

Tre rekatet farz të namazit të akshamit:

Në fillim bëhet nijeti: “Për hir të Allahut, bëra nijet të fal farzin e namazit të akshamit në kohë”.

Falet njëlloj si farzi i drekës vetëm se pasi falet rekati i tretë ulemi në uljen e fundit dhe japim selam.

Dy rekatet sunet të namazit të akshamit:

Bëhet nijeti: “Për hir të Allahut, bëra nijet të fal sunetin e namazit të akshamit”.

Falet njëlloj si suneti i namazit të sabahut.

 

NAMAZI I JACISË

Katër rekatet sunet të jacisë:

Në fillim bëhet nijeti: “Për hir të Allahut, bëra nijet të fal sunetin e namazit të jacisë”.

Falen në të njëjtën mënyrë si katër rekatet sunet të ikindisë.

Katër rekatet farz të jacisë:

Bëhet nijeti: “Për hir të Allahut, bëra nijet të fal farzin e namazit të jacisë në kohë”.

Falen njëlloj si farzi i drekës.

Suneti i fundit i jacisë:

Bëhet nijeti: “Për hir të Allahut, bëra nijet të fal sunetin e fundit të namazit të jacisë”.

Falen njëlloj si suneti i namazit të sabahut.

 

NAMAZI I VITRIT[5]

3 rekate:

Rekati i parë: Subhaneke, Eudhu Bismil’lah, Fatiha, Sure

Rekati i dytë: Bismil’lah, Fatiha, Sure, Ettehijatu

Rekati i tretë: Bismil’lah, Fatiha, Sure, Duaja e Kunutit

Në uljen e fundit lexohen “Ettehijjatu, Allahumme sal’li-barik, Rabbena” dhe jepet selam.

Namazi i vitrit ka tre rekatë. Në fillim bëhet nijeti: “Për hir të Allahut, bëra nijet të fal namazin e vitrit në kohë”. Dy rekatet e para falen njëlloj si suneti i sabahut. Vetëm se në fund të rekatit të dytë lexohet vetëm Ettehijjatu dhe ngrihemi në rekatin e tretë. Shqiptojmë Bismil’lahin dhe lexojmë Fatihanë me një sure, pastaj ngremë duart lart duke thënë “Allahu Ekber”. Pasi marrim tekbir i lidhim përsëri duart dhe lexojmë duatë e kunutit. Pasi lexojmë duatë e kunutit biem në ruku, sexhde dhe në uljen e fundit. Në fund japim selam.

Namazi i vitrit nuk mund të falet me xhemat, përveçse në Ramazan.

 

Lutja e Kunutit:

 

الَّلهُمَّ إِنَّا نَسْتَعِيْنُكَ وَنَسْتَغْفِرُكَ وَ نَسْتَهْدِيْكَ وَنُؤْمِنُ بِكَ وَ نَتُوْبُ إِلَيْكَ وَنَتَوَكَّلُ عَلَيْكَ وَنُثْنِيْ عَلَيْكَ الْخَيْرَ كُلَّهُ نَشْكُرُكَ وَلَا نَكْفُرُكَ وَنَخْلَعُ وَنَتْرُكُ مَنْ يَفْجُرُكَ.

الَّلهُمَّ إِيَّاكَ نَعْبُدُ وَلَكَ نُصَلِّيْ وَنَسْجُدُ وَإِلَيْكَ نَسْعَى وَنَحْفِدُ نَرْجُوْ رَحْمَتَكَ وَنَخْشَى عَذَابَكَ إِنَّ عَذَابَكَ بِالْكُفَّارِ مُلْحِقٌ.

 

“Allahumme inna neste’inuke, ue nestagfiruke, ue nestehdik, ue nu’minu bike, ue netubu ilejk, ue neteukkelu alejk, ue nuthni alejkel-hajra kul-lehu, neshkuruke, ue la nekfuruk, ue nahleu’ ue netruku men jefxhuruk.

Allahumme ijjake na’budu, ue leke nusal-li ue nesxhudu, ue ilejke nes’a ue nahfidu. Nerxhu rahmeteke ue nahsha adhabek. Inne adhabeke bil-kuffari mulhik”.

 

Kuptimi:

“Allahu im (Zoti im)! Veç prej Teje kërkojmë ndihmë, prej Teje kërkojmë të na falësh mëkatet e të na udhëzosh në rrugë të drejtë.

Ty të besojmë, Ty të shfaqim pendimin e veç te Ti mbështetemi. Të gjitha të mirat veç prej teje vijnë, Ty të lavdërojmë, Ty të madhërojmë!

Ty të falënderojmë dhe kurrë s’jemi mosmirënjohës ndaj Teje. I braktisim dhe e shkëpusim çdo lidhje me ata që nuk u binden urdhrave të Tua.!”

