VITI I PESTË I HIXHRIT

 

Ekspedita e Dhat al-Rika (Muharrem, viti 5, H. 1] / Qershor, 626)

 

Kurejshët dhe çifutët ia kishin arritur që të gjitha fiset midis Mekës dhe Medines, t’i ngrinin kundër myslimanëve. Prandaj, një numër fisesh filloi përgatitjet për të sulmuar Medinen. Edhe Profeti i Islamit a.s., gjithashtu, filloi përgatitjet, në qetësi, në përputhje me Urdhrin e Allahut:

“O ju që keni besuar! Merrni masa që të ruheni!”

Në fillim të vitit 5, H., fiset Anmar dhe Thalabah (të klanit Ghatfan) u bënë së bashku për një sulm plaçkitës kundër Medines. Kur mori lajmin për këtë gjë Profeti Muhamed a.s., marshoi me të shpejtë drejt tyre, në krye të 400 burrave 2] dhe i zuri ata në befasi, tek një vend, i quajtur Dhat al- Rika, më 10 të muajit Muharrem, në vitin 5 të Hixhrit. Porsa panë Profetin e madhërishëm a.s. dhe myslimanët, ata ia dhanë vrapit, maleve. Myslimanët u kthyen në Medine me një sasi plaçke të kapur nga armiqtë.

Sipas Bukhariut, kjo fushatë ndodhi pas ‘Betejës së Khaibarit’ 3], por shumica e historianëve nuk janë të këtij mendimi.

 

Ekspedita e Daumatul Xhandal (Rabi’al-Awwal, 4], viti 5, H. / Gusht, 626)

 

Në muajin Rabi al-Awwal të vitit 5, H., Profeti i ndritur a.s. mori të dhëna rreth përqendrimit të një ushtrie të madhe jobesimtarësh, në Daumatul Xhandal, në veri të Arabisë. Ishte stina e verës dhe udhëtimi gjatë kësaj kohe ishte detyrë e vështirë. Pothuajse të gjitha fushatat e mëdha në të kaluarën ishin zhvilluar në dimër. Megjithë këto vështirësi të lidhura me klimën, myslimanët iu bindën Profetit të lartë a.s., pa asnjë mëdyshje dhe ai marshoi në krye të një mijë vetëve. 5] Myslimanët marshonin natën dhe pushonin ditën, për shkak të vapës së tmerrshme. Pas një udhëtimi prej dhjetë ‘stadeve’ (“Manazil”), Profeti i nderuar e ngriti kampin në Daumatul Xhandal, një vend midis Detit të Kuq dhe Gjirit Persik. Me të dëgjuar lajmin e arritjes së Profetit a.s., bandat, së bashku sundimtarin e Daumatul Xhandalit ikën. Muhamedi a.s. u kthye në Medine bashkë me Shokët e tij. Kur po kthehejnë Medine, një nga krerët arabë, Ujaina bin Hisn, i kërkoi leje të kulloste bagëtitë e tij afër Medines, kërkesë që Profeti i mëshirshëm ia plotësoi me kënaqësi të madhe. 6]

 

EKSPEDITA E BANU MUSTALIK OSE MURAISI

(SHA’BAN, VITI 5, H.; 7] DHJETOR, 626 / JANAR, 627)

 

Banu Mustalik ishte një degë e klanit Banu Khuza’ah, aleatë të kurejshëve. Kreu i Banu Mustalik, Harith bin Abi Dirar, u përgatit për të marshuar drejt Medines. Lajmet për përgatitjen e tyre arritën te Profeti Muhamed a.s., i cili dërgoi Hazreti Jazid bin Khusaib që të hetonte më tej. Ai u kthye në Medine dhe i vërtetoi ato që thuheshin. Për këtë arsye, Profeti fisnik a.s. u nis  menjëherë për të kontrolluar përparimin e tyre dhe arriti te një vend, i njohur si Murais, afër Banu Mustalik. Trupat e Harithit ikën, kurse banorët vendës të Muraisit vendosën të luftonin. Por kjo nuk vazhdoi gjatë dhe ata u tërhoqën. Gjatë betejës u vranë dhjetë vetë nga Banu Mustalik, kurse nga radhët e myslimanëve, vetëm një. Myslimanët grumbulluan gjashtë qind të burgosur lufte. Ata shtinë në dorë si plaçkë lufte edhe dy mijë deve e pesë mijë dhi. 8] Plaçka e zënë dhe të burgosurit e luftës, u sollën në Medine. Megjithëse kjo ishte një betejë e përmasave të zakonshme, gjatë kësaj kohe ndodhën disa ngjarje të rëndësishme, për të cilat do të flasim më poshtë. Sipas Ibn Hisham, Ibn Abd al-Barr, Ibn Khaldun dhe Tabari e të tjerë, kjo fushatë ka ndodhur në muajin Shaban të vitit 6 të Hixhrit. 9] Megjithatë, ne kemi ndjekur këtu Ibn Sadin dhe Allamah Shibli Numanin. Edhe Ibn Kajim, gjithashtu, ka të njëjtin mendim, për të cilin jep një numër argumentesh. 10]

Ngjarjet që ia vlen të përmenden janë:

 

  • Djallëzitë e Abdullah Ibn Ubajit

Abdullah Ibn Ubaji, udhëheqësi i hipokritëve ishte në kërkim të vazhdueshëm për të shfrytëzuar çdo rast, si e si të krijonte mosmarrëveshje e grindje midis myslimanëve. Ai dhe ndjekësit e tij nuk mungonin të bashkoheshin në beteja, me shpresën e plaçkës së luftës, dhe pastaj, ata dinin si të krijonin ngatërresa në radhët e myslimanëve. Në një rast, gjatë kësaj fushate, midis një ‘muhaxhiri’ e një ‘ansari’ plasi një grindje tek sa po mbushnin ujë te një burim. “Muhaxhiri” (emigranti) thirri shokët e vet “muhaxhirë” për ndihmë dhe të njëjtën gjë bëri edhe ‘ansari’. Dy grupet, përballë njëri-tjetrit, të nxitur qysh më përpara, ishin gati të fillonin përleshjen, por kjo arriti të shmangej në sajë të ndërhyrjes së disa myslimanëve. Abdullah bin Ubaji nuk e la t’i ikte rasti e t’u drejtohej ‘ansarëve’: “Ju vetë, na e sollët këtë fatkeqësi. Ne duhet t’i nxjerrim jashtë vendit tonë ‘muhaxhirët’. Pasha Allahun, neve na ka ndodhur, tamam si me atë rastin që e përmend thënia e vjetër: ‘Ushqeje mirë qenin tënd dhe ai do të të kafshojë’…” 11] Lajmi për këto që u thanë arriti në veshët e Profetit të nderuar a.s. dhe të Shokëve të tij. Në mesin e të të pranishmëve ishte edhe Hazreti Ymeri (Rad. A.), i cili i kërkoi Profetit të lartë a.s. ta lejonte t’ia priste kokën Abdullah bin Ubajit, por Profeti i Islamit a.s. e ndaloi, duke i thënë: “A do të dëshiroje të dëgjoje njerëzit të thonë se Muhamedi urdhëron të vriten Shokët e vet.” 12] I biri i Abdullah bin Ubajit ishte mysliman i mirë dhe ishte i vetëdijshëm për hipokrizinë e të atit. Edhe ai erdhi te Profeti i madhërishëm a.s., duke i kërkuar që ta lejonte që t’ia priste kokën të atit, ai vetë, por Profeti i mëshirshëm e këshilloi atë të sillej mirë me Ubajin. Abdullah bin Ubaji i mohoi fjalët e tija, me betim. Atëherë, erdhi shpallja nga Allahu:

“Ata thonë: “Nëse kthehemi në Medine, pa dyshim që të fuqishmit do t’i dëbojnë të dobëtit nga ajo!” Në të vërtetë, fuqia është e Allahut, e të Dërguarit të Tij dhe e besimtarëve, por hipokritët nuk e dinë.”  (LXIII: 8)

 

  • Martesa e Profetit Muhameda.s. me Hazreti Xhuwairija bint Harith.

Me të mbërritur në Medine, myslimanët e ndanë plaçkën e luftës, sipas Ligjit Islam. Xhuwairija bint Harith, vajza e kreut të fisit Banu Mustalik, ishte, gjithashtu, midis të burgosurve të luftës. Ajo i ra, me short, një ansari, Hazreti Thabit bin Kais. 13] Ajo i kërkoi atij që të pranonte shpërblimin në të holla për lirinë e vet. Hazreti Thabit (Rad. A.) e pranoi propozimin. Duke qenë e sigurt se babai i saj ishte në gjendje të paguante për dëmshpërblimin, ajo mendoi që të paraqitej te Profeti fisnik a.s. dhe t’i kërkonte ndihmë për zgjidhjen e problemit të saj. Në të njëjtën kohë, babai i Xhuwairijas erdhi e takoi Profetin e ndritur a.s. dhe i tha se ai nuk dëshironte që e bija e tij të bëhej skllave a shërbëtore, për shkak të statusit familjar që gëzonte, prandaj, Profeti i lartë a.s. duhej të kishte mirësinë e t’ia falte lirinë. Profeti i nderuar a.s. iu përgjigj se ai do të pëlqente që për këtë çështje të vendoste ajo, vetë. Ndërkaq, Hazreti Xhuwairija erdhi te Profeti i madhërishëm a.s. për të kërkuar ndihmën e tij për dëmshpërblimin që do t’i paguhej Thabit bin Kaisit. Profeti i Islamit a.s. e pyeti atë: “A do të pranoje një trajtim më të mirë (se skllavëria)?” Ajo kërkoi të mësonte se çfarë do të ishte ajo gjë. Profeti Muhamed a.s. ia sqaroi: “Unë do të paguaja të hollat (për dëmshpërblimin) në emrin tënd dhe ti të martoheshe me mua.” Hazreti Xhuwairija e pranoi propozimin. 14] Pas kësaj, ajo e pranoi Islamin dhe u martua me Profetin e ndritur alejhi salam. Kurse të atit i tha: “Kam vendosur të jetoj me të Dërguarin e Allahut.” 15]

