NJË BURRË

Visit for More Wallpaper Bundles www.pikzwarrior.tk More Awesoem HD Wallpapers www.mineyoursours.tk

 

“Dhe prej skajit më të largët të qytetit erdhi një njeri(burrë) që ngutej e tha: – O populli im, dëgjoni të dërguarit. Dëgjoni ata që nuk kërkon prej jush ndonjë shpërblim dhe janë udhërrëfyes. E ç’kam unë që të mos e adhuroj Atë që më krijoi e tek Ai kthehemi. A të pranoj zota të tjerë përpos Tij, e nëse Mëshiruesi do të më godasë me ndonjë të keqe, ndërmjetësimi i tyre nuk do të më vlejë asgjë, e as që do të më shpëtojnë. Atëherë unë do jem në një humbje të dukshme. Unë i kam besuar Zotit tuaj, pra më dëgjoni.”

Kjo është përgjigja e arsyes së shëndoshë ndaj thirrjes së drejtë të së vërtetës. Ajo ka sinqeritet, modesti, energji, drejtësi, perceptim dhe plotësim të ritmit të fortë të së vërtetës së ruajtur.

Ky është një burrë që kishte dëgjuar thirrjen dhe i ishte përgjigjur pasi ishte bindur nga argumentet e të vërtetës dhe logjikës. Kur zemra përjetoi të vërtetën e besimit, nxiti ndjenjat e tij, aq sa s’mund të heshte e të fshihte besimin, pasi shihte përreth vetes humbje, refuzim dhe anormalitet. Ai vrapoi pas së vërtetës që u rrënjos në ndjenjat dhe që zgjoi ndërgjegjen e tij. Ai bëri përpjekje mes popullit të tij, që ishte refuzues e kërcënues. Ai erdhi prej skajit më të largët të qytetit me nxitim për të kryer obligimin e tij: thirrje drejt së vërtetës, të pengojë të keqen dhe armiqësinë ndaj të dërguarve.