“Allahu im (Zoti im)! Vetëm ty të adhurojmë, vetëm për Ty falim namaz dhe vetëm për Ty bëjmë sexhde, te Ti vrapojmë e mundohemi të bëjmë vepra të mira, që na afrojnë te Ti. Të adhurojmë gjithë dashuri dhe mëshirën Tënde e shpresojmë, por kemi frikë nga ndëshkimi Yt, pa dyshim, ndëshkimi Yt i kap mosbesimtarët!”

 

Sexhdeja e harresës (sehvi sexhde)

Fjala “sehv” do të thotë “gabim, harresë, hutim”. Sipas kësaj, sehvi sexhde quhet sexhdja që bëhet në fund të namazit kur vonohet një nga farzet e namazit ose kur braktiset apo vonohet njëri prej vaxhibeve të namazit për shkak gabimi, harrese ose hutimi. Nëpërmjet sehvi sexhdes, përmirësohet gabimi në namaz dhe kompensohet mangësia.

Sehvi sexhdeja bëhet kështu:

Në uljen e fundit të namazit këndohet vetëm Ettehijjatu, jepet selami vetëm nga e djathta, pastaj duke thënë “Allahu Ekber” bëhet dy herë sexhde dhe drejtohemi në qëndrimin ulur. Këtu këndohen me radhë Ettehijjatu, Allahumme sali-barik, Rabbena dhe jepet selami.

 

Sexhdja e tilavetit

Sexhdja e tilavetit quhet sexhdja e bërë kur këndohet ose dëgjohet njëri prej ajeteve të sexhdes që ndodhen në 14 vende të Kuranit, të cilat bëhen të ditura në Kuran. Kryerja e kësaj sexhdeje është vaxhib. Sexhdja e tilavetit bëhet vetëm një herë dhe pas saj nuk jepet selam. Nëse ajeti i sexhdes këndohet në namaz edhe sexhdja e tilavetit bëhet në po atë namaz, sexhdja e tilavetit bëhet kështu:

Duke bërë nijetin për sexhden e tilavetit thuhet “Allahu Ekber” pa i ngritur duart dhe shkohet një herë në sexhde. Në sexhde thuhet tri herë “Subhane rabbijel a’la”. Pastaj ngrihet duke thënë “Allahu Ekber”. Pas ngritjes në këmbë, është mustehab (e pëlqyeshme) të lexohet ajeti: “Gufraneke Rabbena ue ilejkel mesir”.

 

 

Rëndësia e faljes së namazit me xhemat (grup)

Xhemat, në falje, quhet ai grup njerëzish që falin namaz lidhur pas një imami nën drejtimin e tij. Për myslimanët është shumë e rëndësishme falja e namazit me xhemat, sepse profeti Muhamed (a.s.) është shprehur se ka 27 herë më shumë sevape se namazi i falur vetëm. Namazet farz mund të falen me xhemat ose vetëm. Por namazet sunet dhe vaxhib nuk falen me xhemat, përveç namazeve të teravisë, bajrameve dhe namazit të vitrit që falen gjatë muajit të Ramazanit.

Në aspektin social, falja e namazeve në grup, bën që njerëzit të njihen me njëri-tjetrin, të takohen shpesh e të bisedojnë. Gjatë këtyre bisedave, myslimanët shkëmbejnë njohuri për çështje fetare, përfitojnë shprehi e zakone të mira, si dhe me kohën heqin dorë nga zakonet e këqija. Gjithashtu myslimanët që falen së bashku, mësojnë shqetësimet e hallet e njëri-tjetrit dhe përpiqen të japin kontributin për zgjidhjen e tyre. Ky interesim dhe ndihma e përbashkët bën që të forcohen më fort ndjenjat vëllazërore mes besimtarëve. Profeti ynë i dashur e ka nxitur faljen në grup të pesë kohëve të namazit. Prandaj myslimanët, me sa kanë mundësi, duhet të falen së bashku.

Namazi me xhemat falet kështu:

Imami qëndron pak para xhematit dhe vet ai bën nijetin: p.sh. “Në emër të Allahut vendosa të fal farzin e sabahut, iu drejtova kiblës dhe imam për këtë xhemat”, pastaj merr tekbirin fillestar “Allahu Ekber”. Kurse xhemati e bën nijetin kështu: “Në emër të Allahut vendosa të fal farzin e sabahut, iu drejtova kiblës dhe iu mbështeta imamit”, “Allahu Ekber”.

Ndërkohë që imami lexon suren Fatiha, një sure apo ajete të tjera, xhemati vetëm dëgjon, ndërsa tekbiret gjatë faljes, duatë në ruku, sexhde dhe ndenjur, lexohen nga të gjithë. Personi i cili lidhet pas imamit në rekatin e parë lexon vetëm Subhaneken. Imami mund të lexojë suret me zë ose pa zë në varësi të namazit.