Më vonë, edhe Haritha, kreu i fisit Banu Mustalik dhe babai i zonjës Xhuwairija, e përqafoi Islamin. 16] Me të dëgjuar lajmin e martesës së Hazreti Xhuwairija (Rad. A.) me Profetin Muhamed a.s., të gjithë myslimanët i liruan robërit e luftës që u kishin rënë në pjesë dhe ua kthyen edhe plaçkën të zotërve të saj, në respekt të kësaj martese, duke thënë se ata nuk mund të mbanin skllevër nga pjesëtarët e familjes së Profetit të madhërishëm alejhi salam. Lidhur me këtë, Zonja Aishe është shprehur: “Unë nuk di për ndonjë grua tjetër që t’i ketë sjellë bekim e mbarësi më shumë kombit të saj, sesa Xhuwairija.” 17]

 

  • Shpifjet (Ifk) ndaj Zonjës Aishe (Rad. A.), Besnikes 18]

Hipokritët, nën drejtimin e Abdullah bin Ubejës, e akuzuan Zonjën besnike Aishe (Rad. A.). Zonja e pastër mbeti pas ushtrisë, në kohën kur kjo ishte larguar pak nga kampi për kryerjen e nevojave personale dhe ushtria vazhdoi rrugën e kthimit për në Medine, pas mbarimit të fushatës së Banu Mustalik. Meqenëse zonjat, në kësi rastesh, udhëtonin në të ndara të mbuluara me shumë kujdes (“Mahmil”), në kurrizin e një deveje, askush nuk e vuri re mungesën e saj, derisa në të ndeshi Hazreti Safwan bin Mutal (Rad. A.), i cili ishte dërguar nga Profeti i lartë a.s. të vinte prapa ushtrisë dhe të kujdesej për gjëra që mund të ishin lënë rrugës, jashtë vëmendjes së njerëzve. Ky e mori Zonjën Aishe (Rad. A.) dhe e solli në shtëpi. Hipokritët që ishin gjithmonë në kërkim të çfarëdo rasti që t’u paraqitej për të shpifur ndaj Islamit, myslimanëve dhe Profetit të tyre, përfituan nga ky incident dhe filluan të përhapnin thashetheme të rreme, në dëm të karakterit të zonjës së ndershme. Sidoqoftë, me qëllim që të gjente pak qetësi në vetminë e vet, ajo shkoi në shtëpinë e të atit, Abu Bekrit, i cili, edhe ky u trondit gjithashtu, nga shpifjet e përhapura. Zonja besnike nuk e humbi durimin për asnjë çast dhe vetëm u shpreh: “Unë e di veten që jam e pafajshme dhe Allahu nuk është i padrejtë.” Allahu, i vetmi Mbrojtës, dërgoi pastaj shpalljen e mëposhtme, përmes së cilës u vërtetua pafajësia e saj:

“Me të vërtetë, ata që shpifën, janë një skotë prej jush. Mos e quani atë si të keqe për ju. Përkundrazi, kjo është mirë për ju. Çdonjëri prej tyre do të dënohet për atë që ka bërë, kurse atë që ka shpifur më shumë, e pret një dënim i madh.”   (XXIV: 11)

Më kryesorët nga shpifësit dhe ata që e kishin akuzuar publikisht zonjën e ndershme e të pafajshme, u dënuan me tetëdhjetë goditje me kamxhik, sipas Ligjit Islam, të dhënë në Kuranin e shenjtë:

“Ata që i akuzojnë gratë e ndershme (për imoralitet), e pastaj nuk sjellin katër dëshmitarë, t’i rrihni me tetëdhjetë goditje dhe të mos ua pranoni më kurrë dëshminë; këta janë njerëz ngatërrestarë.”   (XXIV: 4)

Pas shpalljes, Hazreti Aishe al-Siddika – Besnikja- (Rad. A.) u kthye në shtëpinë e vet, shumë e kënaqur. Ajo tregoi një qëndresë shembullore në këtë çështje, për të cilën gjë, myslimanët i janë mirënjohës deri në ditën e ringjalljes. Titulli “Zonja Besnike” (al-Siddikah) iu dha Aishes, babai i së cilës, Abu Bekr Siddik e kishte fituar, tanimë, titullin “Burri Besnik” (al-Siddik) për besimin e tij të patundur në Allahun dhe Profetin e Islamit alejhi salam.

 

BETEJA E AHZABIT (ALEATËVE) OSE BETEJA E HENDEKUT

(SHAWWAL/DHI KA’DAH, VITI 5, H., 19] SHKURT/MARS, 627)

 

  • Nxitja e fiseve arabe nga jehudinjtë

Në sajë të fushatave të palodhshme e të njëpasnjëshme kundër forcave të jobesimtarëve, Profeti i madhërishëm a.s. i kishte shpartalluar armiqtë e tij dhe Medineja u bë qytet i sigurt nga sulmet plaçkitëse. Myslimanët ishin të lumtur, tanimë; në sajë të plaçkës së fituar me anë të luftërave në fushatat e shumta e tjerë, ata ishin në gjendje ekoomike të mirë. Ata punonin tokën e lënë nga fiset Banu Kainuka dhe Banu Nadir, prej nga siguronin të korra të mira. Por edhe kjo periudhë qetësie, të pashqetësuar nga luftërat, nuk do të zgjaste shumë.

Megjithëse Banu Nadir iku nga Medina, ata e ruanin të pashuar urrejtjen e tyre për Profetin Muhamed a.s. dhe myslimanët. Krerët e tyre shkonin në Mekë dhe i nxitnin kurejshët, këta armiq të përhershëm të Islamit. 20] Ata vizitonin edhe fise të tjera, gjithashtu (p.sh., Banu Ghatfan), duke vazhduar me veprimtarinë e tyre nxitëse kundër Islamit dhe myslimanëve. Udhëheqësit çifutë që dalloheshin më tepër për kësi vizitash ishin Salam bin Abi al-Hukaik, Huaj bin Akhtab, si edhe Kinanah bin al-Rabi e tjerë. 21] Ata joshën fisin Banu Ghatfan me gjysmën e prodhimeve të Khaibarit, vetëm që të sulmonin Medinen dhe të shkatërronin myslimanët. Edhe gatfanët (fisi Banu Ghatfan) përgatitën, gjithashtu, aleatët e tyre, Banu Asad, kurse kurejshët e bënë këtë gjë me fisin Banu Sulaim. Emisarët jehudinj u përhapën në tërë Arabinë, duke u përpjekur të formonin një koalicion të hebrenjve dhe të të gjithë jobesimtarëve të tjerë kundër Profetit të Islamit a.s. dhe myslimanëve. Veprimtaria e tyre bëhej në mënyrë kaq të fshehtë, sa Profeti a.s. dhe myslimanët nuk kishin marrë vesh asgjë për gjithë këto përgatitje që po bëheshin. Jehudinjtë u thanë idhujtarëve të Arabisë se ata do të parapëlqenin fenë e tyre (d.m.th., idhujtarinë) sesa Islamin dhe se ata nuk kishin të bënën fare me Muhamedin a.s. dhe fenë e tij. Kurani i shenjtë shprehet kështu lidhur me këtë qëndrim të tyre:

“A nuk i ke parë ata që u është dhënë një pjesë e Librit? Besojnë në idhuj dhe hyjni të rreme dhe thonë për jobesimtarët: ‘Këta janë në rrugë më të drejtë se ata që besojnë.’ Këta janë ata që i ka mallkuar Allahu dhe, atij që e mallkon Allahu, nuk do t’i gjendet ndihmues.”   (IV: 51-52)

Ata siguruan fonde të mëdha për luftën. Sidomos, jehudinjtë, duke qenë më të pasurit në Arabi, dhanë ndihmesë të madhe në këtë drejtim. Përveç çifutëve dhe kurejshëve, fiset që morën pjesë në këtë luftë ishin: Ghatfan, Banu Murra, Banu Fazara, Ashxha, Banu Sulaim, Banu Sad, Banu Asad dhe një numër fisesh të tjera, më të vogla. 22] Ata ishin të vendosur që t’i zhduknin myslimanët nga Arabia, njëherë e mirë. Sipas shumë historianëve, numri i forcave të aleatëve, ose forcave të konfederatës arrinte në 10.000 vetë. 23] Ka të tjerë që këtë shifër e vlerësojnë deri në 24.000 ushtarë. Aleatët që morën pjesë, kishin këto forca:

 

1.Kurejshët, nën komandën e Abu Sufjanit:

(a) 4.000 ushtarë këmbësorë, të armatosur mirë.

(b) 3.000 kalorës, me pajisje të plotë.

(c) 1.500 deve të ngarkuara me pajisje dhe ushqime.

Flamurmbajtësi i kurejshëve ishte Ujaina bin Talha.

  1. Banu Fazara (i Ghatfanit), nën komandën e Ujaina bin Hisn, me 1.000 deve dhe disa qindra ushtarë.
  2. Ashxha – 400 ushtarë të armatosur mirë, nën komandën e Masad bin Rukhailah.
  3. Banu Murrah – 400 ushtarë të armatosur mirë, nën komandën e Harith bin Auf.
  4. Banu Sulaim – 700 ushtarë të armatosur mirë, nën komandën e Sufjan bin Abd Shams.

 

Kryekomandanti i forcave aleate ishte Abu Sufjan. 24] Ndërsa lëviznin në drejtim të Medines, me ta u bashkuan edhe fiset Banu Sa’d dhe Banu Asad, nën komandën e Talha bin Khuwailid Al-Asadi, duke e çuar numrin e forcave të aleatëve në 10.000 vetë – forca më e madhe ushtarake e parë ndonjëherë në historinë e arabëve. Përveç kësaj, ata kishin edhe mbështetjen morale të të gjithë arabëve jobesimtarë. Plani i tyre ishte që t’i zinin myslimanët në befasi.

 

  • Reagimi i Profetit Muhamed a.s.

Lajmet rreth përgatitjeve të armikut filluan të vërshonin në Medine, kurse Profeti i Islamit a.s. i mori vesh, tanimë në kohë, planet e tyre. Megjithëse për disa myslimanë, bashkimi i të gjithë arabëve dhe çifutëve kundër tyre ishte si goditje rrufeje, prapëseprapë, ata kishin besim të patundur në Allahun, të Plotfuqishmin dhe Mbrojtësin e shërbëtorëve të Tij.

