Brenda teje janë ndërthurur tipare të kafshëve, egërsirave dhe engjëjve. Shpirti është realiteti i thelbit tënd, ndërkohë që të tjerat janë të huaja për ty, të janë huazuar. Prandaj, të del si detyrë të dish se secili prej tyre ka ushqimin dhe lumturinë e vet.
Lumturia dhe kënaqësia e kafshëve gjendet tek ushqimi, ngrënia, pirja, gjumi dhe riprodhimi. Nëse je i tillë, atëherë shërbeji barkut dhe epshit. Kënaqësia dhe lumturia e egërsirave ndodhet te sulmi, shqyerja dhe sherri. Kënaqësia dhe lumturia e shejtanëve është te ligësia, mashtrimi dhe dredhitë. Nëse je prej tyre, merru me këto punë. Sakaq, kënaqësia dhe lumturia e engjëjve është te vështrimi i hijeshisë hyjnore.
Zemërimi dhe epshet nuk kanë asnjë rrugë që i lidh me engjëjt. Nëse je nga esenca e engjëjve, atëherë bëj çmos që të njohësh origjinën tënde, me qëllim që të njohësh më pas edhe rrugën që të çon tek ekzistenca hyjnore, derisa të arrish të shohësh madhështinë dhe hijeshinë, duke e shpëtuar veten nga litari i epshit dhe i zemërimit.
Imam Gazali