Për të falur namaz me xhemat mjaftojnë dy persona. Njëri bëhet imam dhe tjetri falet pas tij. Pas imamit mund të falet një fëmijë i moshës së rritur ose një grua dhe namazi që falin konsiderohet namaz me xhemat. Në një namaz me xhemat, edhe nëse personi vonohet, ai duhet të lidhet menjëherë pas imamit. Kur imami jep selam, ai ngrihet në këmbë dhe fal rekatet që nuk i ka arritur. Personi i cili arrin imamin para rukusë apo në ruku konsiderohet se e ka arritur rekatin. Ai që lidhet pas imamit nuk merr tekbir para imamit, si dhe nuk shkon në ruku e sexhde para tij.

 

Si e plotëson namazin ai i cili e arrin imamin në rekatin e dytë apo në rekatet e tjera?

 

Personi që e arrin imamin në rekatin e parë, në ruku apo para saj, vazhdon të falë namazin bashkë me imamin. Ata që e arrijnë imamin në rekatet e tjera falen kështu:

Nëse e arrin në rekatin e dytë: Bën nijetin, merr tekbir dhe lidhet pas imamit. Në uljen e fundit pasi lexon Ettehijjatun pret që imami të japë selam. Kur imami jep selam nga ana e majtë, ai ngrihet në këmbë duke thënë “Allahu Ekber” dhe fal rekatin e pa arritur. Lexon sipas radhës Subhaneken, Eudhu-Bismilahin, Fatihan dhe një sure. Pastaj bie në ruku dhe sexhde. Në fund ulet dhe lexon Ettehijjatu, Allahumme sal’li-barik  dhe Rabbena. Pastaj e mbaron namazin duke dhënë selam në të dyja anët.

Nëse e arrin në rekatin e tretë të një namazi me katër rekatë: Në uljen e fundit lexon Ettehijjatun dhe pret selamin e imamit. Kur imami jep selam nga ana e majtë, ngrihet në këmbë duke thënë “Allahu Ekber” dhe dy rekatet e pa arritura i fal në këtë mënyrë:

Në fillim lexon Subhaneken, Eudhu-Bismilahin, Fatihan dhe një sure, bie në ruku dhe sexhde, pastaj ngrihet përsëri në këmbë. Lexon Bismilahin, Fatihan dhe një sure, kryen rukunë dhe sexhden dhe ulet në uljen e fundit. Aty lexon Ettehijjatun, Allahumme sal’li-barik dhe Rabbena. Pastaj jep selam. Kështu plotëson pjesën e rekateve të paarritura.

Nëse arrin rekatin e tretë në namazin e akshamit apo të vitrit: E përfundon namazin bashkë me imamin, lexon vetëm Ettehijjatun në uljen e fundit dhe pret selamin e imamit nga e majta. Pastaj ngrihet në këmbë duke thënë “Allahu Ekber” dhe lexon Subhaneken, Eudhu-Bismilahin, Fatihan, një sure. Më pas bie në ruku dhe sexhde. Ulet dhe lexon vetëm Ettehijjatun. Pastaj ngrihet në këmbë duke thënë “Allahu Ekber” dhe lexon Bismilahin, Fatihan dhe një sure; ulet në ruku dhe sexhde dhe më pas në uljen e fundit. Aty lexon Ettehijjatun, Allahumme sal’li-barik, Rabbena. Jep selam dhe e përfundon namazin.

Personi që arrin imamin në rekatin e katërt: Nëse arrin imamin në rekatin e katërt të një namazi me katër rekate atëherë falet bashkë me të, ulet në uljen e fundit dhe duke lexuar vetëm Ettehijjatun pret selamin e imamit. Pasi imami jep selam nga ana e majtë ai ngrihet në këmbë duke thënë “Allahu Ekber”, lexon Subhaneken, Eudhu-Bismilahin, Fatihan, një sure. Bie në ruku, pastaj sexhde dhe në fund ulet. Këtu lexon vetëm Ettehijjatun. Pastaj ngrihet përsëri në këmbë duke thënë “Allahu Ekber”, lexon Bismilahin, Fatihan, një sure, bie në ruku, pastaj në sexhde dhe ngrihet sërish në këmbë. Lexon vetëm Bismilahin dhe Fatihan, kryen rukunë, sexhdet dhe qëndron në uljen e fundit ku lexon Ettehijjatun, Allahumme salli-barik dhe Rabbena. Jep selam në të dy anët dhe përfundon namazin.

Nëse personi e arrin imamin pas rukusë së rekatit të fundit, pasi imami jep selam ngrihet në këmbë duke thënë “Allahu Ekber” dhe e fal namazin prej fillimit deri në fund.