Si zakonisht, Profeti i lartë a.s.thirri Shokët e vet që të këshillohej me ta. Me këtë rast, ai e vlerësoi shumë mendimin e një iraniani, Hazreti Selman Farsi (Rad. A.), i cili propozoi që të gërmohej një hendek rreth qytetit të Medines për ta mbrojtur atë. Nga të tri anët e qytetit kishte radhë shtëpish e kopshte pemësh, që shërbenin edhe si fortifikata; kështu që, vetëm njëra anë ishte e pambrojtur. Një llogore ose hendek pesë jardë i thellë e pesë jardë i gjerë filloi të gërmohej rreth qytetit. Tre mijë krahë pune të devotshëm e kryen këtë vijë mbrojtëse brenda njëzet ditësh. 25] Gjatë netëve të dimrit, Profeti dhe Shokët e tij nuk i ndaheshin punës, nganjëherë, me ditë të tëra edhe pa ushqime fare. Ndërsa gërmonin llogoren dhe hidhnin tutje ngarkesat e dheut, recitonin vargje të Kuranit të shenjtë dhe, gjithashtu, këndonin kuplete të ndryshme, në kor:

“Ne jemi ata që, në duart e Muhamedit jemi betuar,

Të sakrifikojmë jetën në Rrugën e Allahut.” 26]

Profeti Muhamed a.s. lutej për ta:

“O Allah, nuk ka mirëqenie, por vetëm mirëqenia e jetës së Përtejme;

Derdhe Mëshirën tënde për emigrantët dhe ndihmësit.” 27]

Ai recitonte, gjithashtu:

“Pasha Allahun, po të mos na drejtonte Allahu, ne nuk do të ishim në Rrugën e Drejtë; as nuk do të dinim se çfarë është sadakaja, as nuk do ta falnim namazin. O Allah, na bëj të qëndrueshëm në Rrugën Tënde; na e fal qetësinë e mendjes; na forco kundër armikut që është ngritur kundër nesh në luftë vetëm pse ne nuk pranojmë t’i nënshtrohemi atij.” 28]

Gjatë punës, duke gërmuar dheun, ndeshën në një shkëmb, të cilin nuk mundi ta çante askush. Profeti i Islamit a.s që kishte tri ditë pa ngrënë ushqim e që, për këtë arsye kishte lidhur ca gurë rreth barkut, erdhi te vendi ku ishte penguar puna për punë të shkëmbit dhe, si mori kazmën, e goditi shkëmbin me aq fuqi sa, në çast, ai u shndërrua në pluhur e zhavorr. 29]

Edhe Hazreti Selmani na tregon një rast të ngjashëm me këtë. 30] Ndërsa po gërmonte, ai ndeshi në një shkëmb që, sado që po përpiqej, nuk po arrinte ta mposhtte. Kur e pa Muhamedi a.s., ia mori kazmën nga dora dhe e goditi shkëmbin tri herë. Sa herë e qëllonte, shpërthente një flakë e ndritshme nga forca e goditjes dhe, më në fund, shkëmbi u thërrmua copë-copë. Pastaj, Profeti fisnik a.s. i tha Selmanit se Allahu ia dha fitoren mbi Jemenin kur shpërtheu shkëndia e parë; Ai ia dha fitoren mbi Sirinë me flakërimën e dytë, kurse pas shpërthimit për herë të tretë, Allahu ia dha fitoren mbi Lindjen, d.m.th., mbi Perandorinë Perse. Më vonë, sikurse dihet, të trija këto profeci dolën të vërteta.

 

Nr.5. (nga Lista e ilustrimeve): Hartë për Fushën e Betejës së Hendekut (Faqe më vete)

 

  • Rrethimi i Al-Madinah al-Munawwarah (Medines).

Forcat e bashkuara të aleatëve, nën komandën e Abu Sufjanit, marshuan drejt Medines. Ata ishin në kulmin e entuziazmit për shkak të epërsisë ushtarake, të zhurmës shurdhuese të daulleve, të idhujve të tyre që i mbartnin me vete dhe që i ngrinin kush e kush më lart, të grave që i shoqëronin me thirrma gëzimi e këngë për fitoren, – me një fjalë, ata ishin të vendosur të shpartallonin plotësisht myslimanët dhe Profetin e tyre. Sa e madhe ishte befasia e tyre kur arritën te portat e qytetit – një hendek i thellë gjarpëronte rreth tij! Shumica e tyre nuk kishin parë, ndonjëherë, në jetën e tyre një gjë të tillë. Kuajt ndaluan dhe bënë prapa, duke hingëllitur; e njëjta gjë ndodhi edhe me devetë, të cilat nuk hidhnin asnjë hap përpara. Meqenëse pajisjet në armatime dhe furnizimet me ushqime i kishin me bollëk, ata vendosën ta rrethonin qytetin e shenjtë, duke llogaritur se nuk do të shkonte gjatë dhe Muhamedi a.s. bashkë me shokët e vet, shpejt do të vdisnin nga uria, kështu që fitorja do të ishte e tyrja, patjetër. Myslimanët, rreth 3.000 vetë, 31] vendosën ta ruanin llogoren, ditë e natë.

Hebrenjtë e fisit Banu Kuraizah kishin nënshkruar marrëveshjen me Profetin Muhamed a.s., por deri tani kishin qëndruar në punën e tyre. Huaji bin Akhtab, udhëheqësi i fisit Banu Nadir u përpoq t’i bënte për vete. Ai shkoi te Kab bin Asad, kreu i fisit Banu Kuraizah dhe i kërjoi atij të bashkohej me forcat e aleatëve. Në fillim, Kabi ngurroi ta bënte një gjë të tillë dhe i tha se Banu Kuraiza kishte një traktat me Muhamedin a.s. dhe se ai nuk do ta shkelte kurrë atë, sepse edhe Muhamedi a.s. i kishte qëndruar besnik atij. Por fjalët e bukura dhe premtimi për një shpërblim zëmadh e bënë atë të ndryshonte mendje dhe ai pranoi të bashkohej me forcat e aleatëve. Kur u vu në dijeni, Profeti fisnik a.s. dërgoi njerëzit e tij, Sad bin Muad dhe Sad bin Ubadah, te Banu Kuraizah për t’ua kujtuar marrëveshjen e tyre me myslimanët, por çifutët u përgjigjën: “As nuk e njohim se kush është Muhamedi dhe nuk duam t’ia dimë për asnjë marrëveshje!” 32] aleatët u gëzuan shumë për këtë tradhti të Banu Kuraizas ndaj myslimanëve, ndërsa këta të fundit, natyrisht, u shqetësuan. Hipokritët që ishin me Profetin e ndritur a.s. gjetën rastin e volitshëm dhe filluan të ktheheshin në shtëpitë e tyre, njëri mbas tjetrit, nën pretekste të kota. 33] Allahu e portretizon tërë këtë panoramë të gjendjes me vargjet e mëposhtme:

 

“Ata ju sulmuan nga lart dhe nga poshtë, kështu që sytë tuaj u errësuan, zemrat ju erdhën në fyt dhe besimi juaj tek Allahu u lëkund.

“Aty besimtarët u vunë në provë dhe u tronditën si nga një tronditje e fuqishme.

“Por hipokritët dhe ata me zemra të sëmura e të dobëta, thanë: ‘Allahu dhe i Dërguari i Tij nuk na kanë premtuar asgjë, pos mashtrimit’!

“Dhe një grup prej tyre tha: ‘O banorët e Jethribit, s’ka qëndrim këtu për ju, andaj kthehuni!’ Një grup tjetër nga ata kërkoi leje prej të Dërguarit, duke thënë: ‘Në të vërtetë, shtëpitë tona janë të pambrojtura’! Por ato nuk ishin të pambrojtura. Ata donin vetëm të iknin.

“Sikur armiku t’i pushtonte nga të gjitha anët e t’u kërkonte që të bëheshin idhujtarë, ata do të bëheshin duke ngurruar fare pak.

“Ndërsa më parë i qenë betuar Allahut, se nuk do të zmbrapseshin. Për këtë besëlidhje me Allahun do të përgjigjen!”   (XXXIII: 10-15)

Rrethimi zgjati, afërsisht, një muaj. Myslimanët kishin mungesa të mëdha në ushqime, kështu që u takonte të shkonin te vendi i rojes, tri herë rresht, pa ngrënë asgjë dhe të lidhnin gurë në bark që ta zgjatnin qëndresën. Kur një nga shokët iu ankua Profetit të Islamit a.s. për urinë, ai s’pati se çfarë t’i thoshte, por vetëm zbuloi barkun ku gjendeshin dy gurë të lidhur për të.

Gjatë rrethimit, tre luftëtarë të përmendur, ia arritën ta kalonin trasenë, – Amr bin Abdaud, Xhubaira dhe Dirar bin Khatab. Ndër këta të tre, ai që e kaloi i pari ishte edhe më i shquari, sa në tërë Arabinë nuk i gjindej shoku,  Amr bin Abdaud, trimërinë e të cilit e krahasonin me atë të një mijë kalorësve. E pra, ky trim, si e kaloi llogoren, sipas zakonit, bëri thirrje kush të kishte guximin të matej me të, në luftim një për një. Hazreti Aliu (Rad. A.) e pranoi sfidën dhe u ngrit menjëherë, por Profeti i madhërishëm a.s. e ndaloi duke i thënë se përballë ishte Amr bin Abdaud, luftëtari më trim i Arabisë. Hazreti Aliu (Rad. A.) u ul, pa bërë fjalë. Por Amri e përsëriti thirrjen e tij në duel dhe askush nuk i doli përballë, me përjashtim të Hazreti Aliut (Rad. A.), i cili u ngrit për herë të dytë, por që u ndalua përsëri nga Profeti Muhamed alejhi salam. Tri herë u përsërit sfida e tij; më në fund, Profeti i Islamit a.s. e lejoi Aliun të dilte në fushën e mejdanit, si i vuri në dorë një shpatë dhe ia lidhi në kokë çallmën e bardhë. 34] Kur e pa para vetes këtë luftëtar kaq të ri, i foli Amri me përbuzje: “Jo, jo, nuk kam dëshirë të të vras.” “E pra, unë po!” – ia priti Hazreti Aliu (Rad. A.), i shpejtë si vetëtima. Filloi luftimi që nuk zgjati shumë, se Hazreti Aliu (Rad. A.) e vrau me goditjen e parë. 35] Dy luftëtarët e tjerë, Dirari dhe Xhubaira, kur panë të shtrirë të vdekur shokun e tyre, sulmuan në drejtim të tij, por u tërhoqën. Një tjetër jobesimtar, me emrin Naufal, ndërsa po përpiqej ta kapërcente hendekun, ra brenda dhe myslimanët e morën në shënjë  që ta vrisnin me shigjeta, por ai thirri që atje, duke kërkuar një vdekje të denjë. Atëherë, Hazreti Aliu zbriti tek ai dhe e vrau, aty ku ishte. Kjo ka qenë dita e luftimeve më të ashpra, kur edhe vetë Profeti i lartë a.s. humbi disa vakte të “namazit36] sepse nuk kishte mundësi ta linte pozicionin e vet, në drejtim të të cilit nuk pushonte as breshëri i shigjetave të armikut dhe as përpjekjet e tyre të pasuksesshme për ta kapërcyer trasenë.

