Si e vlerësonte Muhamedi a.s. 24 orëshin e një dite?

Se si i vlerësonte Zoteriu ynë 24 orët e një dite na tregojnë nipat e Profetit të transmetuar nga babai i tyre, Aliu r.a.:

Muhamedi a.s. ditën e ndante në tri pjesë. Një pjesë të saj e vlerësonte duke adhuruar Allahun me namaz dhe lexim Kur’ani. Në një pjesë tjetër ndihmonte pjestarët e familjes në punët e shtëpisë si: bënte punët e përditshme të shtëpisë dhe punët që i përkisnin atij i bënte vetë. Kurse në pjesën tjetër të ditës pushonte.

Porse dhe pjesën e pushimit e ndante në dy pjesë; një pjesë i pranonte vizitat e sahabeve më fisnikë dhe u mësonte dije sipas nevojës, këta të fundit kur largoheshin nga Profeti, dijet që kishin mësuar ia mësonin sahabëve të tjerë. Profeti a.s. në mësimin e sahabeve më shumë i jepte rëndësi takvasë (përkushtimit në fe), sesa pasurisë, mallit, prejardhjes familjare etj. Ai për këtë arsye dhe i bënte komplimente atyre që ishin më të përkushtuar në ibadet dhe në bindje ndaj fjalës së Allahut e ndjekjes së Profetit.

Ai i ndihmonte nevojtarët sipas nevojës, njërit i jepte një, tjetrit dy dhe të tjerëve nëse kishte nevojë edhe më shumë. I dëgjonte ata pa u mërzitur aspak, sillej shumë butë dhe u mundohej ti ndihmonte. Kur iu drejtonte një pyetje ne lidhje me dynjanë ose ahiretin, i jepte përgjigje sipas nevojës dhe nivelit të pyetësit.

Pyetësin e drejtonte drejt rrugëve të hairit. Atyre që mësonin pranë tij i thoshte që këto dije që keni marrë mësojuani dhe atyre që nuk janë këtu, dhe mi përcillni nevojat dhe dëshirat e atyre që nuk kanë mundësi të vijnë pranë meje qofshin ata burra, gra, robër etj.   

Sigurisht që, ai a.s. gjithmonë i paralajmëronte ndihmëtarët e atyre që nuk kishin mundësi të paraqesin kërkesat e tyre tek i pari i shtetit, që “Allahu në ditën e Kijametit në urën e Siratit nuk do t’ua rreshqasë këmbët atyre që ndihmojnë.’’

Pranë vetes nuk lejonte të thuhej fjalë të panevojshme, të parëndësishme dhe  të padobishme. Pejgamberi a.s dhe kur dilte jashtë u sillte me përulësi dhe edukatë. Ai kudo që ndodhej si në pazar, rrugë etj., me të gjithë sillej me fytyrë të buzëqeshur. I fitonte zemrat e njerëzve duke i pyetur për hallet e tyre dhe duke folur me një gjuhë të ëmbël.

Menjëherë interesohej për gjendjen e atyre sahabeve që nuk i shikonin në mesxhid, xhami, xhemat, xhuma etj., dhe mundohej të mësonte se mos u kishte ndodhur gjë. Me ata që u takonte u thoshte gjëra që i forcojnë vendosshmërinë dhe ndjeshmërinë e fesë, që të vrapojnë drejt së mirës dhe punëve të mira dhe të largohen nga e keqja dhe punët e këqia.

Profeti ynë a.s. kur vinte në një mexhlis nuk u mundonte që me patjetër të ulej në vendin kryesor, me këtë qëllim dhe nuk pengonte kurrkënd, pra ulej në fund të mexhlisit ose në një vend bosh. Dhe të tjerët i këshillonte që në mbledhje të tilla ose mexhlise të ulen në një vend të përshtatshëm pa penguar askënd. Ai sipas nevojës i lavdëronte dhe u thoshte punët e mira të atyre që janë të pranishëm në mbledhje. Aq tepër i lavdëronte sa që gjithsecili mendonte që duhej më tepër nga Profeti. Mundohej ta ndihmonte pa u mërzitur me durim dhe qetësi atë që lodhej ose e tepronte me veprimet e tij të pahijshme.

Kur i kërkohej diçka, nëse kishte mundësi ia jepte, nëse nuk kishte mundësi, ia fitonte zemrën me fjalë të buta dhe premtim në të ardhmen. Dhembshuria, mëshira, bujaria dhe modestia e tij dihej nga të gjithë. Të gjithë ishin të sigurtë që Profeti a.s. interesohej per ta. Në ndarjen e diçkaje nuk i dallonte njerëzit vetëm se në raste të veçanta. Mexhlisi i Pejgamberit a.s ishte ai i dijes, turpit, durimit dhe i amanetit. Disa gjëra që diskutoheshin në mbledhje të tilla nuk lejohej që të thuheshin jashtë saj dhe asnjëherë nuk bënin thashetheme. Në të vërtetë në mexhlis nuk u thonte asnjë fjalë kundër tjetrit dhe asnjëri nuk u fajësonte.

Përreth tij, pavarësisht se ndodhte të kishte mangësi që mund të dukeshin, nga të pranishmit nuk shpërndaheshin fjalë, pra mbeteshin aty.

Ata që merrnin pjesë në mexhliset e tij, ishin njerëz me një gjuhë dhe me një sy, pra u ishte njësuar davaja në shpirtërat e tyre, punët i kishin sipas të folurës dhe ishin njerëz të shkrirë në harmoninë e njësimit. Në popullin e tij mbizotëronte thjeshtësia, sipas kësaj dhe respektoheshin të moshuarit dhe mëshiroheshin të vegjëlit. Menjëherë sëbashku mundohej t’u siguroheshin ndihma nevojtarëve, pra nga ky vështrim, për tu marrë me nevojtarët zgjidheshin persona jonevojtarë.

Si përfundim mund të themi që, Muhamedi a.s. mbrenda 24 orëve adhuronte Allahun, merrej me pjesëtarët e familjes së tij dhe me punët e shtëpisë, rregullonte punët e fesë dhe të dynjasë, i bënte punët publike dhe pushonte. Brenda kësaj kohe ia jepte të drejtën atij që i takonte, sillej me thjeshtësi dhe mirësjellje me njerëzit, dhe i udhëhiqte punët publike me sinqeritet dhe brenda seriozitetit të plotë.

Çdo mysliman duhet ta dijë rëndësinë e kohës, ta dallojë që koha është si para që harxhohet, të mendojë që koha është e kufizuar dhe e fundme, të kuptojë që koha është pasuria më me vlerë dhe çdo ditë e natë detyrat fetare dhe të dynjasë të bëhen me ndjeshmëri tepër të madhe.          

Prof. Dr. Hysejn Algyl

Përktheu: Detin Kotrri

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here