 

Namazet kaza (kada)

“Po qe se ndonjërin nga ju e zë gjumi ose harron dhe, prandaj, nuk e fal dot një namaz në kohë, ta falë kur t’i kujtohet dhe koha kur do ta falë (pasi t’i kujtohet), është (quhet) koha e namazit të kapërcyer!”[6]

Falja e një namazi në kohën e vet quhet “eda” (kryerje, plotësim), ndërsa falja pasi t’i ketë kaluar koha, quhet “kaza”. Braktisja e një namazi pa justifikim dhe me vetëdije, është gjynah i madh. Kaza falen farzet e namazeve të pesë kohëve dhe namazi i vitrit. Namazi i xhumasë, namazet e bajrameve dhe namazet sunet nuk mund të bëhen kaza. Përveç:

  • Nëse nuk është falur në kohë namazi i sabahut, atëherë së bashku me farzin mund të bëjmë kazanë e sunetit 45 minuta pas lindjes së diellit, deri 45 minuta para hyrjes së vaktit të drekës. Më pas nuk falen më.
  • 4 rekate sunet para namazit të drekës mund të falen edhe pas faljes së farzit, por pa dalë vakti i drekës.

Namazet kaza nuk kanë një kohë të caktuar. Ato mund të falen në çdo kohë, përveç tre kohëve që janë të ndaluara. Pra, kur lind dielli, kur është në zenit dhe kur perëndon. Namazi i mbetur për kaza, bëhet kaza në po atë formë siç do të duhej të falej në kohën e vet.

Meshkujt kur falin kazanë thërrasin ikametin. Pastaj bëhet nijeti për kaza, për atë namaz, të cilin nuk kemi pasur mundësi ta falim në kohën e vet.

Nëse nuk kemi pasur mundësi të falim namazin e sabahut atëherë mund ta falim kaza atë pas lindjes së diellit deri në drekë, duke falur në fillim sunetin pastaj farzin.

 

Bashkimi i namazeve në një kohë (xhem)

Transmetohet nga Ibni Mes’ud (r.a) të ketë thënë: “Unë nuk jam bërë dëshmitar që Profeti të ketë falur ndonjë namaz përvec kohës së tij. Me përjashtim të  dy vendeve: Në Arafat ka falur drekën bashkë me ikindinë, ndërsa në Muzdelife ka falur akshamin bashkë me jacinë.”[7]

Në medhhebin hanefi bashkimi i namazeve bëhet vetëm në Arafat dhe Muzdelife. Në Arafat bëhet xhemi takdim (bashkim në avancë) duke i falur së bashku namazin e drekës me namazin e ikindisë në kohën e namazit të drekës, kurse në Muzdelife bëhet xhem-i tehir (bashkim në kohë të shtyrë) duke i falur namazet e akshamit me të jacisë në kohën e namazit të jacisë. Në medhhebin hanefi nuk bëhen bashkime të tjera namazesh veç këtyre.

Namazi i sabahut nuk mund të bashkohet me ndonjë namaz tjetër. Bashkimi mund të ndodhë mes namazeve të drekës dhe të ikindisë, si dhe mes akshamit dhe jacisë. P.sh., nëse duam të bashkojmë drekën me ikindinë, duhet të bëjmë nijetin përpara kur fillojmë të falim drekën. Ndërsa në bashkimin e vonuar (xhemi tehir) nijeti duhet të bëhet brenda kohës së namazit të parë. Përkundrazi namazi quhet i vonuar, gjë që është e ndaluar.

Duke u nisur nga mundësitë, njerëzit që për arsye të forta nuk mund të falin namazin në kohën e caktuar, mund t’i bashkojnë namazet. Në bashkimin e shpejtuar (xhemi takdim) duhet të kontrollojmë radhën, si dhe ti falim në kohën e drekës. Në fillim falet farzi i drekës pastaj ai i ikindisë. Sunetet ndërmjet nuk falen. Në bashkimin e namazit të akshamit me të jacisë, namazi i vitrit falet pas namazit të jacisë.

Nëse jemi p.sh. në avion dhe kemi mundësi ta falim namazin në këmbë, le ta falim në këmbë; nëse nuk kemi mundësi të falim namaz, atëherë mund t’i bashkojmë namazet para ose pas zbritjes së avionit.

 

Shkëputur nga libri “ILMIHAL për fillestarë”

Botim i KMSH-së

 

[1] Ta Ha, 20:14.

[2] Tirmidhi, Iman, 8.

[3] Ankebut, 29:45.

[4] Nisa, 4:103.

[5]. Vitr (arab: Uitr): tek; vetmi; qetësi. Është quajtur kështu namazi pas të cilit vjen mbyllja në vetvete, gjumi dhe prehja.

[6] Buhari, Mevakit, 37; Muslim, Mesaxhid, 314-316.

[7] Buhari, Haxh, 99.