Me qëllim që të mbroheshin nga ndonjë sulm i mundshëm nga ana e Banu Kuraizah, Profeti i ndritur a.s. vendosi në atë anë Hazreti Salamah bin Aslam me dy qind burra. Fortesa ku ishin strehuar gratë e myslimanëve ishte pranë banesave të fisit Banu Kuraizah. Kur çifutët panë se myslimanët ishin të zënë në luftë, u përpoqën të sulmonin. Në një rast, Hazreti Safija, tetoja e Profetit të nderuar a.s., pa një çifut që po spiunonte afër fortesës ku gjindeshin gratë. Ajo i kërkoi Hazreti Hasanit, rojës, që ta vriste spiunin, por ai ishte aq i sëmurë sa nuk ishte i zoti për asgjë, kështu që, duke e parë gjendjen të pashpresë, Hazreti Safija rrëmbeu një hu mbajtës të tendës dhe i mëshoi me të kokës dhe çifuti vdiq menjëherë nga goditja e fortë. 37] Pastaj, si ia preu kokën, e hodhi nga maja e fortesës që ta shihnin çifutët atje poshtë e të hiqnin dorë nga orvatje të tjera në drejtim të tyre.

Sa më shumë zgjaste rrethimi, aq më tepër i lëshonte zemra forcat rrethuese. Nga ana tjetër, furnizimi me ushqime i një ushtrie kaq të madhe, ishte një problem më vete dhe i vështirë. Edhe më të ligështuar e ndjenin veten fiset e ndryshme, bashkëpunëtorë të kurejshëve. 38]

Një nga krerët gatfanë, Nuaim bin Masud Thakafi, e kishte pranuar Islamin, por jobesimtarët nuk kishin dijeni. Ai përpiqej t’i bindte jobesimtarët që t’i jepnin fund rrethimit e të ktheheshin në shtëpi. Duke e vlerësuar gjendjen, ai bisedonte sa me jehudinjtë, sa me kurejshët, por në veçanti dhe në një mënyrë që të krijonte përçarje në radhët e tyre dhe puna shkoi deri aty sa duart të vendoseshin në dorezat e shpatave. Në këtë pikë ku kishte arritur gjendja, Allahu u erdhi në ndihmë myslimanëve me një shi dhe erë kaq të fuqishme, sa u shndërrua në një stuhi të vërtetë. Tendat e kurejshëve fluturuan nga vrulli i furtunës dhe gjithçka që ishte brenda tyre, me ushqime e pajisje, u bënë rrokopujë. 39] Jobesimtarëve u dukej se edhe vetë elementet e natyrës ishin ngritur kundër tyre. Gjithë këtë, Allahu e përshkruan si ushtria Hyjnore:

“O besimtarë! Kujtoni dhuntinë e Allahut kur ju erdhi një ushtri (idhujtarësh), e Ne dërguam mbi ata erë dhe një ushtri (engjëjsh) që ju nuk e shihnit.”   (XXXIII: 9)

Banu Kuraizah e la fushën e luftës dhe u mbyll brenda fortesës së vet. Edhe gatfanët, gjithashtu, u tërhoqën. Më në fund, edhe kurejshët humbën çdo shpresë për të arritur ndonjë sukses, kështu që, brenda natës, ikën edhe ata, duke marrë me vete sa mundën nga plaçkat.

“Allahu i zmbrapsi jobesimtarët (e ushtrisë së aleatëve) me hidhërimin e tyre dhe ata dolën duarbosh. Ai i kurseu besimtarët nga lufta. Vërtet, Allahu është i Fortë dhe i Plotfuqishëm.”   (XXXIII: 25)

Kështu, retë e zeza u shpërndanë dhe dielli i ndritshëm i mëngjesit solli paqe e qetësi. Ekspedita më e fuqishme, e organizuar kundër Islamit, kishte përfunduar me dështim të plotë. Profeti fisnik a.s. dhe Shokët e tij u kthyen në shtëpitë e veta, në qytet dhe falënderuan Allahun për tërheqjen e armikut.

 

Tradhtia e Banu Kuraizah

 

Banu Kuraizah ishin i vetmi fis hebre, që kishte mbetur në Medine. Deri atëherë, ata nuk kishin qenë fajtorë për ndonjë akt tradhtie kundër myslimanëve dhe, me dëshirën e tyre, e kishin përsëritur marrëveshjen me Profetin e ndritur a.s., sikurse është përmendur edhe më përpara. Mirëpo, gjatë Betejës së ‘Ahzabëve’, ata e treguan veten tradhtarë, megjithë betimin e tyre për aleancë me Profetin e lartë a.s., pra, që të luftonin përkrah tij, në rast të një sulmi, nga jashtë, kundër Medines. 40]

Në fillim të Betejës së ‘Ahzabit’, Banu Kuraizah nuk ishin për luftë kundër myslimanëve. 41] Kur Banu Nadir (ata që kishin mbetur nga fisi i zhdukur jehudi) dhe jehudinj të tjerë u kërkuan që të bashkoheshin me kurejshët kundër myslimanëve, ata, bile, e hodhën poshtë kërkesën e tyre. Por më vonë, Banu Nadir i vuri në dijeni ata se të gjitha fiset e Arabisë bashkë me kurejshët kishin bashkuar forcat e tyre për të sulmuar myslimanët, prandaj, këta të fundit, nuk kishin asnjë mundësi, në mënyrë absolute, që t’i mbijetonin një sulmi të tillë të forcave të bashkuara. Atyre u thanë që u duhej ‘të zgjidhnin, ose të vazhdonin të mbeteshin aleatë me myslimanët e të fshiheshin nga faqja e dheut bashkë me ta, ose ta lidhnin fatin e tyre me atë të fiseve të tjera, duke dhënë edhe ndihmesën e tyre në luftën kundër myslimanëve.’ Banu Kuraizah e bëri zgjedhjen e vet, duke shkelur marrëveshjen me myslimanët dhe duke u bashkuar me aleatët antiislamë dhe duke premtuar t’u ndihmonte atyre në Betejën e Ahzabit. Ata, së bashku me hipokritët u bënë burim i madh rreziku për myslimanët në Medine, gjatë asaj beteje. Në të vërtetë, disa prej tyre morën pjesë drejtpërdrejt, në luftë. Kurani i shenjtë thotë: “…ithtarët e Librit që ndihmuan ushtrinë e aleatëve…” (XXXIII: 26). Ibn Khaldun sqaron: “Banu Kuraizah ishin aleatë të Profetit të nderuar a.salam. Hujaji erdhi tek ata dhe ia arriti t’i shndërrojë ata në armiq të myslimanëve. Kështu që ata e shkelën marrëveshjen dhe u bashkuan me aleatët. Kur e dëgjoi këtë, Profeti i Islamit a.s. dërgoi Sad bin Muadh, Sad bin Ubaida, Khawan bin Xhubair dhe Abdullah bin Rawaha për të zbuluar si qëndronte e vërteta. Ata vërejtën se, tanimë, Banu Kuraizah ishin bërë armiq të hapët dhe ushqenin ndjenja armiqësore ndaj Profetit Muhamed alejhi salam. 42] Sipas Ibn Abd Barr dhe të tjerëve, ata thanë se “nuk kishin asnjë marrëveshje me të.” 43] Bile, thuhet gjithashtu, se ata e kishin në mendje edhe të sulmonin myslimanët. Dhe kjo nuk është e gjitha, sepse ata, pas Betejës së Ahzabit, 44] i dhanë azil Hujaji bin Akhtabit, armikut më të madh të Islamit, i cili kishte bërë gjithë atë fushatë te shumë fise të Arabisë, duke i nxitur ata të bashkoheshin me kurejshët në luftë kundër myslimanëve. Mirëpo, “me njëzet e katër mijë forcat e armikut përtej transhesë, të cilët kishin vënë të gjitha fuqitë e mjetet për ta zhdukur Islamin nga faqja e dheut dhe me hipokritët brenda qytetit, aq të zënë me përgatitjen e gjithfarë kurthesh e veprime të pabesa, kjo tradhti e Banu Kuraizah ia shtonte vështirësitë myslimanëve në përmasa të jashtëzakonshme.” Medoemos, tradhtia e tyre duhej të ndëshkohej.

