VITI VIII – HIXHRI

0

VITI I TETË I HIXHRIT

 

Misioni vëzhgues i Galib bin Abdullah te Bani Mulawwih

 

Në muajin Safar të vitit 8 të Hixhrit, u dërgua një patrullë në Bani Mulawwih (d.m.th., Bani Laith), afër Kadied, në rrugën për në Mekë, nën komandën e Galib bin Abdullah al-Laithi. 1] Sulmi doli me sukses. Myslimanët morën disa bagëti, si plaçkë lufte. Armiku i mblodhi forcat për të sulmuar, përsëri, por nuk ia arritën qëllimit, në sajë të ndihmës së Allahut, në formën e përmbytjes, e cila ndodhi pa rënë pikë shiu. Kështu që, myslimanët u kthyen shëndosh, në shtëpi.

 

Misioni vëzhgues i Galib bin Abdullah në Musab

 

Pas misionit të mësipërm, Profeti i Islamit a.s. e dërgoi Galib bin  Abdullah, në krye të 200 burrave, për një ekspeditë tjetër, në drejtim të Musabit, afër Fadakut. 2] Ekspedita u zhvillua me sukses të plotë. Edhe në këtë rast, sikurse herët e tjera, myslimanët zunë plaçkë të mirë.

 

Misioni vëzhgues i Shuxha bin Wahab

 

Në muajin Rabi al-Awwal, Profeti Muhamed a.s. dërgoi Shuxha bin Wahab, në krye të 24 vetëve te Bani Amir, me një largësi rreth pesë netë udhëtimi, nga Medina. 3] Armiku u tërhoq, pas një luftimi të shkurtër dhe myslimanët sollën me vete, si plaçkë, deve e dhi.

Misioni vëzhgues i Kab bin Umair në Dhat Atlah

 

Në të njëjtin muaj, d.m.th., Rabi al-Awwal, u dërgua një grup tjetër prej 15 vetësh në Dhat Atlah, një vend në kufi me Sirinë. 4] Qëllimi i saj ishte të kontrolloheshin lëvizjet e armikut. Kur arritën atje, ndodhi që të kishte një grumbull të madh njerëzish, të cilëve, për herë të parë po u bëhej thirrje të përqafonin Islamin, por ata ua kthyen me breshëri shigjetash, në drejtim të tyre. Myslimanët luftuan deri në pikën e fundit, megjithatë, ata u martirizuan të gjithë, me përjashtim të njërit, i cili u kthye në Medine dhe i tregoi Profetit të madhërishëm fatkeqësinë e ndodhur. Profeti i mëshirës a.s. u hidhërua shumë për fatin e tyre dhe u bë gati të nisej me një ekspeditë për atje. Mirëpo, para se të merrte rrugën për atje, mori vesh se armiku, tanimë, kishte ikur që andej, kështu që iu desh të hiqte dorë, hëpërhë, nga ideja për këtë ekspeditë. 5]

Sikurse është vënë në dukje edhe më parë, disa herë, qëllimi i këtyre ekspeditave, patrullave e misioneve të tilla ishte ose të ndëshkoheshin bandat e grabitësve ose të shpërndaheshin forcat e armiqve të shumtë. Në atë kohë, mënyra kryesore e jetesës së beduinëve ishte vjedhja, sulmet grabitëse, plaçkitjet e rrëmbimi. Kur Profeti Muhamed a.s. ndërmerrte masa kundër veprimtarisë së tyre, ata shndërroheshin përnjëherë në armiq dhe i drejtonin sulmet e tyre kundër atyre që kishin përqafuar Islamin, kundër myslimanëve. Me qëllim që të krijonte një mjedis shoqëror të shëndetshëm dhe të vendoste paqe në gadishull, Muhamedi a.s. nuk kishte zgjedhje tjetër, veçse të luftonte kundër njerëzve e grupeve të tilla. Dhe rezultati, shfaqet para nesh: brenda një periudhe të shkurtër, në tërë Arabinë u vendos paqja.

 

EKSPEDITA E MUTTAH

 

Nga letrat e mesazhet e dërguara nga Profeti i madhërishëm a.s. mbretërve e sundimtarëve të ndryshëm, duke i ftuar ata që të pranonin Islamin, një letër e tillë i ishte dërguar edhe mbretit të Bushrasë, me anë të Harith bin Umair Azdi. Kur Haritha arriti në Muttah, ai u vra nga Shurahbil Gasani, 7] një prej guvernatorëve të Heraklit. Vrasja e të dërguarit me mision në një vend tjetër ishte në kundërshtim me çdo ligj e moral në marrëdhëniet midis fiseve. Ishte e natyrshme që Proefeti Muhamed a.s. u shqetësua shumë kur e mori lajmin e kësaj vepre të urryer. Në muajin Xhumadi al-Ula të vitit 8 të Hixhrit (Gusht-Shtator, 629), Profeti fisnik a.s. përgatiti një ekspeditë prej 3.000 forcash myslimane, nën komandën e Zaid bin Harithas; 8] sipas detyrës, ata duhej të shkonin sa më thellë, në drejtimin verior, deri në kufijtë me romakët (sikurse njihej subjekti i Perandorisë Romake të Lindjes) dhe atyre t’u jepej të kuptonin se ata nuk ia kishin frikën as atyre dhe askujt. Duke e caktuar komandant të ushtrisë Zaid bin Harithan (Rad. A.), një ish-skllav që kishte fituar lirinë, Profeti i ndritur a.s. i porositi:

“Në qoftë se Zaidi vritet, atë do ta zëvendësojë Xhafar bin Abi Talib, e nëse edhe ai bie martir, atëherë komandën le ta marrë ‘Abdullah bin Rawaha. Por në qoftë se edhe ai bie në luftë, atëherë zgjidheni ju vetë, mes jush, një komandant.” 9]

Shurahbili e mori informacionin për afrimin e ekspeditës së myslimanëve dhe u përgatit t’u dilte përpara me një ushtri prej 100.000 forcash. Gjatë rrugës, u dëgjuan zëra sikur vetë Perandori, Herakli, po vinte me një ushtri prej 100.000 vetësh. Myslimanët u ndalën në Muan dy netë, me qëllim që të analizonin gjendjen dhe të vendosnin se çfarë duhej të bënin. Pas një fjalimi bindës dhe të mbushur me entuziazëm, të mbajtur nga Abdullah bin Rawaha, 10] të gjithë vendosën njëzëri që ta përballonin armikun me çdo çmim.

Zaidi drejtonte operacionet luftarake, pa lëshuar flamurin nga dora. Ndeshja që filloi u shndërrua në një betejë të ashpër. Vëllai i Shurahbilit u vra gjatë përleshjes, kurse ai vetë, iku nga fusha e betejës dhe gjeti strehë te një fortesë. Ai i dërgoi një mesazh Heraklit, i cili, i dërgoi menjëherë në ndihmë të tij një ushtri tjetër të fortë. Tani, myslimanët po luftonin në kushte krejtësisht të pabarabarta. Zaid bin Haritha u vra dhe flamuri ra në duart e Xhafarit. Ai ia hoqi kalit të gjitha pajimet, që të jepte të kuptohej se nuk e kishte në mendje, për asnjë arsye, që ta braktiste fushën e luftës dhe, menjëherë, u hodh në brendësi të frontit të armikut. Por edhe ai, gjithashtu, u vra, pas një luftimi të dëshpëruar, për jetë a vdekje. Atëherë, në atë orë të vështirë, sa nuk mund të mendoje një tjetër më të vështirë, zgjedhja e myslimanëve si komandant të tyre ra te Khalid bin Walidi. Ai e rrëmbeu flamurin e luftës me duart e tij të fuqishme dhe, menjëherë e kuptoi rrezikun, përballë të cilit ndodheshin forcat e myslimanëve, që po luftonin në kushtet më të pafavorshme. Atë ditë, tetë shpata u thyen në dorën e Khalidit. 11] Ra nata dhe luftimi u shty për të nesërmen. 12]

Dhe të nesërmen, Hazreti Khalid i shpërndau trupat e tij në një linjë të gjatë, shumë të gjatë të frontit të luftës, sikur kishte në mendje ta rrethonte armikun. Por edhe romakët nuk lëvizën nga pozicionet e tyre dhe nuk ndërmorën ndonjë lëvizje përpara dhe Khalidi, sipas planit të tij, e tërhoqi me zgjuarsi ushtrinë nga Mutta për në Medine. Romakët ishin të kënaqur që luftimet po pushonin dhe nuk u kishte mbetur asnjë fije dëshire që të ndesheshin përsëri me Khalidin. Myslimanëve në Medine nuk u pëlqeu një kthim i tillë i ushtrisë së tyre nga lufta, bile, ushtarëve që po ktheheshin u përplasën pluhurin në fytyrë, në shenjë turpërimi, duke u bërtitur: “Ah ju, ikanakë, dezertorë! Ju, që  e braktisët Rrugën e Allahut!” Por Profeti i lartë a.s. i ngushëlloi ata dhe u përgjigj, në emër të tyre: “Jo ikanakë, jo; por në dashtë Allahu, ke për t’i takuar prapë ata.” 13] Profeti i Islamit a.s. dhe Shokët, të gjithë ishin të mbushur plot nga ndjenjat e hidhërimit, për shkak të humbjes së gjithë atyre burrave trima, të rënë ë fushën e betejës dhe, në mënyrë të veçantë, të humbjes së tre gjeneralëve të shquar.

