Nga Jim Snyder

Profeti Muhamed është i Dërguari i Zotit dhe përmes shpalljes së dërguar nga Zoti, ai i përcolli Islamin botës.

Është bërë e zakonshme sot në median botërore, që Islami t’i bashkëngjitet terrorizmin. Për ata që nuk kuptojnë domethëniet e vërteta të kësaj feje të mahnitshme, do të ishte e lehtë të mendonin për Islamin si një fe e urrejtjes dhe e luftës. Si qëndron fakti që titulli i këtij shkrimi është “Profeti Muhamed – Njeri i Paqes”, nëse këto supozime rreth fesë që ai i solli botës janë të vërteta?

Të gjithë dijetarët myslimanë besojnë dhe thonë rreth terrorizmit dhe marrëdhëniet e tij ndaj Islamit: “Në Islamin e vërtetë… terrori nuk ekziston”. E gjithë bota myslimane dhe ajo jo myslimane, duhet ta kuptojnë këtë të vërtetë. Nëse nuk di gjë tjetër rreth Islamit, mësoje këtë: NË ISLAMIN E VËRTETË … TERRORI NUK EKZISTON.

Së pari, le të sqarojmë se çfarë është nënkuptohet me “Islam i Vërtetë”. Le të shohim ndryshimin në mes të besimit islam dhe personit që e quan veten mysliman. Ju lutem, vini re, ka një ndarje në mes besimit islam dhe personit (kulturës) që e quan veten mysliman. Ekziston një ndryshim i madh në mes mësimeve të fesë islame dhe veprimeve të shumë personave dhe kulturave myslimane nëpër botë. Nëse një person deklaron se ai është mysliman, kjo nuk do të thotë se ai përfaqëson Islamin.

Imam Dr. Abdul Xhelil Sejid vëren: “Fjala Islam duhet përdorur në mënyrë të veçantë për ‘Mënyrën Hyjnore të Jetës’ bazuar në burimet e veta hyjnore: Librin e njohur si Kur’ani dhe Suneti – praktika e provuar e Profetit. Myslimanët nga ana tjetër si qenie njerëzore janë të lirë të binden apo të devijojnë nga udhëzimi hyjnor”.

Kështu, të qenët thjesht një mysliman, nuk do të thotë një person që praktikon ‘Islamin e Vërtetë’. Kur hulumtojmë në atë se çfarë është nënkuptuar me termin ‘Islam i Vërtetë’ ne duhet t’i referohemi burimeve referencë të kësaj feje dhe të kuptojmë mënyrën e duhur se si të ndërpresim informacione nga këto burime (kur është nevoja). Nëse një person, pa njohuri islame, bazon të kuptuarin e vet të kësaj feje duke u mbështetur në veprimet e disa myslimanëve, ai mund ta keqkuptojë krejtësisht këtë fe.

Le t’i hedhim një sy historisë. Ajo na shpjegon se përse shumë njerëz e keqkuptojnë Islamin, sepse ata e mbështesin të kuptuarit e tyre në veprimet e njerëzve të cilët e quajnë veten myslimanë, por që nuk praktikojnë ‘Islamin e Vërtetë’ me veprimet e tyre. Për ta ilustruar më shumë, po ju tregojmë këtë histori:

Një person i cili po udhëtonte në shkretëtirë u nda nga karvani. Humbi në shkretëtirë, dhe në momentin që ai po i afrohej vdekja, gjeti një shishe mbi rërë të mbushur me një lëng. Etiketa në shishe në mënyrë të qartë shkruante “Ujë”. Atëherë personi i etur hapi shishen dhe filloi të pinte. Megjithëse në etiketë shkruhej “ujë”, lëngu brenda shishes nuk ishte i tillë… ishte uthull, një pije e hidhur me një shije të tmerrshme. Personi ndaloi së piri. Në kohën që po bridhte nëpër shkretëtirë ai pa shumë shishe të tjera me mbishkrimin “ujë”, por për arsye të përvojës së hidhur nga shishja e parë, ai refuzoi t’i hapë këto shishe dhe të shuante etjen. Ai kurrë nuk e kuptoi se shishet e tjera kishin ujin jetëdhënës që do t’i shpëtonte jetën. Ai refuzoi të pinte “Ujin e Vërtetë” dhe kjo çoi në vdekjen e tij.

Në shembullin e mësipërm, uji i pastër, i mrekullueshëm dhe jetëdhënës, përfaqëson “Islamin e Vërtetë”. Shishja e etiketuar “ujë” përfaqëson një person që e quan veten mysliman. Uthulla përfaqëson të gjitha veprimet e bëra nga myslimanët, të cilët nuk janë pjesë e “Islamit të Vërtetë”. Ndërsa njeriu përfaqëson shoqërinë e sotme, e cila e mbështet të kuptuarin e saj ndaj Islamit në atë se çfarë u gjet brenda shishes së etiketuar “ujë”.

Nëse je një mysliman i vërtetë, TI JE SHISHJA. Çfarë je duke i dhënë ti për të “pirë” shoqërisë së sotme? A je duke i dhënë ujin jetëdhënës të “Islamit të Vërtetë”?