 

Ndëshkimi i Banu Kuraizah (Dhi Ka’dah, viti 5, H. 45]; Mars/Prill, 627)

 

Pas Betejës së Ahzabit, kur Profeti i Islamit a.s. u kthye në shtëpi, tek ai erdhi engjëlli Xhebrail, 46] që e këshilloi të shkonte te Banu Kuraizah. Kështu që, Profeti i madhërishëm a.s. u kërkoi myslimanëve që të mos i hiqnin armët nga trupi, por të shkonin e ta falnin namazin e Asrit (të mbasditës, iqindinë), te lagja e Banu Kuraizah. 47] Myslimanët ishin të lodhur dhe të uritur në kulm dhe kishin nevojë për pushim; megjithatë, askush nuk hezitoi të përmbushte urdhrin e Allahut dhe të të Dërguarit të Tij. Imam Suhaili thotë se disa nga myslimanët erdhën vonë te lagjja e Banu Kuraizah, pas namazit të Ishasë (i mbrëmjes). Ata mund ta kishin falur namazin e Asrit gjatë rrugës,por jo, duke pasur parasysh urdhrin e Profetit a.s., ata nuk vepruan kështu, por namazin e Asrit e falën pas Ishasë. 48]

Kur Profeti Muhamed a.s. bashkë me Shokët e tij arriti atje, çifutët filluan të silleshin në mënyrë armiqësore. Hazreti Ali ia tregoi Profetit fisnik a.s. si qëndronin punët. 49] Atëherë, Profeti i ndritur a.s shkoi vetë që të bisedonte me ta, por në vend që t’i bindeshin, ata i thanë, “ti nuk je ndonjë injorant (ose barbar).” Duke parë sjelljen e qëndrimet e tyre, ai u kthye dhe u kërkoi Shokëve ta vinin nën rrethim fortesën e tyre, rrethim që zgjati më shumë se njëzet ditë. 50]

Gjatë rrethimit, Profeti i lartë a.s., u përpoq të merrej vesh me ta, por më kot. Kur Kab bin Asad, udhëheqës i Banu Kuraizah, e ndjeu se Profeti i nderuar a.s. nuk do ta linte këtë çështje deri sa t’i jepte një zgjidhje, ai u foli njerëzve të vet, kështu: “O jehudinj! Ju po e shihni vetë se ç’po ndodh me ju. Unë po ju paraqes tri alternativa, zgjidhni atë që do t’ju pëlqejë. E para: Ne do ta ndjekim këtë njeri dhe ta pranojmë si të vërtetë sepse, për atë Zot, tanimë, ju e keni të qartë se ky është profet i dërguar nga lart dhe është pikërisht ai që përmendet edhe në shkrimet tuaja; në këtë rast, pasuria juaj, gratë dhe fëmijët tuaj, janë të shpëtuar.” Ata iu përgjigjën: “Ne nuk do t’i braktisim kurrë ligjet e Toras dhe nuk do ta ndërrojmë atë për asnjë tjetër.” Pas kësaj përgjigje, ai vazhdoi: “Atëherë, në qoftë se ju nuk e pranoni këtë që ju thashë, mendojeni këtë tjetrën, alternativën e dytë: Le t’i vrasim gratë e fëmijët tanë dhe burrat me shpatën e zhveshur t’i turren Muhamedit e shokëve të tij, të bindur se nuk kemi asnjë barrë prapa shpine që të na pengojë dhe të luftojmë derisa Zoti të vendosë midis nesh e Muhamedit. Në qoftë se do të vdesim, do të vdesim të qetë se nuk lamë prapa nesh fëmijët tanë që do të na e shtonin ankthin. Në qoftë se fitojmë, për ne do të ketë gra e fëmijë të tjerë.” Ata iu përgjigjën: “E, si t’i vrasim këto krijesa të dashura? Çfarë do të na sjellë gëzim në këtë jetë, kur ata të jenë të vdekur?!” “Le ta shohim mundësinë e tretë, atëherë, – vazhdoi Kab bin Asad – sonte është vigjilja e Sabatit (ditës së shtunë); ka shumë të ngjarë që Muhamedi dhe Shokët e tij ta ndjejnë veten krejt të sigurt se mund të ndërmerret ndonjë veprim kundër tyre, nga ana e jonë; ejani pra, le të zbresim atje e, ndoshta, i zëmë në befasi.” “Ah, jo, – ia pritën ata, – e si të shkelim betimin për ditën e shenjtë të Sabatit e të bëjmë atë që e bënë ata para nesh, që ju e dini mirë, e që Zoti i ktheu në majmunë?” Atëherë Kab bin Asad e mbylli me këto fjalë: “Asnjeri prej jush, qysh ditën që ka lindur, nuk ka kaluar një natë si kjo, kaq të rëndësishme e të vështirë për të gjetur se çfarë i duhet të bëjë për ta zgjidhur problemin që ka përpara”. 51]

Atëherë, i kërkoi Profetit të Islamit a.s. të dërgonte Abu Lubabën të bisedonte për ndërmjetësim dhe kërkesa e tij u plotësua. Kur arriti atje, jehudinjtë iu drejtuan: “O Abu Lubaba” A mendon ti që ne duhet t’i nënshtrohemi gjykimit të Muhamedit?” Ai iu përgjigj prerë, “Po!” – dhe e shoqëroi këtë përgjigje me dorën për nga fyti i vet, duke u dhënë të kuptonin se, përndryshe, do të vriteshin. 52] Por Abu Lubaba e kuptoi gabimin e tij, se kishte shkelur besimin ndaj Allahut dhe të të Dërguarit të Tij, prandaj, në vend që të kthehej te Profeti i mëshirës a.s., ai shkoi drejt e te Xhamia e Profetit dhe e lidhi veten te njëra nga shtyllat e xhamisë (që njihet edhe sot, si “ Umud Abi Lubabah” – shtylla e Abu Lubabas) dhe u betua se nuk do të lëvizte nga ai vend derisa Allahu ta falte për atë që kishte bërë. 53] Ndërkohë që Profeti Muhamed a.s. po e priste atë prej një kohe të gjatë, kur e mori vesh se çfarë kishte bërë, tha: “Po të kishte ardhur drejt e tek unë, do të kërkoja falje për të, por tani që ai ka zgjedhur këtë rrugë për atë që ka bërë, nuk do ta lejoj të largohet nga ai vend, derisa ta falë Allahu.” 54] Pastaj, një mëngjes, kur Profeti fisnik a.s. ishte në shtëpinë e Um Salamas, zbriti falja për Abu Lubaban, përmes vargjeve të shpallura:

“O besimtarë! Mos e tradhtoni Allahun dhe të Dërguarin e mos i tradhtoni amanetet me vetëdije.” (VIII: 27)

Sipas Ibn Hazm dhe të tjerëve, Abu Lubaba qëndroi i lidhur te shtylla shtatë ditë dhe, gjatë kësaj periudhe, ai është zgjidhur (nga e shoqja) vetëm në kohën e faljes së namazeve. 55]

Në kulmin e dëshpërimit, kur shpresa nuk po dukej t’u vinte nga asnjë anë, jehudinjtë i kërkuan Profetit të ndritur a.s. që çështjen e tyre t’ia besonin për ta zgjidhur udhëheqësit të fisit Awus, Hazreti Sad bin Muadh, duke siguruar se do ta pranonin vendimin e tij. Hazreti Sad bin Muadh (Rad. A.) dhe fisi i tij i Awusit kishin qenë në të kaluarën jo të largët, aleatë të fisit Banu Kuraizah dhe një lidhje e tillë, në Arabinë e asaj kohe, konsiderohej si më e fortë edhe se lidhja me anë të gjakut. Megjithëse Sad bin Muadh ishte i sëmurë, në shtrat, nga plagët e marra në betejë, ai e pranoi lutjen e tyre, me kusht që të dyja palët t’i nënshtroheshin vendimit të tij. Kur Sad erdhi, Profeti i lartë a.s. iu drejtua Shokëve të tij me fjalët, “Ngrihuni në këmbë para liderit tuaj (sejid)!” 56]

Hazreti Sad e dha vendimin, pastaj, në përputhje me ‘Besëlidhjen e Vjetër’ (ose “Tora”), Librit të izraelitëve. Sipas vendimit, të gjithë luftëtarët aktivë duhej të viheshin në teh të shpatës, pra, të ekzekutoheshin, gratë e fëmijët do të bëheshin robër dhe pasuria do të konfiskohej. 57] Vendimi duhej të vihej në zbatim, menjëherë; tërë pasuria e tundshme dhe e patundshme u shpërnda midis myslimanëve. Në vështrim të parë, vendimi duket i ashpër dhe i padrejtë por, nga ana tjetër, duhet pranuar se çifutët kështu vepronin me armiqtë e tyre. Në Besëlidhjen e vjetër thuhet:

 

“Kur t’i jesh afruar ndonjë qyteti për ta sulmuar, më së pari lute për paqe. Nëse të dëgjon dhe t’i hap dyert, të gjithë popullin që gjendet brenda, vëre nën angari, le të punojë për ty. Por nëse nuk duan të lidhin paqe me ty dhe fillojnë luftën me ty, sulmoje. Kur të ta ketë liruar Zoti, Hyji yt, preje me shpatë gjithcilin mashkull që është në të, me përjashtim të grave e të foshnjave, të bagëtive e të gjërave të tjera që janë në qytet. Mbarë prenë merre për vete dhe ushqehu me prenë e armiqve që do të ta japë Zoti, Hyji yt.

Kështu vepro edhe me të gjitha qytetet që janë shumë larg prej teje e nuk janë prej qyteteve të këtyre popujve, që do t’i marrësh në trashëgim.”   (Deuteronomy – XX: 10-15)

 

Sikur ata të zgjidhnin gjykimin e Profetit të mëshirës a.s., pa dyshim se do të ndesheshin me një trajtim shumë më të butë. Ose, po të kishin kërkuar të falur nga Profeti i madhërishëm a.s. kur ai shkoi të takohej me ta, falja do t’u ishte dhënë. Por ata u treguan arrogantë e fodullë në kulm, nga vetëbesimi i tepruar nga fortifikatat e pamposhtura, si i mendonin ata, nga pushteti e pasuria që zotëronin, që i çoi deri atje sa të kërkonin edhe ta vrisnin Profetin e nderuar a.s., prandaj Hazreti Sad (Rad. A.) u tregua i drejtë në vendimin e tij për ekzekutimin e tradhtarëve e spiunëve, sepse, për njerëz të tillë, nuk ka falje as sot, në kohët moderne. Në qoftë se ekzekutimi i tradhtarëve do të deklarohej i paligjshëm, atëherë nuk do të kishte paqe në botë.

 

Mendime të autorëve të ndryshëm për fatin e Banu Kuraizas

 

Ja, si e komenton Dr.M.Hamidullah: “Në rastin e Banu Kuraizas, ishte zgjedhja e tyre për arbitrimin e çështjes dhe vendimi u dha në përputhje të plotë me atë që kërkohet te Deuteronomy – Ligji i Përtërirë, në Besëlidhjen e Vjetër. Kur dëgjoi për vendimin e dhënë, Profeti nuk e komentoi gjatë, vetëm tha se Zoti e kishte paracaktuar atë, nga lart, mbi shtatë qiejt. Në qoftë se jehudinjtë do të kishin kërkuar mëshirën e Profetit, për ata do të kishte trajtim shumë më të butë, pa dyshim, por ata zgjodhën një ish-aleatin e tyre, një mysliman të zakonshëm, por myslimanët kishin shumë arsye të ishin jashtëzakonisht të zemëruar me çifutët, në këtë moment: ata i kishin trajtuar jehudinjtë nadiritë (nga fisi Banu Nadir) me mëshirë, kurse këta, në vend që të ishin mirënjohës, morën pjesë në veprimtarinë për sulmin në luftën e Hendekut dhe, pikërisht, pak përpara se të ndodhte ky rrethim, ata, me anë informatash të mjegullta e shtynë Profetin të shkonte me një ushtri të vogël në Daumat ul-Xhandal, rreth dy javë udhëtimi larg nga Medina, megjithëse, për fat, Profeti i shpëtoi këtij kurthi dhe u kthye në kohë në Medine që të përgatitej për mbrojtjen e qytetit nga rreziku i ushtrive rrethuese që priteshin së afërmi; po ashtu, gjatë këtij rrethimi të tmerrshëm, në Luftën e Hendekut, jehudinjtë e fisit Banu Kuraiza që jetonin në Medine, u përpoqën t’ia ngulnin thikën pas shpine myslimanëve. Deri edhe Wensink, zakonisht, shumë armiqësor në qëndrimin e tij ndaj Profetit të Islamit (krah. Der Islam, Vëll. 2, f.289), e pranon se butësia e treguar më parë ndaj jehudinjve të fisit Banu Nadir, kishte krijuar efektin e kundërt nga ai që dëshirohej dhe asnjë burrë shteti nuk do të përsëriste së dyti gabimin e të tregohej i mëshirshëm përsëri.” 58]

  1. Amir Ali thotë: “Natyra njerëzore është ndërtuar në mënyrë të tillë që, sado kriminale të jetë vepra e një individi, në momentin që ai trajtohet me një rreptësi që, sipas mendjes sonë, na duket i ashpër, bile, mizor, në qenien tonë ndodh një ndryshim i rrymës së ndjenjave që vërshojnë brenda nesh dhe, pikërisht këtu, brenda nesh, në zemrën tonë, ndjenja e drejtësisë ia lëshon vendin asaj të mëshirës. Nuk ka dyshim, vendimi për dënimin e Banu Kuraizas, nga këndvështrimi ynë, ishte shumë i rreptë, i ashpër. Megjithatë, sado e madhe të jetë keqardhja e jonë ndaj atyre njerëzve të shkretë për atë dënim të marrë, në fund të fundit nga një gjykatës që e zgjodhën vetë, prapëseprapë, sado të ndikuar nga ndjenja e mëshirës, ne nuk duhet ta humbasim në optikën tonë peshën e rëndësisë që mbart, me logjikën e saj të ftohtë, ajo që është e përjetshme dhe e pashlyeshme, e që është çështja e drejtësisë dhe e fajësisë. Duhet të marrim parasysh krimet e tyre, për të cilat ata ishin fajtorë, tradhtinë e tyre, armiqësinë e hapët, shkeljen e marrëveshjes, me të cilën ishin të lidhur si me një lidhje të shenjtë. Pastaj, nuk duhet ta harrojmë krejtësisht faktin që këta adhurues të pastër të Jehovait, të arrinin të joshnin arabët paganë me praktikën e idhujtarisë. Ndonjë mysliman, natyrshëm, mund t’ia kujtojë moralistit të krishterë Predikimin e 4-t për “Luftërat e izraelitëve” te Besëlidhja e Vjetër…ose, ndonjë tjetër, këtë ndëshkim të rëndë ndaj Banu Kuraizah mund ta shohë nga i njëjti këndvështrim si ai i Karlailit ndaj urdhrit të Kromuellit për masakrimin pa dallim të banorëve irlandezë të Droghedit: ‘Një ushtar i armatosur, i vetëdijshëm në mënyrë solemne për veten e tij se është ushtari i Zotit, i të Drejtit, – një vetëdijë që është mirë ta kenë të gjithë ushtarët dhe të gjithë njerëzit, gjithmonë, – një ushtar i armatosur, i tmerrshëm si vdekja, fatalist i pamungueshëm; e që zbaton gjykimin e Zotit ndaj armiqve të Zotit.’

Sidoqoftë, ne nuk jemi të prirur që ta shohim dënimin e këtyre hebrenjve nën prizmin e dy pikëpamjeve të mësipërme. Ne e shohim atë thjesht, si një akt i bërë në përputhje të plotë me ligjet e luftës, sikurse kuptoheshin ato, në atë kohë, nga popujt e botës: ‘Një zbatim i përpiktë i zakoneve të luftës, të pranuara, në ato kohë’ (krahas: Një vërejtje e Grate, “Histori e Greqisë”, Vëll. VI, f.499).” 59]

Sipas studimit të S. Amir Ali: “Numri i burrave të ekzekutuar nuk mund të ketë qenë më shumë se 200 ose 250.” 60] Më tej, ai shton: “Gabimi në llogaritjen e numrit të jehudinjve të ekzekutuar, ka të ngjarë, rrjedh nga përzierja e numrit të përgjithshëm të të rënëve si robër në duart e myslimanëve, me ata që u ekzekutuan.” 61] Lane-Poole shkruan: ”Ishte një dënim i ashpër, i përgjakshëm…por nuk duhet të harrojmë se krimi i këtyre njerëzve ishte tradhti e lartë kundër shtetit, gjatë kohës së rrethimit dhe ata që kanë lexuar sesi mund të gjeje marshimin e ushtrisë së Wellingtonit nga trupat e të varurve nëpër pemët e rrugës të ushtarëve dezertorë e hajdutëve grabitës, nuk duhet të habiten edhe aq shumë me këtë ekzekutim në masë të një klani tradhtarësh.” 62]

Duke komentuar sjelljen e jehudinjve dhe trajtimin njerëzor të tyre, nga ana e Profetit Muhamed a.s., W.Montgomeri Wat shkruan: “Hebrenjtë, në përgjithësi, me anë të kritikave të vazhdueshme ndaj shpalljes kuranore, përpiqeshin të minonin themelet e tërë bashkësisë Islame; ata, gjithashtu i jepnin mbështetje politike armiqve të Muhamedit dhe kundërshtarëve të tillë, si hipokritëve. Përsa kohë që jehudinjtë qëndruan urtë e nuk u përzien në këto forma të veprimtarisë armiqësore, Muhamedi i la të jetonin në Medine, pa i trazuar.” 63]

Më në fund, po e citojmë përsëri S. Amir Ali: “Njerëzit gjykojnë për masakrën e mbretit David në ‘dritën e kohës së tij.’ 64] Mirë fort. Po ashtu, masakrat e tmerrshme, nga ana e të krishterëve në kohët primitive gjykohen në kësi lloje ‘drite’. Edhe kjo, në rregull! Po pse, xhanëm, të mos shikohen edhe luftërat mbrojtëse të myslimanëve të parë nga ky këndvështrim?! Por, nga çfarëdo pikëpamje që ta vështrosh, një mendje e lirë nga paragjykimet, 65] e ka të lehtë perceptimin se asnjë njollë nuk mund t’i vishet Profetit a.s. për ekzekutimin e Banu Kuraizas.” 66]

 

Historia trilluese rreth Rehanës

 

Një numër shkrimtarësh jomyslimanë kanë sulmuar Profetin e Islamit, duke trilluar një histori të rreme, sikur ai paska marrë në haremin e tij një vajzë skllave me emrin Rehana. Kjo ngjarje tregohet në tri mënyra. Sipas Hafiz Ibn Mandah, “Rehana, që kishte qenë skllave, u la e lirë dhe pastaj, u kthye te familja e saj, ku bëri një jetë të veçuar.” 67] Sipas disa historianëve, kur ajo, si skllave,  i ra në short Profetit të madhërishëm a.s., ai i propozoi lirinë e pastaj martesën me të, por ajo parapëlqeu të jetonte si skllave. Megjithatë, më vonë, ajo e pranoi Islamin. 68] Sipas një grupi të tretë, Profeti i ndritur a.s. u martua me të, pas pranimit të Islamit nga ana e saj dhe ajo ngeli si bashkëshorte e tij deri sa vdiq, pas kthimit të tij nga Hixhatutul Wada (Haxhi i lamtumirës) dhe u varros në Baki. 70] Allamah Shibli Numani i ka dhënë përparësi tregimit të parë, d.m.th., atij të Hafiz Ibn Mandah, 71] e që është ndjekur edhe këtu.

Të gjitha legjendat e tjera të sajuara rreth kësaj robine lufte, janë krejtësisht të pabaza. Nuk ka asnjë provë që të vërtetojë se ajo paska qenë kaq e bukur, sa Profeti i lartë a.s. ta ketë zgjedhur atë për vete. Në qoftë se ai do t’i propozonte për martesë me të, kjo mund të ndodhte vetëm për ta mbrojtur atë dhe jo për ndonjë motiv egoist. Duhet shtuar se ligji për martesën dhe për kufirin e grave me të cilat lejohej martesa, nuk ishte shpallur ende, kështu që martesat bëheshin sipas zakonit të vjetër të arabëve.

 

Ekzekutimi i Abu Rafi Sallam Bin Abul-Hukaik

 

Sipas Ibn Ishak dhe Ibn Hisham, ekzekutimi i Abu Rafi Sallam bin Abul-Hukaik, një nga krerët çifutë të Khaibarit, ka ndodhur në muajin Dhul Hixhah të vitit 5 të Hixhrit. 72]

Sipas Ibn Ishak, Abu Rafi u ekzekutua për shkak të intrigave të tij kundër myslimanëve, gjatë Betejës së Ahzabit. Meqenëse ata që patën vrarë për një rast të ngjashëm Kab bin Ashraf, ishin nga fisi Awus, këtë herë, disa nga fisi Khazraxh i kërkuan leje Profetit të nderuar a.s. që ta ekzekutonin këtë armik të Islamit. Profeti a.s. ua dha lejen. Pesë vetë, nën drejtimin e Abdullah bin Atik, shkuan në Khaibar për të ekzekutuar Abu Rafinë. Ky armik i Islamit u vra nga dora e Abdullah bin Unais, njëri nga të pesë pjesëmarrësit.

Hasan bin Thabit, poeti i famshëm mysliman i Medines thuri vargjet e kupletit për këtë ngjarje:

“Zot, çfarë grupi zgjodhe për veprën tënde,

O, Ibn ul Hukaik dhe Ibn al-Ashraf!

Ata u nisën për te ju me shpatat e mprehta, brisk,

Si luanët nëpër xhunglën e ngatërruar,

Derisa erdhën në shtëpitë tuaja

Dhe ju bënë ta pini kupën e vdekjes me shpatat e tyre vdekjeprurëse,

Duke kërkuar fitoren e fesë së Profetit të tyre

Dhe duke përbuzur çdo pengesë e rrezik.” 73]

 

NGJARJE TË NDRYSHME GJATË VITIT TË PESTË TË HIXHRIT

 

  • .Ekspedita e Abu Ubaidas: 74] Në muajin Dhul-Hixhah, Profeti i Islamit a.s. dërgoi një ekspeditë me 300 myslimanë, nën komandën e Abu Ubaidas drejt Detit të Kuq për të parë gjendjen e njerëzve atje. Gjatë udhëtimit, atyre iu mbaruan ushqimet, por ata peshkuan në det një peshk të madh me të cilin jetuan dhe pastaj, u kthyen në Medine.
  1. Një numër emigrantësh që vazhdonin të jetonin në Abisini, u thirrën që të ktheheshin.
  2. Në këtë vit zbriti urdhëresa për “Hixhabin” (rroben për mbulesën e gruas), me anë të së cilës grave myslimane nuk u lejohej të paraqiteshin të zbuluara përpara gjithë njerëzve, me përjashtim të bashkëshortëve të tyre, baballarëve, vëllezërve, bijve dhe xhaxhallarëve të tyre.
  3. Zihari”, një lloj divorci nga kohët e vjetra e që kishte mbetur ende në fuqi, në Arabi, këtë vit, u shpall i pavlefshëm.
  4. U legalizua “Tejemumi”, formë e abdesit, e pastrimit të myslimanit para namazit, në mungesë të ujit.

Martesa e Profetit Muhamed a.s. me Hazreti Zainabin

 

Kjo martesë e Profetit fisnik a.s. me Hazreti Zainabin u bë me urdhër të Allahut (Kurani i shenjtë, XXXIII: 37) dhe ndodhi këtë vit, në muajin Dhi-Kadah. Në fillim, ajo ka qenë e martuar me skllavin e liruar e që u bë edhe biri i adoptuar i Profetit të ndritur a.s., Hazreti Zaid (Rad. A.), por që, më vonë, ata u ndanë. Në këtë mënyrë, Profeti i lartë a.s. theu një traditë të gabuar të arabëve, sipas së cilës nuk mund të martoheshe me ish-gruan e djalit të adoptuar.

 

 

Shkëputur nga libri “MUHAMEDI (a.s.) I DËRGUARI I FUNDIT”

Mexhid Ali Kan, Botim i KMSH-së

 

  1. Ibn Sad, “Al-Tabakat al-Kubra”, Vëll. II, f.61; Ibn Xharir al-Tabari, “Tarik al-Rusul wal-Muluk”, vëll. II, f.556.

(Shënim: Sipas Ibn Ishak, kjo ekspeditë ka ndodhur gjatë muajve Rabi al-Akhir dhe Xhumadi al-Awwal të vitit 4, H. Shih: “Sharah al-Mawahib al-Ladunnijah”, nga Muhamed Zurkani, Vëll. II, f.86-92; “Tarik al-Rusul wal-Muluk”, nga Ibn Xharir al-Tabari, Vëll. II, f.555. Sidoqoftë, Zurkani ka cituar, gjithashtu, një tjetër traditë, sipas së cilës, kjo ekspeditë ka ndodhur në muajin Muharrem të vitit 5, H. Tradita të tjera në lidhje me këtë, mund të shihen në veprën e Muhamed Zurkanit, të cituar më sipër.

  1. Muhamed Zurkani, “Sharah al-Mawahib al-Ladunnijah”, Vëll. II, f.89.

(Shënim: Sipas një dëshmie, të përmendur në “Sharah al-Mawahib al-Ladunnijah”, numri i Shokëve që morën pjesë në ekspeditë, ka qenë 700: Vëll. II, f.89.).

  1. Sahih al-Bukhari” (Kitab al-Maghazi, Kapitulli: Ghazwah Dhat al-Rika.)
  2. Ibn Xharir al-Tabari, “Tarik al-Rusul wal-Muluk”, Vëll. II, f.564; Ibn Hazm, “Al-Sirat al- Nabawijah”, (MS.), Azad Library, Aligarh Muslim University, Aligarh, f.129; Muhamed Zurkani, “Sharah al-Mawahib al-Ladunnijah”, Vëll. II, f.95.
  3. Ibn Sad, “Al-Tabakat al-Kubra”, Vëll. II, f.62; Muhamed Zurkani, “Sharah al-Mawahib al-Ladunnijah”, Vëll. II, f.95.
  4. Ibn Xharir al-Tabari, “Tarik al-Rusul wal-Muluk”, Vëll. II, f.564.
  5. Ibn Sad, “Al-Tabakat al-Kubra”, Vëll. II, f.63; Muhamed Zurkani, “Sharah al-Mawahib al-Ladunnijah”, Vëll. II, f.96; Shibli Nu’mani, “Siratun Nabi”, Vëll. I, f.413.
  6. Ibn Sad, “Al-Tabakat al-Kubra”, Vëll. II, f.64; Muhamed Zurkani, “Sharah al-Mawahib al-Ladunnijah”, Vëll. II, f.98.
  7. Ibn Hisham, “Al-Sirat al-Nabawijah”, Vëll. II, f.189; Ibn Xharir al-Tabari, “Tarik al-Rusul wal-Muluk”, Vëll. II, f.604; Ibn Abd al-Barr, “Al-Durar”, f.200; Ibn Khaldun, “Tarik”, Vëll. II, f.781.
  8. Zad al-Ma’ad”, Vëll. III (Ghazwa al-Muraisi’).

(Shënim: Imam Bukhari ka cituar Musa bin Ukbah që ka thënë se kjo ekspeditë ka ndodhur në vitin 4 të Hixhrit: “Sahih al-Bukhari”, Kitab al-Maghazi, Kapitulli: Ghazwah Bani Mustalik).