 

Pasojat e Betejës së Muttas 

 

Beteja në Muttah pati disa efekte të çuditshme në mendësinë e bashkësive të ndryshme. Myslimanët nuk ishin të kënaqur me kthimin e luftëtarëve të tyre, pa një fitore të dukshme, të pastër. Për ta, në Rrugën e Allahut, ka vetëm dy përqasje – Fitorja ose Martirizimi, rënia dëshmor. Të krishterët nuk ishin në gjendje ta përcaktonin me siguri përfundimin e kësaj beteje, nëse ishte fitore apo disfatë. Por, një gjë ata e kishin mësuar dhe për këtë ishin të sigurt. Ata ishin të mahnitur me kurajën, iniciativën dhe vrullin e myslimanëve. Ata mendonin se të bëje luftë me ta, ishte si të luftoje me luanë, ku secili dukej sikur zotëronte më shumë se një jetë. Ata e kuptuan forcën e qëndresën e tyre përmes njerëzve të tillë, si Xhafari i cili vazhdonte të luftonte edhe kur iu këputën të dy krahët nga trupi ose Khalidi, të cilit iu thyen duke luftuar tetë shpata në një mbasdite të vetme. Kështu që romakët ishin të prirur t’i linin myslimanët në punë të vet, por krenaria dhe arroganca bënin të tyren dhe nuk i lejonte që të deklaroheshin me zemër të hapët për paqe; si rrjedhim, lufta vazhdonte.

Megjithatë, çifutët dhe jobesimtarët ishin të lumtur me atë që, siç u dukej atyre, mund të quhej si katastrofë e myslimanëve. Ëndrra e tyre shkonte deri atje, sa të mendonin rënien e myslimanëve në duart e romakëve. Për këtë arsye, ata vazhdonin me veprimtarinë e tyre armiqësore dhe provokimet kundër Profetit të nderuar a.s. në jug, meqë e dinin se luftëtarët e tij ishin të zënë me romakët, në veri.

 

MISIONI VËZHGUES I AMR BIN AL-AS NË DHAT AL-SALASIL

 

Në muajin Xhumada al-Akhir, Profeti i madhërishëm a.s. dërgoi një ushtri prej 300 vetësh, nën komandën e Amr bin al-As, që porsa kishte përqafuar Islamin, në Dhat al-Salasil, rreth dhjetë ditë udhëtimi larg nga Medina. 14] Ky batalion u dërgua me qëllim që të shpërndante Banu Kuda’ah, që kishte mbledhur forca të konsiderueshme e që kërcënonin të sulmonin Medinen. Në rast të një qëndrese të madhe, nga ana e tyre, ai u këshillua që të thërriste në ndihmë ato fise që kishin filluar të afroheshin me Islamin, si Banu Bali, Banu Udhrah e tjerë. Pas një marshimi prej dhjetë ditësh, ai e ngriti kampin te një burim, i njohur me emrin Salasil, afër kufirit me Sirinë. Kur zbuloi se armiku ishte i madh në numër, sikurse ishin marrë vesh, ai e vuri në dijeni Profetin Muhamed a.s., i cili dërgoi me të shpejtë trupa përforcuese prej 200 vetësh, nën komandën e Abu Ubaida bin al-Xharrah. Amr bin al-As mbetej gjithnjë komandanti i forcave të kombinuara. Pastaj, ai kaloi edhe nëpër territoret e fiseve Banu Bali dhe Banu Udhra, duke siguruar edhe aleancën e tyre. Por kur ai arriti te vendi ku ishin grumbulluar forcat armike, pa se ato, tashmë, kishin ikur të frikësuara. Hazreti Amr bin al-As i dërgoi lajmin menjëherë Profetit fisnik a.s., duke e njoftuar për suksesin e fushatës.

 

Disa patrullime të vogla para fitores në Mekë

 

Ibn Sad përmend tri ekspeditat e mëposhtme, pas fushatës së Dhat al-Salasil.

 

  • Patrulla e Abu Ubaidah

Në muajin Rexheb të vitit 8 të Hixhrit, Profeti i ndritur a.s. dërgoi Abu Ubaidah bin al-Xharrah, në krye të 300 luftëtarëve te një klan i Xhunainas, në bregdet. 15] Në këtë mision nuk u zhvilluan luftime, megjithatë, ka mbetur në kujtesën historike për një incident të rrallë. Gjatë ekspeditës, ushqimet ishin mbaruar dhe “muxhahidinët” (myslimanët në rrugën e Allahut) kishin uri. Në këtë kohë, ndihma e Allahut erdhi në një mënyrë të çuditshme, me anë të një peshku shumë të madh (“Khabat”) që ata e peshkuan në det e që u mjaftoi plotësisht për të shuar urinë.

 

  • Patrulla e Abu Katadas në Kudira

Një patrullë tjetër e përgatitur mirë prej 10 vetësh, u dërgua në muajin Shaban te një fis i Gatfanit, në Nexhd, 16] nën drejtimin e Abu Katadah. Aty u zhvillua një luftim i shkurtër, megjithatë, myslimanët arritën të shtien në dorë një plaçkë lufte të mirë, me deve, bagëti të tjera dhe disa robër.

 

  • Patrulla e Abu Katadah në Luginën Idam

Në muajin Ramazan, u dërgua një tjetër patrullë e vogël prej 8 vetësh, nën komandën e Abu Katadah, në Luginën Idam. 17] Gjatë udhëtimit, Muhallim bin Xhuthamah, pjesëtar i grupit, vrau një person që e ndeshën rrugës, me emrin Amir, megjithëse ky i fundit i përshëndeti (u dha “salam”) në mënyrën islame. Në lidhje me këtë incident, më vonë, Allahu zbriti shpalljen e mëposhtme:

“O besimtarë! Kur të shkoni në luftë, në rrugë të Allahut, shqyrtoni gjithçka me kujdes! Mos i thoni atij që ju përshëndet me selam: ‘Nuk je besimtar’…”   (IV: 94)

 

NGJARJE QË I PARAPRINË FITORES NË MEKË

 

Kurejshët dhe aleatët e tyre shkelin marrëveshjen e Hudeibijes

 

Marrëveshja e Hudeibijes mbeti në fuqi për dy vjet. Paqja dhe qetësia që mbizotëruan gjatë kësaj periudhe e kishin ndihmuar në mënyrë të konsiderueshme Islamin dhe i kishin forcuar myslimanët. Në kuadrin e marrëveshjes së armëpushimit, fisi Kuza kishte hyrë në marrëdhënie miqësore me myslimanët, kurse armiqtë e tyre, nga ana tjetër, bënë aleancë me kurejshët. 18] Këta të fundit zienin përbrenda dhe po bëheshin si të tërbuar nga rritja e popullaritetit të myslimanëve. Kurejshët nxitnin fisin Banu Bakr dhe aleatët e tyre për të sulmuar fisin Kuza, aleatin e Profetit të lartë alejhi salam. Në vazhdën e këtyre intrigave, një natë, ndërsa Banu Kuza po flinin te një burim uji, i quajtur Watir, Banu Bakr i sulmoi befas, duke vrarë shumë prej tyre dhe duke ua plaçkitur pasurinë. Sipas disa historianëve, kurejshët i ndihmuan haptas fisin Banu Bakr me njerëz dhe armatime. 19] Ikrima bin Abu Xhahl, Safwan bin Umajah dhe Suhail bin Amr e të tjerë morën pjesë në këtë përleshje, të maskuar, për të mos u njohur. 20] Pjesëtarët e fisit Banu Kuza u strehuan në Mekë për të qenë më të sigurt, por armiqtë nga fisi kundërshtar i ndoqën edhe aty, dhe vranë disa prej tyre, deri edhe brenda në Haram, ku gjakderdhja ishte e ndaluar qysh prej kohëve që nuk mbaheshin mend. Banu Kuza u ankuan te kurejshët, por nuk ua vunë veshin. Atëherë, ata dërguan një përfaqësi të tyre në Medine, duke kërkuar nga Profeti i nderuar a.s. të bënte diçka në mbrojtje të tyre. Profeti i Islamit a.s., pasi u këshillua me Shokët, u dërgoi një mesazh kurejshëve, duke u parashtruar tre kushte dhe duke kërkuar prej tyre që të pranonin njërin nga ata:

  • Kurejshët duhet të paguanin për gjakun e të vrarëve nga pjesëtarët e fisit Banu Kuza.
  • Të mos kishin të bënin fare me Banu Bakr.
  • Të deklaronin se Marrëveshja e Hudeibijes është e shfuqizuar, si e paqenë.

Kurejshët i hodhën poshtë dy kushtet e para dhe, nëpërmes Kurt bin Umarit, i dërguan një mesazh Profetit të madhërishëm a.s., ku i thoshin se ata do të pranonin vetëm kushtin e tretë. 21] Por ky ishte një hap i gabuar, nga ana e tyre. Abu Sufjani, duke e kuptuar rrezikun që i kanosej popullit të vet me këtë prishje të marrëveshjes, në mënyrë kaq të nxituar, shkoi vetë në Medine me qëllimin që t’i kërkonte Profetit të mëshirës a.s. rinovimin e marrëveshjes. 22] Por, nga ana tjetër, ai bëri veshin e shurdhër ndaj çdo kërkese të myslimanëve, një gjë krejtësisht absurde. Profeti Muhamed a.s. e kuptonte thellë tërë realitetin e gjendjes, prandaj e hodhi poshtë përsëritjen e marrëveshjes.

 

Përgatitja e Profetit të Islamit  për triumfin në Mekë

 

Gjatë më shumë se njëzet vjetëve, kurejshët kishin qenë një burim i përhershëm vuajtjesh e mundimesh për myslimanët. Ata e kishin sulmuar Medinen tri herë, me shpresën e qëllimin që ta zhduknin nga faqja e dheut Islamin, por kishin dështuar. Tani, ishte një rast i përshtatshëm për myslimanët që të ndëshkonin kurejshët për sjelljen e ulët dhe tradhtinë e tyre. Nuk kishte asnjë kuptim që ta lije të ikte ky rast, gjë që vetëm mund ta keqësonte gjendjen dhe t’i jepte kohë e mundësi armikut ta kapërcente gjendjen dhe të delte i larë. Prandaj, Profeti Muhamed a.s. u kërkoi pasuesve të tij të bëheshin gati për luftë dhe i çoi fjalë aleatëve dhe ndjekësve të tij në Arabi të vinin tek ai, 23] të gatshëm për luftë por, në të njëjtën kohë, përgatitjen e tyre ta mbanin të fshehtë, në mënyrë absolute. Edhe ai, nga ana e tij, kaq të fshehtë arriti ta mbante planin sa, një njeri i zakonshëm në Medine mendonte se ai po shkonte në Siri për të ndëshkuar romakët.

Njëri nga myslimanët, me emrin Hatib bin Abi Balta, i cili i kishte të afërmit e tij në Mekë dhe ishte i shqetësuar për fatin e tyre, me anë të një lajmëtari, në mënyrë të fshehtë, u dërgoi atyre një letër, në të cilën u bënte të ditur se çfarë kishin në mendje të bënin myslimanët. Mirëpo, kjo do të prishte shumë punë. Në qoftë se letra do të arrinte te kurejshët, detyrimisht, ata do të bënin përgatitjet e nevojshme për luftë, me shumë mundësi që të shoqërohej me gjakderdhje të kotë e humbje jetë njerëzish. Por Profetit të ndritur a.s. iu bë e ditur për këtë letër nga Allahu, me anë të shpalljes. Menjëherë, ai dërgoi njerëz që ta arrinin personin që kishte letrën dhe e kthyen në Medine. Myslimanët, në mënyrë të veçantë, Hazreti Ymeri, ishin shumë të revoltuar për këtë sjellje të pabesë, nga ana e Hatibit dhe ishin të mendimit që atij t’i jepej dënimi më i rëndë. Por, meqenëse Hatibi ndjehej thellësisht i penduar për atë që kishte bërë, Profeti i nderuar a.s., Profeti i mëshirës, e fali atë. 24] Dhe ky ishte një prej shembujve të paparë që tregonte se deri ku shkonte ndjenja dashamirëse e mëshirës, nga ana e tij.

 

Kurejshët e zënë në befasi

 

Më 10, të Ramazanit, të vitit 8 të Hixhrit, Profeti i madhërishëm a.s. u nis, në krye të 10.000 pasuesve, 25] duke plotësuar kështu profecinë e Profetit Musa, të shpallur para dy mijë vjetësh: “Ai erdhi me dhjetë mijë nga shenjtërit.” (Deut. 33: 2). 26] Asnjë ngjarje tjetër në gjithë historinë pas Musait, nuk i ka përmbushur këto fjalë profetike. Ja, ku ishin dhjetë mijë myslimanë, dhe të gjithë të “drejtë, të pastër” (sikurse parathuhej), pa asnjë përjashtim.

Profeti i Islamit a.s. e ngriti kampin në Marr-uz-Zahran, një vend vetëm pak orë udhëtimi nga Meka. Kur panë një ushtri kaq të madhe, kurejshët u zunë në befasi të plotë. Profeti urdhëroi të ndizeshin zjarre të mëdha në secilin grup ushtarësh. Kjo gjë krijoi te kurejshët përshtypjen se kishin të bënin me një ushtri shumë më të madhe sesa ishte, në të vërtetë. Ata ishin të tronditur, duke parë sesi ndriçonte në errësirën e natës e tërë shkretëtira, nga zjarret e ndezura në kampe. Kryetari i tyre, Abu Sufjani, bashkë me krerë të tjerë u ngjitën në lartësi, mbi kampet e myslimanëve për të vëzhguar situatën me sytë e tyre, por e dalluan dhe e sollën menjëherë para Profetit të mëshirës alejhi salam. Ky ishte, pra, vetë ai, Abu Sufjani, armiku më i hidhur i Islamit, ai që kishte zhvilluar kaq luftëra e kishte kurdisur kaq komplote edhe kundër jetës së Profetit të madhërishëm a.s., që kishte bërë gjithçka që kishte në dorë e me të gjitha mjetet, vetëm e vetëm që të fshinte nga faqja e dheut Islamin dhe myslimanët. Porse Profeti i mëshirës a.s. ishte mishërimi i dashurisë dhe i përdëllimit. Me një zë të butë, e me dhembshuri, iu drejtua me fjalët: “O Abu Sufjan! A mendon ende, se ka një zot tjetër, përveç Allahut, të Plotfuqishmit?” 27] Me kokën të ulur dhe i turpëruar, iu përgjigj Abu Sufjani: “Po të kishte, ai do të na kishte dalë në mbrojtje”. Atëherë foli Profeti i ndritur a.s.: “Të gjitha fajet tuaja janë të falura, Abu Sufjan! Dhe kushdo që strehohet në shtëpinë tënde, do të jetë i sigurt.” Shumica e historianëve janë të një mendjeje se Abu Sufjani e pranoi Islamin në atë kohë, megjithëse, përsa i përket kushteve e rrethanave, nuk është në gjendje ndokush ta shprehë në mënyrë krejt të saktë. Sidoqoftë, më vonë, ai u bë mysliman i sinqertë. Kushdo është në gjendje ta shquajë këtë model trajtimi kaq zemërbardhë të Profetit të të mëshirës i cili, jo vetëm e fali për gjithë atë të shkuar, por edhe shtëpinë e këtij armiku, të armikut më të ashpër, e bëri vend sigurie.

 

Nr.8. (Nga Lista e ilustrimeve): Hartë për triumfin e Mekës (faqe më vete)

 

TRIUMFI I MEKËS

 

Me kthimin në Mekë, Abu Sufjani i njoftoi njerëzit për sigurinë e dhënë nga Profeti i madhërishëm a.s. dhe u bëri të ditur, gjithashtu, për forcën e madhe të ushtrisë myslimane, duke theksuar, në të njëjtën kohë, kotësinë e çfarëdo qëndrese ndaj një ushtrie të tillë.

Të nesërmen, në mëngjes, Profeti Muhamed a.s. hyri në Mekë, në mënyrë paqësore. Ai i urdhëroi myslimanët që të shmangnin çdo gjakderdhje. Të gjitha njësitë e ushtrisë hynë kësi soji, paqësisht, me përjashtim të asaj të komanduar nga Khalid bin Walid. Gjatë kohës që ata po marshonin, si të tjerët, disa nga kurejshët dhe të fisit aleat të tyre të Banu Bakr, nga ata më ekstremistët dhe armiq nga më të papajtueshmit, të tillë si Safwan, Suhail dhe Ikrima bin Abu Xhahl i qëlluan myslimanët me shigjeta, duke shkaktuar dy myslimanë të vrarë si dëshmorë nga shigjetat e tyre. Atëherë, Hazreti Khalid urdhëroi trupat e veta që t’u përgjigjeshin dhe, pas një luftimi të zhvilluar, armiku mori arratinë, duke lënë pas vetes kufomat e dymbëdhjetë shokëve të tyre të vrarë. 28]

Mekasit ishin lajmëruar se ata do të ishin të sigurt, po të qëndronin brenda shtëpive të tyre, po të strehoheshin në Kabë, ose në Shtëpinë e Abu Sufjanit. 29] Profeti fisnik a.s., hipur mbi një kalë të bardhë, po hynte në qytetin e shenjtë, me kokën ulur, në shenjë nënshtrimi ndaj Allahut. 30]

Profeti i Islamit a.s. hyri në Kabë dhe e pastroi atë nga të gjithë idhujt, ndërsa recitonte vargjet e Kuranit të shenjtë: 31]

 

“Thuaj: ‘E VËRTETA erdhi, ndërsa e pavërteta u shkatërrua’…”   (XVII: 81)

 

Hazreti Bilal, myezini i përhershëm i Profetit të lartë a.s., thirri ezanin nga çatia e Kabës, 32] dhe Profeti i ndritur a.s. drejtoi lutjen (namazin, salatin).

 

Mëshirë e padëgjuar ndaj armiqve

 

Pas namazit, Profeti i madhërishëm a.s. dërgoi e thirri Uthman bin Talhan, rojtarin dhe mbajtësin e çelësave të Kabës dhe i cili, një herë e kishte ndaluar atë të hynte në Kabë, bile, e kishte keqtrajtuar. Por Profeti i mëshirës a.s., jo vetëm që ia besoi përsëri çelësat Uthman bin Talhasë, por edhe tha me këtë rast: “Ai që ia merr çelësat e Kabës Uthman bin Talhasë, ose pasardhësve të tij, ai është tiran!” 33]

Kurejshët dhe krerët e tyre po vëzhgonin, pa bërë zë, në mjediset e Kabës. Atëherë, Profeti i Islamit a.s., iu drejtua atyre: “O udhëheqës të Mekës! Çfarë trajtimi prisni ju prej meje, sot?” Ata iu përgjigjën, të gjithë me një gojë: “Ti je vëllau fisnik i të rinjve dhe nipi zemërdhembshur i të moshuarve.” 34] Profeti i ndritur a.s. vazhdoi: “Do të veproj me ju, sikurse veproi Jusufi me vëllezërit e vet. Jeni të lirë, mos kini frikë, sot. Allahu ju mëshiroftë!” Kur dëgjuan këto fjalë, në fillim, mekasit nuk ishin në gjendje ta besonin. Ata ishin prekur në thellësi të zemrës. Ai po i dëshmonte më së miri ata tituj, të cilët i kishin dëgjuar herë pas here, pa ua vënë shumë veshin: “Më i miri i njerëzve”, “Krenaria e njerëzimit”, “Mëshirë për njerëzit”.

Në këtë mënyrë, Profeti Muhamed a.s., po tregonte një mëshirë të padëgjuar ndaj armiqve të tij. Ai dhe pasuesit e tij ishin ishin përndjekur e torturuar në Mekë për trembëdhjetë vjet rresht. Persekutimi i pareshtur i detyroi myslimanët që të emigronin në Medine. Mes tyre kishte asish që u përpoqën me të gjitha mënyrat që ta vrisnin Muhamedin alejhi salam. Aty ishte edhe ai që kishte shkaktuar vdekjen e vajzës së tij, aty ishte Hindi, bashkëshortja e Abu Sufjanit, gruaja mizore e cila, si ia kishte nxjerrë mëlçitë dhe zemrën nga gjoksi xhaxhait të dashur, Hamzait, të rënë si martir nga dora e skllavit të saj, Wahshiut, në Uhud, i futi në gojë, ashtu, si të gjalla. E të gjitha këto mëkate e krime u falën dhe u quajtën të harruara. Armiku më i papajtueshëm i Islamit falej dhe ndaj tij ofrohej vetëm sjellje dashamirëse. Kurrë, në histori, nuk është parë një fitimtar i tillë që të tregojë dhembshuri e mëshirë deri në këtë shkallë, ndaj armikut të mundur.

Historianët europianë e pranojnë se, “nga të gjitha fitoret që përmenden në analet e historisë, askund nuk e ndesh një hyrje triumfale, si kjo.” 35] Asnjë pushtim nuk është bërë pa gjakderdhje dhe asnjë falje e mëshirë e tillë ndaj të mundurve nuk e ndesh në ndonjë rast tjetër në historinë e botës së lashtë, ose asaj të ditëve tona. Historia botërore nuk ka nxjerrë një figurë tjetër të ngjashme me të, të pajisur me cilësi të tilla, si shpirtmadhësia, falja dhe mëshira, që të arrijnë në këto lartësi sublime. “Kjo hapësirë e pakufishme e simpatisë njerëzore dhe e mëshirës zemërgjerë nuk është parë tek asnjë njeri në botë, as brenda jetës të vetë Krishtit…për arsye se ai nuk e fitoi kurrë atë fuqi e pushtet që të mund ta përdorte kundër persekutorëve të tij.”

Lidhur me triumfin e Mekës, B. Smith jep komentin: “Në Mekë nuk kishte mbetur asnjë forcë që të mund të pengonte sadopak çdo vullnet e dëshirë të tij. Në qoftë se ai, deri tani, do të kishte pasur ndonjë maskë për të mbuluar qëllimet e veprimeve të tija, tani kishte ardhur koha që të hiqte çdo maskë; në qoftë se synimet e ulëta, po të ekzistonin, do të kishin dobësuar e minuar idealet e larta, ose, nëse sjellja e tij e moderuar do të drejtohej për hir të interesave egoiste, vetjake, sikurse hamendëson Giboni, tanimë, ne duhej të shihnim efektet e këtyre dukurive; tani, o sot o kurrë,sikurse e thotë fjala, kishte ardhur çasti të përmbushte çdo kërkesë të ambicieve të tija, të plotësonte çdo dëshirë dhe ta kënaqte dëshirën për hakmarrje ndaj ish-armiqve të vet, deri në pikën e fundit. Por, a kemi diçka të tillë? Kurrsesi! Lexoni për hyrjen e Muhamedit, në Mekë dhe bëjeni paralelen me atë të Marit ose të Sulës, në Romë. Krahasoni atmosferën dhe të gjitha rrethanat që i shoqërojnë ngjarjet, urrejtjen e mllefin e palëve që paraprinte dhe, pastaj, përdorimin e fuqisë e të pushtetit, nga ana e fitimtarit; bëjeni këtë analizë dhe atëherë do të jeni në gjendje ta vlerësoni më mirë shpirtmadhësinë e sjelljen e moderuar të Profetit të Arabisë! Asnjë listë me emra që do të ndiqeshin a vriteshin; asnjë grabitje në rrugë a shtëpi, asnjë hakmarrje e shfrenuar. “ 36]

 

Fjalimi në ditën e fitores

 

Profeti i Islamit a.s. iu drejtua njerëzve kështu, në ditën e fitores:

 

“Nuk ka zot tjetër, përveç Allahut, Ai është Një dhe nuk ka shok. Ai e përmbush premtimin e Tij dhe e ndihmon shërbëtorin e Tij dhe Ai, i Vetëm i zhduk të gjithë ata që i dalin kundër. Sot, çdo krenari e rreme dhe zakone të marra shkelen nën këmbët e mia. Ju jeni bijtë e Ademit dhe Ademi është krijuar nga dheu. Allahu thotë: ‘O njerëz! Në të vërtetë, Ne ju krijuam ju prej një mashkulli dhe një femre dhe ju bëmë popuj e fise, për ta njohur njëri-tjetrin. Më i nderuari prej jush tek Allahu është ai që i frikësohet më shumë Atij. Me të vërtetë, Allahu është i Gjithëdijshëm dhe për atë asgjë nuk është e fshehtë.   (XLIX: 13)’ “ 37]

Ai shtoi:

“Me të vërtetë, Allahu dhe i Dërguari i Tij e kanë ndaluar shitjen e pijeve alkoolike (dhe e atyre që të dehin), si edhe fajdenë.” 38]

Ai u kërkoi të gjithë emigrantëve që të mos e pretendojnë pasurinë që lanë pas, kur emigruan në Medine dhe që u muar në zotërim prej mekasve. 39]

Në të vërtetë, e gjitha kjo ishte një fitore unike, fitorja e Islamit dhe triumfi i besimit të patundur të Profetit të madhërishëm në çështjen e tij të shenjtë.

 

Ekspedita të vogla për të prishur idhujt e mëdhenj, pas fitores së Mekës:

 

  1. Sarja e Khalid bin Walid për të prishur Uzanë

Pas fitores së Mekës, më 25 të muajit Ramazan, Profeti Muhamed a.s. e dërgoi Hazreti Khalid bin Walid për të prishur idhullin Uza, në krye të 30 kalorësish. 40] Ai e prishi idhullin dhe u kthye në Mekë.

 

  1. Sarja e Amr bin al-As për të prishur Suwanë

Profeti i fisnik a.s. dërgoi Hazreti Amr bin al-As, pas fitores së Mekës, për të prishur Suwanë, idhullin e Hudhailit. 41] Amri e shkatërroi idhullin dhe, për më tepër, kujdestari i tij e pranoi Islamin.

 

  1. Sarja e Sad bin Zaid për të prishur Manatin

Profeti i ndritur a.s. dërgoi Sad bin Zaid për të prishur Manatin. 42] Ai shkoi atje me njëzet kalorës. Kujdestari i tij bëri qëndresë, por u vra dhe idhulli u shkatërrua.

 

Ekspedita e Khalid Bin Walid në Xhadhimah

 

Pas ekspeditës së Khalidit për prishjen e Uzasë, Profeti i lartë a.s. e dërgoi atë te Bani Xhadhimah, një fis i Kananit, në krye të 350 vetëve, për t’u bërë thirrje që të futen në Islam. Kur Hazreti Khalid arriti atje, ata i thanë se, tanimë, ata e kishin pranuar Islamin dhe besonin në Allahun dhe në Profetin e Tij. 43] Mirëpo, ata ishin të armatosur dhe Khalidi deshi t’i çarmatoste. Pas një rezistence të vogël, ata i dorëzuan armët dhe i grumbulluan për t’i çuar te Profeti i nderuar a.s. dhe, gjatë rrugës, një grup prej tyre, përsëri bëri qëndresë por u vranë. Kur arriti te Profeti i Islamit a.s. me të burgosurit, ky u mërzit shumë me veprimin e tij dhe u shpreh: “O Allah, nuk kam të bëj me atë që ka vepruar Khalidi.” 44]

 

BETEJA E HUNEINIT: 45]

 

Hawazin dhe Thakif

 

Fitorja e Mekës, në të vërtetë, ishte si një portë, përmes së cilës arabët mund të hynin në Islam, por me këtë nuk duhet të nënkuptohet, në asnjë mënyrë, se kishte mbaruar çdo kundërshtim ndaj Islamit. Fisi sundues i Taifit, Banu Thakifi, si edhe fisi luftarak i Hawazinit, që banonin midis Mekës dhe Taifit, ishin ende armiq të deklaruar të Islamit. Në mënyrë të veçantë, fisi Hawazin ishte mjaft i fuqishëm dhe, duke qenë i vendosur në zona malore, nuk kishte qenë kurrë i nënshtruar ndaj Mekës. Në qoftë se Profeti i madhërishëm a.s. nuk do t’i zinte mekasit në mënyrë kaq të beftë, me siguri, Hawazini dhe Thakifi do të ishin bashkuar me kurejshët kundër tij.

Rënia e Mekës në duart e myslimanëve shkaktoi shqetësim të madh tek ata, sepse e dalluan menjëherë kërcënimin që lindi për fenë e tyre, si edhe për aspekte të tjera joislamike të mënyrës së jetesës së tyre. Për ta përballuar këtë rrezik, ata grumbulluan një ushtri të madhe, ndërkohë që  Profeti Muhamed a.s. predikonte Islamin në Mekë. Me ata u bashkuan edhe fiset Nasr dhe Xhushm. Ata marshuan drejt lartësive të Awtasit, në juglindje të Mekës, rreth një ditë a një ditë e gjysmë udhëtimi larg nga Meka. Hawazini dhe Thakifi e ngritën kampin në Luginën e Huneinit, duke vendosur grupin e harkëtarëve te qafa e malit që e kontrollonte luginën e, nëpër të cilën, Muhamedi a.s. dhe forcat e tij, duhej të kalonin medoemos, para se të kapërcenin në anën tjetër.

 

Profeti i Islamit niset për t’u ndeshur me fiset Hawazin dhe Thakif

 

Nuk kishte kaluar as një muaj qysh nga fitorja e Mekës, kur Profeti Muhamed a.s. u vu në dijeni të asaj që po përgatiteshin të bënin Hawazini dhe Thakifi, bashkë me fiset e tjera fqinje. Me të dëgjuar për këto përgatitje, ai dërgoi menjëherë dikë për të vëzhguar lëvizjet e tyre dhe të zbulonte nëse ishin të vërteta gjithë ato që thuheshin. Njeriu i dërguar u kthye shpejt, duke vërtetuar njoftimet e para; në të njëjtën kohë, i dha Profetit të lartë a.s. hollësi të tjera për ato që po ndodhnin. 46]

Meqenëse nuk kishte kohë për të humbur, Profeti i madhërishëm a.s. mblodhi menjëherë një ushtri për të shpërndarë forcat armike. Ushtria myslimane numëronte dymbëdhjetë mijë vetë, duke përfshirë dy mijë mekas. 47] Profeti fisnik a.s. marshoi në drejtim të Luginës së Huneinit ku, sipas të dhënave, Hawazini kishte ngritur kampin me forca të mëdha.

Këtu ia vlen të vihet në dukje se myslimanët u nisën në këtë ekspeditë me një besim në vete të tepruar, jashtë mase; sidomos, kjo shfaqej tek ata që porsa kishin hyrë në Islam, të cilët ndjeheshin krenarë për numrin e madh të forcave, por një gjë e tillë nuk është e pëlqyer në sytë e Allahut. Kjo gjë përmendet edhe në Kuranin e shenjtë, si më poshtë:

“Në të vërtetë, Allahu ju ka ndihmuar në shumë beteja, si dhe në ditën e(luftës së) Huneinit, kur ju ju mahniti numri juaj i madh. Por ai numër nuk ju solli dobi aspak, sepse toka ju duk juve e ngushtë, edhe pse është e gjerë dhe kthyet shpinën duke ia mbathur.

Pastaj Allahu zbriti qetësinë e Tij mbi të Dërguarin e Vet dhe mbi besimtarët, si dhe zbriti luftëtarë (engjëj), të cilët ju nuk i patë dot e i dënoi jobesimtarët. Kështu u “shpërblyen” mohuesit”   (IX: 25-26)

 

Fusha e Betejës

 

Hawazinët ishin të njohur në artin ushtarak, si shigjetarë të aftë; përveç kësaj, ata kishin zënë një pozicion të favorshëm në fushën e betejës. Në pikat kyçe përreth kodrave, ishin vendosur harkëtarët më të mirë që kishin. Ndërsa myslimanët përparonin, ata ndesheshin me breshërin e shigjetave që vinin nga të gjitha anët, ndërsa pjesa kryesore e ushtrisë së Hawazinëve, i sulmonte ata në vijën e frontit. Trupat luftarake mekase, të formuara rishtas, përfshirë edhe ata që porsa e kishin përqafuar Islamin, nën komandën e Khalidit, gjindeshin në vijën e parë të luftimit, si rrjedhim, të parët që përballeshin me sulmin. Por ata nuk qenë në gjendje t’i qëndronin këtij sulmi të furishëm shigjetash të armikut. Kështu që ata u ngujuan në vend dhe filluan të bënin prapa; tërheqja e tyre shkaktoi çrregullim të tmerrshëm në radhët e myslimanëve, që u vinin pas; njëri grup u përzie me një grup tjetër, duke sjellë konfuzion të plotë. Bile, edhe “ansarët” (medinasit) dhe “muhaxhirët” (emigrantët), u bashkuan me ata që tërhiqeshin, gjë që e shtoi edhe më tepër pshtjellimin dhe kaosin.

Në këtë gjendje të mjerueshme ku kishin arritur punët, vetëm Profeti Muhamed a.s. me një grup të vogël ndjekësish qëndroi si shkëmb në pozicionin e vet, me një qetësi e guxim të admirueshëm. Duke e parë tërheqjen e plotë të myslimanëve, Hawazini dhe Thakifi zbritën me të shpejtë nga pozicionet e tyre dhe arritën shumë afër Profetit të ndritur a.s., gati për ta sulmuar.

 

Fitorja

 

Profeti i madhërishëm a.s. ishte burim i pashtershëm besimi për të gjithë; ai ishte nën mbrojtjen e të Plotëfuqishmit. Ai u thërriste me sa zë që kishte, “Unë jam Profeti, kjo është e vërteta e plotë, nuk ka pikë dyshimi në këtë. Jam i biri i Abdul Mutalibit.” 48] Hazreti Abazi që ishte pranë tij, thërriste gjithashtu: “O, ju ansarë! Ju që strehuat dhe i ndihmuat myslimanët. O, ju muhaxhirë! Ju që u betuat te pema, Muhamedi a.s. është gjallë, është këtu. Ejani këtu, në këtë anë!”

Këto fjalë magjike e bënë efektin e dëshiruar. Ata ndezën flakë të re shpirtërore në mendjen e vullnetin e njerëzve që po tërhiqeshin. Ata iu përgjigjën, të gjithë sa ishin: “Labbaik” (Ja, ku jemi, nën urdhrin tënd), dhe morën drejtimin për te vendi ku po qëndronte Profeti i Islamit alejhi salam. Ata u çliruan nga devetë e kuajt e tyre dhe iu sulën armikut me vrull të furishëm. Profeti i lartë a.s. mori një grusht me pluhur dhe e hodhi me fuqi në drejtim të armikut, duke e shoqëruar me fjalët: “Ju huptë Zoti!” 49] Efekti i këtij gjesti u pa qartë, menjëherë; armiku filloi të humbasë terren; një pjesë e tyre, tanimë, ia kishin dhënë vrapit, kurse pjesa tjetër, megjithëse u përpoq të bëjë rezistencë, kur panë flamurmbajtësin e tyre të binte i vdekur, atëherë edhe ata morën arratinë e s’kish gjë që t’i ndalonte. Ata lanë pas gratë e fëmijët e tyre, si edhe kafshë që i kishin sjellë me vete, në mënyrë që me praninë e tyre t’u jepnin kurajë luftëtarëve. Plaçka që shtinë në dorë myslimanët, në këtë betejë, përmbante: 50]

  • 000 deve
  • 000 dele
  • 000 okë argjend
  • 000 robër lufte.

 

Ekspedita e vogël në Awtas

 

Të burgosurit e luftës i lëvizën për te Wadi al-Xhirana, kurse Muhamedi a.s. u vu në ndjekje të armikut. Myslimanët i arritën ata, në Awtas dhe aty, filloi përsëri një betejë e ashpër, në të cilën armiku u mund, përfundimisht. 51] Shumë prej tyre u vranë, kurse ata që aritën të shpëtonin, bashkë me udhëheqësin e tyre, Malik bin Awuf, ikën në Taif, që ishte shndërruar në një qytet të fortifikuar. Pa u vonuar asnjë çast, Profeti i Islamit a.s. e vuri Taifin nën rrethim. 52]

 

RRETHIMI I TAIFIT

 

Hawazini, si masë mbrojtëse, kishte siguruar qysh më përpara ushqime e mjete të tjera të domosdoshme të jetesës, në Taif. Garnizone të fuqishme ishin vendosur kudo, rreth qytetit. Rrethimi vazhdoi për një muaj, por dukej që armiku, as që e kishte në mendje të dilte përballë, në një betejë të hapur. Ata mjaftoheshin vetëm me harkëtarët e tyre që rrinin në pritë pa ndërprerje e nga shigjetat e të cilëve shtohej përditë numri i të vrarëve dhe i të plagosurve, në radhët e myslimanëve. Profeti Muhamed a.s. e shqyrtoi gjendjen me Shokët e tij dhe u vendos që rrethimi të hiqej dhe armiku të lihej i qetë, në punë të vet. 53] Ndërprerja e rrethimit tregon qartë se qëllimi i kësaj ekspedite nuk ishte pushtimi i territorit dhe kjo gjë mund të thuhet edhe për të gjitha ekspeditat e tjera të shumta, si kjo; qëllimi i vetëm ka qenë, gjithmonë, ruajtja e siguria e Islamit nga sulmet e armiqve. Kur Profeti i madhërishëm a.s. po largohej nga Taifi, disa prej Shokëve i kërkuan që t’u lëshonte një mallkim banorëve të tij, por në vend të kësaj, ai u lut për ta, me këto fjalë: “O Allah! Udhëzoje fisin e Thakifit dhe dërgoji tek unë” 54] Edhe në këtë lutje shprehet në mënyrë të përsëritur qëllimi i luftës dhe, në të njëjtën kohë, jep një pikturë të vërtetë të moralit të Profetit të mëshirës alejhi salam.

 

Shpirtmadhësia e Profetit Muhamed a.s.

 

Rrugës së kthimit për në Mekë, Profeti fisnik a.s. ndaloi tek Wadi al-Xhirana, ku po mbaheshin robërit dhe plaçka e zënë në luftë. Ai e ndau këtë të fundit, sipas udhëzimeve të Kuranit, – një të pestën për Allahun dhe të Dërguarin e Tij, kurse pjesën tjetër për luftëtarët myslimanë. Në fëmijërinë e tij, sikurse dihet, ka qenë rritur nga nëna e qumështit, zonja Halime. Gjthë jetën e tij, ai ruajti në kujtesë ndjenjat më të mira ndaj saj e familjes së saj. Dhe tani, në mes robërve të luftës, ndeshi motrën e tij nga qumështi, të bijën e zonjës Halime. Ai e njohu atë menjëherë dhe u ngrit në këmbë; hoqi mantelin nga trupi dhe ia shtroi përtokë që ajo të ulej në të. 55] Ai e trajtoi atë me tërë dhembshuri, sikur të ishte motra e tij e vërtetë. Ai, bile, e ftoi që ta shoqëronte atë, në Medine, por ajo tha se do t’i pëlqente që të kthehej në vendin e saj. Kështu që ajo u dërgua në shtëpinë e vet, me dhurata të çmueshme për të dhe familjen e saj.

Një përfaqësi nga pala armike erdhi për të zgjidhur problemin e pagesës për robërit e luftës, numri i të cilëve arrinte në gjashtë mijë vetë. Pas faljes së mesditës (Zuhar Salat), Profeti i ndritur a.s. i kërkoi xhematit (grupit të myslimanëve që u falën në xhami) që të tregoheshin të mëshirshëm dhe t’ua falnin lirinë të burgosurve që u kishin rënë në pjesë. 56] Askush nuk u ngrit kundër dhe të gjithë të burgosurit u lanë të lirë, brenda një kohe të shkurtër. Edhe vetëm ky shembull është i mjaftueshëm që të hidhen poshtë trillimet e shumë autorëve perëndimorë, sipas të cilëve, Islami, gjoja, është përhapur me anë të shpatës.

Profeti i lartë a.s. tregohej shumë bujar, në mënyrë të veçantë, ndaj atyre që porsa kishin përqafuar Islamin, me qëllim që t’ua bëjë sa më të dashur atë dhe ata të jenë sa më të dhënë ndaj tij. Mirëpo, kjo shkaktoi reagime, jo gjithmonë miratuese, bile, pakënaqësie midis “ansarëve” të Medines, sidomos, tek të rinjtë. Ata filluan të ankoheshin midis njëri-tjetrit, duke u shprehur: “Profeti i nderuar a.s. po tregohet i njëanshëm ndaj njerëzve të farefisit të tij. Shpatat tona skuqin nga gjaku, kurse kurejshët ngarkohen me plaçkë.” 57]

 

Fjalimi historik për “ansarët”

 

Me të dëgjuar për ankesat e “ansarëve”, Profeti i Islamit a.s. i thirri ata te një tendë lëkure dhe, nga biseda me ta e kuptoi sesi qëndronte puna. Atëherë, ai iu drejtua atyre me fjalët:

“O ansarë! Çfarë ka ndodhur në zemrën tuaj? A ka ndonjë gjë të re? A nuk ishi të humbur dhe Allahu ju udhëzoi? A nuk ishi armiq me njëri-tjetrin dhe Allahu ju bëri vëllezër? A nuk ishi nevojtarë dhe Allahu ju bëri të begatë?” Pas çdo pyetje, ata përgjigjeshin me fjalët, “Po, e vërtetë. Allahu dhe i Dërguari i Tij kanë qenë shumë të mirë me ne.” Pastaj, Profeti i madhërishëm a.s. vazhdoi: “O ansarë! Do të ishte e drejtë sikur të përgjigjeshit kështu: ‘Kur të tjerët të refuzuan (o Profet), ne të pranuam. Kur të tjerët (o Profet) të përzunë, ne të dhamë strehë. Kur ti ishe i varfër (o Profet), ne të ndihmuam.” Profeti i mëshirës a.s. shtoi, më tej: “Por, a nuk ju pëlqen juve, o ansarë, 58] që kur të tjerët marrin si plaçkë dhi e dele, ju të keni në shtëpinë tuaj Muhamedin, të Dërguarin e Allahut? Pasha Allahun, që e ka në dorën e Tij shpirtin tim, sikur të gjithë njerëzit të marrin rrugën në një drejtim, ndërsa “ansarët” (ndihmësit), të marrin një drejtim tjetër, unë do të jem bashkë me ansarët në rrugën e tyre.”

Kur dëgjuan të gjitha këto nga goja e Profetit të madhërishëm a.s., “ansarët” u prekën kaq shumë sa ia dhanë të qarit me dënesa dhe lotët ua njomën mjekrat që filluan të kullonin; në mes gulçimave, shqiptonin me zë të lartë, “nuk kemi nevojë për tjetër gjë, vetëm të kemi Muhamedin.” Pas këtyre, Profeti i ndritur a.s. filloi t’i sqaronte se mekasit porsa kishin hyrë në Islam dhe ajo që kishin marrë, nuk u jepej si e drejtë e tyre, por vetëm si mjet për të fituar zemrat e tyre, që ta kuptojnë më mirë sesa bujar është Islami ndaj tyre.

Fjalimi bindës i Profetit fisnik a.s., mbajtur “ansarëve” bëri që t’u zhdukej çdo qejfmbetje e keqkuptim të pabazuar ndaj tij, për shkak të dhuratave bujare për disa kurejshë e fiseve beduine. Fjalimi jep të kuptohet se vlera e vërtetë e jetës qëndron në dashuri e jo tek pasuria. Ai që gëzon dashurinë e njerëzve të tij, ka diçka shumë më tepër sesa ajo që mund të blejë ai me të gjithë pasurinë që ka në zotërim.

 

Umra e Profetit të Islamit, nga Xhirana

 

Nga Xhirana, Profeti Muhamed a.s. u kthye në Mekë, ku bëri edhe një tjetër Umra; caktoi Atab bin Usaid, si përfaqësues të tij aty dhe Muadh bin Xhabal, si mësues të fesë për mekasit, kurse vetë, u kthye në Medine. 59]

 

Pasojat e Triumfit të Mekës dhe Fitores së Huneinit

 

Meka ishte qendra shpirtërore e tërë Arabisë. Mijëra njerëz, nga të gjitha anët e gadishullit, mblidheshin atje gjatë muajve të pelegrinazhit – haxhit. Në këtë drejtim, mekasit gëzonin një pozitë shumë të rëndësishme. Fakti që, pikërisht këta njerëz, dikur, armiqtë më të rreptë të Profetit Muhamed a.s. dhe të Islamit, të cilët kishin bërë të pamundurën për ta zhdukur atë dhe fenë e tij nga faqja e dheut; tani që këta njerëz pra, ishin bashkuar në vëllazërinë e tij të gjithë, si një trup i vetëm, me vullnet të plotë dhe se Profeti i lartë a.s. ia kishte arritur, më në fund, të realizonte me sukses atë detyrë që dukej e pamundur, të gjitha këto, pa dyshim, kishin krijuar një besim e bindje të thellë në mendjen e njerëzve, në përgjithësi. Në të vërtetë, njerëzit prisnin prej kohësh se cili do të ishte qëndrimi i njerëzve të tij, të farefisit të tij; nëse ata do të bindeshin një ditë për misionin e tij. Dhe ky moment i mrekullueshëm kishte ardhur: Meka ra dhe Profeti i ndritur a.s. ua rrëmbeu zemrat të gjithëve; mëshira e tij e pakufishme, si një dallgë e pamasë e përfshiu tërë Arabinë e jo vetëm Mekën. Prandaj njerëzit, nga të gjitha anët filluan të vërshonin te ky Apostull i madh, i cili kishte triumfuar mbi të gjithë e mbi gjithçka, që kishte luftuar, i vetëm; me një synim të fiksuar qartë, besnik dhe i patundur, megjithë persekutimet pambarim e luftërat e ashpra. Fise pas fisesh u kthyen në Rrugën e Drejtë – në Islam, në Rrugën e Allahut:

 

“Kur të vijë ndihma e Allahut dhe çlirimi (i Mekës) dhe t’i shohësh njerëzit duke hyrë në fenë e Allahut grupe-grupe, atëherë madhëroje me falënderim Zotin tënd dhe kërko falje nga Ai; se Ai është vërtet Pranues i madh i pendimeve.”   (CX: 1-3)

Kjo përhapje e gjerë e Islamit ndodhi pas triumfit të Mekës. Duke e komentuar fitoren e Mekës, Imam Bukhari shkruan: “Arabët po prisnin që edhe kurejshët të bëheshin myslimanë dhe thoshin: ‘Lëreni atë (Muhamedin) dhe njerëzit e vet. Në qoftë se ai triumfon mbi ta, atëherë, me siguri, ai është Profet i vërtetë.’ Kështu, kur Meka ra në prehrin e tij, të gjitha fiset nxituan të bëheshin myslimanë.” 60]

Ibn Hisham, një nga autoritetet më të shquara në fushën e dijeve për jetën e Profetit të Islamit a.s. thotë: “Në lidhje me Islamin, arabët prisnin se si do të përfundonte lufta midis kurejshëve dhe të Dërguarit të Allahut alejhi salam. Arsyeja e kësaj qëndronte në faktin se kurejshët ishin udhëheqës e drejtues të tyre; ata ishin kujdestarët e Shtëpisë së Allahut dhe të Xhamisë së Shenjtë. Ata ishin, gjithashtu, pasardhës të Abrahamit, përmes të birit, Ismailit dhe udhëheqësit e pranuar të arabëve. Dhe ishin kurejshët ata që e kishin filluar luftën me të Dërguarin e Allahut dhe që e kishin kundërshtuar atë, në të gjitha rastet, deri në fund. Kur Meka ra dhe Islami triumfoi edhe aty, arabët e kuptuan se nuk kishte mbetur më ndonjë  forcë tjetër për të luftuar kundër Muhamedit a.s. dhe se, në fund të fundit, ai ishte miku dhe jo armiku i tyre; ata filluan ta përqafonin fenë e Allahut, në numër përherë e më të madh, sikurse e përshkruan Allahu në suren Al-Nasr.” 61] (Kapitulli 110 i Kuranit të shenjtë, i cituar më sipër).

Kjo rritje shihet edhe në numrin e ushtarëve që morën pjesë në Ekspeditën e Tabukut, në vitin 9 të Hixhrit, kur, brenda një viti, numri i tyre u rrit rreth tri herë. Në betejën e Huneinit, Profeti i nderuar a.s. vetëm 12.000 luftëtarë kishte me vete, kurse në ekspeditën e Tabukut, numri i tyre arrinte në 30.000 a më shumë.

 

NGJARJE TË NDRYSHME GJATË VITIT TË TETË TË HIXHRIT

 

Zainab, vajza e Profetit të madhërishëm a.s., e cila ishte sulmuar e plagosur nga dy kurejshë, kur po emigronte nga Meka në Medine, dhe qëndronte e sëmurë në shtrat, qysh nga ajo kohë, vdiq në këtë vit. Po në këtë vit, vdiq edhe vajza tjetër e Profetit të lartë a.s., gjithashtu, Umm-i-Kulthum, gruaja e dytë e Hazreti Osmanit.

Profeti i ndritur a.s. i kishte kaluar të gjashtëdhjetat, tanimë, por ende nuk ishte bërë me djalë, deri tani. Me mirësinë e Allahut, kjo ndodhi, kur i lindi djali, nga Maria, 62] zonja që iu dërgua nga sundimtari i Egjiptit. Ai u gëzua shumë me lindjen e tij dhe i vuri emrin Ibrahim, sipas emrit të profetit të moçëm. Ai shpërndau dhurata të shumta, me këtë rast dhe caktoi edhe një shërbyese për të. Zonjës Marie iu rrit prestigji dhe iu dha një shtëpi më vete. Dashuria e veçantë ndaj Marijes nuk mbeti pa u vënë re nga gratë e tjera të Profetit a.s., gjë që i bëri ato të shprehnin inate e shfaqje zilie, sepse asnjëra prej tyre, deri tani, nuk kishte pasur fatin të bënte një djalë për të. Ai filloi ta vizitonte shtëpinë e saj çdo ditë dhe të qëndronte aty një kohë më të gjatë, duke i shërbyer fëmijës dhe duke u kujdesur për Marijen. Të gjitha këto u bënë shkak për shqetësime serioze midis tij dhe bashkëshorteve të tjera të tij, për të cilat do të flitet, më vonë.

 

Shkëputur nga libri “MUHAMEDI (a.s.) I DËRGUARI I FUNDIT”

Mexhid Ali Kan, Botim i KMSH-së

 

  1. Ibn Hisham, “Al-Sirat al-Nabawijah”, Libri II, (Vëll. 3 & 4), f.609-610; Ibn Sad, “Al-Tabakat al-Kubra”, Vëll. II, f.124.
  2. Ibn Sad, “Al-Tabakat al-Kubra”, Vëll. II, f.126.
  3. Ibn Sad, “Al-Tabakat al-Kubra”, Vëll. II, f.127.
  4. Idem.
  5. Ibn Sad, “Al-Tabakat al-Kubra”, Vëll. II, f.128.
  6. Muttah ndodhet, afërsisht, 12 kilometra nga qyteti Kark, në Jordani; ai është rreth 1100 kilometra larg Medines.
  7. Ibn Sad, “Al-Tabakat al-Kubra”, Vëll. II, f.128; Ibn Kajim, “Zad al-Ma’ad”, Vëll. I, f.414.
  8. Ibn Hisham, “Al-Sirat al-Nabawijah”, Libri II (Vëll. 3 & 4), f.373; Ibn Sad, “Al-Tabakat al-Kubra”, Vëll. II, f.198; Ibn Xharir al-Tabari, “Tarik al-Rusul wal-Muluk”, Vëll. III, f.36.
  9. Ibn Xharir al-Tabari, “Tarik al-Rusul wal-Muluk”, Vëll. III, f.40-41; Ibn Sad, “Al-Tabakat al-Kubra”, Vëll. II, f.128.

10 .Ibn Kajim, “Zad al-Ma’ad”, Vëll. I, f.415.

  1. Shibli Numani, “Siratun Nabi”, Vëll. I, f.507. Gjithashtu, shih: “Sahih al-Bukhari”, ‘Ghazwah Mutta’.
  2. Hollësi të mëtejshme për betejën mund të gjinden te: “Zad bin Ma’ad”, Vëll. I, f.414-415; “Al-Sirat al-Nabawijah”, nga Ibn Hisham, Libri II, f.373-376; “Al-Tabakat al-Kubra”, nga Ibn Sad, Vëll. II, f.128-129.
  3. Ibn Hisham, “Al-Sirat al-Nabawijah”, Libri II (Vëll. 3 & 4), f.382; Ibn Sad, “Al-Tabakat al-Kubra”, Vëll. II, f.129; Ibn Xharir al-Tabari, “Tarik al-Rusul wal-Muluk”, Vëll. III, f.42.
  4. Ibn Sad, “Al-Tabakat al-Kubra”, Vëll. II, f.131.
  5. Ibn Sad, “Al-Tabakat al-Kubra”, Vëll. II, f.132; “Sahih al-Bukhari” (‘Kitab al-Maghazi’, kapitulli: Ghazwah Saif al-Bahr); Ibn Kajim: “Zad al-Ma’ad”, ‘Sarjah Khabat’.
  6. Ibn Sad, “Al-Tabakat al-Kubra”, Vëll. II, f.132.
  7. Ibn Sad, “Al-Tabakat al-Kubra”, Vëll. II, f.133.

(Shënim: Ibn Kajim e ka emëruar atë “Dam”, “Zad al-Ma’ad”, Vëll. I, Kapit.46, “Sarjatu Dam”).

  1. Ibn Xhabir al-Tabari, “Tarik al-Rusul wal-Muluk”, Vëll. III, f.43; Shibli Numani, “Siratun Nabi”, Vëll. I, f.509.
  2. Ibn Hisham, “Al-Sirat al-Nabawijah”, Libri II (Vëll. 3 & 4), f.390; Ibn Sad, “Al-Tabakat al-Kubra”, Vëll. II, f.134; Ibn Xharir al-Tabari, “Tarik al-Rusul wal-Muluk”, Vëll. III, f.44; Shibli Numani, “Siratun Nabi”, Vëll. I, f.510; Ibn Abd al-Barr, “Al-Durar”, f.224; Ibn Kajim, “Zad al-Ma’ad”, Vëll. I, f.419.
  3. Ibn Xharir al-Tabari, “Tarik al-Rusul wal-Muluk”, Vëll. III, f.44.
  4. Muhamed Zurkani, “Sharah al-Mawahib al-Ladunnijah”, Vëll. II, f.335.
  5. Ibn Hisham, “Al-Sirat al-Nabawijah”, Libri II, (Vëll. 3 & 4), f.396; bn Sad, “Al-Tabakat al-Kubra”, Vëll. II, f.134; Ibn Xharir al-Tabari, “Tarik al-Rusul wal-Muluk”, Vëll. III, f.46; Ibn Kajim, “Zad al-Ma’ad”, Vëll. I, f.420.
  6. Ibn Hisham, “Al-Sirat al-Nabawijah”, Libri II, (Vëll. 3 & 4), f.397; Ibn Sad, “Al-Tabakat al-Kubra”, Vëll. II, f.134-135; Ibn Xharir al-Tabari, “Tarik al-Rusul wal-Muluk”, Vëll. III, f.47.
  7. Ibn Hisham, “Al-Sirat al-Nabawijah”, Libri II (Vëll. 3 & 4), f.399; Ibn Xharir al-Tabari, “Tarik al-Rusul wal-Muluk”, Vëll. II, f,49; Shibli Numani, “Siratun Nabi”, Vëll. I, f.512; Ibn Kajim, “Zad al-Ma’ad”, Vëll. I, f.421; “Sahih al-Bukhari” (Kitab al-Maghazi), Kapitulli: Ghazwah al-Fath wa ma ba’atha ‘Hatib-Ibn-Abi Balta’).
  8. Ibn Hisham, “Al-Sirat al-Nabawijah”, Libri II (Vëll. 3 & 4), f.400; Ibn Xharir al-Tabari, “Tarik al-Rusul wal-Muluk”, Vëll. III, f.50; Ibn Sad, “Al-Tabakat al-Kubra”, Vëll. II, f.135; “Sahih al-Bukhari” (Kitab al-maghazi, Kapitulli: ‘Ghazwah al-Fath fi Ramadhan’).
  9. Vargu i plotë është:

“U dëftua prej malit Paran,

E mbërriti në Meribatkades

Prej jugut të tij në Azedot.

Me të vërtetë i do Ai popujt:

Të gjithë shenjtërit janë në dorë të tij.”        (Deut., 33: 2,3)

Shënim: 1. Në disa përkthime, fjala ‘myriads’ përdoret për ‘ten thousands’ – dhjetë mijë. (‘The New English Bible’, Oxford University Press). 2. Paran është sinonim me Faran. Shih Kapitullin 1.[Duhet shtuar se ka mospërputhje të tekstit të cituar nga varianti ‘The New English Bible’ dhe variantit shqip, SHKRIMI SHENJT, BESËLIDHJA E VJETËR DHE BESËLIDHJA E RE, FERIZAJ, 1994 – Shën. i Përkth. ]

  1. Ibn Hisham, “Al-Sirat al-Nabawijah”, Libri II (Vëll. 3 & 4), f.403; Ibn Xharir al-Tabari, “Tarik al-Rusul wal-Muluk”, Vëll. III, f.53; Shibli Numani, “Siratun Nabi”, Vëll. I, f.514; Ibn Abd al-Barr, “Al-Durar”, f.230; Ibn Kajim, “Zad al-Ma’ad”, Vëll. I, f.422. Këtë incident e ka përmendur shkurt, edhe Bukhari, në këtë mënyrë: “Kur Abu Sufjanin e sollën para Profetit Muhamed a.s., ai e pranoi Islamin”: “Sahih Bukhari” (‘Kitab al-Maghazi’, Kapitulli: Ajna rakaza al-Nabi, Sallallahi alihi wa Sallam wa Jaumu al-Fath).
  2. Ibn Kajim, “Zad al-Ma’ad”, Vëll. I, f.407-408.
  3. Ibn Hisham, “Al-Sirat al-Nabawijah”, Libri II (Vëll. 3 & 4), f.405; Ibn Xharir al-Tabari, “Tarik al-Rusul wal-Muluk”, Vëll. III, f.54; Ibn Abd al-Barr, “Al-Durar”, f.230, Ibn Kajim, “Zad al-Ma’ad”, Vëll. I, f.423.
  4. Mahmud Jusuf Kandhlawi, “Hajatus Sahaba”, Vëll. II, f.548.
  5. Ibn Kajim, “Zad al-Ma’ad”, Vëll. I, f.424; Ibn Hisham, “Al-Sirat al-Nabawijah”, Libri II, f.411; “Sahih al-Bukhari” (Kitab al-Maghazi).
  6. Ibn Sad, “Al-Tabakat al-Kubra”, Vëll. II, f.137.
  7. Ibn Sad, “Al-Tabakat al-Kubra”, Vëll. II, f.136; Ibn Kajim, “Zad al-Ma’ad”, Vëll. I, f.425; shih, gjithashtu, “Al-Durar”, nga Ibn Abd al-Barr, f.234. Ibn Abd al-Barr ka cituar vetëm këto fjalë: “Merri përgjithmonë, ti dhe pasardhësit tuaj, deri në Ditën e Ringjalljes.”
  8. Ibn Hisham, “Al-Sirat al-Nabawijah”, Libri II (Vëll. 3 & 4), f.412; Ibn Xharir al-Tabari, “Tarik al-Rusul wal-Muluk”, Vëll. III, f.61, Ibn Kajim, “Zad al-Ma’ad”, Vëll. II, f.424.
  9. K. Ali, “A Study of Islamic History” – Një studim i Historisë Islame, f.63.
  10. Bostworth Smith, “Mohammed and Mohammedanism” – Muhamedi dhe muhamedanizmi, f.142, sikurse citohet në “Muhammad, the Holy Prophet” – Muhamedi, Profeti i shenjtë, nga H.G. Sarwar, f.454.
  11. Ibn Hisham, “Al-Sirat al-Nabawijah”, Libri II (Vëll. 3 & 4), f.41; Ibn Xharir al-Tabari, “Tarik al-Rusul wal-Muluk”, Vëll. III, f.60-61; Ibn Khaldun, “Tarik”, Vëll. II, f.809; Shibli Numani, “Siratun Nabi”, Vëll. I, f.517; Ibn Kajim, “Zad al-Ma’ad”, Vëll. I, f.424.
  12. Shibli Numani, “Siratun Nabi”, Vëll. I, f.518. Gjithashtu, shih: “Sahih al-Bukhari”.
  13. Shibli Numani, “Siratun Nabi”, Vëll. I, f.520.
  14. Ibn Hisham, “Al-Sirat al-Nabawijah”, Vëll. II, f.436; Ibn Sad, “AL-Tabakat al-Kubra”, Vëll. II, f.145; Ibn Abd al-Barr, “Al-Durar”, f.236.
  15. Ibn Sad, “Al-Tabakat al-Kubra”, Vëll. II, f.146.
  16. Ibn Sad, “Al-Tabakat al-Kubra”, Vëll. II, f.147.
  17. Ibn Hisham, “Al-Sirat al-Nabawijah”, Libri II (Vëll. 3 & 4), f.428; Ibn Sad, “Al-Tabakat al-Kubra”, Vëll. II, f.147-148; Ibn Xharir al-Tabari, “Tarik al-Rusul wal-Muluk”, Vëll. III, f.66; Ibn Abd al-Barr, “Al-Durar”, f.236.
  18. Ibn Sad, “Al-Tabakat al-Kubra”, Vëll. II, f.148.
  19. Ibn Kajim e ka quajtur atë edhe “Ghazwatu-Awtas” (Beteja e Awtasit). Shih edhe “Zad al-Ma’ad”. Sidoqoftë, shumica e historianëve dhe e muhadithinëve (tradicionalistëve, treguesit e haditheve), përfshirë edhe Bukhariun, e kanë quajtur atë “Ghazwatu-Awtas”, si një pjesë e ekspeditës së “Ghazwatu Hunain”, e cila ndodhi përpara “Ghazwatu Taif”.
  20. Ibn Hisham, “Al-Sirat al-Nabawijah”, Libri II (Vëll. 3 & 4), f.440; Ibn Sad, “Al-Tabakat al-Kubra”, Vëll. II, f.150; Ibn Xharir al-Tabari, “Tarik al-Rusul wal-Muluk”, Vëll. III, f.73; Ibn Khaldun, “Tarik”, Vëll. II, f.812.
  21. Ibn Hisham, “Al-Sirat al-Nabawijah”, Libri II (Vëll. 3 & 4), f.440; Ibn Xharir al-Tabari, “Tarik al-Rusul wal-Muluk”, Vëll. II, f.3; Ibn Abd al-Barr, “Al-Durar”, f.238.
  22. Ibn Xharir al-Tabari, “Tarik al-Rusul wal-Muluk”, Vëll. III, f.74 dhe 76; Ibn Abd al-Barr, “Al-Durar”, f.239; Shibli Numani, “Siratun Nabi”, Vëll. I, f.539; “Sahih al-Bukhari” (Kitab al-Maghazi, Kapitulli për ‘Beteja e Huneinit’).
  23. Ibn Sad, “Al-Tabakat al-Kubra”, Vëll. II, f.141.

Shënim: “Hedhja e pluhurit” është përmendur, gjithashtu edhe nga Abd al-Barr, “Al-Durar”, f.240; si edhe nga Xharir al-Tabari, në “Tarik al-Rusul wal-Muluk”, Vëll. III, f.78.

  1. Ibn Sad, “Al-Tabakat al-Kubra”, Vëll. II, f.152; Shibli Numani, “Siratun Nabi”, Vëll. I, f.152.
  2. Ibn Kathir, “Sirat”, Vëll. III, f.460; “Sahih al-Bukhari” (Kapitulli: Ghazwatu Awtas).
  3. Ibn Hisham, “Al-Sirat al-Nabawijah”, Libri II (Vëll. 3 & 4), f.483; Ibn Sad, “Al-Tabakat al-Kubra”, Vëll. II, f.58.
  4. Ibn Kajim, “Zad al-Ma’ad”, Vëll. I, f.457; Gjithashtu, shih: “Sahih al-Bukhari” (Kapitulli: “Ghazwatut-Taif”); Ibn Kathir, “Al-Bidajah wal-Nihajah”, Vëll. IV, f.345.
  5. Ibn Kajim, “Zad al-Ma’ad”, Vëll. I, f.457; Ibn Kathir, “Al-Bidajah wal-Nihajah”, Vëll. IV, f.350.
  6. Ibn Hisham, “Al-Sirat al-Nabawijah”, Libri II, (Vëll. 3 & 4) f.458.
  7. Ibn Hisham, “Al-Sirat al-Nabawijah”, Libri II (Vëll. 3 & 4), f.489; Ibn Xharir al-Tabari, “Tarik al-Rusul wal-Muluk”, Vëll. III, f.87; Ibn Abd al-Barr, “Al-Durar”, f.245; Shibli Numani, “Siratun Nabi”, Vëll. I, f.546.
  8. Shibli Numani, “Siratun Nabi”, Vëll. I, f.544; “Sahih al-Bukhari”, (Kapitulli: “Ghazwatut-Ta’if”).
  9. Ibn Hisham, “Al-Sirat al-Nabawijah”, Libri II (Vëll. 3 & 4), f.499; Ibn Xharir al-Tabari, “Tarik al-Rusul wal-Muluk”, Vëll. III, f.93; Ibn Abd al-Barr, “Al-Durar”, f.250; “Sahih al-Bukhari” (Kapitulli: “Ghazwatut-Ta’if”); “Sahih Muslim”, (Kitab al-Xhihad wal-Sijar).
  10. Ibn Hisham, “Al-Sirat al-Nabawijah”, Libri II (Vëll. 3 & 4), f.500; Ibn Xharir al-Tabari, “Tarik al-Rusul wal-Muluk”, Vëll. III, f.95; Ibn Abd al-Barr, “Al-Durar”, f.251.
  11. Sahih al-Bukhari”, Fath Makkah; H.G. Sarwar, “Muhammad, the Holy Prophet” – Muhamedi, Profeti i shenjtë, f.370.
  12. Ibn Hisham, “Al-Sirat al-Nabawijah”, Libri II (Vëll. 3 & 4), f.560.
  13. Ibn Xharir al-Tabari, “Tarik al-Rusul wal-Muluk”, Vëll. III, f.95.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Exit mobile version