Nuk është e vështirë të kuptohet se përse shumë njerëz kanë përshtypje të gabuar për Islamin. Shumë myslimanë po i japin botës një perspektivë ndryshe të Islamit duke vepruar në kundërshtim me natyrën e vërtetë të këtij besimi. Këtu ne do të shqyrtojmë Burimet Hyjnore të Islamit: Kur’anin, shembullin e jetës dhe thëniet e Profetit. Ne do të shqyrtojmë se si këto mësime lidhen me keqperceptimin e rëndomtë të Islamit si fe e dhunës dhe e urrejtjes.

Si mund të ndodhë që një e fe e lindur prej paqes, emri thelbësor i së cilës vjen nga fjala që nënkupton paqen, të vuajë nga një keqkuptim kaq i gjerë? Si ndodh që një njeri i dashur, kaq i dashur nga Zoti, i krijuar si mëshirë për të gjithë njerëzimin për t’ia bërë të ditur shpalljen përfundimtare, të gjithë udhëzimet e Zotit për njeriun, është kaq i keqkuptuar?

Media moderne në mënyrë sistematike e lidh Islamin me terrorin dhe shpërthimet vetëvrasëse. Mund të jetë e vërtetë që njerëz të cilët e quajnë veten myslimanë kryejnë shpesh krime të tilla, por le të shqyrtojmë se çfarë është shpjeguar nga Islami në lidhje me paqen, dashurinë për njerëzimin, respektin për jetën njerëzore dhe veprimet ndaj jo myslimanëve. Ne gjithashtu do të shqyrtojmë kushtet e domosdoshme për të deklaruar “Një Luftë të Drejtë” në Islam.

Dr. Abdul Xhelil Sejid jep përkufizimin vijues për Islamin:

Termi Islam thelbësisht nënkupton të nënshtrosh dhe të dorëzosh vullnetin e njeriut ndaj një të vërtete më të lartë dhe ligji transcendental, në mënyrë që njeriu të jetojë një jetë kuptimplotë – i informuar nga qëllimi hyjnor i krijimit, ku dinjiteti dhe liria e qenieve njerëzore mund të mbrohen në mënyrë të barabartë.

Do të doja të nxirrja në pah një linjë të veçantë nga ky përkufizim i Islamit “…dinjiteti dhe liria e qenieve njerëzore mund të mbrohen në mënyrë të barabartë. “DINJITET DHE LIRI PËR TË GJITHË NJERËZIMIN – KY ËSHTË ISLAMI”.

Shpeshherë në Kur’an, përfshirë edhe suren 5, ajeti 32, Zoti deklaron: “Vrasja e një të pafajshmi është e ngjashme me vrasjen e të gjithë njerëzimit”. Jeta e një individi të pafajshëm është vlerësuar me atë të gjithë njerëzimit. Ky është Islami. Kjo është feja që Profeti Muhamed a.s. i transmetoi botës.

Burimet e Islamit janë të mbushura me shembuj dhe mësime që provojnë themelet e Islamit dhe qëllimet e tij paqësore. Nuk ka dyshim se përgjatë historisë kanë zënë vend luftrat. Ka shembuj të veçantë të kohërave kur lufta, pikërisht lufta, është lejuar. Shkurtimisht ne do të sjellim në vëmendje kërkesat për t’u angazhuar në një luftë të drejtë dhe se si disa veprime, si shpërthimet vetëvrasëse, të të ashtuquajturve myslimanë, lidhen me mësimet e Islamit.

Por le të mos harrojmë, Islami është fe e paqes, Profeti Muhamed a.s. është njeri i paqes. Ne shohim shumë shembuj të tillë nga burimet hyjnore të kësaj feje. Për 13 vjet të misionit të tij në Mekë, Profeti Muhamed a.s. ndaloi përdorimin e forcës apo të dhunës nga shokët e tij edhe pse jobesimtarët i persekutonin ata në mënyrë të përsëritshme. Shumë njerëz sot, të cilët nuk e njohin karakterin e vërtetë të Profetit Muhamed a.s., janë të mendimit se ai e përhapi Islamin me shpatë dhe me anë të luftërave. Shembulli i 13 viteve mësimdhënie në Mekë shkëlqeu si një dritë në karakterin e këtij njeriu të madh, sepse karakteri i vërtetë i njeriut shfaqet në kohë fatkeqësish. Profeti Muhamed a.s. tregoi maturi, vetëpërmbajtje, durim e këmbëngulje përballë fatkeqësisë… ai ishte i bindur në paqen.