  1. Ibn Hisham, “Al-Sirat al-Nabawijah”, Vëll. II, f.289; Ibn Xharir al-Tabari, “Tarik al-Rusul wal-Muluk”, Vëll. II, f.605.
  2. Ibn Hisham, “Al-Sirat al-Nabawijah”, Vëll. II, f.291; Ibn Xharir al-Tabari, “Tarik al-Rusul wal-Muluk”, Vëll. II, f.606; “Sahih al-Bukhari”, sikurse citohet nga Muhamed Zurkani: “Sharah al-Mawahib al-Ladunnijah”, Vëll. II, f.201.
  3. Ibn Hisham, “Al-Sirat al-Nabawijah”, Vëll. II, f.295; Ibn Xharir al-Tabari, “Tarik al-Rusul wal-Muluk”, Vëll. II. f.610.
  4. Ibn Sad, “Al-Tabakat al-Kubra”, Vëll. VIII, f.117; Ibn Hisham, “Al-Sirat al-Nabawijah”, Vëll. II, f.294-295; Ibn Xharir al-Tabari, “Tarik al-Rusul wal-Muluk”, Vëll. II, f.610. Gjithashtu, shih: “Sunan li Abi Dawud” dhe “Siratun Nabi”, nga Allamah Shibli Numani.
  5. Ibn Sad, “Al-Tabakat al-Kubra”, Vëll. VIII, f.118. Gjithashtu, shih: “Isabah”, nga Ibn Haxhar; dhe “Siratun Nabi”, nga Shibli Numani, Vëll. I. f.418.
  6. Ibn Hisham, “Al-Sirat al-Nabawijah”, Vëll. II, f.295; Ibn Xharir al-Tabari, “Tarik al-Rusul wal-Muluk”, Vëll. II, f.610.
  7. Po ajo.
  8. Shih edhe: “Al-Sirat al-Nabawijah”, nga Ibn Hisham, Vëll. II, f.297-307; “Tarik al-Rusul wal-Muluk”, nga Ibn Xharir al-Tabari, Vëll. II, f.610-619; “Sirat al-Mawahib al-Ladunnijah”, nga Muhamed Zurkani, Vëll. II, f.98-101.
  9. Ibn Hisham, “Al-Sirat al-Nabawijah”, Vëll. II, f.214; Ibn Sad, “Al-Tabakat al-Kubra”, Vëll. II, f.65; Ibn Xharir al-Tabari, “Tarik al-Rusul wal-Muluk”, Vëll. II, f.564.
  10. Ibn Hisham, “Al-Sirat al-Nabawijah”, Vëll. II, f.214-215; Ibn Sad, “Al-Tabakat al-Kubra”, Vëll. II,f. 65-66; Ibn Xharir al-Tabari, “Tarik al-Rusul wal-Muluk”, Vëll. II, f.565.
  11. Ibn Hisham, “Al-Sirat al-Nabawijah”, Vëll. II, f.214.
  12. Ibn Sad, “Al-Tabakat al-Kubra”, Vëll. II, f.66; Ibn Hisham, “Al-Sirat al-Nabawijah”, Vëll. II, f.215; Shibli Numani, “Siratun Nabi”, Vëll. I, f.420.
  13. Ibn Hisham, “Al-Sirat al-Nabawijah”, Vëll. II, f.219; Ibn Sad, “Al-Tabakat al-Kubra”, Vëll. II, f.66; “Fathul-Bari”, Vëll. VII, f.301(sipas citimit në “Siratun Nabi”, nga Shibli Numani, Vëll. I, f.420).
  14. Ibn Sad, “Al-Tabakat al-Kubra”, Vëll. II, f.66; Muhamed Zurkani, “Sharah al-Mawahib al-Ladunnijah”, Vëll. II, f.121.
  15. Shibli Numani, “Siratun Nabi”, Vëll. I, f.421.
  16. Ibn Sad, “Al-Tabakat al-Kubra”, Vëll. II, f.70; Shibli Numani, “Siratun Nabi”, Vëll. I, f.421; “Sahih al-Bukhari” (Ghazwat al-Ahzab); “Sahih Muslim”.
  17. Sahih al-Bukhari” (Ghazwat al-Ahzab); Shibli Numani, “Siratun Nabi”, Vëll. I, f.422; Ibn Sad, “Al-Tabakat al-Kubra”, Vëll. II, f.71.
  18. Sahih al-Bukhari” (Ghazwat al-Ahzab); Ibn Sad, “Al-Tabakat al-Kubra”, Vëll. II, f.71.
  19. Ibn Hisham, “Al-Sirat al-Nabawijah”, Vëll. II, f.217.
  20. Ibn Hisham, “Al-Sirat al-Nabawijah”, Vëll. II, f.219.
  21. Ibn Xharir al-Tabari, “Tarik al-Rusul wal-Muluk”, Vëll. II, f.570; Ibn Hisham, “Al-Sirat al-Nabawijah”, Vëll. II, f.220.
  22. Ibn Xharir al-Tabari, “Tarik al-Rusul wal-Muluk”, Vëll. II, f.572; Ibn Hisham, “Al-Sirat al-Nabawijah”, Vëll. II, f.222.
  23. Idem.
  24. Ibn Sad, “Al-Tabakat al-Kubra”, Vëll. II, f.68.
  25. Ibn Kathir, “Sirat”, Vëll. III, f.202-203; Ibn Kajim, “Zad al-Ma’ad”.
  26. Shibli Numani, “Siratun Nabi”, Vëll. I, f.428; Gjithashtu, shih: “Sharah al-Mawahib al-ladunnijah”, nga Muhamed Zurkani.
  27. Muhamed Zurkani, “Sharah al-Mawahib al-ladunnijah”, Vëll. II, f.129; Ibn Hisham, “Al-Sirat al-Nabawijah”, Vëll. II, f.228.
  28. Ibn Hisham, “Al-Sirat al-Nabawijah”, Vëll. II, f.229-231.
  29. Ibn Sad, “Al-Tabakat al-Kubra”, Vëll. II, f.71; Ibn Hisham, “Al-Sirat al-Nabawijah”, Vëll. II, f.232; Ibn Xharir al-Tabari, “Tarik al-Rusul wal-Muluk”, Vëll. II, f.579.
  30. Ibn Hisham, “Al-Sirat al-Nabawijah”, Vëll. I, f.503-504.
  31. Shih: “Al-Durar”, nga Ibn Abd al-Barr, f.181. Ai ka dhënë një dialog midis Kab bin Asad (Kryetar i fisit Banu Kuraizah) dhe Hujaji bin Akhtab (një nga krerët jehudinj) që hedh dritë mbi këtë fakt. Gjithashtu, shih edhe: “Zad al-Ma’ad”, nga Ibn Kajim.
  32. Ibn Khaldun, “Tarik”, Vëll. II, f.774.
  33. Ibn Abd al-Barr, “Al-Durar”, f.182; Ibn Hisham, “Al-Sirat al-Nabawijah”, Vëll. II, f.220-223.
  34. Ibn Hisham, “Al-Sirat al-Nabawijah”, Vëll. II, f.235; Ibn Abd al-Barr ka cituar dialogun midis Hujaji bin Akhtab dhe Kab bin Asad, në të cilin i pari dëshironte të qëndronte me të, në rast se aleatët ktheheshin, pas betejës, ju lutem, shihni edhe “Al-Durar”, f.182.
  35. Ibn Sad, “Al-Tabakat al-Kubra”, Vëll. II, f.74.
  36. Ibn Hisham, “Al-Sirat al’Nabawijah”, Vëll. II, f.233; Ibn Sad, “Al-Tabakat al-Kubra”, Vëll. II, f.74; Muhamed Zurkani, “Sharah al-Mawahib al-Ladunnijah”, Vëll. II, f.126, 127; Ibn Abd al-Barr, “Al-Durar”, f.188; Ibn Khaldun, “Tarik”, Vëll. II, f.177.
  37. Shumica e historianëve dhe e tradicionalistëve, përfshirë edhe Buhariun, janë të mendimit se Profeti i nderuar a.s. dhe myslimanët, salatin e Asrit e kryen atje. Shih edhe: Ibn Hisham, “Al-Sirat al-Nabawijah”, Vëll. II, f.634; Abdur Rahman Suhaili, “Al-Raud al-Unuf”, Vëll. II, f.195; Ibn ‘Abd al-Barr, “Al-Durar”, f.189; Muhamed Zurkani, “Sharah al-Mawahib al-Ladunnijah”, Vëll. II, f.169; Ibn Hazm, “Al-Sirat al-Nabawijah”.
  38. Abdur Rahman Suhaili, “Al-Raud al-Unuf”, Vëll. II, f.195; Ibn Hisham, “Al-Sirat al-Nabawijah”, Vëll. II, f.235.
  39. Ibn Hisham, “Al-Sirat al-Nabawijah”, Vëll. II, f.234; Ibn Abd al-Barr, “Al-Durar”, f.189.
  40. Ibn Abd al-Barr, “Al-Durar”, f.189.

(Shënim: Sipas Ibn Hisham, rrethimi zgjati 25 ditë: “Al-Sirat al-Nabawijah”, Vëll. II, f.235.

  1. Ibn Hisham, “Al-Sirat al-Nabawijah”, Vëll. II, f.235-236; Ibn Ishak, “Sirat Rasul Allah” (Përkthim nga anglishtja: “The Life of Muhammad”, – Jeta e Muhamedit – nga Gijomë), f.461-462; Ibn Abd al-Barr, “Al-Durar”, f.189-190.
  2. Ibn Hisham, “Al-Sirat al-Nabawijah”, Vëll. II, f.236; Ibn Abd al-Barr, “Al-Durar”, f.190; Ibn Hazm, “Al-Sirat al-Nabawijah”, f.135.
  3. Ibn Abd al-Barr, “Al-Durar”, f.180; Ibn Hisham, “Al-Sirat al-Nabawijah”, Vëll. II, f.237; Ibn Hazm, “Al-Sirat al-Nabawijah”, f.135.
  4. Ibn Ishak, “Sirat Rasul Allah” (Përkthim nga anglishtja, “The Life of Muhammad” – Jeta e Muhamedit, nga Gijomë), f.462.
  5. Ibn Hazm, “Al-Sirat al-Nabawijah”, f.135.
  6. Ibn Abd al-Barr, “Al-Durar”, f.192; Ibn Hazm, “Al-Sirat al-Nabawijah”, f.136; Muhamed Zurkani, “Sharah al-Mawahib al-Ladunnijah”, Vëll. II, f.134.
  7. Ibn Hisham, “Al-Sirat al-Nabawijah”, Vëll. II, f.240; Ibn Sad, “Al-Tabakat al-Kubra”, Vëll. II, f.75; Ibn Abd al-Barr, “Al-Durar”, f.192.
  8. M.Hamidullah, “Muslim Conduct of State”, f.240-241 (paragr.497).
  9. S. Amir Ali, “The Spirit of Islam” – Shpirti i Islamit, f.80-81.
  10. S. Amir Ali, “The Spirit of Islam” – Shpirti i Islamit, f.82.
  11. S. Amir Ali, “A Critical Examination of the Life and Teachings of Mohammad” – Një analizë kritike e jetës dhe mësimeve të Muhamedit, – f.113 (sikurse citohet në veprën “Jeta e Muhamedit”, nga një dijetar mysliman, f.198).
  12. Lane-Poole, “Selections from the Koran”, Introd. f.LXV (sipas citimit në veprën “The Spirit of Islam” – Shpirti i Islamit – nga S. Amir Ali, f.80).
  13. W. Montgomery Watt, “Muhammad, the Prophet and Statesman” – Muhamedi, Profeti dhe Burri i shtetit -, f.175.
  14. Q. Sam. VIII: 2: “The conquered Ammonite he treated with even greater ferocity, tearing and hewing some of them into pieces with harrows, ames and sars; and roasting others in brick-kilns” (xiii-31); Maitland, “Jewish Literature and Modern Education”, p.21; Compare also Stanley’s Lectures on the Jewish Church, Vol. II, p.99 (Referenca të dhëna nga S. Amir Ali, në “The Spirit of Islam”, f.82).
  15. S. Amir Ali thotë: “Unë mund të kujtoj vetëm M.Barthelemy St. Hilaire, Mr. Johnson dhe Mr. Stanley Lane-Poole midis evropianëve të cilët nuk janë të rrëmbyer nga paragjykimet”: “The Spirit of Islam” – Shpirti i Islamit – f.82.

66.S. Amir Ali, “The Spirit of Islam” – Shpirti i Islamit, f.81-82.

  1. Tabakat al-Sahabah”; “Isabah fi Ahwal al-Sahabah”; “Dhikr Raihana”, Vëll. IV, f.309 (Këto referenca citohen nga Allamah Shibli Numani, në “Siratun Nabi”, Vëll. I, f.440).
  2. Ibn Hisham, “Al-Sirat al-Nabawijah”, Vëll. II, f.245.
  3. Idem.
  4. Ibn Sad, “Al-Tabakat al-Kubra”, Vëll. VIII, f.130.
  5. Shibli Numani, “Siratun Nabi”, Vëll. I, f.440.
  6. Ibn Hisham, “Al-Sirat al-Nabawijah”, Vëll. II, f.273-276; Ibn Ishak, “Sirat Rasul Allah” (Përkthim nga anglishtja i “The Life of Muhammad” – Jeta e Muhamedit, nga Gijomë), f.482-484.

Shënim: Sipas Ibn Sad, kjo ngjarje ka ndodhur në muajin Ramazan të vitit 6, H. Tabari ka cituar një hadith, ku thuhet se kjo ka ndodhur në muajin Xhumadi al-Ula të vit 3, H.: “Tarik al-Rusul wal-Muluk”, Vëll. II, f.493; Ibn al-Athir, gjithashtu, e mbështet këtë hadith: “Al-Kamil fil Tarik”, Vëll. II, f.146.

  1. Ibn Ishak, “Sirat Rasul Allah” (Përkthim nga anglishtja i “The Life of Muhammad” – Jeta e Muhamedit, nga Gijomë), f.284-285.
  2. H.G.Sarwar, “Muhammad, the Holy Prophet” – Muhamedi, Profeti i shenjtë, f.284; Akbar Shah Kan Naxhibabadi, “Tarik-e-Islam”, Vëll. I, f.194.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu