Kreu Teologji Fikh VEPRIMET E NDALUARA NË ISLAM DHE PENDIMI

VEPRIMET E NDALUARA NË ISLAM DHE PENDIMI

0

Veprimet e ndaluara në fenë Islame quhen harame. Kur veprohet një gjë që është e ndaluar (haram) në fe, është gjynah. Allahu (xh.sh.) ka ndaluar të gjitha ato gjëra që janë të dëmshme e të këqija për trupin, shpirtin, mendjen, pasurinë, si dhe për shoqërinë. Ndër gjynahet e mëdha po përmendim:

  1. Ti bësh shirk (shok) Allahut. Çdo veprim që kalon në idhujtari.
  2. Fyerja e Profetit (a.s.) dhe e gjërave që Islami i konsideron të shenjta.
  3. Braktisja me dashje e detyrave, për sa i përket adhurimeve në marrëdhënie me Zotin dhe e moralit në marrëdhënie me njerëzit.
  4. Mosrespektimi dhe mosbindja ndaj prindërve.
  5. Vetëvrasja apo vrasja e njerëzve pa të drejtë.
  6. Dëshmia dhe betimi i rrejshëm.
  7. Përdorimi i pijeve alkoolike dhe i lëndëve narkotike.
  8. Ngrënia e mishit të derrit, e kafshëve të ngordhura, si dhe e kafshëve që nuk janë të lejuara të hahen fetarisht.
  9. Kryerja e marrëdhënieve seksuale jashtëmartesore.
  10. Vjedhja dhe mashtrimi në forma të ndryshme.
  11. Të luash bixhoz, të japësh apo të marrësh para me kamatë.
  12. Vrasja e gjallesave dhe shkatërrimi i bimëve pa nevojë.

  

PENDIMI 

Për gjynahet e bëra me dashje apo pa dashje duhet që të pendohemi te Zoti. Në literaturën islame ky veprim quhet teube. Nëse veprimet e gabuara nga ana jonë kanë lidhje edhe me njerëzit, atëherë duhet që përveç teubes të kërkojmë faljen (hallallikun) edhe të njerëzve. Teubeja kryhet duke i kërkuar falje Allahut për gjynahun e bërë në mënyrë të sinqertë, duke e ndjerë thellë në shpirt dhe duke u zotuar për mospërsëritjen e tij. Nëse njeriu gënjehet dhe përsëri bën gjynah, atëherë ai përsëri, pa u vonuar, duhet të kryejë teuben. Ekzistojnë disa lloje lutjesh, në të cilat njeriu pendohet te Zoti, por ajo më e thjeshta është: “Estagfirullah, Estagfirullah, Estagfirullahe ue etubu ilejh.” (O Zot i mëshirshëm, sinqerisht pendohem për gabimet që kam bërë dhe kërkoj faljen Tënde). Pasi themi këtë, shprehim Amentubilahin dhe Kelimei shehadetin. Këshillohet që teubeja të kryhet shumë herë në ditë, sidomos në raste dhe kohë të rekomanduara nga profeti ynë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Exit mobile version