Në çdo mënyrë të mundshme Profeti zgjodhi vendimet paqësore përkundër konflikteve. Edhe kur Zoti dha urdhër për të luftuar ndaj padrejtësisë, Profeti Muhamed a.s. vazhdoi akoma të kërkonte për zgjidhje paqësore në të gjitha mënyrat e mundshme. Shembulli më i mirë i kësaj bindjeje në paqen dhe dëshirën e tij për të zgjidhur të gjitha mosmarrëveshjet paqësisht, është rasti i njohur si Marrëveshja e Hudejbijes. Në atë rast, Profeti i Zotit negocioi një marrëveshje, të cilën shumë prej shokëve të tij më të vjetër e panë si poshtëruese. Ai pranoi këtë marrëveshje në vend që të shkonte në luftë dhe të derdhte gjak. Ai zgjodhi PAQEN. Ky shembull tregon se paqja është objektivi i vërtetë i Islamit dhe lufta është zgjidhja e vetme kur nuk ka të tjera.

Le të ndalemi pak te disa nga thëniet e Profetit Muhamed a.s. që, për më tepër, tregojnë dashurinë e tij për paqen dhe respektin për të tjerët… myslimanë e jomyslimanë.

Sipas Buhariut dhe Muslimit, Profeti Muhamed a.s. ka thënë: “Asnjëri prej jush nuk ka besuar prej vërteti(ka arritur besimin e plotë) , përderisa të dojë për të tjerët atë që do për veten e tij. Trajtojini të tjerët në mënyrën të cilën do të donit të ishit trajtuar.”

KY ËSHTË ISLAMI I VËRTETË… KY ËSHTË PROFETI MUHAMED.

Gjithashtu sipas transmetimit të Buhariut dhe Muslimit, Profeti ka thënë: “Ai që beson në Zotin dhe në Ditën e Fundit, duhet ta nderojë mikun e tij, nuk duhet të dëmtojë komshiun e tij, duhet të flasë mirë ose të heshtë”.

KJO ËSHTË FEJA JONË.

Çdonjëri, qoftë edhe me pakëz dije, duhet ta dijë se në përgjatë historisë islame ka pasur beteja dhe luftëra të drejta. Fatkeqësisht shumë myslimanë sot i përdorin këto raste për t’u angazhuar në konflikte të dhunshme për hir të interesave personale. Ky nuk është Islami. Islami ka rregulla të veçanta për të zhvilluar një luftë të drejtë dhe kërkon që të gjithë pjesëmarrësit të ndjekin direktiva të rrepta gjatë luftës. Përderisa secila kërkesë dhe direktivë të plotësohet, atëherë nuk ka shkak për luftë. Individë, grupe dhe organizata nuk mund të deklarojnë luftë. Një luftë e drejtë në Islam mundet të deklarohet vetëm nga një Shtet i Vërtetë Islam, me një president apo ushtri e cila deklaron luftën. Lufta duhet të publikohet haptas nga një shtet islam.

Po çfarë është një shtet islam? Sigurisht që kjo nuk mund të diskutohet plotësisht në këtë hapësirë, por do të ndaj me ju mendimin e disa dijetarëve bashkëkohorë. Imam Dr. Abdul Xhelil Sejid vjen me këtë definicion: Është detyra e shtetit islam të vendosë një rend të drejtë shoqëror bazuar në parimet e harmonisë, respektit, lirisë dhe dinjitetit, ku të gjitha qeniet njerëzore janë të pranuara me ndryshueshmërinë e tyre”.

Nëse në fakt nuk ka shoqëri që jetojnë si një shtet i vërtetë islam, atëherë nuk mund të ketë luftë të drejtë. Prandaj, çdo veprim i ndërmarrë nga myslimanët nuk mund të futet në kategorinë e luftës së drejtë. Sot, shumë myslimanë përdorin gabimisht forcën dhe dhunën si mjete për përfitime personale. Jo vetëm që kjo dhunë nxin imazhin e Islamit, por vjen në kurndërshtim me parimet islame. Një nga format më të rëndomta të dhunës të përdorura nga “të ashtuquajturit” myslimanë sot, është shpërthimi vetëvrasës. Islami nuk mund të ishte më i qartë kundër kësaj praktike. Këtu po japim dy shembuj nga Burimet Hyjnore që e ndalojnë kategorikisht vetëvrasjen. Në suren 4 të Kur’anit, në ajetet 29-30, Zoti i Madhëruar urdhëron e thotë: “…dhe mos mbytni veten tuaj. Vërtet Allahu është i mëshirshëm për ju. Kush e bën këtë qëllimisht dhe i tejkalon kufijtë, Ne do ta hedhim atë në një zjarr të fortë. Dhe kjo është e lehtë për Allahun”. Transmetohet nga Buhariu dhe Muslimi se Profeti Muhamed a.s. ka thënë: “Mos dëmtoni vetveten ose të vrisni të tjerët”. Ky mesazh nuk mund të jetë më i qartë.

Së fundmi, do të doja ta mbyll këtë artikull, me një thënie nga Profeti Muhamed a.s. Mesazhi i Profetit në Haxhin e Lamtumirës tingëllon i qartë tek pasuesit e tij. Le ta dëgjojmë këtë mesazh fuqishëm dhe qartë dhe ta mbajmë atë në zemrat e gjuhët tona. 

“Mos lëndoni njeri, kështu asnjeri nuk mund t’ju lëndojë juve. Mbani mend se ju vërtet do ta takoni Zotin tuaj dhe Ai vërtetë do të llogarisë veprat tuaja.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu